Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə71/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   67   68   69   70   71   72   73   74   ...   102

 
107 
dhe  e  rimori  sërish  vendin  e  kryeministrit  nga  1891-1896.
473
  Puna  e  bëri  një  nga  më  të  fortët  e  më  të 
mëdhenjtë  e  Italisë  së  Lirë  dhe  të  Bashkuar.  Kontributi  i  tij,  edhe  sot  vlerësohet  në  rangjet  e  kolosëve  të 
Italisë.
474
  Është  i  pari  kryeministër  që  ka  kryesuar  qeverinë  italiane  pas  bashkimit.  Meritat  e  Krispit  gjatë 
qeverisjes  së  tij  janë  të  mëdha.  Ai  zbatoi  një  varg  reformash  duke  përgatitur  dhe  ligjet  e  domosdoshme  të 
mbetura  pezull  për  shkak  të  grindjeve  të  brendshme.  Ndoqi  një  politikë  të  jashtme  në  favor  të  Italisë  dhe 
frikësoi Francën, sepse realizoi një aleancë trepalëshe Itali-Gjermani-Austri. Kjo bëri që Krispit t`i kthehen 
shumë toka italiane të banuara nga italianë në Francë. Kjo politikë e ndjekur nga Krispi po e bënte Italinë një 
fuqi  të  madhe  evropiane.
475
  Ai  mbajti  qëndrim  antisllav  dhe  antirus  në  Ballkan.  Për  këtë  qëllim,  Krispi  i 
propozoi  Austro-Hungarisë  dhe  Anglisë  një  ndërhyrje  ushtarake  në  Bullgari,  me  qëllim  që  të  pengonte 
Rusinë në rajon.
476
 Politika e jashtme e kryeministrit Krispi favorizonte rritjen e prestigjit të Italisë. Për këtë 
arsye dhe për shkak të patriotizmit ekstrem, vizitën e parë e bëri te Bismarku, për të biseduar për aleancën 
trepalëshe.  Gjithë  politikën  e  jashtme,  siç  e  theksuam,  më  lart  e  mbështeti  mbi  këtë  aleancë  dhe  te  paqja 
detare  me  Anglinë,  të  siguruar  nga  kryeministri  paraardhës.  Kriza  lindore  e  cila  preku  dhe  Ballkanin  ,  po 
zgjerohej dita-ditës. Kriza lindore cenonte edhe Shqipërinë e cila, në këto vite, u bë pre e politikave të fuqive 
të mëdha. Por çfarë qëndrimi mbajti Françesko Krispi ndaj Shqipërisë në këtë periudhë? Qëndrimi i Krispit 
ka qenë kontradiktor dhe ka pasur mjaft diskutime mbi vetë figurën e tij dhe rolin ndaj Shqipërisë. Në vitet 
1875-1878, dukej qartë se Perandoria Osmane nuk ishte në ditët e saj të shkëlqimit. Krispi e kuptoi se ajo 
nuk kishte të ardhme në Ballkan. Kjo rënie e prestigjit të Perandorisë Osmane i hapte rrugë politikave të dy 
fuqive të Adriatikut, Austro-Hungarisë dhe Italisë. Ngjarjet në Ballkan i dhanë mundësi Austro-Hungarisë të 
zgjerohej  dhe  të  kthehej  një  herë  e  mirë  në  zot  të  Adriatikut  dhe  pjesërisht  të  Mesdheut.  Kjo  politikë  e 
Austro-Hungarisë në Ballkan cenonte interesat ekonomike të Italisë. Gjendja ballkanike dhe nevoja e Italisë 
që të bëhej fuqi e madhe, e detyruan Krispin të formulonte një politikë kundrejt Shqipërisë. Së pari, të prishte 
planet  austro-hungareze.  Së  dyti,  prirja  për  ta  kthyer  Italinë  në  fuqi  të  madhe  dhe  për  të  siguruar  viset  që 
kishte humbur në gjirin e Venecias e ato që kishte pasur në ―mare nostrum‖, e bënë Krispin të ndërmerrte një 
politikë  të  re  ndaj  Shqipërisë.  Po  ç’bëri  Krispi  për  atdheun  e  të  parëve  të  tij?  Cila  qe  politika  e  tij?  Ai 
kontribuoi  shumë  për  të  siguruar  pavarësinë  e  Shqipërisë.  Mjaft  dokumente  e  dëshmojnë  këtë  fakt. 
Konkretisht, më 2 tetor 1887, pak muaj pas ardhjes në fuqi si kryeministër, në bisedën që bëri me kancelarin 
gjerman Bismark, krahas të tjerave i tha se, në qoftë se do të ketë ndryshime në perandorinë turke, duhet të 
kini  parasysh  kombet  e  robëruara  prej  saj  në  Ballkan  si  Maqedonia,  Serbia  e  vjetër,  etj.  Bisedoi  mbi 
zëvendësimin e qeverisë turke dhe atë që mund të ndodhte në Ballkan, duke thënë: ―Në këtë rast, unë nuk 
                                                 
473
    Po aty 
474
   Xoxi, Shqiptarët dhe Garibaldi, 338. 
475
   Françesko Krispi, kryeministri shqiptar i Italisë, Kulturë, 8 janar 2002, 10. 
476
  The memoirs of Francesco Crispi…,162  
 


 
108 
shoh mënyrë tjetër më të mirë, veçse duke respektuar autonominë e krahinave të ndryshme si: Maqedonia, 
Shqipëria, Serbia e vjetër… të themelohen po në atë mënyrë siç janë sot Rumania, Bullgaria e shtetet e tjera 
ballkanike‖.
477
 Në një banket të mbajtur në Torino, në 28 tetor 1887, duke folur rreth politikës orientale ai 
tha:  ―Ka  në  Gadishullin  Ballkanik  katër  kombësi  të ndryshme,  që  kanë  gjuhën  e  tyre,  fenë  shekullore dhe 
zakone shekullore të vjetra, por ajo që është më e rëndësishme është që, në zemrat e tyre, kanë ndjenjat dhe 
idealin e shpresës për pavarësinë e kombit të tyre, si Shqipëria, etj. Këta popuj duan të rrojnë si kushdo, të 
lirë, le t’i ndihmojmë që të fitojnë pavarësinë e tyre, pa luftë, pa derdhje gjaku dhe pa u martirizuar. Nuk 
është kjo politika më e mirë për Italinë?”
478
 Të njëjtën ide paraqiti në fjalimin e mbajtur në parlament mbi 
―Çështjen e Adriatikut‖, ku midis të tjerash tha: ―Zotërinj, unë jam i mendimit për Gadishullin Ballkanik, që 
sot  ndodhet  nën  pushtimin  osman,  se  aty  kanë  mbijetuar  katër kombe, ku  me  gjithë  masakrimet  që u  janë, 
bërë  kanë  qëndruar  trimërisht  dhe  vazhdimisht  kanë  protestuar  për  egërsinë  turke.  Këto  kombe  janë 
shqiptarët, rumunët, sllavët, grekët. Zotërinj, jemi shumë afër me Gadishullin Ballkanik, ndahemi nga një det 
i ngushtë dhe i vogël. Historia dëshmon se, qysh nga lashtësia, kemi pasur marrëdhënie të shumta. Neve, fati 
na  jep  rastin  t’i  ndihmojmë  këto  kombe  të  fitojnë  pavarësinë  e  tyre  dhe  kjo  është  në  leverdi  të  të  dyja 
palëve”.
479
  Çështjen  shqiptare  Krispi  e  shihte  të  lidhur  ngushtë  me  forcimin  e  Italisë  në  Adriatik,  për  të 
penguar dhe luftuar Austrinë. Këtë fakt e pohon dhe deklarata e Krispit në Parlamentin Italian në mars 1880. 
Ai deklaron: ― Me traktatin e Berlinit, Austria mori tokë duke formuar kështu në Bosnjë dhe Hercegovinë 
kufi të pacenueshëm përballë Lindjes dhe, për këtë, duhet të jetë e kënaqur. Ne, pa ia lakmuar këto prona të 
marra  padrejtësisht,  duhet  të  kërkojmë  që  ata  të  qëndrojnë  atje  dhe  të  mos  kërkojnë  më  shumë  se  ç`u  jep 
traktati. Në interesin tonë dhe në përputhje me parimet e revolucionit tonë të madh, duhet të jemi protektorët 
dhe miqtë e shteteve të vegjël në Ballkan”.
480
 Por politika që donte të bënte Krispi në Shqipëri binte ndesh e 
sillte kontradikta brenda vetë qeverisë italiane. Kishte një përplasje mes të majtëve të Krispit dhe të djathtëve 
në opozitë. Të djathtët mendonin se Italia ishte tepër e dobët ekonomikisht dhe politikisht që të përpiqej  të 
merrte toka të tjera. Viskonti Venosta, një nga përfaqësuesit e së djathtës, deklaronte: ―Italia dëshiron që të 
ketë përpara vetes një periudhë të gjatë paqeje dhe sigurimi, gjatë së cilës mund të zhvillojë burimet e saj 
materiale dhe morale, të rimarrë forcat e saj, të kryejë një punë të madhe dhe përparim brenda vendit”. 
481
 
Por kjo politikë nuk pranohej nga Krispi dhe organi i tij ―La Riforma ‖. Sipas Krispit, Italia ishte shtet i fortë 
që duhej të thoshte fjalën e vet me vendosmëri. Pavarësisht nga shpresat e Krispit, gjendja e Italisë në kohën 
e krizës lindore nuk i përkrahte shumë dëshirat e tij për një ekspansion në Ballkan. Së pari, kontradiktat me 
Austro-Hungarinë  për  tokat  italiane  të  mbetura  jashtë  saj  si  dhe  mungesa  e  aleatëve,  e  rëndonin  pozitën  e 
                                                 
477
   Francesco  Crispi-Politica estera -Memorie e documenti- (Milano-Treves,1912), 176. 
478
   Po aty,186 
479
   Petrotta, Francesco Crispi e Albania,10 
480
   Xoxi, Shqiptarët dhe Garibaldi , 352 
481
   Skëndi , Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912 , 222. 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   67   68   69   70   71   72   73   74   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə