Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə7/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   102

 
xi 
vendosjen  e  shqiptarëve  në  Itali  dhe  kontributin  e  tyre,  ndonëse  jashtë  atdheut,  në çështjen kombëtare. 
Krahas  tij,  përmendim  dhe  studimin  e  Patricia  Restas,  “Popolo  in  camino:  Le  migracioni  albanesi  in 
Italia”.  Resta  tregon  për  emigracionin  e  komunitetit  shqiptar  drejt  Italisë.  Sipas  të  gjitha  të  dhënave, 
Resta pohon se eksodi i shqiptarëve drejt Italisë kalon në disa faza, nga vitet 1400  deri në vitet 1500. 
Faza e parë u përket viteve 1460-1461 dhe e fundit rreth vitit 1520. Kolonitë më të mëdha italo-shqiptare 
u  formuan  në  Sicili,  Kalabri,  Bazilikatë.  Kryesisht  komuniteti  arbëresh,  sipas  P.  Restas,  u  vendos  në 
Piana degli Albanesi, Palazzo Adriano, Mezzojuso, Kontessa Entellina, etj. Në Kalabri, ky komunitet u 
vendos në provincën e Kozencës, kryesisht në Spezzano Albanese, San Demetrio Korona, San Benedeto 
Ullano,  Frascineto,  Lungro,  Aquaformosa,  etj.  Rëndësi  të  veçantë  në  studimin  tim  rreth  botës  së  gjerë 
arbëreshe  kanë  luajtur  dhe  katër  vëllimet  “Le  Diversita  Arbereshe”.  Vëllimet  I  ,II,  III,  kanë  rëndësi 
primare  në  pasqyrimin  më  nga  afër  të  rolit  të  komunitetit  arbëresh.  Në  vëllimin  II,  “I  luoghi  e  gli 
uomini”  (Cozenca  2003),  shkruar  nga  Xhuzepe  Karlo  Siçiliano,  na  jepen  të  dhëna  me  rëndësi  rreth 
emigracionit  të  arbëreshëve  drejt  Italisë,  viteve  kur  emigruan,  vendeve  ku  u  vendos  ky  komunitet  dhe 
rolit  të  mjaft  burrave  të  shquar  arbëreshë.  Krahas  autorëve  dhe  veprave  të  lartpërmendura,  në  këtë 
studim  kam  shfrytëzuar  dhe  mjaft  vepra  të  studiuesve  të  tjerë,  ndër  të  cilët  Jub  Kastrati  “Jeronim  De 
Rada”, Nelver V. N.“Xhuzepe Garibaldi” (Prishtinë. 1969), Xhuliano Prokaçi “Historia e Italianëve”, 
(Tiranë.2000), Xhuzepe Bandi “Të Njëmijtët: Kujtime për Garibaldin” (Tiranë 1974), libri i Josef Sëire 
“Albania,  The  Rise  of  a  Kingdom”  (London,  1929),  Lisimberti.  P.  –  Todisco.  A.  “Puglia  e  Albania”, 
(Brindisi.1992), Anselmo Lorecchio . “ Francesco Crispi ” Estrato dal periodico “La Nazione Albaneze 
1923, Pietro Chiara. “L’Epiro gli albanesi e la lega”(Palermo1880), Rosalino Petrota “ Arbëreshtë në 
Siqeli” (Tiranë 1941), Salvatore Petrota Mandala “ Italia e Albania” Michele Marchiano “L’ Albania e 
l’opera  di  Girolomo  De Rada”,  Capitano  Mario “Francesco  Krispi e  le  sue  memorie”,  Michelangelo 
Mendella  “Agesilao  Milano  e  la  cospirazione  antiburbonica”,  etj.  Një  burim  shumë  të  vlefshëm 
dokumentar përbëjnë edhe përmbledhjet e dokumenteve dhe të fjalimeve të një personazhi të rëndësishëm 
të  periudhës  që  është  objekt  studimi.  Bëhet  fjalë  për  kujtimet  në  tre  vëllime  të  ish  kryeministrit  italo-
shqiptar Françesko Krispi, si: “Francesco Crispi: Questioni internacionali“ (Milano,1913), “Francesco 
Crispi:  Politica  estera”  (Milano,  1912),  “The  Triple  Aleance”  (  London,  1913).  Në  këtë  studim 
voluminoz ka informacione të vlefshme dhe konsiderata për politikën e Italisë ndaj çështjes shqiptare në 
fillim  të  shekullit  të  XX.  Një  tjetër  studim  me  interes,  i  po  këtij  autori,  është  edhe  libri  “Italy  and  the 
wider  world  1860-1960”  (London,  1996)  ku  trajtohen,  veç  të  tjerash,  edhe  raportet  e  Italisë  me 
Perandorinë Osmane, sidomos në vitet e fundit të ekzistencës së saj. Një vepër me rëndësi është dhe ajo e 
autores Aliza S. Wong “Race and the Nation in Liberal Italy, 1861–1911, Meridionalism, Empire, and 
Diaspora”.  Përmes  këtij  studimi,  autorja  na  ndihmon  të  hedhim  dritë  mbi  betejat  e  zhvilluara  për 


 
xii 
arritjen e unitetit të Italisë, beteja në të cilat nuk mund të lihet pa përmendur roli i arbëreshëve.  Shtypi i 
kohës  mbetet  një tjetër  burim  me  vlerë  për  ndriçimin  sa  më  të  plotë  të kësaj periudhe. Rrethanat  në  të 
cilat  gjendej  Shqipëria  nën  sundimin  otoman,  nuk  lejuan  që  të  dilte  dhe  të  përhapej  shtypi  periodik 
brenda vendit. Vetëm jashtë Shqipërisë u arrit që të krijoheshin periodikë, të cilët ngritën zërin përpara 
Evropës,  me  qëllim  që  të bënin  të  njohur  ekzistencën  e  kombit  shqiptar  dhe  të  drejtës  e  tij  për  të  qenë 
shtet i lirë dhe i pavarur. Gazetaria shqiptare luajti një rol të çmuar duke ndihmuar çështjen kombëtare. 
Arbëreshë si Jeronim De Rada, Anselmo Lorekio, Terenc Toçi, Zef Skiroi, etj., kontribuuan duke e bërë 
të  njohur  çështjen  kombëtare  shqiptare  në  arenën  ndërkombëtare.  Këtë  e  realizuan  duke  u  bërë 
nismëtarë  në  krijimin  e  organeve  të  pra  të  shtypit  shqiptar  në  Itali.  Nga  ana  kronologjike,  sipas  të 
dhënave  që  kemi  deri  sot,  njihet  si  organ  i  parë  i  shtypit  shqiptar  gazeta  “L’Albanese  d’Italia” 
(Arbëreshi  i  Italisë).  Kjo  gazetë  doli  në  Napoli  më  23  shkurt  1848.  Në  krye  të  saj  qëndronte  figura  e 
Jeronim De Radës, rilindas i shquar i kohës.  
Jeronim de Rada botoi një nga organet e shtypit më me rëndësi të kohës, të quajtur “Flamuri i 
Arbërit”, i cili u botua në Kalabri në vitet 1883-1887 në dialektin e arbëreshëve të Kalabrisë dhe italisht. 
De Rada përmes “Flamurit të Arbërit”, i bëri të njohur Evropës se ekzistonte një komb shqiptar, i cili ka 
pasur një histori, gjuhë, traditë historike, e si rezultat, kishte mjaft të drejtë të aspironte për lirinë dhe 
pavarësinë  e  tij.  Krahas  gazetave  të  lartpërmendura,  me  nismën  e  poetit  arbëresh  Xhuzepe  Skiroi,  u 
botua  në  1887  në  gjuhën  shqipe  (Gjuhën  arbëreshe  të  Italisë  së  Jugut)  dhe  pjesërisht  italisht,  Revista 
“Arbëri  i  ri”.  Një  gazetë  tjetër  me  rëndësi  ishte  “La  nazione  Albanese”  me  drejtuesin  e  saj  Anselmo 
Lorekio.  Shtypi  i  kohës  na  tregon  edhe  një  herë  që  ka  dhënë  kontributin  e  tij  në  fushën  shoqërore, 
kulturore  dhe  politike  gjatë  periudhës  së  Rilindjes  kombëtare  shqiptare.  Një  grup  dokumentesh  me 
rëndësi janë edhe ato në Arkivin e Shtetit Shqiptar. Duke shqyrtuar këto dokumente është bërë e mundur 
krijimi  i  një  pasqyre  sa  më  të  qartë  të  problemeve  të  kohës.  Ndër  to  mund  të  veçojmë  dokumentet  e 
shoqatës “Pro Patria” në Itali, shoqatë e cila u përpoq të organizonte nacionalistët shqiptarë në Itali me 
qëllim që të arrihej krijimi i shtetit të pavarur shqiptar.  
Objektivi i këtij studimi është të tregojë rreth botës së larmishme të arbëreshëve. Do  të trajtohet 
gjerësisht  kontributi  i  mjaft  figurave  të  rëndësishme  arbëreshe  në  të  gjitha  fushat  pa  harruar  rolin  e 
rëndësishëm që patën në mbrojtjen e çështjes kombëtare. Por jo vetëm kaq, ky studim do thellohet dhe në 
trajtimin e marrëdhënieve shqiptaro-italiane. Synimi është që të vërë në dukje ndihmesën e ndërsjellë që 
kanë  e  i  kanë  dhënë  dy  popujt  njëri-tjetrit.  Njëkohësisht,  do  të  vërë  në  dukje  se  cilat  ishin  interesat  e 
Italisë  kundrejt  Shqipërisë,  ndaj  të  cilës  ajo  ndërmori  një  politikë  të  jashtme  aktive,  e  udhëhequr  nga 
Françesko  Krispi.  Pse  diaspora  arbëreshe  u  bë  një  faktor  me  rëndësi  në  formulimin  e  qëndrimeve 
politike të shtetit Italian ndaj Shqipërisë dhe çështjes shqiptare në tërësi. Pikërisht këtë pyetje dhe shumë 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə