Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə72/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   68   69   70   71   72   73   74   75   ...   102

 
109 
Italisë  dhe  pengonin  realizimin  e  projektit  të  saj  në  Ballkan.  Qarqet  italiane  i  trembeshin  faktit  se,  pasi 
Austro-Hungaria  të  merrte  Bosnjën  dhe  Hercegovinën,  do  shtrihej  në  Vlorë.
482
  Ky  fakt  do  të  cenonte 
interesat  italiane  për  të  pushtuar  Shqipërinë.  Në  të  dhënat  historike  nuk  mund  të  lihet  pa  përmendur  dhe 
misioni diplomati i Krispit. Arbëreshi Françesko Krispi, udhëtimin e parë e bëri drejt Gjermanisë ku u takua 
me  kancelarin  Bismark.  Propozimi  i  tij  ndaj  Bismarkut  ishte  që,  nëse  Austro-Hungaria  merrte  Bosnje-
Hercegovinën,  Italia  duhej  të  kompensohej  në  Alpe.  Bismarku  nuk  mund  ta  pranonte  këtë  propozim,  që 
cenonte territoret e aleatit të saj natyral, Perandorisë Habsburge. Bismarku i propozoi atëherë Krispit që, në 
rast se Bosnje-Hercegovina aneksohej nga Austro-Hungaria, Italia mund të merrte si kompensim Shqipërinë. 
Krispi  u  shpreh  në  këtë  takim  se  Shqipëria  nuk  i  interesonte.
483
  Por,  në  fakt,  nuk  qe  i  sinqertë.  Italia  e 
dëshironte  vendosjen  e  protektoratit  në  Shqipëri,  por  haste  në  rezistencën  e  shqiptarëve  dhe  të  Austro-
Hungarisë,  e  cila  kërkonte  të  shtrihej  në  Vlorë  dhe  nuk  mund  të  lejonte  pushtimin  e  Shqipërisë  nga  Italia. 
Ndërkaq,  mori  miratimin  e  Bismarkut  për  të  drejtën  e  shpalljes  së  Italisë  si  mbrojtëse  e  Greqisë  dhe  e 
Rumanisë.
484
 Ky takim, vuri në dukje mendimet e kundërta mes Italisë dhe Gjermanisë lidhur me politikën 
ballkanike,  pasi  Gjermania  e  kishte  shprehur  tashmë  qëndrimin  proaustriak.  Në  një  takim  të  realizuar  në 
Berlin  me  kancelarin  gjerman  Bismark,  Krispi  kishte  dëgjuar  personalisht  nga  vetë  ai  një  fjalë,  “Prenez 
l`Albanie‖.  Ky  propozim  i  Bismarkut  u  pëlqye  duke  marrë  parasysh  përparësitë  e  pushtimit  të  Shqipërisë 
duke marrë formën e një protektorati italian.
485
 Pas Berlinit, Krispi u drejtua për në Londër ku u takua edhe 
me kryeministrin britanik Gladstone. Edhe këtu përgjigja ishte e njëjtë: ―Shkoni në Shqipëri, por duke marrë 
parasysh rreziqet që do t’i mbani vetë përsipër‖. Pas kësaj, Krispi shkoi në Budapest ku, në takime, kërkoi 
kompensime për aneksimin e Bosnje-Hercegovinës nga Austro-Hungaria. Por aty, më tepër se në çdo vend 
tjetër, mori disa përgjigje të prera. Krispi u kthye në Itali dhe raportoi tek mbreti Viktor Emanueli II 
486
për 
misionin e tij. Mundësia e vetme për Italinë ishte të aplikonte në Ballkan politikën e neutralitetit.  
Në 3 mars 1878, u nënshkrua Traktati i Shën Stefanit, i cili vendosi krijimin e një Bullgarie të madhe 
dhe pavarësinë e plotë të Serbisë dhe Rumanisë
487
 Ky traktat do të sillte një prishje të ekuilibrit ballkanik. 
Fuqitë  e  mëdha  tashmë  duhet  të  reagonin  menjëherë  përballë  një  gjendjeje  të  tillë.  Ato  që  rënduan  më  tej 
situatën ishin vendimet e Kongresit të Berlinit të 1878-ës. Kongresi i Berlinit i filloi punimet në 13 qershor 
1878.  Drejtimin  e  kongresit  e  mori  përsipër  kancelari  gjerman  Bismark.  Vendimet  e  Kongresit  të  Berlinit 
cenonin projektin e Krispit në Shqipëri, shtonte rivalitetin austro-italian dhe nuk favorizonin aspak çështjen 
shqiptare. Qëllimi i këtij kongresi ishte vendosja e paqes dhe e rregullit në Ballkan. Një qëllim tjetër ishte të 
                                                 
482
   Xoxi, Shqiptarët dhe Garibaldi, 349. 
483
  Francesco Crispi, Questioni internazionali: Diario e documenti, (Milano: Fratelli Treves Editori, 1927), 201. 
484
   Po aty 
485
  Pietro Chiara,  L`Epiro gli Albanezi e la Lega, (Dr. P. Montairo, Palermo, 1880), 118. 
486
  Salvemini, La politica estera dell’ Italia dal 1971 al 1914, .41. 
487
  Diplomatic documents relating to the outbreak of the European war, Edit. Giussepe A. Andriulli, (London,    
      T.Fisher  Unwin Ltd, Adelfi Terrace W.C. 1915 ),  378. 


 
110 
kufizoheshin  përfitimet  e  Rusisë  nga  Traktati  i  Shën  Stefanit.  Britania  dhe  Austro-Hungaria  kishin  rënë 
dakord më parë për këtë qëllim, duke pasur edhe mbështetjen e Bismarkut
488
. Rusia, nga ana e saj, u përpoq 
që të krijonte një bllok tjetër duke u kthyer nga Franca dhe Mbretëria Italiane. Krispi ishte për autonominë 
administrative  të  Shqipërisë,  sepse  kjo  politikë  ishte  në  favor  të  projektit  të  tij  për  të  siguruar  ndikim  në 
Adriatik  dhe  godiste  Mbretërinë  Austriake.  Problematike  ishin  çështjet  që  lidhen  me  fatit  të  Bosnje-
Hercegovinës  dhe  të  Bullgarisë.  Të  dyja  këto  çështje  u  zgjidhën  në  përputhje  me  interesat  austriake. 
Bullgaria  u  nda  dhe  u  zvogëlua  Bosnje-Hercegovina  në  bazë  të  vendimeve  të  Traktatit  të  Berlinit.  Në 
Bosnjë-Hercegovinë  u  vendos  administrata  austro-hungareze.  Ky  ndryshim  territorial  cenonte  interesat 
italiane në Ballkan.  
Problemi  kryesor  ishte çështja  e  territoreve  shqiptare.  Vendimet  e  fuqive  në  Berlin  patën  ndikime  të 
thella  në  Shqipëri.  Kongresi  kishte  vendosur  t‘i  jepte  Malit  të  Zi  disa  territore  në  veri  dhe  Greqisë  disa 
territore në jug. Shqiptarët nuk e pranuan lehtë idenë e shkëputjes së territoreve të tyre nga trungu etnik dhe 
dhënien  e  tyre  Malit  të  Zi  dhe  Greqisë.  Lidhja  Shqiptare  e  Prizrenit  reagoi  ashpër  ndaj  vendimeve  të 
Kongresit  të  Berlinit.  Kryengritja  shpërtheu  menjëherë  në  ekstremitetet  e  trungut  shqiptar  nga  Preveza  e 
Janina në Shkodër e Prizren. Pasi u kthyen nga  vizita në Evropë, të dërguarit e Lidhjes së Prizrenit Abdyl 
Frashëri  dhe  Ali  Vrioni,  shqiptarët  vendosën  t‘u  bënin  qëndresë  vendimeve  të  Evropës.  Vendimet  e 
Kongresit  të  Berlinit  i  jepnin  përparësi  Austrisë  dhe  politikës  së  saj  në  Ballkan  dhe  pengonin  projektet  e 
Krispit.  Megjithatë,  Krispi  nuk  u  ndal  në  realizimin  e  projektit  për  sundimin  politik  në  Shqipëri.  Lidhja  e 
Prizrenit nisi rezistencën e saj kundër vendimeve të Kongresit Berlinit. Një ndihmesë të madhe në qëndrimin 
italian  dha  edhe  Komiteti  Shqiptar  në  Itali.  Sipas  asaj  që  shkruhet,  kjo  protestë  mbronte  interesat  e 
shqiptarëve  nga  politika  e  deklaruar  e  Greqisë  ndaj  saj.  Athina  kërkonte  të  aneksonte  një  pjesë  të  mirë  të 
vendit tonë. Dhe protestuesit deklaronin hapur se do të mbronin me çdo kusht territorin shqiptar. Asnjë cep i 
Shqipërisë  nuk  do  t‘i  kalonte  asnjë  fuqie  të  huaj,  thanë  ata.
489
  Italia  ndoqi  një  politikë  antiaustriake  dhe, 
dashur  pa  dashur,  u  orientua  drejt  një  politike  pro-ruse.  Zgjerimi  rus  në  Ballkan  ishte  frika  e  kryesore  e 
shumë  fuqive  evropiane  si  dhe  e  vetë  Perandorisë  Osmane,  së  cilës  do  t`i  cenoheshin  territoret  e  saj  në 
Ballkan.  Nga  ana  tjetër,  Lidhja  Shqiptare  e  Prizrenit  synonte  mbrojtjen  e  trojeve  shqiptare  që  u  kërcënuan 
nga të gjitha krahët: Serbia, Greqia dhe Mali i Zi. Propaganda në favor të planit të tij realizohej mjaft mirë në 
gazetën  ―La  Riforma‖.  Këtë  fakt  e  konfirmon  dhe  Dora  d`Istria  në  letrën  që  i  dërgonte  De  Radës  nga 
Firencja, më 17 korrik 1878, ku shkruante se gazeta e Krispit ―La Riforma‖ predikonte se i kishte propozuar 
Italisë të pushtonte Shqipërinë dhe se projekti do të ishte realizuar në qoftë se do ishte Krispi në fuqi.
490
 Kur 
Austro-Hungarisë iu dha Bosnja dhe Hercegovina, gazeta e Krispit replikoi me këtë vendim duke deklaruar: 
                                                 
488
   Historia e popullit shqiptar, vell. 2…,.164. 
489
   AQSH, Fondi Nr.98, D.Nr.1, f.1 
490
  Xoxi, Shqiptarët dhe Garibaldi, 351. 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   68   69   70   71   72   73   74   75   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə