Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə78/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   74   75   76   77   78   79   80   81   ...   102

 
121 
arbëresh Françesko Krispi, në qershor të 1887.
527
 Ai filloi një politikë aktive në Ballkan dhe Shqipëri, duke 
mbajtur  një  qëndrim  antisllav  dhe  antirus. Viti  1888, shënon  për  politikën  e jashtme  italiane  hyrjen  në  një 
fazë edhe më aktive për të harmonizuar plotësisht politikën ballkanike italiane me atë austro-hungareze. Për 
Italinë,  Shqipëria  kishte  rëndësi  të  madhe,  sepse  përbënte  edhe  çelësin  e  suksesit  italian  në  çështjet 
ballkanike  dhe  për  zgjerim  në  lindje.  Nëse  Austria  do  të  zotëronte  brigjet  detare  në  Vlorë,  si  pjesë  e 
rëndësishme e projektit të saj ―Drang nach Osten‖, dhe në Selanik, do të bëhej pa dyshim një fuqi detare më 
e madhe se Italia.‖
528
 Nga ana tjetër, Italia nuk duhej të aspironte sundimin territorial të Evropës, përveçse 
kufijve të saj natyrorë, dhe kishte interes të veçantë të pengonte zgjerimin e zonës të ndikimit në Adriatik në 
dëm të saj. Ndja donte të ruante të paprekura zonat e influencës mes dy fuqive, asaj dhe Austro-Hungarisë.
529
 
Për  Italinë,  ndikimi  në  territorin  shqiptar  do  të  thoshte  shtrirje  nga  perëndimi  në  lindje  përmes  shteteve 
ballkanike, përgjatë rrugëve antike të Romës dhe Venecias. Për Austrinë, ndikimi në Shqipëri do të thoshte 
të  zhvilloheshin interesat  ekonomike  dhe  politike  drejt  detit Jon  dhe  Egje.
530
  Frika e  zgjerimit  territorial të 
Rusisë si dhe frika e afrimit italo-britanik, bënë që Austro-Hungaria të afrohej me Italinë. Gjendja ballkanike 
i  shtynë  Italinë,  Austro-Hungarinë  dhe  Anglinë  të  mbanin  qëndrim  antirus.
531
  Italia  kundërshtonte  çdo 
zgjidhje të problemit bullgar sepse kjo do të thoshte zgjerim i Rusisë në Ballkan. Në një situatë të tillë, Italia 
e  gjeti  veten  shumë  pranë Austro-Hungarisë  në  zgjidhjen  e  problemeve  ballkanike.  Ne  vitin  1886,  pati  një 
kthesë në marrëdhëniet austro-italiane, marrëdhënie të cilat ishin më të mirat në gjithë periudhën 1878-1912. 
Dyshim që, sipas meje, është i justifikueshëm duke marrë parasysh interesat e thella që fshiheshin pas secilës 
palë  në  raport  me  Shqipërinë.  Për  të  zhdukur  mosbesimin  mes  Italisë  dhe  Austro-Hungarisë  u  përsërit 
Aleanca Trepalëshe më 20 shkurt 1887, e cila u shoqërua me një traktat austro-italian, në të cilin të dyja palët 
zotoheshin të ruanin statusquonë në Ballkan, bregdet dhe në ishujt turq në Adriatik dhe Egje.
532
 Dokumenti 
zyrtar përmbante edhe një marrëveshje italo-austriake ku përcaktohej për herë të parë politika ndaj Ballkanit 
e dy fuqive. 
Kjo  marrëveshje  përforconte  atë  të  nënshkruar  më  20  maj  1882. Këtë  fakt  e  mbështet  dhe Tomasini 
sipas  të cilit: ―Marrëveshjes  së  nënshkruar  më  20  maj  1882  u  mendua t`i  shtoheshin  dy  klauzola,  një  për 
Lindjen,  tjetra  për  Mesdheun.  Së  pari,  theksonte  ruajtjen  e  statusquosë  në  ishujt  osmanë  në  Adriatik  dhe 
detin Egje dhe shtonte se, nëse kjo do të qe e pamundur për t`u realizuar, si rezultat i veprimtarisë të ndonjë 
fuqie të tretë ose nëse Italia dhe Austro-Hungaria do të donin të ndryshonin statusquonë, kjo do të realizohej 
                                                 
527
   Luigi. Salvatorelli, Storia d’Italia dai tempi preistorice ai nostri giorni.(Torino:Giulio Einaudi Editore, 1986),11. 
528
   ASHQ, F.43,D.1170,F.1 
529
   Po aty 
530
   Carlo Antonio Ferrario, Vicende e Problemi della Penisola Balcanica (1815-1937), ( Milano,1958),.98. 
531
   Luigi Salvatorelli , La Triplice aleanca,105. 
532
   Po aty, f.224 


 
122 
në rast të një marrëveshje bazuar mbi një këmbim reciprok që do kënaqte pretendimet e të dy palëve”.
533
 
Sipas  marrëveshjes,  të  dyja  fuqitë,  si  Austro-Hungaria  dhe  Italia,  do  të  komunikojnë  me  njëra-tjetrën  në 
mënyrë që të sqarojnë çdo qëndrim ndaj këtyre territoreve. Nëse ruajtja e statusquosë në Ballkan, në brigjet 
dhe  ishujt  osmanë  të  Adriatikut  dhe  të  Egjeut  do  të  jetë  e  pamundur,  Austro-Hungaria  dhe  Italia  do  të 
pushtojnë përkohësisht, apo në mënyrë të qëndrueshme, këto territore. Kjo do të ndodhë duke u marrë vesh 
me  njëra-tjetrën,  duke  zbatuar  parimin  e  kompensimit  reciprok  territorial  dhe  duke  kënaqur  interesat  dhe 
pretendimet  e  të  dy  palëve
534.
  Nënshkrimi  i  kësaj  marrëveshjeje  pati  rëndësi  se  përforcoi  statusquonë  në 
Ballkan dhe theu monopolin e influencës austriake dhe ruse në gadishull. Nga ana tjetër, u forcua pozita e 
Italisë  dhe  fitoi  të  drejtën  që  t`i  kërkojë  Austro-Hungarisë  kompensim  territorial  sa  herë  që  kjo  e  fundit 
zgjerohet në Ballkan. Por Gjermania filloi të afrohet edhe me Rusinë dhe kjo solli një prishje të interesave të 
Italisë në Shqipëri dhe Mal të Zi. Duket në fakt se situata u qetësua, por kjo thjesht qe fasadë, pas qetësisë 
fshihej mosbesimi për ruajtjen e statusquosë. Arrihet në këtë konkluzion për faktin se aspiratat për shtimin e 
ndikimit në Adriatik nga të dyja palët nuk qe shuar aspak. Frika e kësaj politike do të ndjehej dhe dëshmohej 
edhe  nga  raporti  i  1890-ës  mbi  Shqipërinë,  shkruar  nga  ambasadori  italian  në  Beligrad,  Galvagna,  i  cili 
shprehte frikën e pushtimit austriak të Shqipërisë. ―Nëse Austria do bëhej zonja e Shqipërisë, atëherë Italia 
t`i lajë duart nga zotërimi i Adriatikutaspiratë kjo shekullore e saj.” Ky raport i Galvagnës shprehte hapur 
qëllimet italiane për një protektorat në Shqipëri, një protektorat që nuk do të qe shumë i pëlqyeshëm si nga 
pala austriake, ashtu dhe nga pala shqiptare. Dukej se çështja shqiptare kishte marrë rëndësi të madhe nga të 
dyja palët, por askujt nuk i shkonte ndërmend të llogariste palën shqiptare. Ky interes për Shqipërinë u vu re 
sidomos si rezultat i përsëritjes së Aleancës Trepalëshe më 6 maj 1891. Para se të flas për rëndësinë që solli 
marrëveshja  mes  Viskonti    Venosta  dhe  Goluchoeskit,  le  të  sqarojmë  raportet  mes  Austrisë,  Perandorisë 
Osmane dhe Italisë, si dhe rëndësinë që kishte ruajtja e statusquosë për secilën palë. Turqia po kalonte një 
kohë  të  vështirë  dhe  interesi  i  saj  ishte  vetëm  për  të  shpëtuar  nga  shkatërrimi  qe  ruajtja  e  statusquosë,  në 
mënyrë  që  të  mos  cenohej  integriteti  i  saj  territorial.  Për  Fuqitë  e  Mëdha,  ruajtja  e  statusquosë  qe  boshti  i 
politikës tyre për të siguruar që të mos cënohej paqja në Ballkan, të mos prishej ―  ekuilibri ‖ evropian.
535
 
Austria, ndonëse e shihte ruajtjen e statusquosë si kusht për sigurimin e paqes, nuk linte mënjanë interesat e 
saj  për  të  shtrirë  influencën  në  Shqipëri.  Sipas  Goluchoeskit:  ―Shqipëria  e  tanishme  ka  për  ne  rëndësi 
jashtëzakonisht  të  veçantë.  Nuk  kemi  interes  të  pushtojmë  Shqipërinë,  por  të  favorizojmë  në  rast  të 
përmbysjes  të  Perandorisë  Osmane  krijimin  e  një  Shqipërie  autonome,  me  një  princ  të  huaj,  por  nën 
protektoratin e tonë.
536
 Sipas kësaj deklarate, Austria na shfaqet mbështetëse e autonomisë të Shqipërisë, por 
nën  protektoratin  e  saj.  Duket  se  synimet  austriake  nuk  janë  aq  dashamirëse  sa  na  i  paraqet  kancelari 
                                                 
533
   F. Tommasini , L’Italia alla vigilia della guerra, (Bologna,  1935), 35. 
534
    Salvatorelli, La Triplice aleanca…, .105. 
535
   Carlo Antonio Ferrario, Vicende e Problemi della Penisola Balcanica,100
536
   Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912 , 225. 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   74   75   76   77   78   79   80   81   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə