Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə58/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   54   55   56   57   58   59   60   61   ...   102

 
81 
botime  artikujsh,  letrash,  peticionesh,  mbledhje,  nisma  dhe  projekte.
378
  Aktiviteti  u  përqendrua  edhe  në 
përfshirjen  e  qeverisë  italiane  për  të  zhvilluar  marrëdhënie  tregtare  me  Shqipërinë.  Kjo  shihet  në 
ndërmjetësimin e shoqërisë kombëtare shqiptare, në emër të së cilës iu drejtua ministrit të jashtëm të Italisë 
të  asaj  periudhe,  Emilio  Viskonti  Venosto.  Mendimi  i  tij  u  përmblodh  në  dy  slogane  ―Shqipëria  e 
shqiptarëve‖ dhe ―Adriatiku është det italian dhe shqiptar‖. Veprimtaria e Anselmo Lorekios vazhdoi edhe 
në vitet 1911-1912 e deri në 1923 e më tej.  
Shtypi shqiptar (arbëresh) do të vijonte t'i shërbente çështjen shqiptare dhe në vitet në vazhdim. ―La Nazione 
Albanese‖  e  Lorekios  dhe  ―Flamuri  i  Arbrit‖  i  De  Radës,  ishin  vetëm  dy  ndër  shumë  gazeta  politike-
kulturore  të  periudhës  së  Rilindjes.  Publicistika  u  zhvillua  së  tepërmi  si  një  ndër  mjetet  e  cila  mundte  jo 
vetëm  të  pasqyronte  ngjarjet  e  kohës  por,  mbi  të  gjitha,  të  bënte  të  njohur  çështjen  shqiptare  në  arenën 
ndërkombëtare.  Përmendim  disa  gazeta  të  tjera  të  botuara  në  Itali,  në  Shqipëri,  por  dhe  vende  të  tjera  në 
diasporën  shqiptare:  ―Arbri  i  Ri‖  u  botua  31  mars  1887  në  Palermo.
379
  Numri  i  parë  i  kësaj  reviste  të 
përmuajshme drejtohej nga Françesk Stasi Peta dhe nga Zef Skiroi dhe botohej në shqip dhe italisht. Të dy 
drejtuesit kishin synim të nxisnin shqiptarët për studimin e gjuhës shqipe, çka ishte mjeti më i fuqishëm për 
të bashkuar në një ideal të vetëm Shqipërinë e ndarë dhe t'i larguar nga luftërat vëllavrasëse që nxiteshin nga 
grekët,  sllavët  dhe  turqit  për  shkak  të  fesë.  Por  revista,  pas  numrit  të  tretë,  reshti  publikimin.  Përmbajtja 
letrare e saj përbën interes sot e kësaj dite për studiuesit, të cilët mund të gjejnë lëndë për hulumtimet e tyre, 
veçanërisht  gjuhësore.  Përveç  shkrimeve  të  Skiroit,  në  të  gjendet  një  studim  i  Gustav  Majerit,  i  titulluar: 
Shqiptarët, disa copa të jetës së Shënmrisë të Jul Varibobës‖ nën kujdestarinë e Alfonso Kinigoit, kënga e 
parë e pjesës së parë te ―Kënga e Sprasme e Balës‖, e Gavril Darës, etj. ―Illi i Arbëreshëve‖ (1896) ishte 
revista që u botua në zbatim të vendimeve të Kongresit të parë gjuhësor shqiptar të mbajtur nën kryesinë e 
Jeronim De Radës në vitin 1895. Drejtor i saj, Artan Argondica, ishte njeri i kulturuar dhe studiues i gjuhës 
shqipe.  Shumë  shpejt  u  zëvendësua  nga  ―La  Nazione  Albanese‖  e  Lorekios.  Një  tjetër  revistë  e 
përdyjavshme,  e  hartuar  nga  një  grup  të  rinjsh  italo-arbëreshë,  mes  tyre  dhe  Kozmo  Serembe,  ishte 
L’Albania Letteraria‖ botuar më 1897 në Koriliano KalabroLa nuova Albania‖ (1898-1904) ishte organ i 
komitetit politik shqiptar në Napoli, e përdyjavshme që drejtohej nga avokat Xhenaro Luzidoli në 1893. Me 
ndërprerje  vazhdoi  të  botohej  dy  vjet  dhe  rifilloi  vitin  e  tretë  në  1  janar  1904.  Botonte  shkrime  letrare  në 
italisht dhe shqip, si dhe artikuj historikë, politikë, folklorikë. La gazzetta Albanese‖ ishte një ndër gazetat e 
cila  u  botua  në  1904  nën  drejtimin  e Terenc Toçit  kryeredaktor  dhe  drejtor  Manilo  Beniçit,  i  cili  ishte  një 
ndër mbështetësit më të zjarrtë së ndërhyrjes së Italisë në Shqipëri në kohën e luftës ballkanike (1911-1913), 
për  ta  kthyer  në  një  shtet  të  lirë  e  të  pavarur,  në  interesin  e  përbashkët  për  të  zotëruar  Adriatikun. 
Bashkëpunoi  me  ―La  Nazione  Albanese‖  duke  shkruar  artikuj  të  ndryshëm  në  gazeta  politike  italiane  për 
                                                 
378
  Petrotta, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare.407 
379
  Po aty 


 
82 
çështjen shqiptare. Një tjetër revistë ishte ―Flamuri i Shqipërisë‖ më 1904, e përmuajshme, e themeluar nga 
Zef Skiroi në Napoli.
380
 Ishte revistë me format të madh, e hartuar nga vetë drejtori Zef Skiroi, që shkruante 
artikuj politik në shqip dhe italisht. Kjo revistë, ashtu si dhe ―Arbri i Ri‖ botuar 20 vjet më pas nga Skiroi, 
pati jetë të shkurtër dhe dolën pak numra. Edhe në vitin 1912, shtypi arbëresh nuk reshti së botuari revista të 
reja  me  përmbajtje  politike,  kulturore,  historike  e  letrare.  Përmëndim  ―La  rivista  dei  Balkani”,  e 
përdyjavshme, e cila përfshinte politikë, histori, gjeografi, tregti, financë, art, doke, zakone. Në  krye të saj 
qëndronte si themelues dhe drejtues Terenc Toçi dhe kryeredaktor Françesko Argordica. U botua një vit deri 
kur Toçi erdhi në Shqipëri dhe botoi të përditshmen  “Toroboshi”. Në ―La rivista dei Balkani‖ botuan dhe 
bashkëpunuan Anselmo Lorekio, Franko Koburi, Kozmo Serembe, Françesko Kinigoi, etj. U botuan artikuj 
që pasqyronin gjendjen në Gadishullin Ballkanik, në Shqipëri si dhe gjendjen ndërkombëtare. Në vitin 1919, 
botohet  “Rossegna  Italo-Albanese”,  revistë  e  përmuajshme  në  Palermo  (Sicili),  e  drejtuar  nga  Rozalino 
Petrota. Kjo revistë doli në shtyp në 15 prill 1919 deri në maj 1920 dhe më pas u botuan disa numra ne formë 
gazete. Në janar 1921, kjo revistë kishte synim të kontribuonte, që të bëheshin më të forta dhe më të sigurta 
lidhjet  vëllazërore  mes  popullit  italian  dhe  shqiptar.  Përveç  artikujve  politikë,  në  revistë  pasqyrohen  dhe 
artikuj kulturorë, letrarë dhe ngjarjet e muajit. U botuan shkrime të Zef Skiroit, Prof. Biaxho Paçe, Gaetoro 
Millunci  e  studiues  të tjerë.  “Rassegna Italo-Albanese”
381
  pati  përhapje  të  gjerë  në  Itali  dhe  Shqipëri.  Ajo 
doli në periudhën më kritike të politikës shqiptare. Shpesh revista ndërhynte të përcillte nota qetësuese mes 
mjediseve  shqiptare  që  vështronin  me  mosbesim  qeverinë.  Në  këtë  revistë,  u  publikuan  telegrame, 
memorandume, protesta që lidhja italo-shqiptare e Palermos sillte në ato muaj të vështirë mes Shqipërisë dhe 
Italisë, të cilës i qe besuar misioni i rregullimit përfundimtar të Adriatikut që ndan dhe bashkon Shqipërinë 
me  Italinë.
382
  Shtypi  arbëresh  dha  kontribut  të  madh  në  çështjen  kombëtare  shqiptare,  kontribut  i  cili  u 
paraqit në artikuj e botime të ndryshme letraro-politike e kulturore. Arbëreshët nuk reshtën së luftuari edhe 
përmes shtypit për të ndërgjegjësuar opinionin jo vetëm shqiptar e italian, por dhe opinionin mbarëbotëror, 
se Shqipëria dhe çështja shqiptare do të triumfonte. 
 
 
 
 
 
 
 
                                                 
380
  Petrotta Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare ,415 
381
  Po aty, .432 
382
  Petrotta, Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare, 433 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   54   55   56   57   58   59   60   61   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə