Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə8/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   102

 
xiii 
të tjera jam përpjekur t`i sqaroj gjatë punimit të këtij studimi. Ky punim përbëhet nga gjashtë pjesë duke 
përfshirë  dhe  hyrjen.  Në  hyrje  do  të  trajtohet  me  hollësi  historia  e  vendosjes  së  arbëreshëve  në  Itali, 
arsyet e emigrimit të tyre drejt saj si dhe vendet kryesore ku u përqendrua kjo popullsi. Në kapitullin e 
parë  do  të  flitet  rreth  kontributit  të  arbëreshëve  në  lëvizjen  kombëtare  për  bashkimin  e  Italisë.  Në 
kapitullin e dytë “Fillimet e lëvizjes kombëtare në radhët e arbëresheve”, do flitet për aktivitetin e kryer 
në  fusha  të  ndryshme  të  letërsisë,  gjuhësisë,  artit,  kulturës,  politikës  nga  intelektualë  të  rëndësishëm 
arbëreshë si Jeronim De Rada, Zef Skiroi, Dhimitër Kamarda, Vinçenso Dorsa, etj. Në kapitullin e tretë 
do të flitet për një fuqizim të veprimtarisë patriotike të arbëreshëve në fund të shekullit të XIX dhe fillimet 
e shekullit të XX. Pikërisht në këtë pjesë të punimit, do të shihet qartë se si zgjerohet roli i arbëreshëve 
në favor të çështjes kombëtare. Ky fakt shihet që në shkrimet që paraqet shtypi i kohës, shkrime të cilat 
ndihmuan  duke  pasqyruar  qartë  problematika  që  favorizonin  çështjen  kombëtare  shqiptare.  Nga  ana 
tjetër, punuan për ngritjen lart të ndërgjegjes kombëtare të cilën do ta realizonin vetëm përmes arsimimit 
masiv të popullsisë shqiptare. Një rol të rëndësishëm në këtë pikë luajti mbajtja e kongreseve gjuhësorë. 
Më 1, 2 dhe 3 tetor të 1895, u hap kongresi i parë shqiptar në Koriliamo Kalabro. Ky kongres u ndërmor 
me nismën e figurave si De Rada, Skiroi dhe Anselmo Lorekio nën udhëheqjen e Françesko Krispit. Më 
20- 21 shkurt 1897, u mbajt në Lungro kongresi i Lungros, vazhdues i kongresit të Kalabrisë. Mbas dy 
kongreseve të rëndësishme që luajtën rol në konsolidimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve në dy anët e 
Adriatikut, u mbajt në 16- 18 qershor 1903 një kongres në Napoli. Ky kongres synoi të forconte më tej 
lidhjet kulturore dhe politike mes shqiptarëve. Aty u propozua çelja e një katedre të re në universitetin e 
Palermos.  U  vendos  dhe  krijimi  i  një  katedre  në  gjuhën  shqipe  në  Institutin  Oriental  të  Napolit.  Në 
vazhdim  te  tezës,  konkretisht  në  kapitujt  katërt  dhe  pesë,  do  të  trajtoj  dy  çështje  po  aq  me  rëndësi  për 
studimin  tim.  Në  njërën  pjesë  do  të  përqendrohem  në  kontributin  e  dhënë  nga  patriotët  arbëreshë  në 
mbrojtje të çështjes së pavarësisë së Shqipërisë. Nuk do te lihet pa përmendur pjesëmarrja e arbëreshëve 
në  luftën  për  pavarësinë  e  Shqipërisë,  e  shprehur  kjo  në  pjesëmarrjen  masive  në  kryengritjet  e  viteve 
1911-1912.  Riçoti  Garibaldi,  i  biri  i  heroit  kombëtar  të  Italisë,  të  madhit  Xhuzepe  Garibaldi,  duke 
vazhduar rrugën e të atit, mbështeti fuqishëm çështjen e pavarësisë së Shqipërisë, nisur nga parimi bazë 
shprehur  nga  i  madhi  Garibaldi  në  favor  të  çështjes  së  lirisë  dhe  pavarësisë  së  popujve.  Ai  mbronte 
fuqishëm  idenë  për  lirinë  e  këtij  populli  trim,  të  cituar  mjaft  qartë  në  letrën  e  shkruar  nga  Garibaldi 
D`Istrias, sipas së cilës: “Garibaldi është gjyqtari më i mirë për çështjen e heroizmit”. Ai i kishte parë 
shqiptarët në kolonitë e Italisë në fushat e betejës dhe shkruante: “Çështja e shqiptarëve është imja; me 
siguri do të isha i lumtur të përdorja gjithçka më ka mbetur nga jeta në favor të atij populli trim...” Në 
pjesën e fundit, shihet një anë tjetër e medaljes, pikërisht mënyra se si ndikoi politika italiane në favor të 
çështjes  kombëtare  shqiptare.  Një  meritë  të  veçantë  në  inaugurimin  e  politikës  aktive  drejt  lindjes  së 


 
xiv 
Adriatikut,  veçanërisht  ndaj  Shqipërisë  dhe  shqiptarëve,  ka  padyshim  kryeministri  italian  Françesko 
Krispi,  me  prejardhje  arbëreshe.  Vizioni  politik  i  tij  kishte  në  themel  interesat  e  qeverisë  italiane,  për 
rritjen e ndikimit të Italisë në Gadishullin Ballkanik e veçanërisht në Shqipëri, megjithatë, brenda kësaj 
kornize, ai kontribuoi dhe nxiti përpjekjet e bashkatdhetarëve të vet për liri dhe përparim shoqëror. Kjo 
u  shpreh  përmes  ndikimit  të  tij  në  përhapjen  jo  vetëm  të  arsimit  italian,  por  dhe  përhapjen  e  gjuhës 
shqipe  në  mjaft  shkolla  apo  institute  italiane.  Vetë  Krispi,  në  gazetën  e  Sicilisë  të  18  janarit  1898, 
shprehte shpresën që sa më shpejt Shqipëria të shkundte ndikimin mysliman, dhe u këshillonte nxënësve 
në mënyrë të veçantë studimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe, duke premtuar se qeveria do të ngrinte një 
katedër  në  Institutin  Lindor  të  Napolit.  Krispi  mbështeti  dhe  hapjen  e  Kongresit  të  parë  gjuhësor 
shqiptar, të mbajtur në Kalabri më 1895. Projekti i Italisë, i inauguruar nga Krispi, synonte të zinte një 
pozitë kyçe në kanalin e Otrantos, mundësi kjo për t’i lejuar asaj depërtimin në Ballkan si dhe zgjerimin 
e zonën së ndikimit në Adriatik dhe Jon. Në kapitullin e fundit trajtohet politika ballkanike e ndërmarrë 
nga  Italia  si  dhe  ndikimi i  kësaj  politike  në  Shqipëri.  Njëkohësisht, trajtohet  dhe  lufta e  arbëreshëve të 
Italisë dhe e shqiptarëve për të siguruar pavarësinë e Shqipërisë. 
Në përfundim të kësaj parathënieje, dëshiroj të shpreh mirënjohjen për udhëheqësin tim shkencor 
Prof. dr. Ferit Duka, për mbështetjen, nxitjen, këshillat dhe orientimin e duhur gjatë punimit të tezës së 
doktoraturës. Pa ndihmën dhe mbështetjen e tij, ky punim nuk do të ishte i plotë dhe në formën aktuale. 
Dëshiroj t`i shpreh mirënjohjen Departamentit të Historisë të UT-së, për dashamirësinë që tregoi duke 
më  miratuar  tezën  në  fjalë.  Falënderimet  i  shkojnë  dhe  Prof.dr.  Valentina  Dukës,  Prof.as.dr.  Ilira 
Çaushit,  Prof.dr.  Fatmira  Ramës,  Prof.dr.  Eva  Hyskajt  dhe  Profesor  Andi  Pinarit,  që  m’u  gjendën 
përkrah, për të më mbështetur sa herë i kam kërkuar. Mirënjohje të veçantë për mbështetjen, inkurajimin 
dhe  vlerësimin  i  shkon  edhe  Prof.as.dr.  Selman  Shemes.  Falënderoj  për  ndihmën  dhe  mbështetjen  e 
ofruar dhe profesorët e nderuar arbëreshe Françesko Altimari, Mateo Mandala, Italo Kostante Fortino,
 
si dhe drejtorin e revistës kulturore Jetarbëreshe Agostino Xhordano. Mirënjohja ime shkon për stafin e 
Arkivit  të  Shtetit  të  Tiranës,  për  ndihmën  që  më  ofruan  gjatë  punës  studimore  në  arkiv,  në  mënyrë  të 
veçantë,  Gea  Sula  dhe  Isa  Xhaferi,  që  u  gjendën  të  gatshëm  për  të  më  ndihmuar  gjatë  punës  sime 
kërkimorë  në  arkiv.  Nuk  mund  të  lë  pa  përmendur  dhe  mbështetjen  e  punonjësve  të  Bibliotekës 
Kombëtare  të  Tiranës,  veçanërisht  Z.  Maksim  Gjinaj  dhe  Znj.  Lola  Kabashi,  për  të  mos  harruar 
ndihmesën e marrë nga Sektori i Albanologjisë së Bibliotekës së Durrësit. Dëshiroj të ndaj kënaqësinë e 
këtij punimi me të gjithë miqtë e mi Marsida Ismaili, Adriola Meçja, Elona Bodinaku, Marsida Hasa, për 
nxitjen  dhe  mbështetjen  e  pakushtëzuar  gjatë  gjithë  periudhës  së  përgatitjes  së  studimit  tim.  Një 
falënderim i posaçëm i shkon, padyshim, familjes sime për mbështetjen gjatë gjithë viteve të punës sime 
studimore. 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə