Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə82/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   78   79   80   81   82   83   84   85   ...   102

 
129 
duke iu trembur Italisë dhe politikës së saj. Politika austriake favorizonte çështjen shqiptare dhe ndihmonte 
në ngritjen lart të ndërgjegjes kombëtare. Kjo politikë dashamirëse ndaj çështjes shqiptare bëri që patriotët 
shqiptarë t`i afroheshin Austrisë, e cila ndimonte në hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe favorizoi klerin 
katolik.  Nuk  ndoqi  thjesht  një  politikë  fetaro–kulturore,  por  një  politikë  më  të  zgjeruar  në  përkrahje  të 
çështjes kombëtare shqiptare. Të njëjtën politikë dashamirëse ndaj çështjes shqiptare ndoqi edhe Italia, por u 
kuptua  shumë  shpejt  se  pas  këtij  interesimi  fshihej  një  objektiv  që  shkonte  më  tej  autonomisë.  Politika 
italiane u shfaq qartë në faktin se nuk e shihte Adriatikun si një det italian dhe shqiptar, por si një det italian. 
Altaldaçi shprehte dëshirën e shumë italianëve siç pohonte Viskonti–Venosta: ―Il mare Adriatico dev’essere 
mare italiano”.
561
 Kjo thënie e Viskonti-Venostas nxjerr në pah synimet ekspansioniste të politikës italiane 
ndaj Shqipërisë. Demaskimi i kësaj politike nga pala shqiptare bëri që Shqipëria t‘i kthente sytë nga Austria, 
të cilën e shihnin si përkrahëse të interesave kombëtare shqiptare. Pavarësisht mendimeve pro e kundra ndaj 
qëndrimeve austriake dhe italiane, në Shqipëri atdhetarët shqiptarë forcuan lëvizjen kombëtare dhe asnjëherë 
nuk  u  pajtuan  me  ato  synimet.  Ndërkaq,  edhe  lëvizja  kombëtare  shqiptare  ishte  forcuar  më  tepër,  duke  u 
përpjekur  në  të  gjitha  format  për  forcimin  e  ndërgjegjes  kombëtare.  Kjo  dukej  në  krijimin  e  një  numri  të 
madh  të  shoqërive,  gazetave,  revistave  shqiptare,  të  cilat  luanin  rol  të  rëndësishëm  në  ndërgjegjësimin  e 
shqiptarëve  për  t`u  shkëputur  nga  Perandoria  Osmane.  Lëvizja  kombëtare  shqiptare  luftoi  në  të  gjitha 
mënyrat  për  të  siguruar  lirinë  e  mëmëdheut  dhe,  njëkohësisht,  bëri  të  njohur  në  arenën  ndërkombëtare 
çështjen shqiptare. 
 
 
5.2 Komitetet dhe shoqëritë politike shqiptaro-italiane në vitet 1897-1907  
  
Arbëreshët, krahas aktiviteteve letrare dhe politike, kontribuan në favor të çështjes kombëtare shqiptare 
edhe  përmes  manifestimeve,  memorandumeve,  përmes  krijimit  të  komiteteve  dhe  shoqërive  politike 
atdhetare. Aktiviteti i tyre ka qenë sa individual aq edhe kolektiv. Rol të rëndësishëm në luftën pro çështjes 
kombëtare  shqiptare  luajtën  disa  personalitete  të  shquara  të  botës  arbëreshe  si  Jeronim  De  Rada,  Anselmo 
Lorekio, Françesko Krispi, Zef Skiroi, Dhimitër Kamarda,Vinçens Dorsa, e të tjerë. Pas vitit 1895, rrjedhat e 
ngjarjeve  politike  në  Shqipëri  bënë  që  vetë  arbëreshët  të  rishikonin  qëndrimin  e  tyre,  duke  e  parë  të 
arsyeshëm një bashkërendim  më të  mirë të punëve dhe bashkimin në komitete dhe shoqëri të përbashkëta. 
Nga  vitet  1895-1897,  u  themeluan  disa  komitete  dhe  shoqëri  politike  nga  komuniteti  arbëresh  në  Itali.  Në 
vitin 1895, për të njehsuar dhe forcuar lëvizjen kombëtare të arbëreshëve, u pa e arsyeshme që të krijohej një 
komitet i përkohshëm që do të hapte rrugën për një numër të madh komitetesh politike-atdhetare. Në korrik 
të vitit 1895, u organizua një mbledhje në kolegjin kishtar të Shën Adrianos në Shën Demetrio Korone, ku 
                                                 
561
   Skëndi , Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912, .243. 


 
130 
lindi  një  komitet  i  përkohshëm  i  kryesuar  nga  De  Rada,  i  përbërë  nga  Konforti,  nga  priftërinjtë  Anton 
Argondica e Anxhel Ferrari, me pranimin e kryemurgut Luixh Lauda e të dr. Agostin Ribekos. Komiteti u 
mor me përgatitjen e një kongresi shqiptar, i thirrur në Koriliano Kalabro në ditët 1, 2 dhe 3 tetor 1895.
562
 Në 
kongres morën pjesë përfaqësues nga të gjitha kolonitë në Itali. Rezultat i këtij kongresi, krahas diskutimit 
për  një  alfabet  të  njehsuar,  ishte  dhe  krijimi  i  një  Shoqërie  Kombëtare  Shqiptare.  U  krijua  Shoqëria 
Kombëtare Shqiptare me qendër në San Demetrio Korone, e cila mes objektivave të saj, krahas afrimit mes 
kolonive të ndryshme të Italisë, synonte edhe nisjen e marrëdhënieve në shkallë të gjerë me mëmëdheun.
563
 
U  vendos  të  publikohej  një  revistë  dyjavorëshe, ―Illi  Arbresvet‖  (Ylli i  Arbëreshëve),  e  drejtuar  nga  Anton 
Argondica.  Më  20  dhe  21  shkurt  1897,  u  mbajt  në  Lungro  të  Konsentinos  një  kongres  që  rikonfirmoi 
objektivat e vendosura nga kongresi i parë dhe rishikoi statusin e Shoqërisë Kombëtare Shqiptare. Kongresi i 
Lungros zëvendësoi ―Illin e Arbëreshëve‖ me një tjetër gazetë të udhëhequr nga Anselmo Lorekio me emrin 
La Nazione Albaneze”.
564
 Në Itali, në mbrojtje të çështjes së autonomisë së Shqipërisë, u themeluan shumë 
komitete politike shqiptare. Në 9 prill 1987, u themelua në Napoli një komitet politik shqiptar nën kryesinë e 
Markezit d‘Auleta. Organ i komitetit ishte ―La Nuova Albania‖. Ky komitet kërkoi nga qeveria italiane të 
mbante parasysh interesat e përbashkët të shqiptarëve e të italianëve dhe të ndërhynte që të fitohej autonomia 
aq e kërkuar nga shqiptarët. Gazeta ―Liri e Shqipërisë‖ shkruante: 
565
 “Populli italian sot ushqen një simpati 
për çështjen shqiptare dhe po themelon degë “për Shqypni”, në mbrojtje të lëvizjes shqiptare edhe rrethe të 
borgjezisë italiane të cilët nën parullën “Shqipëria e shqiptarëve” dhe nëpërmjet reparteve vullnetare të R. 
Garibaldit synonin të zgjeronin ndikimin e tyre dhe të fitonin simpatinë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare”.
566
  
Në nëntor 1897, ky komitet duke interpretuar ndjenjat italo-shqiptare, me të marrë lajmin se vëllezërit 
e tyre nën sundimin turk kishin ngritur krye dhe kërkonin autonomi, kërkuan nga qeveria italiane të mbante 
parasysh  interesat  e  përbashkëta  të  shqiptarëve  dhe  italianëve  dhe  të  ndërhynte  që  të  fitohej  kjo autonomi, 
ashtu  sikurse  kishte  nisur  të  vepronte  për  Kretën.
567
  Një  tjetër  komitet  i  rëndësishëm  që  punoi  në  favor  të 
çështjes kombëtare, ishte Komiteti i Aksionit i krijuar nga grup të rinjsh revolucionarë të kryesuar nga prof. 
Xhuzepe  Beniçi.
568
  Ky  komitet  kishte  lidhje  të  forta  me  gjeneralin  Riçoti  Garibaldi,  djalin  e  heroit  të 
bashkimit të Italisë Xhuzepe Garibaldi, i cili ndiqte traditën e babait të vet dhe e ndjente detyrim mbështetjen 
e kauzës shqiptare. R. Garibaldi u shpreh hapur në favor të mbrojtjes të lirive dhe të drejtave të popujve të 
shtypur  të  Ballkanit,  pjesë  e  të  cilëve  është  dhe  Shqipëria.  Krahas  mbështetjes  së  Italisë,  u  kërkua  dhe 
                                                 
562
   Kastrati Jeronim de Rada (Jeta dhe vepra),128 
563
   Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912, 202 
564
   Po aty 
565
   Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912204.  
566
   Mehmeti  “Studime historike”, 143. 
567
  Documenti Diplomatici ItalianiTerza Serie, 1896-1907, Vol 2, Nr. 205: Il Comitato Politico Albanesea Napoli  
       drejtuar Visconi Ventosa 
568
   Skëndi Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912 , 208. 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   78   79   80   81   82   83   84   85   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə