Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə68/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   64   65   66   67   68   69   70   71   ...   102

 
101 
kombëtar  dhe  më  vonë  një  grup  vullnetarësh  në  Napoli  morën  përsipër  të  publikojnë  për  disa 
kohë “La Nuova Albania”
452

Vëllezër të tokës amë! 
Duke  synuar  gjithmonë  aspiratat  tuaja,  nuk  ishim  ne  vetë  kolonitë  në  Itali  që  krijuam  lëvizjen 
kombëtare  shqiptare,  ne  vetëm  kemi  nderin  të  jemi  flamurtarët  e  palodhur  e  të  guximshëm  të 
aspiratave tuaj. Kemi shpallur përpara botës civile: Shqipëria për shqiptarët, dhe diplomacia,që 
në fillim besonte se do t`i ndante tokat tuaja mes grekëve e sllavëve, tani ndoshta e zënë me idenë 
që  për  të  zgjidhur  në  mënyrë  të  qëndrueshme  çështjen  ballkanike,  është  e  detyruar  të  ketë 
parasysh edhe racën tonë, etnikisht më e bashkuara në gadishull. E frymëzuar nga ndjenja të tilla 
dhe  duke  ndjekur  edhe  fushën  politike  një  linjë  sjellje  plotësisht  paqësore  e  ligjore,  Shoqata 
Kombëtare Shqiptare ka përshkruar me gjithë kthjelltësinë e gjithë besimin për një të ardhme më 
të mirë rrugën që ka ravijëzuar... Lufta që na është dashur të mbështesim në këto vite ka qenë e 
gjatë sepse të gjata kanë qenë sulmet që na është dashur të bëjmë ballë.... Provokimin dhe dhunën 
e  huaj  e  kemi  përballuar  me  një  qëndrim  të  qetë  dhe  të  kthjellët,  si  ai  që  ndihet  i  fortë  dhe  i 
pacenueshëm në të drejtën e tij. Shpifjeve dhe gënjeshtrave u jemi përgjigjur me përbuzje, duke 
kërkuar  të  bashkojmë  dhe  harmonizojmë  forcat  tona,  në  mënyrë  që  të  jemi  të  përgatitur  e  të 
gatshëm për mbrojtje. Në mënyrë që t`i bashkojmë e t`i harmonizojmë sa më mirë këto forca, e 
kemi çmuar të përshtatshme të krijonim këtu në Romë, që është qendra nga ku përhapen të gjithë 
qytetërimet,  që  është  kryeqyteti  i  Italisë  së  lirë,  një  mike  e  madhe  jona,  një  Komitet  Kombëtar 
Shqiptar...  
Ne do të vazhdojmë të ndjekim të njëjtën rrugë dhe teksa i përvishemi punës, mendimi ynë i parë i 
dashurisë  dhe  besimit  ju  drejtohet  juve,vëllezër  të  tokës  amë.  Juve  ju  dërgojmë  përshëndetjen 
tonë vëllazërore, me urimin që të shohim Atdheun tonë të braktisur në një jetë e qytetërim të ri.
453
 
Shqipëria përpara! 
Rroftë Gjergj Kastriot Skënderbeu 
Romë, prill 1900    
 
 
 
 
 
 
 
     Presidenti,  
         
    
 
                       Anselmo Lorekio 
 
 
 
                                                 
452
   La Nazione Albanese, Viti.IV,Nr.7,15 prill 1900 
453
   Po aty
        
  


 
102 
4.4 Kongresi i dytë gjuhësor në Ungër/Lungro 
 
Ky  Kongres  ishte  vijim  i  të  parit,  vendimet  që  u  morën  ishin  një  përshtatje  e  vendimeve  të 
Kongresit  të  parë.  De  Rada  mori  pjesë  në  këtë  kongres  dhe,  në  1897,  u  zgjodh  president  i  Shoqërisë 
Kombëtare  Shqiptare.  Ky  kongres  rikonfirmoi  objektivat  e  vendosura  nga  kongresi  i  parë  dhe  rishikoi 
statusin  e  Shoqatës  Kombëtare  Shqiptare.  Kongresi  i  Lungros  zëvendësoi  ―Illin  e  Arbëreshëve‖  me  një 
tjetër  gazetë  të  udhëhequr  nga  Anselmo  Lorekio  me  emrin  “La  Nazione  Albaneze”.  Për  botimet  e  saj 
bashkëpunuan  shkrimtarë  nga  Shqipëria  dhe  kolonitë.
454
  Programi  i  kongresit  ishte  gjuhësor,  kulturor  e 
letrar.  Siç  u  përmend  dhe  më  sipër,  në  kongres  u  diskutua  çështja  e  një  alfabeti  të  njehsuar  dhe 
domosdoshmëria e njehsimit të gjuhës. Kongresi shpjegoi dhe vuri në dukje rëndësinë e studimit të gjuhës 
dhe letërsisë shqiptare. Konkluzionet e kongresit i dha vetë De Rada. Ndër të tjera ai tha: 
Shumë sy e kanë drejtuar vështrimin nga ky kongres gjuhësor. Unë besoj se mund të them në emër 
të  ju  të  gjithëve,  që  mëmëdheu  ynë  i  të  parëve,  Shqipëria,  do  vetëm  që  të  mos  i  merren  tokat  e  saj. 
Dëshiron të ketë paqe e liri të plotë, që të lëvrojë gjuhën amtare, të mbajë shkollat shqipe, të ketë libra, 
tregti të hapët me miqtë në brigjet detare që t’i thërrasë për hapjen e mirëqenies së saj.. Për sa i takon 
fateve të saj të ardhme, kemi besim të plotë se fati do t’i sjellë drejtësinë dhe virtytin.
455
  
Dëshira e shqiptarëve dhe italo- shqiptarëve për një alfabet të njehsuar ndjehej shumë, ky fakt do t`i 
bashkonte më shumë me njëri-tjetrin. Në proklamatat e shpallura, ndjehej shumë nevoja e bashkimit dhe 
bëhej thirrje bashkëpunimi mes tyre, lidhur kjo me faktin se kishin të njëjtin gjak, flisnin të njëjtën gjuhë 
dhe kishin të njëjta tradita dhe aspirata në jetë. Për t`u realizuar ky bashkim, në radhë të parë duhej një 
alfabet i njehsuar. Në 31 mars 1897, De Rada botoi një artikull studimor mbi ―alfabetin kombëtar‖,në të 
cilin  bënte  një  parashtrim  të  zhvillimit  historik  të  tij  dhe  paraqiste  pikëpamjet  e  veta  rreth  zgjidhjes  të 
kësaj  çështje.
456
  Urime  për  mbajtjen  e  dy  kongreseve  do  të  vinin  nga  figura  të  shquara  arbëreshe  dhe 
shqiptare.  Ish  Kryeministri  Françesko  Krispi,  duke  përshëndetur  vëllezërit  arbëreshë  të  tubuar  në  atë 
kongres të dytë, uronte: ―Për shpëtimin e afërt të atyre që ndodhen përtej Adriatikut, ende nën zgjedhën 
turke”.  Në  vazhdim  të  dy  kongreseve,  edhe  shqiptarët  e  shoqatës  të  Stambollit  e  përgëzuan  Lorekion 
përmes një letre të datës 23 prill 1897: ―Përbërja e re e shoqatës suaj kombëtare shqiptare na i mbush 
zemrat me gëzim dhe shpresë. Me mirënjohje të madhe, u detyrohemi vëllezërve tanë të Italisë. Ndonëse 
ju jetoni prej kaq shekujsh në një vend të huaj, nuk keni munguar asnjëherë ta kujtoni mëmëdheun, duke i 
sjellë shërbime të mëdha kombësisë sonë. Shoqata juaj do të jetë një mbështetje përmes së cilës mund të 
nxisim ndjenjat liridashëse të shqiptarëve dhe të bëjmë që të njihen nga bota e qytetëruar të drejtat e këtij 
                                                 
454    
Drita  Mehmeti  ―Studime historike‖.Nr. 4 ,Tiranë (1980): 143. 
455
   Kastrati, ―Jeronim De Rada‖, 193. 
456
   G.D.Rada, Alfabeto  Nazionale, La Nazione Albanese, Pallagario, 31 mars 1897. 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   64   65   66   67   68   69   70   71   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə