Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə79/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   75   76   77   78   79   80   81   82   ...   102

 
123 
austriak, duke marrë parasysh se Shqipëria nuk dëshironte që të kalonte nga sundimi turk nën atë austriak. 
Synimet austriake cenonin luftën çlirimtare të popullit shqiptar dhe pas dashamirësisë ndaj popullit shqiptar, 
fshihej synimi i saj për vendosjen e një protektorati në Shqipëri. Austria mbështeste autonominë e Shqipërisë 
në rast të rënies së Perandorisë Osmane, por nën protektoratin e saj. Nga ana tjetër Italia përkrahte parimin e 
kombësisë në rastin e shkatërrimit të Turqisë, megjithatë interesi i saj kryesor ishte që Shqipëria të mos binte 
në duart e Austro-Hungarisë.
537
 Në pamje të parë duket se Austro-Hungaria dhe Italia janë të interesuara për 
një  politikë  pro  shqiptare për të  favorizuar  ngritjen e  popullit  shqiptar,  zhvillimin  e  ndërgjegjes  kombëtare 
dhe vendosjen e autonomisë. Duket qartë se interesat dypalëshe ishin për të vendosur protektorat në Shqipëri 
dhe  kjo  binte  ndesh  me  interesat  shqiptare.  Dëshira  për  rritjen  e  influencës  në  Shqipëri  nxiste  më  shumë 
rivalitetin  austro-italian.  Austria  shfaq  interesat  e  saj  në  Kosovë,  në  Manastir  dhe  në  drejtim  të  vijës 
Sarajevë-Selanik. Në një gjendje të tillë, nuk u zbut rivaliteti mes Italisë dhe Austrisë. Secila nga dy fuqitë 
përpiqet  të  dobësojë  zonën  e  influencës  së  tjetrës  në  vilajetet  e  Shkodrës  dhe  Janinës.
538
  Për  të  qetësuar 
gjendjen  në  nëntor  1897,  Goluchoeski  kishte  rënë  dakord  me  Viskonti-Venostën  për  të  respektuar 
autonominë shqiptare në rast se binte dominimi turk. Në lidhje me sigurimin e autonomisë të Shqipërisë, pati 
mendime  të  ndryshme  nga  shumë  personalitete  italiane.  Markezi  A.  di  San  Xhuliano,  personalitet  politik 
italian dhe ministër i punëve të jashtme, theksonte se nuk besonte në aftësinë e Shqipërisë për të krijuar shtet 
autonom. Ai mendonte se, sa më gjatë të ruhej statusquoja territoriale e Adriatikut, aq më mirë do ishte si për 
Italinë dhe Austro-Hungarinë.
539
 Markezi A. di San Xhuliano mendonte se e vetmja zgjidhje për Italinë ishte 
ruajtja  e  supermacisë  të  paprekshme  të  sulltanit.  Italia  duhet  ta  zgjeronte  ndikimin  e  saj  në  Shqipëri  duke 
shtuar lidhjet ekonomike dhe kulturore.
540
  
Një politikë e tillë do t'i sillte Italisë një ―depërtim paqësor‖ në Shqipëri dhe shtim të ndikimit të saj. 
Nëpërmjet zgjerimit të shkollave, do të nxitej ndikimi i gjuhës dhe kulturës italiane në Shqipëri. Kjo do të 
përgatiste truallin për të vendosur kontrollin mbi Shqipërinë. Të njëjtën politikë ndoqi dhe Austria. Në lidhje 
me  çështjen  e  autonomisë  të  Shqipërisë,  pati  diskutime  të  shumta.  Françesko  Xhuçardini,  deputet  në 
parlamentin  italian  dhe  ministër  i  punëve  të  jashtme,  shprehej  se  zgjidhja  më  e  mirë  do  të  ishte  njohja  e 
kombësisë  shqiptare.  Ai  përkrahte  idenë  e  autonomisë  të  Shqipërisë  sepse  kjo  zgjidhje  do  të  garantonte 
ekuilibrin në Adriatik. Shqipëria do të ishte një shtet autonom nën protektoratin e përkohshëm të Evropës.
541
 
Ndjekja e politikës të vendosjes të autonomisë në Shqipëri sillte neutralitet në Shqipëri dhe lehtësi për Italinë 
në  arritjen  e  synimeve  të  saj.  Mes  Austro-Hungarisë  dhe  Italisë  kishte  dhe  pika  të  përbashkëta  që  lejonin 
bashkëpunimin  dypalësh.  Një  ngjarje  për  t`u  shënuar  është  marrëveshja  nënshkruar  nga  Viskonti-Venosta, 
                                                 
537
   Po aty, f. 226 
538
    AQSH,F.143,D.1170,F.2 
539
   Gaetano Salvemini, “La politica estera dell’ Italia dal 1971 al 1914”( Florence: G.Barbera.giugno 1944),123. 
540
    Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912 , 230. 
541
    Po aty 


 
124 
ministër i jashtëm italian dhe kancelarit austriak Goluchoesky, marrëveshje e cila u realizua nëpërmjet tyre 
në një intervistë të nëntorit 1897 dhe u nënshkrua në dhjetor 1900.
542
 Mesa duket, Viskont-Ventosa ishte për 
një autonomi administrative që do t'u njihte shqiptarëve të drejta të plota kombëtare e, në të njëjtën kohë, do 
të ruante lidhjen e tyre me Stambollin, duke ndihmuar në frenimin e rënies së Perandorisë Osmane.
543
 Kjo 
ide  ishte  e  mbështetur  tashmë  nga  shumë  artikuj  të  shtypit  dhe  e  publikuar  në  një  manifest  drejtuar 
―Vëllezërve Shqiptarë‖, i tetorit të vitit 1900, nga Ismail Qemali.
544
  Të  dy  palët  i  kundërviheshin  daljes të 
ndonjë  fuqie  të  tretë  në  Adriatik.  Ajo  që  kërkonin  ishte  t`i  gjenin  zgjidhje  kësaj  çështje  dhe  zhvilluan 
negociata  që  realizuan  një  marrëveshje  gojore  të  fshehtë  gjatë  bisedimeve  të  5-7  nëntorit  mes  Viskonti–
Venostës dhe Golchoeskit lidhur me paprekshmërinë e Shqipërisë, e cila u konfirmua 3 vjet më vonë me një 
shkëmbim  notash.  Kjo  marrëveshje  përforconte  lidhjet  dypalëshe  dhe  tregonte  dhe  një  herë  rëndësinë  e 
ruajtjes  së  statusquosë.  Marrëveshja  përcaktonte  që  dy  qeveritë,  në  bazë  të  marrëveshjes  të  1887,  ishin  të 
detyruara të ruanin statusquonë në Shqipëri, si dhe në Gadishullin Ballkanik. Të dyja qeveritë deklaronin të 
hiqnin  dorë  nga  çdo  ide  për  pushtime  territoriale  apo  influence  në  Shqipëri. 
545
  Dhe  në  rast  ndryshimi  të 
dhunshëm  të  rrethanave  territoriale  në  Ballkan,  të  kërkohej  autonomia  e  Shqipërisë,  ndërsa,  deri  atëherë, 
vlente parimi që të mos ndërmerrej asgjë për ndryshimin e kësaj gjendjeje. Kishte kaluar koha e kryeministrit 
Krispi, kur me fjalë të bukura Italia shfaqte një interes të ndjerë për fatet e Shqipërisë. Në mendimin politik 
italian, tani kishte zënë vend një parim i ri, i diktuar nga ―sacro egoismo italiano‖: ―non fare e non lasciare 
fare‖. Në këtë kohë shqiptarëve nuk u mbetej gjë tjetër veçse t‘ia linin kohës zgjidhjen e problemeve të tyre 
të  mprehta  politike  dhe  ndërkaq  të  mbroheshin  sa  mundnin  nga  manipulimeve  armiqësore.
546
  Këtë  fakt  e 
konfirmon  edhe  J.  Sëire  i  cili  na  paraqet  një  pjesë  nga  nota  italiane  që  i  adresohej  ambasadorit  Italian  në 
Vjenë për t`ia komunikuar qeverisë austro-hungareze, e datës 20 dhjetor 1900, ku thuhet:  
Tërheq vëmendjen e Shkëlqesisë suaj mbi përgjigjen time ndaj një interpelance që më është bërë së 
fundi në Dhomën e Deputetëve për çështjen e Shqipërisë. Ja teksti i kësaj përgjigjeje: Unë jam në 
gjendje  të  jap  siguri  që  qeveria  italiane  dhe  qeveria  austrohungareze  kanë  patur  rastin  të 
vlerësojnë interesat e tyre në brigjet otomane të Adriatikut dhe të njohin që këto interesa e gjejnë 
mbrojtjen e tyre në respektimin dhe ruajtjen e statusquosë. Unë mendoj se do ishte e dobishme për 
ju  t`ia  bënit  të  njohur  deklaratën  time  Shkëlqesisë  suaj,  Kontit  Golchoeski.  Në  shkëmbim  të 
pikëpamjeve që patën vend gjatë bisedave tona në Monxe 1897 lidhur me këtë çështje, qemë në një 
mendje në pikat që pasojnë:  
a)
 
Të ruhet statusquoja sa kohë që do ta lejojnë rrethanat. 
                                                 
542
  
 Salvemini, “La politica estera dell’ Italia dal 1971 al 1914,  114. 
543
  
Historia e Popullit Shqiptar II…,302. 
544
   AQSH, F.98, D.3 f.1-3 
545
   Eqerem bej Vlora, Kujtime 1885-1925, (Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, Tiranë,2003),.169. 
546
   Po aty, f.170 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   75   76   77   78   79   80   81   82   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə