Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə64/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   60   61   62   63   64   65   66   67   ...   102

 
93 
4.2 Seminari arbëresh i Palermos  
 
Një qendër tjetër e rëndësishme e kulturës shqiptare ishte Seminari Shqiptar i Palermos, i themeluar në 
26  nëntor  1734,  me  nismën  e  at  Xhorxhio  Guxetës  (1682-1756)
424
  nga  Piana  dei  Greçi.  Ai  themeloi 
gjithashtu kolegjin e Marias, më 1733 në vendlindje, me qëllim e shenjtë që të përgatisë rininë e ritit greko-
katolik për rifillim të misioneve në Shqipëri.
425
Ai bënte pjesë në atë kohë në Kongregacionin e priftërinjve të 
Olivetasë të Palermos. I shtyrë nga zelli i fuqishëm që digjet në shpirtin e njerëzve të mëdhenj kur është fjala 
për  të  mirën  e  përgjithshme  të  kombit,  falë  vendosmërisë  dhe  kujdesit të  palodhur,  arriti  të  marrë  asokohe 
nga mbreti i dy Sicilive, Karli i III, lejen për ngritjen e një kolegji ortodoks në Palermo, si dhe një donacion i 
mjaftueshëm  hequr  nga  të  ardhurat  e  peshkopëve  katolikë  që  kishin  në  juridiksion  kolonitë.
426
  Nevoja  që 
kishin arbëreshët e ritit bizantin për t‘u çliruar nga identifikimi me grekët nxiti interes të fortë te intelektualët 
dhe  klerikët  arbëreshë,  fillimisht  të  Kalabrisë,  më  pas  të  Sicilisë,  të  vinin  në  pah  veçoritë  kulturore  dhe 
gjuhësore  të  etnisë  së  tyre  duke  u  quajtur  italo-albanesi,  ndërsa  grekët  filluan  t`i  quanin  italo-greci. 
Domosdoshmëria e kapërcimit të kësaj përzierje të rreme identitare etniko-fetare, si dhe shkëputjen nga ky 
identifikim  i  jashtëm  që  binte  ndesh  me  identitetin  e  brendshëm,  i  shtyu  qarqet  intelektuale  arbëreshe  t`u 
paraprinin  që  në  gjysmën  e  shekullit të  XVIII,  disa  çështjeve  si ajo  e rizbulimit  te  origjinës etnike.  Nga  ai 
moment e tutje, falë Guxetës dhe dishepujve e ndjekësve të tij, që drejtuan seminarin arbëresh të Palermos, 
dallimi etnik por edhe historik brenda së njëjtës kishë katolike të ritit bizantin në Italinë jugore, mes ―italo-
grekëve‖  dhe  ―italo-arbëreshëve‖
427
  u  konsolidua  dhe  u  përhap  duke  u  pranuar  dhe  zyrtarizuar  gjithandej, 
qysh me dokumentet papale. Kjo i dha dorë asaj çka mund ta përkufizojmë si ―Rilindja‖ e parë arbëreshe, 
duke  filluar  që  nga  gjysma  e  shekullit  XVIII,  veçori  e  së  cilës  është  tradita  e  mendimit  ―arbërisht‖,  e 
transmetuar  nga  vepra  dhe  traktate,  që,  edhe  pse  dorëshkrime,  qarkulluan  mjaftueshëm,  së  pari  mes 
intelektualëve të shkollës sikulo-arbëreshe, e më pas të asaj kalabro-arbëreshe. Kësaj tradite i referohen një 
sërë personalitetesh të njohura kishtare si Gjergj Guxeta, Pal Maria Parrino, Nikollë Filja e Nikollë Keta, të 
cilët  patën  lidhje  drejtpërdrejt  apo  tërthorazi  me  historinë  e  seminarit  italo-grek-arbëresh  të  Palermos  dhe 
luajtën  rol  drejtues  në  këtë  lëvizje  që  pati  jehonë  jo  vetëm  në  qarqet  kishtare,  por  edhe  në  nivel 
―kombëtar‖.
428
  
Rezultatet e saj u ndien në fund të shekullit XVIII dhe në dhjetëvjetëshin e parë të shekullit XIX edhe 
mbi  elitën  arbëreshe  të  hapësirave  të  tjera  italo-jugore,  kryesisht  në  Napoli  dhe  në  Kalabri.  Falë  saj  e 
kuptojmë më mirë rolin përparues që patën për botën shqiptare elitat intelektuale të kolegjeve fetare të Italisë 
                                                 
424
  Altimari, ―Gli Arbëresh d‘Italia per la rinascita, 130 
425
   Mandalari, Indipendenca  Shqiptare, 45 
426
  Dorsa, Shqiptarët dhe misoini i tyre historik...., 115 
427
  Altimari, Gli Arbëresh d’Italia per la rinascita…, 129. 
  
428
  Po aty 


 
94 
së  Jugut,  të  cilët  i  dhanë  jetë  laboratorit  të  parë  të  ideologjisë  albaniste  dhe  i  çelën  rrugë  procesit  të 
ndërgjegjësimit  kombëtar,  edhe  pse  në  shtratin  e  mendimit  të  shtatëqindës  dhe  të  një  tradite  kulturore  të 
formësuar brenda kishës arbëreshe të ritit bizantin. Kështu, nisi një lëvizje nga e cila u themelua Seminari i 
Palermos,  që  u  konceptua  si  laborator  i  parë  ideologjik  për  zbulimin  e  rrënjëve  kombëtare  shqiptare  në 
kontekstin  arbëresh.  Kjo  veprimtari  nisi  falë  vizionit  të  Gjergj  Guxetës  dhe  më  pas  u  përpunua  nga 
pasardhësit e tij Pal Maria Parrino dhe Nikolla Keta.
429
 Këtë fakt e konfirmon dhe A. Lorekio në një shkrim 
të tij në ―La Nazione Albanese”, botim i vitit 1900, kushtuar Seminarit Shqiptar të Palermos. Në këtë shkrim, 
paraqiten pjesë nga libri i studiuesit Xhuzepe Beniçi nga Piana dei Greçi. Në kapitullin e parë të librit, autori 
shpreh rëndësinë e krijimit dhe forcimi të një qendre kulturore në Palermo, për ta shndërruar nga një institut i 
thjeshtë, në një seminar kulturor shqiptar. Beniçi shkruan: ―Pa një qendër kulturore kombëtare, asimilimi i 
këtyre kolonive do të kishte ndodhur me kohë”. Një shqiptar nga Piana dei Greçi, një prift, parashikoi dhe 
parandaloi shkatërrimin. Me një entuziazëm të madh, duke përfituar nga njohuritë historike dhe teologjike që 
gëzonte,  goditi  në  dyert  e  të  fuqishmëve  të  kohës,  mblodhi  të  ardhura  nga  të  gjithë  kolonitë.  Ai  krijoi  tri 
qendra kulturore greko-shqiptare, një qendër për përgatitjen e klerikëve dhe një tjetër për vajza shqiptare.  
Në fron, në vitin 1735 ishte Karli III, themelues i dinastisë burbone të dy Sicilive. Në këtë kohë prifti i 
lartpërmendur (Gjergj Guxeta) u paraqit me një shkrim në dorë para sovranit, në të cilin shkruhej: ―Zotëri, 
unë  jam  veç  një  prift  i  thjeshtë,  por  vij  t`ju  ofroj  Shqipërinë…  Po  ju  lexoj  disa  dokumente  nga  të  cilat 
perceptova  që  juve  ju  përket  Shqipëria.  Mbretëria  juaj  plotësohet  mbasi  të  zotërojë  Adriatikun”. 
430
  Ky 
shkrim dhe deklarim i priftit u pëlqye nga mbreti dhe thuhet që u vlerësua aq shumë sa i lejoi atij të hapte një 
kolegj  për  të  rinj  shqiptarë  të  kolonive  të  Sicilisë.  Nga  ky  kolegj  dolën  peshkopë  të  shquar,  arkitektë  të 
suksesshëm,  shkrimtarë  dhe  politikanë  të  shquar  si  Françesko  Krispi,  etj.  Vite  më  pas,  Krispi  vizitoi 
seminarin e Palermos dhe përgëzoi punën e tij në mbrojtje të çështjes kombëtare. Në fletoren ―Il Giornale di 
Sicilia‖ në 18 korrik 1898, shënohet një vizitë e Krispit në seminarin greko-shqiptar të Palermos ku ai kishte 
marrë arsimin e parë, e aty, ndër të tjera, shkruheshin këto fjalë: ―Me fjalë bujare shprehi shpresën qi sa më 
parë Shqipnija të shkundi zgjedhën turke e të porosis nxanësit, në mënyrë të posaçme, studimin e gjuhës e të 
letërsisë  shqipe.
431
  Pas  hedhjes  së  hapit  të  parë,  pra  sigurimit  të  lejes  nga  mbreti  Karli  III  për  hapjen  e 
seminarit ortodoks të Palermos dhe përcaktimit të të ardhurave për peshkopin e ri, u miratua me dekret të 10 
janarit  1784  emërimi  i  një  peshkopit  të  parë  italo-ortodoks  në  Palermo,  Imzot  Xhorxho  Stasi,  rektor  i 
Kolegjit Ortodoks po aty. Dekreti mbretëror pasoi nga ai i Papa Piut VI, një muaj më vonë, ku u caktua si 
seli e peshkopatës Abacia e Shën Mërisë së Eulës në Dioqezën e Mesinës.
432
 Pas tij, seminarin e udhëhoqën 
                                                 
429
   Matteo Mandala, Paolo Maria Parrino e le origine dell‘Ideologia albanista‖në Pietro Di Marco e Alesandro Musco,  
        Aspeti della cultura bizantina ed albanese in Sicilia, Officina di Studi Medievali, Palermo 2005, 1-60. 
430
   ―Il seminario Albanese di Palermo‖, La Nazione Albanese, , nr..3, 15 shkurt 1900,7-8. 
431
   Zef Skiroi, Canti tradizionali ed altri saggi delle colonie albanesi di Sicilia,(Napoli, 1923), XLII. 
432
   Dorsa, Shqiptarët dhe misoini i tyre historik.., 115 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   60   61   62   63   64   65   66   67   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə