Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə80/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   76   77   78   79   80   81   82   83   ...   102

 
125 
b)
 
Në rast se gjendja e sotme e punëve nuk do mund të ruhet ose në rast se ndryshimet do jenë të 
domosdoshme,  të  shfrytëzojmë  përpjekjet  tona  me  synim  që  modifikimet  të  bëhen  në  drejtim  të 
autonomisë 
c)
 
Në  përgjithësi  dhe  si  gatishmëri  e  ndërsjellë  nga  ana  e të dyja  palëve, të kërkohen  bashkërisht 
mënyrat  dhe  mjetet  për  të  siguruar  interesat  reciproke.  Unë  autorizoj  Shkëlqesinë  tuajt`ia 
komunikojë këtë mesazh atij.
547
  
                                                                         (nënshkruar) Viskonti-Venasta  
Thelbi i marrëveshjeve të fshehta austro-italiane mbi Shqipërinë në 1897, 1900 dhe 1901 ishte se palët 
do të vendosnin së bashku në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë, duke pasur parasysh parimin e ekuilibrit të 
forcave. Kjo do të thoshte se asnjë nga dy fuqitë nuk do të lejonte një fuqi të tretë të ndërhynte në zgjidhjen e 
problem  shqiptar  dhe  se  gjithçka  që  do  të  vendosej,  duhej  të  konsultohej  midis  palëve.  Marrëveshja 
dypalëshe, në radhë të parë, u duk sikur solli një farë stabiliteti në marrëdhëniet mes dy rivalëve. Mosbesimi 
mes  Italisë  dhe  Austro–Hungarisë  u  bë  më  i  madh  pas  marrëveshjes  së  Myrcshtegut  22  tetor  1903.  Kjo 
marrëveshje u bë mes Austro–Hungarisë dhe Rusisë dhe ishte një program reformash për tri të ashtuquajturat 
―Vilajete maqedone‖. Programi u realizua për të mbrojtur popullsinë e krishtere nga dhuna osmane, por në të 
vërtetë synimi ishte ruajtja e statusquosë në Ballkan.
548
 Shmangia e turbullirave ishte në interes të Fuqive të 
Mëdha  prandaj  ato  e  mbështetën  programin  e  Myrcshtegut.  Kjo  marrëveshje  binte  ndesh  me  interesat  e 
Italisë,  e  cila  i  trembej  aleancës  ruso–austriake  se  mos  e  linin  jashtë  çështjeve  ballkanike.  Të  dyja  fuqitë 
binin dakord në ruajtjen e statusquosë politike, ndonëse kishte dallime në interesat e tyre në Shqipëri. Ranë 
dakord  në  ruajtjen  e  statusquosë,  sepse  asnjëra  nuk  qe  në  gjendje  ta  pushtonte  Shqipërinë.  Kjo  solli  që 
rivaliteti mes tyre të shtohej, pasi secila përpiqej ta shtonte ndikimin e saj në atë vend.
549
 Megjithatë Italia, 
sikurse  rivalja  e  saj  Austro–Hungaria,  e  bindur  se  ruajtja  e  statusquosë  kishte  karakter  të  përkohshëm  dhe 
Perandoria e kalbur Osmane i kishte ditët e numëruara, i forcoi përpjekjet për forcimin e pozitave të saj në 
Shqipëri,  në  mënyrë  që  të  përgatiste  terrenin  për  realizimin  e  planeve  të  saj,  në  rast  se  do  ndodhnin 
ndryshime në hartën politike të Ballkanit.
550
 Konti Titoni na jep një pasqyrim të saktë të situatës kur, më 14 
maj 1904, tha: ―Vlera e vërtetë e Shqipërisë qëndron te portet dhe bregdeti i saj, zotërimi i të cilave do të 
thoshte  qoftë  për  Italinë,  qoftë  për  Austro–Hungarinë,  epërsi  të  pakundërshtueshme  në  detin  Adriatik.  Kjo 
është  ajo  çka  Austro-Hungaria  nuk  do  të  lejonte  kurrë  Italinë  dhe  as  Italia  Austro-Hungarinë.  Në  rast  se 
                                                 
547
    Salvemini, “La politica estera dell’ Italia dal 1971 al 1914, 114. 
548
    Swire, Shqipëria  ngritja e një mbretërie,  77.    
549
   Po aty.    
550
   Historia e Popullit Shqiptar II, 312. 


 
126 
njëri prej këtyre dy shteteve do të kërkonte të përvetësonte këtë rajon, tjetri do të duhej ta kundërshtonte me 
gjitha mjetet e mundshme‖.
551
  
Titoni, nëpërmjet pasqyrimit të gjendjes, tregon hapur vështirësitë për të pasur një bashkëpunim mes dy 
palëve,  duke  marrë  parasysh  faktin  se  të  dyja  kishin  interesa  në  Adriatik.  Marrëdhëniet  dypalëshe  u 
ashpërsuan në kohën kur çështja shqiptare kërkohej të lidhej me reformat maqedonase, në bazë të të cilave 
kërkohej  të  merreshin  reforma  në  Shqipëri.  Statusquoja  po  bëhej  çdo  ditë  e  më  shumë  e  paqëndrueshme, 
sipas  konti  Xhuçardini  dhe,  për  këtë  arsye  në  Zara,  siç  u  bë  dikur  për  Bosnjën  dhe  Hercegovinën,  po 
përgatiteshin  planet  e  ekspansionit  të  mundshëm  drejt  Shqipërisë. 
552
  Të  dy  fuqitë  rivale,  ndonëse  me 
mosbesim  ndaj  njëra–tjetrës,  vazhduan  të  ndjekin  politikën  e  depërtimit  paqësor.  Edhe  në  vitin  1906, 
Aleanca Trepalëshe  vazhdonte  të  mbetej  thelbi i politikës së jashtme  të  mbretërisë  dhe  ndaj  një  politike të 
tillë Italia do të qëndronte besnike.
553
 Më 8 korrik 1907, Aleanca Trepalëshe do të rinovohej në heshtje. Kjo 
përtëritje  u  shoqërua,  me  një  përmirësim  marrëdhëniesh  me  aleatët.  Në  faqet  e  shtypit  kombëtar  të  viteve 
1908–1912  u  pasqyruan,  megjithëse  në  mënyrë  jo  të  plotë,  sferat  e  ndryshme  të  depërtimit  italian  si  dhe 
rrugët dhe mjetet që do përdorte në Shqipëri.
554
  
Fushat ku dy rivalët u ballafaquan ishin arsimi, ekonomia, fusha ushtarake-detare, etj. Fundi i shekullit 
XIX shënoi fillimin e zhvillimit të veprimtarisë së Romës për depërtimin ekonomik, politik dhe ideologjik në 
vilajetet shqiptare. Rëndësi të veçantë për Italinë paraqiste Shqipëria e Jugut. Titoni deklaronte se ―Vlera e 
vërtetë e Shqipërisë qëndron te portet dhe bregdeti i saj, zotërimi i të cilave do të thoshte qoftë për Italinë, 
qoftë  për  Austro–Hungarinë,  epërsi  të  pakundërshtueshme  në  Adriatik‖.
555
  Depërtimi  i  huaj  ekonomik,  ai 
austriak dhe italian, u realizua edhe nëpërmjet sistemit bankar e të kredisë. Në 1906 u themeluan në Shkodër 
e në Durrës degë bankare italiane të ―Shoqërisë tregtare të lindjes‖ (Societa Comerciale d‘Oriente) me synim 
përqendrimin e blerjes së mallrave, hipotekimeve, inkasimeve dhe vendosjen ndikimin e Romës të sistemit 
financiar  të  Shqipërisë  së  Veriut.
 
Në  bazë  të  këtyre  të  dhënave,  arrihet  në  konkluzionin  se  si  Shqipëria  e 
Jugut ashtu dhe e Veriut paraqiste rëndësi për Italinë. Shtimi i ndikimit së saj shtonte rivalitetin me Austro-
Hungarinë. Dy ndër qytetet që kishin rëndësi të dorës së parë për Italinë ishin Shkodra dhe Vlora. Shkodra 
ishte  qyteti  më  i  rëndësishëm  i  Shqipërisë  së  Veriut  dhe  ndjehej  fuqishëm  ndikimi  austro–hungarez.  Duke 
qenë një pikë e rëndësishme për Austro–Hungarinë, Italia vendosi të godiste aty.
 
Përqindja e pjesëmarrjes në 
tregtinë e përgjithshme detare ishte rritur në favor të Italisë, ndërsa në 1901 përqindja për Lloydin austriak 
ishte 46%, për Ragusea (austriake) 40%, dhe për Pulian italiane 14%. Në 1905, ajo e Lloydit kishte rënë në 
                                                 
551
   J. Swire , Shqipëria  ngritja e një mbretërie, 76.    
552
   AQSH,F.143,D.1170,f.2 
553
   Tommaso Tittoni, Italian foreign’s and imperial policy: A selection from the speeches delivered in the 
         italian parliament,( London : Smith, Elder & Co, 1914.), 26. 
554
   Mehmeti, Studime historike‖. Nr. 4, 135. 
555
   Historia e Popullit Shqiptar,  II ,300.   


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   76   77   78   79   80   81   82   83   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə