Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə63/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   59   60   61   62   63   64   65   66   ...   102

 
91 
luajti  dhe  kolegji  i  Shën  Adrianit,  i  cili  u  forcua  së  tepërmi  me  hapjen  e  katedrës  së  gjuhës  dhe  letërsisë 
shqipe.  Kolegji  arbëresh  zë  një  vend  të  merituar  në  historinë  e  arsimit  tonë  kombëtar.  Ai  mbajti  të  gjallë 
gjuhën dhe kultivoi dashurinë për atdheun e të parëve, Shqipërinë, dhe përgatiti, siç përmendëm dhe më lart, 
breza  të  tërë  të  inteligjencës  kombëtare  arbëreshe:  dijetarë,  gjuhëtarë,  arsimtarë,  etnografë,  historianë, 
shkrimtarë,  folkloristë  dhe  studiues  të  shquar,  të  cilët  i  kanë  sjellë  kontribute  të  vyera  kulturës  kombëtare 
shqiptare, çështjes shqiptare në periudha të caktuara historike. Duke punuar në kolegj, De Rada bashkëpunoi 
me rilindës të shquar shqiptar si Zef Jubani, Thimi Mitko, Luigj Gurakuqi, i cili ishte nxënës i De Radës, pa 
harruar bashkëpunimin me Aleksandër Xhuvanin, studiuesi i çmuar i gjuhës shqipe. A. Xhuvani përmendet 
dhe  si  mësues  i  gjuhës  shqipe  në  Shën  Mitër  Koronë.  Mund  të  përmendim,  ndër  të  tjerë,  nxënësit  e  De 
Radës, poetët e njohur arbëreshë Zef Serembe e Bernard Bilota. Një numër i mirë dijetarësh arbëreshë ishin 
marrë me studimin e gjuhës shqipe, me folklorin, etnografinë dhe historinë e popullit shqiptar. Përmendim 
dy  shkrimtarë  dhe  studiues  të  mëdhenj  shkodranë  si  Arshi  Pipa  dhe  Martin  Camaj,  jo  vetëm  kontributin 
shqiptar, por dhe kontributin arbëresh për kulturën evropiane gjatë mesjetës e më tej. ―Falë kësaj qendre dhe 
të tjerave si ajo”, thekson Camaj, ―nga përfaqësuesit e diasporës shqiptare në Itali, që përdorën italishten si 
gjuhë  shkrimi,  tue  përkthy  në  këtë  gjuhë  disa  prej  vargjeve  poetike,  Shqipëria  dhe  populli  shqiptar,  deri 
atëherë  thuajse  të  panjohur,  dolën  në  skenën  evropiane.  Ndërmjet  tyre  kultura  shqipe  lidhet  me  kulturën 
perëndimore  tue  u  bo  pjesë  e  saja.
419
  Martin  Camaj  njëkohësisht  ka  bërë  studime  për  hapësirën 
shqiptarofolëse  të  diasporës  arbëreshe  duke  nënvizuar  dhe  rëndësinë  e  qendrave  arsimore  në jug  të  Italisë. 
Vite më parë ai shprehej: ―Ata që mërguan n’Italinë e Jugut, shumica e tyre ortodoksë, disa prej të cilëve 
erdhën  nga  Greqia,  ruajtën  gjuhën  shqipe  dhe  mbajtën  fenë  e  tyre  ortodokse”.  Arbëreshët  në  vitet  ‗30  të 
shekullit XIX qenë të zotët të themelonin qendrat e veta arsimore: Kolegjin Korsini (më vonë Shën Adriani) 
dhe  seminarin  italo-grek  të  Palermos.  Prej  këtyre  qendrave  kulturore  dolën  dijetarët  e  letrarët  arbëreshë  të 
cilët, nën ndikimin, në fillim të iluminizmit dhe më vonë të romantizmit, prodhuan veprat e para erudite mbi 
gjuhën shqipe dhe popullin shqiptar.‖
420
  
Shumë interesante janë lidhjet mes dijetarëve dhe intelektualëve të Shkodrës me botën arbëreshe, siç 
vë në dukje poeti e përkthyesi Lazër Shantonja, kur shkruan: ―një kontribut të madh e të fuqishëm i kanë 
dhënë zgjimit kombëtar e intelektual të vendit tonë edhe shkollat italiane ashtu si në Itali dhe në Shqipëri.  
Nga kolegjet Shën Demetrio Korone nga ato të Saverjane e Papnore e Françeskane të Shkodrës kaluan 
ai  grup  intelektualësh  që  morën  një  pjesë  aq  të  madhe  e  të  shkëlqyeshme  në  lëvizjen  politike  e  letrare  të 
vendit.
421
  Gjatë  shekujve  XIX-XX,  intelektualët  arbëreshë  u  vunë  në  pararojë  të  zhvillimeve  kulturore, 
politike,  civile  dhe  demokratike,  jo  vetëm  në  komunitetet  e  tyre,  por  për  gjithë  Italinë  e  Jugut.  Mjaft 
                                                 
419
   A.Haxhi T.Topalli, Kolegji i Shën Adrianit vatër e edukimit të dijeve,15 
420
   Po aty 
421
   Lazër Shantonja, (Botime Françescane, Shkodër, 2005), 490. 


 
92 
intelektualë dhe shkrimtarë arbëreshë vijuan të mbajnë gjallë angazhimin politik dhe kulturor, në mbështetje 
të çështjes shqiptare dhe në mbrojtje të identitetit arbëresh. Mes tyre përmendim Agostino Ribeko, Antonio 
Skura,  Kosmo  Serembe,  Orazio  Kapareli,  Terenc  Toçi,  dhe  Salvatore  Braile.  U  shqua  pa  dyshim  dhe 
Anselmo Lorekio si trashëgimtar politik i De Radës. Për kontributin e dhënë përmendim dhe një grup tjetër 
intelektualësh  dhe  shkrimtarësh  arbëreshë  si  vetë  Zef  Serembe,  por  dhe  Domeniko  Antonio  Markeze  dhe 
Aristide Manes që e mbyllën jetën në mërgim. Përfshirja në katedrën e gjuhës shqipe në organikën e liceut 
Shën Mitri vetëm teorikisht mund të duket si njëlloj njohje zyrtare nga ana e administratës shtetërore italiane 
të ―Pakicës arbëreshe‖. Mund të themi se dy nisma të rëndësishme që tregojnë ndikimin e politikës italiane 
ndaj arbëreshëve, janë hapja e katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në vitin 1900, pranë Institutit Oriental 
të Napolit, si dhe përfshirja e lëndës ―gjuhë dhe letërsi shqipe‖ në kolegj.  
Në  shekullin  e  XIX,  pati  një  rritje  të  ndërgjegjes  politike  tek  intelektualët  arbëreshë  si  dhe  rritje  të 
pjesëmarrjes  së  tyre  në  luftën  kundër  absolutizmit  si  dhe  afirmimit  të  ideve  demokratike  dhe  lirive 
kombëtare.  Pikërisht  kjo  bëri që  të  ndërgjegjësohen qarqet  politike  dhe  kulturore  evropiane  mbi  ―çështjen 
kombëtare‖.
422
  Gjatë  dhjetëvjeçarit  të  fundit  të  shekullit  XIX,  qeveria  e  drejtuar  nga  Françesko  Krispi 
përcaktoi shndërrimin e kolegjit në institut mbarëkombëtar arbëresh, ku krahas studentëve dhe profesorëve 
arbëreshë,  do  të  përfshiheshin  dhe  studentë  dhe  profesorë  të  rinj  nga  Shqipëria,  që  asaj  kohe  gjendej  nën 
pushtimin  osman.  Mes  këtyre  intelektualëve  të  rinj  shqiptarë,  që  më  vonë  luajtën  rol  të  rëndësishëm  në 
politikën, kulturën dhe shkencën shqiptare, përmendim Luigj Gurakuqin, Gaspër Jakov Mërturin, Aleksandër 
Xhuvanin, Ndoc Martin Camajn, Kolë Kamzin, Mehdi Frashërin, Avni Rustemin, etj. Gjatë regjimit fashist, 
ndonëse në masë më të vogël, Kolegji i Shën Adrianit vijoi të luante një rol të rëndësishëm në formimin e 
elitës së re shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX. Përmendim personalitete të rëndësishme si gjuhëtari 
Kostaq Cipo apo Spiro Koleca. Fluksi i nxënësve shqiptarë në kolegj vijoi deri në vitet 40, deri në rënien e 
regjimit fashist. Gjuha shqipe nuk u hoq nga programet mësimore të liceut shtetëror të Shën Mitrit, krahas 
hapjes të katedrave universitare të gjuhës dhe letërsisë shqipe në Palermo (1932) dhe në Romë (1939).
423
 Një 
kthesë  të  vërtetë  në  historinë  fetare,  politike,  kulturore,  qytetare  të  komunitetit  arbëresh  në  Itali  shënoi 
themelimi i dy kolegjeve arbëreshe në Kalabri dhe Sicili: Kolegji Korsini dhe Seminari i Palermos në Sicili. 
Këto  dy  seminare  përveç  kontributit  vendimtar  që  patën  për  ruajtjen  e  ritit  fetar  në  traditën  greke  në  Itali, 
përfaqësuan dhe qendrat kryesore të formimit dhe përgatitjes teologjike dhe kulturore të një pjese të mirë të 
klerit dhe inteligjencës arbëreshe në fund të shekullit XIX.  
 
 
 
                                                 
422
   Altimari,Urat e Arbrit, 34   
423
   Po aty 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   59   60   61   62   63   64   65   66   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə