Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë


  Françesko Krispi dhe inaugurimi i politikës italiane në Shqipëri



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə70/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   66   67   68   69   70   71   72   73   ...   102

 
105 
 
4.5 
Françesko Krispi dhe inaugurimi i politikës italiane në Shqipëri  
 
Shqipëria,  me  pozitën  e  rëndësishme  që  zinte  në  Ballkanin  Perëndimor,  në  detin  Adriatik  dhe  mbi 
kanalin e Otrantos, kishte tërhequr prej kohësh vëmendjen e lakminë e fuqive evropiane.
463
 Një ndër fuqitë 
më  të  interesuara  ndaj  Shqipërisë  ishte  Italia,  interes  që  ishte  shfaqur  prej  kohësh,  që  me  bashkimin  e  saj. 
Shqipëria,  gjithnjë  e  më  shumë,  po  kthehej  në  boshtin  e  politikës  italiane.  Tashmë  dukej  e  largët  koha  e 
lidhjeve  miqësore  shqiptaro-italiane.  Italia  po  shfaqte  synimet  e  saj  të  vërteta.  Qarqet  sunduese  italiane 
synonin të vinin dorë mbi Shqipërinë dhe detin Adriatik e ta kthenin atë në një det italian. Epoka e të madhit 
Garibaldi  duket  se  kishte  përfunduar  dhe  kishte  marrë  me  vete  premtimet  për  një  ekspeditë  ballkanike  në 
ndihmë të popujve ballkanikë. Ndihma e ofruar në emër të parimeve garibaldine për liri dhe pavarësi, tashmë 
qe shndërruar në një politikë agresive. Askush nuk mund të mendonte se ndihma e ofruar nga pala shqiptare 
në kohën e bashkimit të Italisë do të kthehej me anën e kundërt të monedhës. Ngjarjet në Ballkan dhe nevoja 
e Italisë për të rifituar disa nga viset që kishte humbur në gjirin e Venecias dhe të gjitha ato që  kishte pasur 
në ―mare nostrum‖, e detyruan të formulonte një politikë tjetër kundrejt Shqipërisë
464
  Françesko Krispi  qe 
nismëtar i kësaj politike. Ai ka dhënë një kontribut të madh në rritjen e prestigjit të Italisë dhe në realizimin e 
projekteve  italiane.  Krispi  ishte  njeriu  më  popullor  i  Italisë  të  fundit  të  shekullit  XIX.  Jashtë  vendit, 
krahasohej  me  Bismarkun  dhe  Meternikun.  E  kanë  quajtur  si  njërin  prej  politikanëve  më  të  shquar  dhe  të 
panjohur  në  Evropën  e  shekullit  XIX,  që  donte  ta  bënte  Italinë  një  ndër  fuqitë  më  të  mëdha  evropiane  të 
kohës.  Si  pjesë  përbërëse  e  politikës  lindore  të  Italisë,  kryeministri  Krispi  pati  inauguruar  një  politikë 
kundrejt Shqipërisë, e cila synonte jo pushtimin e saj, por pengimin e ndonjë fuqie të madhe që të ngulitej në 
tokën shqiptare. Lindi në 4 tetor 1818 në Ribera të Sicilisë, nga prindër sicliano-shqiptarë në Palaxo Adriano
ku dhe jetoi një kohë të gjatë. Familja e tij emigroi në Itali pas vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në 
1467,  gjendej  në  Sicili  dhe  në  1482  u  vendos  përfundimisht,  së  bashku  me  familje  të  tjera  shqiptare,  në 
Palaxo  Adriano,  provincë e  Palermos.
465
  Familja  e tij  kishte  emigruar  në  Itali  në  shekullin  e XV dhe ishte 
vendosur në Palaxo Adriano në Sicili.
466
 Edukimin e parë e mori në Seminarin italo-shqiptar të Palermos, ku 
dhe  forcoi  në tij  dashurinë  për  atdheun  e  të  parëve. Krispi  krenohej  për  origjinën  e  tij shqiptare  dhe,  gjatë 
jetës së tij, shpesh e vuri në dukje këtë fakt. Ndjehej i rilindur kur fliste shqip me bashkëmoshatarët e tij të 
Seminarit  të  Palermos.  E  donte  me  zemër  gjuhën  shqipe  dhe  kjo  u  vu  re  në  përgëzimet  që  dërgoi  për 
themelimin e Kongresit të parë gjuhësor, ku shkruante: ―  Ju përgëzoj për hapjen e kongresit. Shqiptar me 
                                                 
463
   Drita Mehmeti, ―Studime Historike‖ Nr.4,  (1980), 134. 
464
   Skëndi , Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878- 1912, 222. 
465
   Anselmo Lorecchio, “Francesco Crispi‖ Estrato dal periodico “La Nazione Albaneze ‖ 1923, 44. 
466
 The memoirs of Francesco Crispi,Vol 1,Edit.Thomas Palmenghi-Crispi,(London:Hodder and Stoughton,1910), 162 


 
106 
gjak  dhe  me  zemër,  gëzoj  nga  kjo  nismë  që  uroj  të  shërbejë  për  historinë  e  qytetërimit  shqiptar  e  për 
zhvillimin e letërsisë së tij.” Në kongresin e mbajtur vitin pasues në Lungro, Krispi përshëndeti vëllezërit e 
tij duke u uruar një çlirim të shpejtë atyre që ndodhen përtej Adriatikut, ende nën ndikimin e tiranisë turke.
467
 
Më 17 nëntor të 1897, vizitoi seminarin e Palermos dhe u përlot duke kujtuar vitet e rinisë që kishte kaluar. 
Në albumin e vizituesve shkroi këto fjalë: ―Kam vizitue me mallëngjim vendin e viteve të para të edukimit 
tim‖.
468
  Studimet  e  larta  i  kreu  për  drejtësi,  në  1845.  Transferohet  në  Napoli,  bëhet  avokat  dhe  lidhet  me 
rrethet  liberale  të  kryeqytetit  të  atëhershëm.  U  lidh  me  unitarizmin  maxinian.  Udhëhoqi  kryengritjen  e 
Sicilisë që shpërtheu më 12 janar 1848 së bashku me Xhuzepe Maxin dhe kryengritësin e dëgjuar arbëresh 
Rosalino Pilon. Krispi punoi si avokat, por dhe ishe pjesëmarrës aktiv në lëvizjen revolucionare të drejtuar 
kundra  Burbonëve.  Themeloi  gazetën  ―Apostulli  ‖  me  prirje  maxiniste  dhe  njëherazi  u  zgjodh  deputet  i 
Palermos. Krispi ishte nxitës e përkrahës i ekspeditës siciliane dhe forca themelore në qeverinë e Garibaldit. 
469
 Ishte për bashkimin e Italisë, ashtu siç e dëshironte dhe Garibaldi por, në ndryshim nga ai, që kërkonte një 
regjim republikan. Kryengritja garibaldine është e njohur mirë në të gjithë Evropën. Një rol të rëndësishëm 
luajtën arbëreshët tanë, sidomos Krispi, i cili ishte njëkohësisht edhe organizatori tyre. Legjionet arbëreshe 
ishin më besnike të gjeneralit Garibald. Shqiptarët, Garibaldi i quajti “fatosa që u shquan në të gjitha betejat 
kundër  tiranisë‖.  Gjithashtu  ai  shkruante  se  “shqiptarët  trima  dhe  zemërmëdhenj  i  kanë  bërë  shërbime  të 
shquara çështjes kombëtare italiane.‖ Kontributi i Krispit pro lëvizjes garibaldine shihet dhe nga një dialog 
mes tij dhe Garibaldit. Sipas shkrimit, Garibaldi pyeste Krispin: ―A më siguroni ju, Krispi, se Sicilia do të 
bëjë  kryengritje?  Krispi  i  përgjigjet:  ―Po  gjeneral,  edhe  me  jetën.‖  Pas  kësaj,  Garibaldi  do  të  kishte  një 
mirënjohje  të  pakufishme  për  shqiptarët  dhe  do  t‘u  besonte  atyre  si  vetes  së  vet.
470
  Në  21  tetor  1860, 
Françesko Krispin e gjejmë në partinë e ―Bashkimit të Italisë‖ nën suazën e mbretit Viktor Emanueli II. Më 
15  nëntor  1864,  zgjidhet  deputet  në  parlamentin  italian.
471
  I  bindur  se  monarkia  është  simbol  i  unitetit 
kombëtar, u largua nga Maxini dhe iu bashkua monarkistëve. Justifikimin për këtë veprim e bëri përmes një 
letre  drejtuar  Maxinit,  në  të  cilin  formuloi  shprehjen  e  famshme  ―Monarkia  na  bashkon,  republika  na 
ndan”.
472
  U  bë  drejtues  i  së majtës  pas  vdekjes  së  kryeministrit  Urbano  Rotazi.  Në  vjeshtë  1877,  shkoi në 
mision  në  disa  vende:  Londër,  Paris,  Berlin,  ku  dhe  krijoi  lidhje  mirëbesimi  me  disa  kryeministra  dhe 
ministra  të  jashtëm,  ndër  të  cilët  kryeministri  Gladstone  dhe  kancelari  gjerman  Bismark.  Në  dhjetor  1877 
deri  në  shkurt  1878,  për  herë  të  parë  u  bë  ministër  i  brendshëm  në  qeverinë  e  formuar  nga  Depretis.  Pas 
vdekjes së Depretisit, u bë kryeministër i vendit më 29 korrik 1887, e mbajti postin nga 1878-6 shkurt 1891 
                                                 
467
   Gaetano Petrotta, ―Francesco Crispi e l’Albania”, Tip.Francesco Lugano, (Palermo,1927), 9. 
468
   Po aty 
469
   Lorecchio, Francesco Crispi, 89.  Internet 
470
   Shqiptari ―Francesco Krispi dy herë kryeministër i Italisë, Ushtria, 30 shtator 1998 
471
   Francesco Krispi, ish kryeministër i Italisë për çështjen shqiptare, Bashkimi, 21 tetor 1995 
472
   Francesco Krispi, shqiptari që drejtoi Italinë, Ballkan, 17 tetor 2014,f.18 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   66   67   68   69   70   71   72   73   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə