Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə69/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   65   66   67   68   69   70   71   72   ...   102

 
103 
populli. Me shumë interes do të lexohen nga shqiptarët botimet tuaja, shumë të rinj do të vijnë atje te ju 
dhe  do  të  punojnë  tok  me  ju  për  ringjalljen  e  atdheut.  Ata  do  të  gjejnë  te  ju  ndonjë  shtypshkronjë  të 
gatshme dhe vendi juaj do të bëhet qendra drejtuese e kryengritjes‖.
457
  
Pas dy kongreseve të rëndësishme që luajtën rol në konsolidimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve 
në dy anët e Adriatikut, u mbajt në 16-18 qershor 1903 një kongres në Napoli. Pika e parë e rendit të ditës 
që  u  diskutua  gjatë  në  kongres  kishte  të  bënte  me  nevojën  e  forcimit  të  marrëdhënieve  kulturore  me 
atdheun  mëmë,  së  dyti  iu  kërkua  qeverisë  italiane  të  hapej  katedra  e  gjuhës  dhe  letërsisë  shqipe  pranë 
Institutit Oriental të Napolit, ku të studionin arbëreshë dhe shqiptarë. Ky kongres synoi që të forconte më 
tej lidhjet kulturore dhe politike mes shqiptarëve. U vendos dhe krijimi i një katedre në gjuhën shqipe në 
Institutin  Oriental  të  Napolit.  Ngritja  e  kongresit  gjuhësor  dhe  hapja  e  katedrës  në  gjuhën  shqipe 
konfirmohet dhe nga letrat dërguar Lorekios nga De Rada, letra të gjetura në arkivin personal. Këtë fakt e 
konfirmojnë dhe të dhënat e marra nga gazeta ―La Nazione Albaneze‖ e Lorekios sipas të cilës deklarohet 
se: ―Senati i Mbretërisë të Italisë në 16 gusht ka diskutuar ligjin e miratuar nga Dhoma e Deputetëve për 
të cilin akordohet nga qeveria e drejta për organizimin e Institutit Oriental të Napolit‖.
458
 Krijimi i një 
katedre në gjuhën shqipe do t‘i hapte rrugë forcimit të lidhjeve mes shqiptarëve në dy anët e Adriatikut. 
Katedra e gjuhës shqipe në Institutin Oriental të Napolit, udhëheqja e së cilit i është besuar prof. Xhuzepe 
Skiroit nga Piana Dei Greçi
459
 Krahas këtij vendimi u morën dhe vendime të tjera:  
1.
 
Dhënia  e  bursave  shqiptarëve  në  mëmëdhe  për  studime  në  Kolegjin  S.  Adriano  dhe  në  San  Demetrio 
Korone. 
2.
 
Fillimi i mësimit të gjuhës shqipe në shkollat publike të komuniteteve arbëreshe në Itali. 
3.
 
Autonomia e Shqipërisë. 
4.
 
Zhvillimi  i  marrëdhënieve  mes  federatës  Italo-Shqiptare  dhe  shoqërive  shqiptare  në  Rumani  dhe 
Bullgari. 
5.
 
Të drejta të barabarta për të gjitha besimet në Shqipëri. 
6.
 
Themelimi  i  një  gazete  qendrore  të  federatës  që  do  të  botohej  në  Romë  në  gjuhët  frëngjisht,  italisht, 
shqip.  
7.
 
Një lutje Portës së Lartë që udhëheqësit shqiptarë që ishin arrestuar gjatë trazirave të fundit maqedonase 
liroheshin nga burgu
460

Një dokument zyrtar i lëshuar nga Prefektura e Napolit vërteton mbajtjen e këtij kongresi, arsyet pse u 
themelua, lehtësirat për pjesëmarrësit.  
 
                                                 
457
   Sokoli, Arbëreshi Anselm Lorecchio dhe revista La Nazione Albanese, 44. 
458
  Gazeta  “La Nazione Albaneze”, Nr 10, Pellagario – Katanzaro,  1913, 7 
459
   Aurela Nociti, Contributo degli arbëreshë al Movimento Naz.Albanese, Lidhja-Unione, nr.4/ II, 1981.7-9. 
460
   Gazeta  “La Nazione Albaneze”,  Nr 3,  7 


 
104 
 
Dokument Nr. 3  
Prefektura e Napolit-N-3594 
Napoli, 17 prill 1901 
Rreth  kongresit  shqiptar  që  do  të  mbahet  në  këtë  qytet,  i  kërkohet  Inspektoratit  të  përgjithshëm 
hekurudhor  që  të krijohen lehtësira  për  ata  që  do të marrin  pjesë  në  Kongres,i cili  do të  mbahet  në 
Napoli në datat 15-4 prill. Qëllimi i këtij kongresi do të ishte të bënte të njohur studimet për gjuhën 
shqipe  në  Itali  dhe  të  bëhet  propagandë  për  të  fituar  pavarësinë  nga  sundimi  osman.  Kemi  marrë 
njoftime të sigurta që në këtë kongres është vendosur të themelohet një katedër e gjuhës.  
 
Hapja  e  kongresit  është  vërtetuar  dhe  nga  fonde  të  tjera  si  nga  shkrimet  në  gazetën  ―La  Nazione 
Albanese‖,  nga  urimet  që  vinin  nga  vende  të  ndryshme  kudo  që  kishte  shqiptarë  dhe  shoqata  patriotike 
shqiptare.  Krahas  të  tjerave,  u  vu  re  dukshëm  shfaqja  e  publikimeve  në  faqet  e  gazetës  ―La  Nazione 
Albanese‖  apo  ―Kombi  Shqiptar‖.  Themelimi  i  kësaj  katedre  ishte  një  fitore  e  bukur  për  revistën  ―Kombi 
Shqiptar‖,  për  të  cilën një shqiptar  i  vërtetë  nga  Shkodra,  më  11  tetor  1987, shkruante:  ―Pas shumë vitesh 
heshtjeje  dhe  terri,  doli  në  dritë  e  para,  e  vetmja  dhe  më  patriotikja,  gazeta  jonë  Kombi  Shqiptar, 
propaganduesja më e fortë dhe më e guximshme e të drejtave tona kombëtare, e vetmja që hapi për sytë tanë 
dritën e vet kombëtare”.
461
  
Në  Palermo,  në  maj  1902,  lindi  një  shoqëri  shqiptare,  pikat  kyçe  të  statusit  të  të  cilës  ishin  si  më 
poshtë:  a)  Mbrojtja  e  të  drejtave  të  kolonive  shqiptare  në  Sicili,  b)  Përhapja  e  gjuhës  shqipe,  sidomos  në 
kolonitë ku ka rrezik të humbasë, c) Domosdoshmëria e krijimit të një alfabeti unik që të merren vesh gjithë 
shqiptarët e kolonive të ndryshme dhe me tokën amë, d) Rritja e studimeve gjuhësore dhe përhapja e gjuhës 
shqipe,  e)  Krijimi  i  një  arkivi  me  letërsinë  shqipe  që  të  kujdesen  për  botimin  e  kujtimeve  të  shenjta  mbi 
atdheun dhe të ilustrojnë historinë, f) Domosdoshmëria e një federate mes shoqatave shqiptare të Kalabrisë, 
Napolit,  Korfuzit,  Athinës,  Egjiptit,  Kostandinopojës,  Bukureshtit,  Sofjes.  Kjo  shoqatë  botoi  një  thirrje  të 
ngrohtë  që  përfundoi  me  këto  fjalë:  ―Çështja  shqiptare,  tashmë  më  e  gjallëruar,  reklamon  se  bijtë  e 
Shqipërisë  do  të  lëvizin  me  qëllime  të  harmonizuara  për  të  mbështetur  përpara  Evropës  civile  të  drejtat  e 
kombit, të lirisë e vëllazërisë matanë Adriatikut‖.
462
 
Kongresi  i  Napolit  e  konsolidoi  më  tepër  lëvizjen  arbëreshe  të  Italisë  dhe  siguroi  forcim  të 
bashkëpunimit  mes  shqiptarëve  të  kudondodhur.  Për  të  realizuar  qëllimet  e  tyre  në  favor  të  çështjes 
kombëtare,  arbëreshët e  Italisë,  krahas thirrjeve  për  bashkim  e  njehsimit  të  alfabetit,  synonin  mbi  të  gjitha 
bashkimin e tokave shqiptare.  
                                                 
461
   Mandalari, Indipendenca shqiptare, 63. 
462
   Po aty, f.62 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   65   66   67   68   69   70   71   72   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə