Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə74/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   70   71   72   73   74   75   76   77   ...   102

 
113 
realizuar projektin e tij, duket sikur Krispi harron edhe origjinën, në vend që të mbështesë çështjen shqiptare. 
Në  lidhje  me  figurën  e  Krispit  dhe  politikën  e  ndërmarrë  në  Shqipëri,  ka  mendime  të  ndryshme  deri  diku 
kontradiktore.  Rilindësit  shqiptarë  mbështesin  tek  Krispi  shpresa  të  mëdha  për  të  përkrahur  çështjen 
shqiptare. Sami Frashëri shkruante në ―Kamus–ul Alam‖: ―Në Itali kanë ardhur nga gjaku shqiptar shumë 
dijetarë, poet e shkrimtarë, kujtoj se është mjaft të përmendim se është bir i këtij kombi edhe Krispi, që sot ka 
në  dorë  frenat  e  administratës  së  Italisë.‖
501
  Të  njëjtin  qëndrim  pro  figurës  së  Krispit  mban  dhe  Naim 
Frashëri. Në një përmbledhje shkruar në Bukuresht, në 1894, përkujton emrat e më të mëdhenjve shqiptarë, 
ku fut edhe emrin e Krispit. Aty citohet:  
Zoti Krispi, burrë i lëvduar  
i ndjerë dhe i dëgjuar  
që jep sot nder Italisë  
është bir i Shqipërisë.
502
  
Naimi dhe Sami Frashëri, me këto të dhëna, duan të theksojnë punën dhe veprën e figurave shqiptare 
kudo  që  ndodhen.  Figura e  Krispit  vlerësohet  nga  të dyja  palët  dhe,  pas  vlerësimit,  fshihet  dhe shpresa  që 
Krispi të bënte diçka në favor të çështjes shqiptar. Poeti i madh i Rilindjes kombëtare shkruan me mburrje në 
vjershën e tij ―Parajsa‖ më 1895 për këtë shqiptar të zgjuar. Demokrati i madh italian Antonio Gramshi, në 
një letër  që  i dërgon  motrës  së  gruas në  Rusi, tregon për  origjinën  e  vet  shqiptare  dhe,  në 12 tetor 1931,  i 
shkruan asaj se edhe Krispi ishte shqiptar, kishte mësuar në një kolegj shqiptar dhe fliste shqip.
503
 Të njëjtin 
qëndrim pro Krispit mbajti dhe Abdyl Frashëri i cili, si dy vëllezërit e tij, shpresonte në zgjidhjen e drejtë të 
çështjes shqiptare. Patriotët shqiptare dinin se Krispi ushqente dashuri për atdheun e të parëve dhe, për  këtë 
arsye,  i  drejtuan  shpesh  shkresa  atij,  kur  ish  kryeministri  drejtonte  politikën  e  jashtme  të  Italisë,  që  të 
mbronte në qarqe diplomatike tërësinë e territoreve shqiptare nga lakmitë e fqinjëve e të përdorte ndikimin e 
vet për një autonomi të kombit shqiptar. Pikërisht nga vepra ―Carteggi politici di Francesco Crispi (1860-
1900) - Roma, 1912‖ del një letër e dërguar nga ai që ishte ndër të parët kryetarë të lëvizjes kombëtare. Më 
25 shtator 1888, ja si i shkruante Krispit nga Stambolli.  
SHKËLQESISË, 
 Duke pasur nderin të jemi të pranishëm te Shkëlqesia juaj më 1879, si delegatë të kombit shqiptar për 
të protestuar kundra bashkimit të një pjese të Epirit, d.m.th. të Shqipërisë së poshtme, me Greqi dhe 
për t’ju lutur Evropës së qytetëruar për ta mbështetur Shqipërinë dhe përmirësimin e gjendjes së saj, 
ne  marrim  lirinë  për  t’ju  përcjellë  dëshirat  e  shqiptarëve.  Nuk  dyshojmë  se  Shkëlqesia  juaj  ka  aq 
dashuri për atdheun e të parëve si për Italinë: edhe gjendja e interesat e Shqipërisë si dhe dëshirat e 
                                                 
501
   ―Francesco Crispi–dy herë kryeministër i Italisë.‖ 
502
    Lorecchio, ―Francesco  Krispi.‖...,45. 
503
   ―Nji letër e Abdyl  Frashërit Francesk Krispi-t‖, Leka Nr.11, nëntor 1934, 392 


 
114 
ndjesitë  e  tyre  nuk  do  t’ju  jenë  të  panjohura.  Ligjëratat  tuaja  na  tregojnë  se  ju  nuk  keni  harruar  të 
vendosni  në  rend  të  ditës,  pas  interesave  të  shtetit  që  drejtoni,  interesat  e  kombit  të  varfër  që 
lumturohet  të  dijë  se  gjaku  i  tij  rrjedh  ndër  dej  më  të  madhit  Diplomat  e  më  të  madhit  Atdhetar  të 
botës.  Ne  i  dimë  përpjekjet  e  bëra  kundra  nesh  prej  fqinjëve  tonë,  të  cilët  duan  të  mohojnë  deri 
ekzistencën e Shqipërisë dhe kombit shqiptar Por ky komb është i vetmi që për një kohë të gjatë i ka 
bërë  një  qëndresë  energjike  pushtuesve  turq.  Kjo  qëndresë  kreshnike  është  e  mbajtur  deri  në  ditët  e 
sotme e, në qoftë se shqiptarët i kanë bërë ballë zgjedhës së huaj të fqinjëve, njëkohësisht kanë vuajtur 
më shumë se kushdo ndikimin e grekëve, bullgarëve e kombeve të tjera të Ballkanit. Prandaj Shqipëria 
meriton pavarësinë më fort se çdo komb tjetër i Ballkanit e ne shpresojmë se ajo do tregohet e denjë 
për përkrahjen e Evropës e më e zonja për qeverinë e vet.  
Ne jemi të lumtur që të shikojmë çështjen e Lindjes gati që të zgjidhet, përderisa Shkëlqesia juaj është 
një njëri nga diplomatët kryesorë që drejtojnë politikën e përgjithshme dhe nuk dyshojmë se ç`ka ne 
kuptojmë  për  të  ardhmen  e  Shqipërisë  është  e  vërtetë...  Dhe  të  jeni  të  sigurt  se  Shqipëria  nuk  do  ta 
harrojë kurrë se juve ajo do t`jua detyrojë pavarësinë dhe ekzistencën.”
504
  
Por Krispi nuk i meritoi shpresat dhe fjalët e mira. De Rada e kishte kuptuar shumë  mirë dëshirën e 
borgjezisë  italiane  dhe  të  Krispit  për  të  pushtuar  Shqipërinë.  Në  gazeta  shprehet  frika  se  mos  Austria 
pushtonte  Shqipërinë  dhe  e  dëbonte  një  herë  e  mirë  Italinë  nga  Adriatiku.  Gazeta  ―Zgjimi  i  Shqipërisë‖ 
shkruante me të drejtë: ― Në qoftë se do të bjerë Vlora në duart e Austrisë, vdes fuqia e Italisë‖.
505
 Kjo do të 
sillte dobësim dhe paralizim të fuqisë ekonomike dhe politike të Italisë. Shpresat që kishin tek Krispi ishin 
zhdukur.  Tashmë  patriotët  shqiptarë  i  kishin  njohur  synimet  e  vërteta  të  Krispit  dhe  politikës  italiane. 
Politika  në  favor  të  qeverisë  italiane  e  Krispit  tregohet  dhe  në  faktin  se  Krispi,  me  të  ardhur  në  pushtet, 
përkrahu  përhapjen  e  shkollave  italiane  jashtë  vendit.  Në  Shqipëri,  hapja  e  mbajtja  e  shkollave  italiane 
favorizonte politikën pushtuese italiane. Kjo politikë e Krispit në Shqipëri ndihmonte politikën imperialiste 
të Italisë. Ishte tashmë e largët koha e të madhit Garibaldi, Italia e luftës për liri e Rilindjes ishte kthyer në 
Itali  imperialiste  që  luftonte  për  pushtimet  e  vendeve  të  tjera.  Politika  e  Italisë  mbështetej  në  faktin  se 
Shqipëria ishte pikë strategjike nga e cila Italia mund të godiste ndikimin austriak në Adriatik. Këtë fakt e 
konfirmon dhe Anselmo Lorekio në periodikun ―La Nazione Albanese ‖. Në bazë të këtyre të dhënave dhe 
sipas mendimit dhe argumenteve të shprehura nga Françesko Krispi në lidhje me politikën ndërkombëtare, 
synohej që Italia të siguronte mundësitë e pranimit të sundimit nga banorët e Shqipërisë, kjo do t‘i siguronte 
ndikimin  në  Adriatik  dhe  në  Ballkan.
506
  Kjo  politikë  e  ndjekur  nga  Krispi  dukej  aspak  dashamirëse  ndaj 
Shqipërisë dhe shpresat e rilindësve te Krispi ishin tashmë të largëta. Lenini shkruante: ―Italia demokratiko-
                                                 
504
   Nji letër e Abdyl  Frashërit Francesk Krispit, 393. 
505
   Xoxi. Shqiptarët dhe Garibaldi, 359. 
506
   Mehmeti, Studime historike‖.Nr.4,137 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   70   71   72   73   74   75   76   77   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə