Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə73/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   69   70   71   72   73   74   75   76   ...   102

 
111 
Nëse Bosnja dhe Hercegovina iu dhanë Austro-Hungarisë në emër të qytetërimit, atëherë pse Shqipëria të 
mos i jepet Italisë në emër të këtij qytetërimi?
4
4
9
9
1
1
 Në rast se Shqipëria do t‘i kalonte Italisë, ajo do mund të 
siguronte Adriatikun, do kishte një ndikim më të madh në Ballkan. Shqipëria paraqiste rëndësi strategjike për 
Italinë;  ajo  do  shërbente  si  urë  për  pushtimet  e  tjera  në  Ballkan.  Krispi  mendonte  të  siguronte  ngritjen  e 
prestigjit  të  Italisë  dhe,  nga  ana  tjetër,  të  garantonte  në  Shqipëri  një  regjim  autonom  dhe  integritetin 
territorial.  Kjo  politikë  e  Krispit,  për  të  lejuar  autonominë  e  Shqipërisë  brenda  Perandorisë  Osmane,  nuk 
sillte  kushte  të  përshtatshme  për  Shqipërinë  për  t‘u  zhvilluar.
492
  Krispi  ishte  në  dijeni  për  gjendjen  në 
Shqipëri.  Kjo  dëshmohet  edhe  në  dokumentet  arkivore  ku  gjenden  letra  dhe  shkrime  të  ndryshme  që 
pasqyrojnë  situatën  e  përgjithshme  si  dhe  dëshirat  e  politikës  italiane  për  të  siguruar  ndikimin  e  saj  në 
Adriatik. Ky fakt vërtetohet në dokumentin e mëposhtëm: “Jemi, plotësisht në dijeni për gjendjen e alarmit 
që, herë pas here, shfaqet në Itali rreth çështjes së Adriatikut dhe nuk duhet humbur qëllimi italian, për të 
cilin qeveria duhet të marrë masa”. Çështja e Adriatikut është thellësisht e lidhur moralisht dhe politikisht 
me  popullin  shqiptar.  Shpesh  dëgjohet  shprehja  “L’Albania  per  gli  Albanesi”  (Shqipëria  për  shqiptarët), 
bashkangjitur me tjetrën “L’Adriatico mare italiano e albanese” (Adriatiku det italian dhe shqiptar). Nga 
ana  tjetër,  qytetari  italian  e  di  se  populli  shqiptar  mund  të  shpresojë  për  tokën,  gjuhën  dhe,  në  të  gjitha 
rastet, mund të ndryshojë gjërat, ashtu si vetë Italia dha shembullin e saj se çfarë mund të bëjë një popull për 
të siguruar lirinë dhe pavarësinë.
493
 
Austriakët  besonin  se  qe  Krispi  ai  që,  nga  fundi  i  vitit  1870,  mendoi  të  ngjallte  marrëdhëniet  midis 
italo-shqiptarëve  dhe  mëmëdheut  të  tyre  dhe,  në  këtë  mënyrë,  t‘i  lejonte  Italisë  të  ndikonte  në  mendimet 
politike të shqiptarëve.
494
 Në vitin 1879, Krispi, në një diskutim në parlament, shprehet për vetëvendosjen e 
popujve të Ballkanit duke thënë: ―Kam bindjen se gadishulli i Ballkanit mund të riorganizohet në bazë të 
parimit  të  kombësisë.  Kam  besim  se  ata  njerëz  kanë  vetëm  idenë  e  lirisë  dhe  duhen  rreshtuar  njësoj  si 
kombet e tjera evropiane.‖
495
 Prandaj, një forcim i lidhjeve miqësore me Shqipërinë, do të afronte mundësinë 
e realizimit të projektit të tij ballkanik. Krispi shkruante në një artikull të gazetës ―L`Ora di Palermo‖, nën 
titullin ―Festat e Berlinit‖ më 5 maj 1900: ―Shqipëria nuk është sllave, siç pretendojnë armiqtë e saj, është 
një komb që ka personalitet më vete, ka gjuhë dhe zakone, rrjedh prej fisit dhe farës së pellazgëveShqipëria 
meriton t`i jepen koncesione për të fituar pavarësinë e saj. Shqiptarët të udhëhequr nga prijësi i tyre Gjergj 
Kastrioti, nuk lejuan pushtuesin turk në shekullin e 15-të të hynte në Evropë dhe as pranuan të jetonin më 
vonë nën turkun, por emigruan në Italinë Veriore dhe në Sicili. Shqipëria nuk e humbi forcën e saj. Edhe në 
këtë  shekull,  shqiptarët  dalin  kryelartë.  Prandaj  kemi  për  detyrë  të  mbrojmë  Shqipërinë.  Ajo  e  meriton  të 
                                                 
491
   Po aty 
492
  Crispi, Questioni nternazionali…,166. 
493
   AQSH,Fondi Nr..6,D.14,f.30 
494
   Lorecchio , Francesco Crispi, 15 
495
   Po aty 


 
112 
fitojë pavarësinë e saj.
496
 Shqipëria ka të gjitha elementët për të qenë shtet autonom, më mirë seç mund t`i 
kenë shtetet e tjera ballkanike; Evropa do të realizonte një vepër qytetërimi nëse lejonte autonominë. Lidhjet 
e  një  miqësie  intime  të  kultivuar  për  më  shumë  se  pesë  shekuj,  e  bëjnë  më  të  afërt  me  ne  (Italinë  )  se  me 
Perandorinë Austriake.
497
 Ndjekja e një politike ―miqësie‖ me Shqipërinë do të sillte një afrim të ngushtë 
me  Shqipërinë  e  gradualisht  do  mund  të  realizohej  ëndrra  e  Krispit  për  një  bashkim  të  plotë  me  të.  Kjo 
politikë e ndjekur nga Krispi do ta afronte me Shqipërinë dhe do të godiste synimet austriake. Italia e pa të 
arsyeshme  ta  përmirësonte  gjendjen,  të  rregullonte  dhe  forconte  raportet  me  disa  fuqitë  mëdha  të  kohës. 
Vendosi  të  afrohej  me  Gjermaninë  në  fillim  dhe,  më  pas,  me  Austro-Hungarinë,  duke  pasur  si  ndërmjetës 
Gjermaninë. Kështu nisën bisedimet për përmirësuar marrëdhëniet austro-italiane, të cilat do të përfundonin 
me nënshkrimin e Aleancës Tripalëshe. Më 7 tetor 1879, Austro-Hungaria dhe Gjermania krijuan aleancën 
midis tyre që, në 1882, do të zgjerohej edhe me Italinë, duke krijuar Aleancën Trepalëshe. Në këto bisedime, 
Austro-Hungaria i premtonte Italisë se nuk kishte asnjë ambicie për t`u shtrirë territorialisht në Shqipëri. Një 
periudhë  qetësie  do  të  shoqëronte  raportet  italo-austriake.  Krispi  ishte  për  forcimin  e  ndikimit  të  Italisë  në 
Ballkan,  por  njëkohësisht  ishte  mbrojtës  i  popujve  të  vegjël.  Ky  fakt  vihet  re  në  diskutimin  e  tij  në 
parlamentin Italian në 1879. ―Kam besim se ata njerëz kanë vetëm idenë e lirisë dhe duhen rreshtuar njësoj 
si kombet e tjera evropiane.‖
498
 Në artikullin e gazetës “L`Ora di Palermo”, Krispi shkruan: ―T`ia japësh sot 
Shqipërinë Austrisë, nuk do ishte përparësi për këtë mbretëri dhe do të ishte në dëm të Italisë, kështu do te 
eliminohej  çdo  gjurmë  ndikimi  në  Adriatik.
499
  Ky  do  të  ishte  një  ofendim  i  madh  për  synimet  tona  dhe  një 
vepër  historike  nuk  do  të  realizohej”.  Edhe  Koli  Xoxe  e  mbështet  artikullin  e  “L`Ora  di  Palermo”  duke 
deklaruar se Krispi do të bënte çdo gjë për të kundërshtuar Austrinë, madje ishte gati të pranonte një Greqi të 
madhe  ku  përfshihej  edhe  Shqipëria.  Çështjen  shqiptare,  Krispi  e  lidhte  ngushtë  me  forcimin  e  Italisë  në 
Adriatik,  për  të  penguar  Austrinë.  Këtu  qëndron  dhe  gabimi  i  tij,  në  kohën  kur  në  politikën  e  tij  synon  të 
afrohet me Greqinë, duke dashur madje ta bashkojë atë me Shqipërinë. Ky vendim i Krispit nuk u prit mirë 
nga  shqiptarët  e  kudondodhur.  Ata  reaguan  ashpër  ndaj  tij  dhe  duket  sikur  vënë  në  dyshim  politiken 
proshqiptare të tij. Dora d`Istria, më 7 shkurt 1867 nga Venediku i shkruante De Radës: ―Unë jam në favor të 
pretendimeve të ligjshme (të Grekëve), por nuk jam e disponuar të pranoj ekstravagancat e panhelenizmit. 
Prandaj  u  çudita  shumë  kur  pashë  një  njeri  si  Krispi,  që  duhet  të  njohë  mirë  historinë  e  vendit  të  tij 
(Shqipërisë), t`i mbështesë ato‖.
500
 Duket se Krispi ka harruar origjinën e tij. Madje vetë Krispi ka deklaruar 
në parlamentin italian: ―Në qoftë se Greqia ka përfaqësuar shkëlqyeshëm popujt fqinjë me të, është e drejta e 
saj t`i asimilojë dhe t`i absorbojë.” Nga të dhënat e mësipërme, vihet re një qëndrim i ndryshueshëm. Për të 
                                                 
496
   Petrotta, Francesco Krispi  e l’Albania,10-11 
497
  ―Francesco Crispi e l‘AlbaniaLa Nazione Albanese, Nr.9, 15 maj 1900, 6. 
498
   Crispi, Politica estera., -Memorie e documenti, 166. 
499
  ―Francesco Crispi e l’Albania”…,
500
   Lorecchio ― Francesco Crispi”…,.8  


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   69   70   71   72   73   74   75   76   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə