Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə65/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   61   62   63   64   65   66   67   68   ...   102

 
95 
Gjergj  Guxeta,  Françesko  Kiardiaro,  Xhuzepe  Krispi,  Agostino  Franko,  Peshkopi  i  Ermopolit,  Xhuzepe 
Mari, peshkop i Tempe, Paolo Skiroi, peshkop nga Benda. Statusin e udhëheqësit të seminarit të Palermos e 
mori  Imzot  Xhuzepe  Krispi,
433
  njeri  i  ditur  në  fushën  helenistike  dhe  njohës  i  mirë  i  gjuhëve  lindore  dhe 
lashtësisë së të parëve. Krispi është autor i disa veprave ndër të cilat spikat ―Kurs për gramatikën greke‖, si 
dhe  ―Sage‖  që  iu  bashkëngjit  veprës  ―Atlante‖.  Por  nga  kolonitë  shqiptare  kanë  dalë  dhe  burra  të  tjerë  të 
shquar mes arbëreshëve të cilët kanë kushtuar energjitë e tyre e shpesh dhe jetën për ta bërë fenë katolike më 
të  ngulitur  mes  qytetarëve,  më  të  qëndrueshme  dhe  kanë  forcuar  më  tej  lidhjen  me  gjuhën  dhe  traditat 
shqiptare,  për  ta  bërë  më  të  fortë  dashurinë  për  tokën  amë,  Shqipërinë,  dhe  më  të  gjallë  dëshirën  për  të 
bashkëpunuar në zgjimin e saj civil dhe fetar. Një dëshmi të tillë na jep peticioni dërguar Papa Benediktit XV 
nga kleri i Piana dei Greçi në 1920. Krahas këtyre burrave të shquar, do të kujtojmë me mirënjohje Gjergj 
Guxetën,  themelues  i  Seminarit  greko-shqiptar  të  Palermos.  Përveç  kolegjit,  ai  themeloi  në  Piana 
―Bashkimin  e  Priftërinjve  Ortodoks‖  dhe  një  ―Kolegj  për  vasha  shqiptare‖.  Krahas  tij,  përmendim  At 
Antonio Brankati, bashkëpunëtor kryesor i tij në ngritjen e ―Kolegjit të Marisë‖ sipas ritit ortodoks në Piana. 
Paolo M. Parino shkroi një ―Disertacion për ritin ortodoks në Shqipëri‖ dhe një histori të ―Sakramenteve‖ që 
ruhen ende sot në bibliotekën e Kolegjit Ortodoks në Palermo. Një tjetër figurë e shquar ishte Nikolla Keta, 
rektor i  Seminarit të  Palermos.  Ka  lënë  pas shumë  shkrime  me  një fjalor  të  pasur  shqip. Të  tjerë  njerëz  të 
shquar të Sicilisë do të ishin Konti Aleksandër Manzoni, një nga figurat më të ndritura të parlamentit sicilian 
në 1821.
434
 Përmendim njëkohësisht dhe Kostandin M. Kostandini, At Stefano Guxeta, Imzot Skiroin, Imzot 
Bazil  Matrangën.  Prania  e  këtyre  dy  qendrave  kulturore  i  siguroi  komunitetit  arbëresh  të  Kozencës  dhe 
Palermos një trashëgimi historike dhe kulturore të rëndësishme, nga e cila u formua një drejtim i ri me një 
sërë  detyrimesh  qytetare  dhe  intelektuale  nën  shtysën  e  zhvillimeve  liberale  demokratike  në  shoqërinë 
italiane.  Përveç  formimit  të  intelektualëve  dhe  klerikëve  progresistë,  dy  kolegjet  luajtën  rol  në  lëvizjen  e 
Rilindjes italiane dhe favorizuan zhvillimin e ndërgjegjes kombëtare të intelektualëve arbëreshë. Me kalimin 
e viteve, falë lidhjeve të arbëreshëve me atdhetarët shqiptarë, vihet re një rritje e ndikimit italian në Shqipëri. 
Ky ndikim u rrit dhe me bashkimin e Italisë u bë kërcënim serioz për interesat austro-hungareze në Shqipëri. 
Në  këtë  situatë,  rivaliteti  italo-austriak  pengoi  shumë  afrimin  e  arbëreshëve  me  atdheun  e  origjinës  dhe 
ndihmën  e  tyre  në  Rilindjen  Kombëtare  Shqiptare.  Ndonëse  arbëreshët  i  njihnin  vështirësitë,  nuk  i  ndalën 
kurrë përpjekjet për ta ndihmuar atdheun e të parëve të vet. Ato u angazhuan në gjallërimin e veprimtarive 
kulturore  dhe  në  përpjekjet  për  të  nxitur  shqiptarët  që  të  ngriheshin  në  luftë  për  pavarësinë  e  vendit.
435
 
Arbëreshët, pas mërgimit të tyre, e kishin kuptuar se mbijetesa e gjuhës, e zakoneve dhe e kulturës së tyre, 
mund të arrihej vetëm nëse u dilnin zot pasurive shpirtërore e kulturore, se ndryshe do të asimiloheshin dhe 
                                                 
433
   Xhuzepe Krispi (1781-1859) vjen nga e njëjta familje e mirënjohur e Françesko Krispit (1818-1901) figurë e shqua    
       e periudhës së bashkimit të Italisë, tri herë kryeministër i Italisë (1887-1896) dhe disa herë ministër i Italisë së Re. 
434
   Dorsa, Shqiptarët dhe misoini i tyre historik..., 117. 
435
  S. Skëndi ―Zgjimi kombëtar shqiptar‖, 202.
      


 
96 
zhdukeshin.  Historia  e  diasporës  arbëreshe  dëshmon  bindshëm  se  sa  të  qëndrueshëm  dhe  sa  këmbëngulës 
kanë qenë dijetarët arbëreshë në përpjekjet e tyre për arsimin e nipërve dhe mbesave të Skënderbeut.
436
 
 
 
4.3 Kongresi i parë gjuhësor në Koriliano Kalabro  
 
Një rol me rëndësi në pasqyrimin e çështjes kombëtare kanë luajtur kongreset gjuhësore të viteve 1895 
dhe  1897,  të  cilët,  krahas  karakterit  gjuhësor  dhe  letrar,  shprehën  dhe  vullnetin  politik  të  shqiptarëve  të 
Italisë.
437
  Kongreset  qenë  fryt  i  propagandës  të  pandërprerë  për  idenë  kombëtare  të  Jeronim  De  Radës  të 
mbajtur  njëri në Koriliano Kalabro, tjetri  në  Lungro që  mund  ta  quajmë  kryeqytet të  kolonive  shqiptare të 
Kalabrisë.  Shtypi  evropian  i  kohës  evidentonte  se  një  kulturë  e lashtë arbërore po  rizgjohej.  Mbi  200  mijë 
shqiptarë të larguar nga trojet e tyre, të shpërndarë në të gjithë Italinë e Jugut, po bashkoheshin për të mos 
harruar  identitetin  e  tyre.  Në  korrik  të  vitit  1895,  u  organizua  një  mbledhjeje  në  kolegjin  kishtar  të  Shën 
Adrianos  në  San  Demetrio  Korone,  lindi  një  komitet  i  përkohshëm  i  kryesuar  nga  De  Rada,  i  përbërë  nga 
Konforti,  nga  priftërinjtë Anton  Argondica  e  Anxhel  Ferrari,  me  pranimin  e  kryemurgut  Luixh  Lauda  e  të 
Dr.  Agostin  Ribekos.  Komiteti  u  morr  me  përgatitjen  e  një  kongresi  shqiptar,  i  thirrur  në  Koriliano 
Kalabro.
438
 Kongresi i Parë i shqiptarëve të Italisë, që u zhvillua për tri ditë me radhë, nga data 1 deri më 3 
tetor të vitit 1895, në mjediset e Gjimnazit Garopoli Korilian Kalabro 
439
( Kozencë), do të trajtonte çështje 
mes  gjuhës  dhe  historisë.  Ky  kongres  u  ndërmor  me  nismën  e  figurave  si  De  Rada,  Skiroi  dhe  Anselmo 
Lorekio.  Në  të  u  mblodh  shumica  e  intelektualëve  arbëreshë  që  përfaqësonin  thuajse  të  gjitha  komunitetet 
arbëreshe  të  Kalabrisë.  Kongresi  u  udhëhoq  nga  Françesko  Krispi  i  cilësuar  ―Shqiptar  nga  gjaku  dhe 
zemra‖.
440
  Njëzet  e  pesë  delegatët e Kongresit  dhe  500 intelektualë  të tjerë  nga  regjionet  e  Italisë  së Jugut 
(Kalabri, Kampania, Pulia dhe Sicili) e mbështetën këtë nismë duke lënë gjurmë të rëndësishme në ngjarjet 
gjuhësore  dhe  historike  të  kombit.  Po  si  u  prit  hapja  e  kongresit  të  parë  gjuhësor  nga  patriotë  e  njerëz  të 
shquar të kohës? Nisma e De Radës dhe e patriotëve të tjerë gjeti gjerësisht mbështetje në Shqipërinë amë, 
por dhe kudo ku jetonin shqiptarë. Vetë Françesko Krispi shprehet kështu për nismën e De Radës: ―Gëzohem 
që keni thirrur kongresin shqiptar me gjak e me zemër, gëzohem për këtë nismë, e cila ka qenë e nevojshme 
për historinë e civilizimit shqiptar si dhe për lulëzimin e letërsisë së saj.‖
441
 Në letërkëmbimet mes De Radës 
dhe  personaliteve  të  shquara  të  kohës,  përmendim  dhe  një  letër  të  dërguar  nga  Xhuzepina  Knorr.  Ajo  i 
                                                 
436
    
Kastrati, Jeronim De Rada, (Jeta dhe Veprat), 128. 
437
   Po aty     
     
438
  Xhemi Hajredini, Diaspora Historike dhe kongresi i parë i shqiptarëve të Italisë,2015 
439
  Loka Kuvendi i Fanit dhe pamundësia e Piemontit Shqiptar, 120 
440
   Hajredini, Diaspoea Historike dhe kongresi i parë i shqiptarëve të Italisë. Art. i cit, 2015 
441  
 ―Giolomo De Rada‘, Djalëria, Viti IX,V.II,Nr 4,192
8,f.7 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   61   62   63   64   65   66   67   68   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə