Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə62/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   58   59   60   61   62   63   64   65   ...   102

 
89 
Në  fund,  i  uron  shëndet  të  mirë  De  Radës  që  mund  të  kontribuojë  sa  më  pare  në  përmirësimin  e 
gjendjes  së  kolegjit  kombëtar  të  Shën-Adrianit
410
.  Çezare  Kantu,  në  veprën  ―Rite,gjuha  shqiptare  mes 
kundërtive  të  mëdha‖,  theksonte  se  Jeronim  De  Rada  themeloi  një  gazetë,  kompozoi  një  poemë  dhe  është 
konsideruar si patriarku i gjuhës. Duke i shkrirë gjithë të ardhurat dhe jetën për ngritjen e vendit dhe gjuhës 
së tij, më në fund ia doli mbanë të ngrinte një katedër shqiptare në kolegjin e Shën Dhimitër Koronës. Këtë 
katedër e mbajti fillimisht De Rada i cili, në 1982, e mori nga një admirues i tij, Paskuale Ulano, asokohe 
ministër, të cilin e kishte njohur përmes Françesko Krispit. Në këtë katedër, në ―Aioli‖, gazetë e Frederiko 
Miskulit,  shkruhet:―…me  qëllim  që  të  mbahet  i  gjallë  kulti  i  gjuhës  kombëtare  të  kolonive  shqiptare,në 
kolegjin  Shën  Dhimitër  do  të  krijohet  katedra  për  studimin  dhe  mësimin  e  kësaj  gjuhe…nga  profesori 
Jeronim  De  Rada‖.
411
  Lidhur  me  formimin  e  tij  dhe  kërkesave  për  ndihmë  nga  shqiptarët  flitet  në  letrat 
dërguar Shën Adrianit në San Demetrio Korone, siç del edhe nga një interpelancë mbi politikën e jashtme 
italiane në Shqipëri, paraqitur në parlament nga Luixhi Gaetani di Laurencana.
412
 Në një letër të dërguar nga 
Françesko Mauro një personi të panjohur, thuhej se duhej që të mblidheshin fonde dhe t`i bëhej thirrje rinisë 
që  të  ishte  gati  për  një  ndërhyrje  në  ndihmë  të  Shqipërisë.  Më  15  nëntor  1902,  vetëm  tre  muaj  para  se  të 
vdiste, në fjalën përuruese të vitit shkollor, De Rada theksonte: ―Rihapja e një shkolle shqipe në Kolegjin 
tonë na mbush, o djelmosha bashkatdhetarë, me një kënaqësi e me besim në të ardhmen. Prandaj, ngritjen e 
katedrës së re të gjuhës shqipe mund ta konsiderojmë, në radhë të parë, si faktor historik, me anë të së cilës 
do të përkrahim ringjalljen e popullit shqiptar”.
413
 Gjatë periudhës që zgjati mësimi i shqipes në Kolegjin e 
Shën Adrianit, u botua një varg tekstesh shkollore, programesh e planesh mësimore, me shumë rëndësi për 
historinë e mendimit pedagogjik shqiptar dhe të shkollës shqipe. Mund të përmendim ―Leksione të gjuhës 
shqipe‖ (1892), ―Konferenca mbi vjetërsinë e gjuhës shqipe‖ (1893), ―Tiparet e gjuhës shqipe dhe gramatika 
e saj‖ (1894), ―Abetarja e gjuhës shqipe‖ (1896), etj.
414
  
Kolegji  i  Shën  Adrianit,  pikërisht  në  kohë  të  vështira  e  të  turbullta  për  Shqipërinë,  shërbeu  edhe  si 
qendër  kulture  e  edukimi  për  rininë  shqiptare.  Që  prej  vitit  1898  deri  më  1919,  aty  ndoqën  mësimet  mbi 
njëqind  intelektualë  shqiptarë,  të  cilët  u  bënë  veprimtarë  entuziastë  në  shërbim  të  atdheut  e  të  arsimit 
kombëtar. Lidhjet me Italinë nuk i kishin ruajtur vetëm shkrimtarët arbëreshë, por njëkohësisht dhe klerikët 
katolikë  shkodranë,  mirditorë  dhe  malësorë,  të  cilët  përgjatë  shekujve  kishin  përfunduar  studimet  në  Itali. 
Nga bankat e këtij kolegji, kanë dalë 100 djemtë rinj shqiptar të cilët i shërbyen atdheut më entuziazëm dhe 
devotshmëri.  Në  vitin  1904,  në  kolegjin  e  Shën  Adrianit  në  Shën  Mitër  Koronë  vazhdonin  studimet  Kol 
                                                 
410
   AQSH,F.24,D54/1,f.41 
411
   Mandalari, Indipendenca shqiptare, 52. 
412
  AQSH, F.24,D.8, f. 1-23 
413
   Jup Kastrati, ―Jeronim De Rada‖, 1979, 140.  
414
   Kabashi Jeronim De Rada poetika e poemave, 93 


 
90 
Kamsi, Pjetër Troshani, Luigj Kodheli, Zef Kurti, Lazër Prendushi, Ndoc Martin Camaj
415
 dhe Preng Doçi, 
që kishte përfunduar studimet në Kolegjin Urban në Romë në vitin 1871. Në vitet e fundit para pavarësisë, 
De Rada bashkëpunon me arbëreshët në të mirë të çështjes kombëtare. Një prej tyre ishte Luigj Gurakuqi, i 
cili dhe ai kishte përfunduar studimet e mesme në Shën Mitër Koronë dhe studimet e larta në Napoli. Kolegji 
i  Shën  Adrianit  ishte  një  seminar  për  përgatitjen  e  klerikëve  arbëreshë  të  ritit  grek-bizantin.  Megjithatë, 
intelektualët  arbëreshë  nuk  e  humbën  identitetin  e  tyre  kombëtar  edhe  në  fillimet  e  këtij  institucioni  në 
shekullin XVIII,  kur popujt identifikoheshin jo  sipas gjuhës apo kulturës, por sipas ritit fetar që aplikonin. 
Që më 1796, arbëreshi Mikele Belushi, duke iu përgjigjur peshkopit të Rosanos, në Kalabri, që vepronte me 
të gjitha mjetet për t‘iu imponuar komuniteteve arbëreshe përreth nën mbikëqyrjen e kishës latine, theksonte: 
Zotëria  juaj  bën  një  gabim  trashanik  kur,  duke  përzier  grekët  me  shqiptarët, i  quan  këta  të  fundit  grekë 
kryelartë  dhe  gënjeshtarë.  Shqiptarët,  që  përbëjnë  popullsinë  e  Mbuzatit  dhe  të  bashkësive  të  tjera  të 
Kalabrisë, që ruajnë ritin grek, nuk janë njësoj si grekët; kanë origjinë të ndryshme, dallohen prej gjeneze, 
prej  natyre  e  prej  zakoni.  Njëllojshmëria  e  të  njëjtit  rit  fetar  që  ushtrojnë,  nuk  mjafton  për  të  futur  një 
përputhje  të  përgjithshme  në  të  gjitha  karakteret  e  tjera,  që  zakonisht  ndryshojnë  kombet  midis  tyre‖.
416
 
Shekulli i ri përkon tashmë me ngritjen e vetëdijes kombëtare këtej dhe përtej detit dhe shënon një kthesë të 
dukshme  të  ecurisë  të  këtij  institucioni,  sidomos  në  vitin  1900,  kur  në  krye  të  kolegjit  vendoset  Angelo 
Skalabrini,  i  cili  u  kujdes  që  kolegji  të  zgjerohej  edhe  me  hapjen  e  një  shkolle  normale  në  1905,  ku  pati 
nxënës  vetëm  nga  Shqipëria.  Skalabrini  synonte  ta  kthente  kolegjin  në  lulëzimin  e  dikurshëm,  por  dhe  ta 
përforconte atë dhe ta kthente në një Institut Ndërkombëtar
417
 që mund të ishte plotësues i shkollave italiane 
në Orient. Qeveria italiane akordoi bursa të veçanta vetëm për nxënës nga Shqipëria të cilët do të formonin 
mësues  të  ardhshëm.  Kështu,  kolegji  mori  karakter  mbarëkombëtar,  duke  u  shndërruar  në  një  qendër 
kulturore  të  edukimit  të  djemve  të  rinj  shqiptarë,  kohë  në  të  cilën  vendi  ndodhej  nën  pushtimin  osman.
418
 
Kolegji i Shën Adrianit, siç vë në dukje Antonio Guarashi, gjatë shekullit XIX ka qenë qendra kulturore më 
aktive e jugut në mbështetje të Rilindjes italiane.  
Gjatë  viteve  ‗20-‗30  të  shekullit  XIX,  në  këtë  kolegj  gjejmë  një  sërë  figurash  të  rëndësishme  të 
kulturës  arbëreshe si Jeronim  De  Rada,  Domeniko  Mauro,  Domeniko  Strigari,  Luixhi  Petrasi  dhe  Anxhelo 
Bazile. Gjatë gjysmës së parë të atij shekulli, Kolegji kthehet në qendrat më aktive të lëvizjes antiburbone jo 
vetëm në nivel lokal, por dhe rajonal, duke u bërë i vetmi institucion që mbështeti organikisht Rilindjen në 
jug të Italisë. Krahas intelektualëve të përmendur në fund të shekullit XIX, nuk munguan edhe intelektualë të 
tjerë  arbëreshë  që  vijuan  të  mbajnë  gjallë  angazhimin  politik  dhe  kulturor,  në  mbështetje  të  çështjes 
kombëtare dhe të identitet arbëresh. Një rol të rëndësishëm në forcimin e ndërgjegjes kombëtare padyshim 
                                                 
415
  Loka, Kuvendi i Fanit dhe pamundëisia e Piemontit Shqiptar, 42 
416
  Revista “Nëntori” nr. 3, 1983, f. 188.  
417
  ―Colegio di San Adriano,‖ La Nazione Albaneze, Nr14, 31 korrik 1900,7 
418
  A.Haxhi,T.Topalli, Kolegji i Shën Adrianit vatër e edukimit të dijeve‖,14. 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   58   59   60   61   62   63   64   65   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə