Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə76/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   72   73   74   75   76   77   78   79   ...   102

 
117 
në  Itali  nga  të  mëdhenjtë  e  politikës.  Megjithatë,  Françesko  Krispi  ishte  shqiptar  dhe  është  cilësuar 
“Albaneze di sangue e di cuore”. Po çfarë bëri Krispi pë Shqipërinë dhe si vlerësohet politika e tij kundrejt 
saj?  Në  lidhje  me  këtë  pikë,  pati  shumë  shpresa  se  Krispi  do  të  mund  të  realizonte  ëndrrën  shqiptare  për 
pavarësi.  Vetë  vëllezërit  Frashëri  mbështetën  këto  shpresa  tek  ai,  por  pati  të  tjerë  si  Dora  d`Istria  apo  De 
Rada që ishin dyshues. Koli Xoxi thekson se shpresat e mbështetura te Krispi dështuan. Ai shprehet se Krispi 
ndërmori një politikë imperialiste ndaj Shqipërisë me synimin për të rritur prestigjin e Italisë në Ballkan dhe 
për të siguruar zonën e influencës në Adriatik. Kjo politikë e Krispit synonte eliminimin e ndikimit austriak 
në  Shqipëri.  Koli  Xoxi  na  jep  një  pamje  pak  të  zbehtë  të  figurës  së  Krispit,  pamje  e  cila  duket  krejt  e 
kundërta nga vetë deklaratat e tij, pro popujve të Ballkanit, ndër të cilët dhe për Shqipërinë. Krispi, në 1900, 
në parlamentin italian, bëri publike ndjenjat e vlerësimet e tij për Shqipërinë.  “Shqipëria, ky vend i ashpër 
dhe me burra trima, që ka ndihmuar Italinë sa herë ka pasur nevojë, sot ndodhet në udhëkryq... Edhe ajo, si 
gjithë vendet e tjera të Ballkanit, i ka të gjitha elementet për të pasur një qeveri autonome... Mendoj se duhet 
të  luftojmë  për  të  drejtat  e  këtij  kombi  në  Evropë...  Ne  ua  kemi  borxh.‖
512
  Kjo  politikë  e  Krispit  për  të 
siguruar  autonominë  e  Shqipërisë,  shihet  si  hap  drejt  sigurimit  të  një  shkëputje  nga  sundimi  osman  për  të 
kaluar nën protektoratin italian. Krispi e donte Shqipërinë jashtë ndikimit austriak, në një farë mënyre jashtë 
Perandorisë  Osmane,  e  donte  të  lidhur  me  Italinë.  Por,  në  një  formë  që  Shqipëria  të  kishte  shtetin  e  vet. 
Krispi u rivendos në krye të qeverisë italiane për një kohë të shkurtër pas dhjetorit të 1893, periudhë në të 
cilën  u  shfaq  dukshëm  paaftësia  e  kabinetit  Xhilioti.  Ai  formoi  kabinetin  Krispi  II.  Kriza  financiare, 
çrregullimet në vend, mospranimi për të braktisur Aleancën trepalëshe dhe politikat ekspansioniste, bënë që 
të  shfaqen  kundërshtarë  politikë  të  tij.  Por  Krispi  arriti  shumicën  e  votave  në  zgjedhjet  e  1895.  Krispi  u 
detyrua të japë dorëheqjen nga humbja që pati Italia në Adova të Abisinisë. Ndaj tij nisi dhe një fushatë e 
ashpër politike, e cila arriti kulmin në vitin 1901, kur detyrohet të japë dorëheqjen. Krispi vdiq në Napoli në 
1891.
513
  Për  kontributin  e  dhënë  në  Revolucionin  e  1860-ës  në  Mbretërinë  e  dy  Sicilive  për  bashkimin  e 
Italisë, Krispit iu ngrit një monument në Mbretërinë e dy Sicilive, si simbol i unitetit të Italisë. Për nder të 
këtij burri të shquar, më 1905, në qytetin e Palermos është ngritur një shtatore prej bronzi shumë e bukur, 
vendosur në rrugën ―Via Liberta‖. Vendi ku është ky monument quhet ―Piazza Crispi‖. Figura e Krispit si 
simbol  i  unitetit  politik  italian  u  vendos  krahas  një  tjetër  figure  jo  më  pak  të  madhe,  asaj  të  Oto  Fon 
Bismarkut, simbol edhe ky i unitetit politik të Gjermanisë. 
 
 
 
 
                                                 
512
   ―Francesco Crispi, kryeministri shqiptar i Italisë‖, 10. 
513
  ―Francesco Crispi, shqiptari që drejtoi Italinë‖,18 


 
118 
       KREU V 
 
A
RBËRESHËT DHE ÇËSHTJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
 
 
   
5.1 Lëvizja kombëtare shqiptare dhe rivaliteti austro-italian në Shqipëri (1882-1908) 
 
Ballkani, në fund shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, paraqiste një sfidë për shumë nga Fuqitë e 
Mëdha botërore të kësaj periudhe. Prirja për të ruajtur statusquonë në Ballkan dhe në Perandorinë Osmane, 
një  statusquo  mjaft  e  kërkuar  nga  Fuqitë  e  Mëdha  si  Gjermania,  Rusia.  Franca  dhe  Anglia,  dukej  se  po 
lëkundej.  Cenimi  i  ekuilibrit  ballkanik  lidhej  me  faktin  se  Turqia  dukej  që  ishte  në  ditët  e  saj  të  fundit. 
Ruajtja e ―ekuilibrit ‖ ishte në interes të vetë Fuqive të Mëdha si Rusia, Austro-Hungaria, Italia sepse prishja 
e tij do të sillte përplasje në Lindjen e Afërme dhe të Largët, çka mund të pasohej nga një prishje e interesave 
ekonomike të Fuqive të Mëdha në Ballkan.
514
 Ndonëse u shfaq prirja për ndarjen e Perandorisë Osmane mes 
shteteve evropiane, duke marrë parasysh pozitën e lëkundur të Perandorisë Osmane e cila, sipas shprehjes së 
kryeministrit  anglez  Salisheri,  ―ishte  e  pafuqishme  për  të  jetuar‖,  prishja  e  statusquosë  nuk  do  të  qe  në 
interes të askujt. 
515
 Prandaj projekti anglez u kundërshtua nga Gjermania, e pasuar nga Rusia e cila, ndonëse 
nuk  kishte  hequr  dorë  nga  pretendimet  territoriale  mbi  Stambollin  dhe  Ngushticat,  preferoi  të  ruhej  kjo 
statusquo.  Krahas  Rusisë  dhe  Gjermanisë,  edhe  Austro-Hungaria,  duke  mos  dashur  të  ketë  përplasje  me 
Gjermaninë e cila nuk dëshironte konflikte në Lindjen e Largët, ndoqi politikën e ruajtjes të statusquosë. E 
gjendur përballë një aleance të tillë, Anglia hoqi dorë nga projekti i saj për ndarjen e ―trashëgimit osman ‖. 
Megjithatë, për ruajtjen e statusquosë duket se nisi të lëkundet si rezultat i politikës të ndjekur nga Austro-
Hungaria dhe Italia. Vjena synonte të siguronte epërsinë ekonomike dhe politike në Shqipëri e në Maqedoni 
dhe  ―kur  të  vdiste  i  sëmuri  i  Bosforit  që  ndodhej  në  shtratin  e  vdekjes‖  të  vendoste  kontrollin  mbi  to.
516
 
Shqipëria, me një afërsi relativisht të madhe me Italinë dhe Austro-Hungarinë, si dhe pozita e rëndësishme 
në  Ballkan  e  në  Adriatik,  e  bënte  atë  një  vend  mjaft  të  lakmuar  nga  dy  superfuqi  si  Italia  dhe  Austro-
Hungaria. Interesat e dy superfuqive qenë të ndryshme, por të dy shtetet qenë të lidhura fort pas Shqipërisë 
dhe kjo bënte që rivaliteti dypalësh të forcohej. Që nga ky moment, nisën të hidhen në letër projektet austro-
hungareze dhe italiane për të shtrirë zonën e ndikimit në Ballkan. Shqipëria me pozitën e saj të rëndësishme 
në Ballkanin Perëndimor, në detin Adriatik dhe mbi kanalin e Otrantos, kishte tërhequr vëmendjen e tyre. 
                                                 
514
   Historia e Popullit Shqiptar II, 260. 
515
   Po aty 
516
   Po aty  


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   72   73   74   75   76   77   78   79   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə