Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə77/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   73   74   75   76   77   78   79   80   ...   102

 
119 
Rivaliteti dypalësh u forcua më tepër në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX si rezultat i 
dobësimit  të  Perandorisë  Osmane.  Në  këtë  periudhë,  aktivizohet  politika  italiane.  Interesi  i  Italisë  ndaj 
Shqipërisë vjen si rezultat i disfatave pësuara në Afrikën e Veriut. Synimi i politikës italiane ishte të kthente 
Adriatikun në një liqen italian. Për Italinë, çështja shqiptare reduktohej te porti i Vlorës dhe ishulli i Sazanit, 
që  kontrollonte  ngushticën  e  Otrantos,  nga  varej  siguria  dhe  liria  e  saj  në  Adriatik.
517
  Projekti  i  Italisë 
tregonte hapur interesat e saj për t‘u zgjeruar drejt Adriatikut e Jonit. Kjo do t`i siguronte një pozitë kyçe në 
kanalin  e  Otrantos  dhe  do  të  sillte  lehtësi  në  depërtimin  e  saj  në  Ballkan.  Për  realizimin  e  qëllimeve 
aneksioniste imperialiste, që në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XX, Italia shtoi veprimtarinë e saj në tokat 
shqiptare,  në  kuadrin  e  politikës  të  ―depërtimit  paqësor‖.  Këto  qëllime  ironizoheshin  edhe  nga  shtypi 
shqiptar i kohës, i cili vinte në dyshim qëllimet paqësore të Italisë.
518
 Synimet e politikës italiane binin ndesh 
me interesat e Monarkisë dualiste të Austro–Hungarisë. Austro–Hungaria dëshironte që Durrësi dhe Vlora t`i 
mbeteshin Shqipërisë, që kështu ajo do të mund të gëzonte liri veprimi në Adriatik, qe gjithashtu e interesuar 
që  Shqipëria,  si  një  vend  josllav,  të  mund  të  përdorej  si  barrierë  kundër  shovinizmit.  Ajo  donte  që  pjesa 
veriore të ishte brenda shtetit shqiptar sepse, në këtë mënyrë, bllokohej dalja e sllavëve në detin Adriatik.
519
 
Projektet italiane dhe austriake duket se nuk merrnin parasysh fare interesat e njëra-tjetrës dhe, aq më pak, 
mendimin politik shqiptar në lidhje me këtë ―depërtim paqësor‖ të tyre. Një rivalitet i tillë nuk kishte si mos 
të sillte cenim të statusquosë në Ballkan. Mjaft qartë në lidhje me shkaqet e rivalitetit të Italisë dhe Austro–
Hungarisë flet dhe gazeta ―Korça‖ në artikullin ―Austria, Italia dhe Shqipëria‖ e cila shkruante: “Javën që 
shkoi, shtypi i Austrisë si dhe ai i Italisë nisën të zihen mes tyre. Shkaku është Shqipëria.‖ Shtypi i Vjenës 
shkruante: ―Austria vetëm një udhë ka nga ana e detit dhe kjo udhë është deti Adriatik, andaj në do të ketë 
udhën e liruar nga ana e Adriatikut, duhet të bëjë të sajën buzëdetin e bukur të Shqipërisë...‖ Nga ana tjetër, 
fleta e Romës ―Preparazione‖ shkruan se  “L`Adriatico é mare italiano‖ (Adriatiku është det italian ) dhe 
çuditet se si gazetat e Austrisë guxuan të ngrenë të drejta mbi Shqipërinë.
520
 Lufta përmes fjalëve, pasqyruar 
në shtypin e kohës, tregon qartë se rivaliteti dypalësh kishte arritur kulmin. E vetmja gjë që mund të bëhej 
ishte të gjendej zgjidhja e këtij konflikti që dukej pa mbarim. Dhe zgjidhja e vetme shihej në realizimin e një 
marrëveshjeje  mes  dy  palëve.  Kjo  marrëveshje  konsistonte  në  ruajtjen  e  statusquosë  në  Shqipëri. 
Marrëveshja austro-italiane për Shqipërinë e brigjet e Adriatikut u arrit nën ndikimin e Gjermanisë, u vu në 
themel  të  Aleancës  trepalëshe,  Gjermani,  Austri  dhe  Itali.  Kjo  Aleancë  synonte  ruajtjen  e  ekuilibrit  në 
Adriatik dhe nuk i lejohej asnjërës prej këtyre fuqive të vendosej në Shqipëri, e cila nuk duhej të binte as në 
duart e shteteve te tjera.
521
 Kjo marrëveshje e vë Shqipërinë në një zonë të ndikimit austro-italian pa marrë 
                                                 
517
    Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912, 234. 
518
   Mehmeti Studime historike‖.Nr. 4, 134 – 135.  
519
   Po aty 
520
   Mehmeti, Studime historike‖.Nr. 4, 135. 
521
   Historia e Popullit Shqiptar II, 299. 


 
120 
parasysh interesat e vetë Shqipërisë. Vënia e Shqipërisë në pozicionin e një vendi që, parë në këtë aspekt, i 
mohohet dhe vetë ekzistenca e tij, nuk pëlqehet aspak nga patriotët shqiptarë dhe vështirësohet më tepër lufta 
çlirimtare e popullit shqiptar. Gazeta ―Korça‖, duke dashur të godasë pretendimet e rivalëve imperialistë mbi 
Shqipërinë, theksonte se ata: ― po hahen në mes tyre duke harruar se zoti i kësaj toke është populli shqiptar 
dhe  se,  si  njëra,  ashtu  dhe  tjetra,  duhet  të  heqin  sytë  nga  Shqipëria...” 
522
  Deklarata  në  gazetën  ―Korça‖ 
tregon se tashmë patriotët shqiptarë kishin kuptuar atë çfarë fshihej pas së ashtuquajturës politikë e ruajtjes 
së  statusquosë  duke  e  parë  atë  si  cenuese  të  rëndë  të  lëvizjes  çlirimtare  shqiptare.  Politika  e  ruajtjes  të 
statusquosë fshihte pas saj ruajtjen e interesave të Fuqive të Mëdha dhe cenonte luftën çlirimtare të popujve 
ballkanikë, që ende vuanin robërinë turke.
523
 Ruajta e statusquosë u bë një ndër shtyllat e politikës evropiane 
e cila, nga njëra anë, shërbente për të mbajtur në këmbë Perandorinë Osmane, ku mund të ruheshin pozitat e 
privilegjet  e  tyre,  nga  ana  tjetër,  u  bë  pengesë  e  madhe  për  luftërat  çlirimtare  të  popujve  të  Ballkanit,  pra 
edhe  për  luftën  e  popullit  shqiptar.  Nënshkrimi  i  marrëveshjes  dypalëshe  me  synim  ruajtjen  e  statusquosë 
ishte  në  interes  si  të  Austrisë,  dhe  të  Italisë.  Kjo  dëshmohet  me  nënshkrimin  më  20  maj  1882  të  së 
ashtuquajturës  Aleancë  Trepalëshe  mes  Gjermanisë,  Italisë,  Austro-Hungarisë.  Në  bazë  të  kësaj  aleance, 
Vjena  deklaroi  se  nuk  do  të  kundërshtonte  një  shtrirje  të  influencës  italiane  në  Mesdhe,  mjaft  që  Italia  t‘i 
përmbahej rreptësishtë statusquosë në Adriatik.
524
 Është e vërtetë që nënshkrimi i kësaj aleance jepte një farë 
sigurie  për  sa  i  përket  plotësimit  të  kushtit  kryesor  të  ruajtjes  së  ―ekuilibrit‖  ballkanik.  Kjo  siguri  ishte 
lehtësim për Fuqitë e Mëdha, për dy rivalet Itali e Austro-Hungari, por pas kësaj loje sigurie nuk kishte si të 
mos  shfaqej  dyshimi  i  ndonjë  loje  të  dyfishtë  të  secilës  nga  dy  palët  rivale.  Kjo  solli  një  lëkundje  të 
marrëveshjes përforcuese të 20 majit 1882. Italia kërkonte një njohje të së drejtës për një rol të ri në Ballkan, 
por pas kësaj aspirate fshihej frika e pushtimit të Shqipërisë nga Austria. Në vitin 1884, Aleanca Trepalëshe 
u rinovua me nënshkrimin e një marrëveshjeje midis tre perandorëve, duke e shtyrë bashkëpunimin edhe për 
tre vjet. Por kjo aleancë nuk arriti të zgjidhte problemin e rivaliteti italo-autriak në çështjet ballkanike. Por 
nga  ana  tjetër,  Gjermania  filloi  të  afrohet  edhe  me  Rusinë,  duke  bërë  një  lojë  të  dyfishtë  në  raport  me  dy 
aleatët e tjerë të Aleancës Trepalëshe. Në një marrëveshje që Gjermania përfundoi me Rusinë në qershor të 
1887,  u  njohën  të  drejtat  historike  të  Rusisë  në  Ballkan,  sidomos  në  Bullgari  dhe  Rumelinë  lindore.
525
 
Ndërkaq, interesat e pakufizuara ruse dhe frika e afrimit italo-britanik, bënë që Austro-Hungaria të gjendej 
herët a vonë në një situatë të afrimit me Italinë. Ngjarjet në Ballkan i shtynë Italinë, Austro-Hungarinë dhe 
Anglinë  të  mbanin  një  qëndrim  antirus.
526
  Në  këtë  kohë,  në  krye  të  vendit  u  vendos  kryeministri  italo-
                                                 
522
    Mehmeti,  Studime historike‖. Nr. 4, 135. 
523
    Po aty 
524
   Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878–1912, 223. 
525
    Documents relating to the great war, 283. 
526
  Luigi Salvatorelli, La Triplice aleanca, Storia diplomatica 1877-1912, Instituto per gli studi di politica  
        internacionale, 105 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   73   74   75   76   77   78   79   80   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə