Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə61/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   57   58   59   60   61   62   63   64   ...   102

 
87 
përgatiste  ―djelmëni  kryengritëse‖.
404
  Kolegji  nuk  funksionoi  më,  deri  kur  drejtimin  e  mori  peshkopi  A. 
Franko nga Mezojuso (Sicili), i cili nuk shkëlqeu fort dhe, për pasojë, Kolegji nuk pati asnjë përparim. Për 
këtë arsye, u zëvendësua nga peshkopi i fshatit italian Rosano, i cili e mbajti deri më 1860, kur në Kalabri 
hynë  forcat  e  Garibaldit.  Nga  Kazerta,  në  20  tetor  1860,  Garilabdi  shkruante,  duek  evokuar  kontributin  e 
dhënë në ekspeditën e të ―Të Njëmijëve‖: ―Arbëreshët janë heronj të cilët kanë dalluar në të gjitha luftërat 
kundër  tiranisë!‖  Dhe,  në  shenjë  mirënjohje,  më  20  tetor  1860,  lëshoi  dekretin  historik:  “Duke  marrë 
parasysh  kontributin  e  shënuar  që  trimat  dhe  zemërbujarët  arbëreshë  i  kanë  dhënë  çështjes  kombëtare, 
deklarojmë: Sa të mbarojnë nevojat e kësaj lufte dhe të bëhet bashkimi i Italisë, Thesari i Napolit detyrohet 
të derdhë menjëherë 12 mijë dukatë për zmadhimin e kolegjit të Shën Adrianit.
405
 Më pas, nga Napoli, në 26 
tetor, duke marrë në konsideratë kushtet aktuale të kolegjit italo-shqiptar Shën Adriani në Kalabri, vendos në 
emër të mbretit Viktor Emanueli II nënshkrimin e një dekreti me këto pika:  
1.  Tërheq  vendimin  e  qeverisë  burbone  që  e  vinte  kolegjin  e  Shën  Adrianit  nën  varësinë  e  arqipeshkvit 
Rosano.  
2. Caktoi një komision për ta drejtuar atë. Në komision bënin pjesë Antonio Markianoi nga Maqi (kryetar), 
Benedeto Skura nga Vakarico dhe Saverio Elmo nga Firmoza.  
3.  Komisioni  do  të  marrë  masa  për  të  krijuar  katedra  të  tjera  krahas  atyre  ekzistuese  të  gjuhës  franceze, 
italiane, katedra të fizikës, të drejtësisë etj.
406
  
Komisioni, me punën e zellin e tij, e zbukuroi dhe lulëzoi kolegjin si në kohët e para. Për një periudhë 
të  gjatë,  gati  25  vjet,  kolegji  i  Shën  Adrianit  u  drejtua  nga  Antonio  Markianoi,  i  cili  i  dha  një  zhvillim  të 
madh  dhe  një  emër  akoma  më  të  mirë  atij.  Ky  kolegj  u  shndërrua  tashmë  në  një  qendër  kulturore  dhe 
arsimore, prej së cilës dolën djem të rinj dhe të përgatitur. Kështu ndodhi edhe kur në krye të tij u vendos 
Imzot  Zef  Skiroi.  Nën  drejtimin  e  tij  dhe  falë  këmbënguljes  të  Jeronim  De  Radës,  në  prill  1892  u  arrit  të 
themelohej katedra e gjuhës shqipe. Krijimi i katedrës së gjuhës shqipe në kolegjin arbëresh të Shën Adrianit 
ndihmoi për mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe me shkrim nëpër ngujimet arbëreshe të Italisë. Shqipja 
përdorej  nga  nxënësit  vetëm  në  kumtimet  me  gojë  me  njëri-tjetrin.  Në  vitin  1849,  me  ndërhyrjet  dhe 
përpjekjet e Jeronim de Radës, u lejua të futej në Kolegjin e Shën Adrianit mësimi i gjuhës shqipe. De Rada 
u bë  mësuesi i parë i shkollës shqipe. Dëshira e tij për hapjen e shkollës në gjuhën shqipe vihet re dhe në 
letërkëmbimet e kohës. Një fakt të tillë e pohon dhe letra dërguar atij nga Domeniko Damis. Në këtë letër të 
30 marsit 1889, Domeniko Damis falënderon De Radën për një vepër që i ka dërguar. Gëzohet që De Rada 
shprehet  se  ëndrra  e  tij  ishte  krijimi  i  një  shkolle  në  gjuhën  shqipe.
407
  Një  tjetër  letër  që  tregon  sërish 
dëshirën për hapjen e një Akademie shqiptare ku të mësohej gjuha shqipe dhe të përdorej literaturë shqipe, u 
                                                 
404
   A.Haxhi,Tefë Topalli, Kolegji i Shën Adrianit vatër e edukimit të dijeve, 12. 
405
   ―Il Colegio albaneseFlamuri i Arbrit, , Viti 1, nr.5, 30 shkurt 1884, 93. 
406
   Po aty, f.94 
407
   AQSH,F.24,D.54/1,f.26 


 
88 
vu re në letërkëmbimet  mes Dora d‘Istrias dhe De Radës. Në letër flitet për mendimet e De  Radës për të 
dërguar njerëz në Shqipëri, tregon si duhet punuar si dhe të krijohen kater vilajete shqiptare që të merren me 
zhvillimin  e  instituteve letrare.  Letra  vijon  duke  theksuar  se,  në Kalabri,  duhet  të  themelohet një  Akademi 
Shqiptare
408
 dhe të përdoret literaturë shqip. Kolegji i Shën Adrianit e mbajti kurdoherë lart prestigjin e vet si 
institucion. Kërkesa për hapjen e katedrës së gjuhës shqipe ishte nevojë e domosdoshme për kolegjin, sepse, 
deri  para  hapjes  së  tij,  aty  kolegj  mësohej  vetëm  gjuha  latine,  greke  dhe  italiane.  Në  1851,  me  dekret 
mbretëror, katedra u mbyll dhe De Rada u pushua nga puna për idetë përparimtare e demokratike. Pas kësaj, 
iu desh të punonte shumë, qoftë për rivendosjen e katedrës së shqipes, qoftë për vetë ekzistencën e Kolegjit. 
Më 1866, ai e shtroi me forcë këtë çështje, duke vënë në dukje nevojën e ―një strehe për gjuhën shqipe‖. Ai 
argumentonte se ―nuk ka kuptim kolegji arbëresh kur në të nuk mësohet shqipja‖. De Rada luftoi në të gjitha 
format  për  rihapjen  e  katedrës  së  gjuhës  shqipe.  Kjo  shihet  dhe  në  letërkëmbimet  e  kohës.  Në  letrën  e 
mëposhtme  lexojmë  kthimin  e  përgjigjes  për  kërkesën  e  bërë  Ministrisë  së  Drejtësisë  dhe  Arsimit  rreth 
krijimit të katedrës së gjuhës shqipe. Ja çfarë thotë kjo letër:  
Romë, 9 mars 1889 
I nderuar Zotëri, 
Kam  shkuar  disa  ditë  në  Ministrinë  e  Drejtësisë  dhe  Arsimit,dhe  qendrës  prej  nga  varet  kolegji  i 
Shën Adrianit duke paraqitur mendimin se, në këtë kolegj duhet një katedër e gjuhës shqipe. Më vjen 
keq, por nuk mund të bëj më shumë vetëm të pres përgjigjen pozitive nga ana e Ministrisë.
409
  
 
 
 
 
 
 
 
 Z. G. D. Rada në San Demetrio Korone 
Më 1889, De Rada shkoi vetë në Romë dhe kërkoi me këmbëngulje në Ministrinë e Arsimit që katedra 
të  rihapej.  Me  përpjekjet  që  bëri,  mundi  të  siguronte  rivendosjen  e  mësimit  të  shqipes  në  Kolegj  në  vitin 
shkollor 1889-1890. Megjithëse i moshuar, punoi me entuziazëm të madh për arsimin shqip. 
Një letër që dëshmon falënderimet për hapjen e kolegjit, ruajtjen e tij dhe të vlerave që ai përfaqësonte, 
është ajo dërguar De Radës nga një patriot i paemër. Pasi e falënderon De Radën për urimet me rastin e Vitit 
të ri dhe e uron që të zhduket çdo gjurmë e sëmundjes së tij, letra vijon si më poshtë: 
Ankona më 8/8/1889 
... Njerëzit e dalluar me cilësitë e mira, mendje dhe zemër janë shumë të çmueshëm për vendin, për 
këtë  arsye  dëshiroj  që  të  keni  një  jetë  të  gjatë  dhe  të  lumtur…  Do  të  shohim  çka  bën  qeveria  për 
kolegjin tonë… Për ne shqiptarët, kolegji i Shën Adrianit është një vend i shenjë… se të dy kemi rritur 
ndjenja fisnike që na kanë bërë të dalluar në Rilindjen italiane. Ju uroj mbarëvajtje sa më të mirë të 
këtij institucioni... 
                                                 
408
   AQSH,F.24.D54/1,f.107 
409
   AQSH,F.24,D.54,f.181 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   57   58   59   60   61   62   63   64   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə