Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə83/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   79   80   81   82   83   84   85   86   ...   102

 
131 
mbështetja e fuqive të mëdha të cilave u interesonte ekzistenca e një ekuilibri ballkanik.  Krahas thirrjeve të 
drejtuar palës italiane për mbështetje, është bërë thirrje për bashkimin e të gjithë italo–shqiptarëve në favor të 
zgjidhjes së çështjes kombëtare. Gazeta “La Nazione Albanese” paraqet thirrjen e bërë patriotëve arbëreshë 
të kudondodhur për bashkim në ndihmë të vëllezërve të tyre përtej Adriatikut.  
Një thirrje patriotike drejtuar italo-shqiptarëve  
Bashkatdhetarë 
- Qëllimet kundër integritetit të Shqipërisë, padrejtësitë ndaj saj me mjete nga më të ndryshmet duket 
se  po  ia  arrijnë  qëllimit  të  cenojnë  integritetin  e  Shqipërisë.  Të  kujtohemi  se  Shqipëria  pret  shumë 
nga  bijtë  e  saj  në  Itali,  prandaj  të  bashkojmë  forcat  të  bëjmë  dëgjohet  protesta  jonë  nëpërmjet 
komiteteve, dhe telegrameve në mënyrë që të mos lejojmë të tjera padrejtësi
569
  
 
 
 
 
 
Il Comitato Albanese di Milano  
 
 
 
 
 
            Ing. P. Sabatini 
Thirrja  bërë  nga  komiteti  i  Milanos  tregon  hapur  se  nuk  kanë  munguar  protestat  apo  nismat  e 
arbëreshëve  të  Italisë,  në  mbështetje  të  vëllezërve  të  tyre  në  Shqipëri  dhe  në  mbrojtje  të  çështjes.  Dhe  në 
realitet,  kërkesa  e  italo-shqiptarëve  për  ndihmë  nga  pala  italiane,  u  shpreh  nëpërmjet  aktivizimit  të 
demokratëve italianë në organizatën ―Pro Albania‖. Një fakt të tillë e pohon dhe S. Skëndi, i cili thekson 
qëllimin e programit të Garibaldit për të siguruar marrëdhënie të mira me shqiptarët e mëmëdheut e të ruante 
ekuilibrin  ballkanik.  Krahas  këtij  qëllimi,  synohej  të  zgjidhej  problemi  i  një  alfabeti  të  përbashkët  dhe  të 
mbahej një kongres ndërkombëtar që të ndërhynte të zgjidhte problemet kombëtare me Turqinë Evropiane ku 
në radhë të parë të sigurohej autonomia e popullit shqiptar.
570
 Lëvizja italo–shqiptare u përkrah shumë nga 
qeveria  italiane  dhe  i  la  liri  veprimi,  por  jo  nga  zemërgjerësia  e  qeverisë  italiane  dhe  as  nga  interesi  për 
çështjen  shqiptare.  Kjo  politikë  dashamirëse  lidhej  me  faktin  se  interesat  italo–shqiptare,  deri  diku, 
përputheshin  me  synimet  italiane  në  Shqipëri.  Në  radhë  të  parë  italo–shqiptarët  ishin  shtetas  italianë  dhe 
politika e tyre duhej të mos binte ndesh me interesat e asaj që e quanin ―seconda patria‖ (atdheu i dytë). Në 
fund të  fundit, italo–shqiptarët  dëshironin një  Shqipëri  autonome  ose të  pavarur,  të  çliruar  nga  çdo  ndikim 
austriak dhe në miqësi me Italinë.
571
 Qeveria italiane nuk kishte arsye të mos ndihmonte një projekt të tillë, i 
cili  në  vetvete  përfaqësonte  dhe  interesat  italiane  të  cilëve  iu  interesonte  një  ulje  e  ndikimit  austriak  në 
Shqipëri.  Një  Shqipëri  autonome  do  t'i  hapte  rrugë  rritjes  së  ndikimit  italian  në  Shqipëri  dhe  në  Adriatik. 
Qeveria  italiane  përkrahu  lëvizjen  italo–shqiptare  dhe  nxiti  bashkëpunimin  mes  shqiptarëve  dhe  italo–
shqiptarëve. Këtë e lidhte me faktin se forcimi i raporteve mes shqiptarëve të Italisë dhe attyre në Shqipëri 
mund  të  ndihmonte  në  rritjen  e  influencës  së  Italisë  në  Shqipëri.  Italo–shqiptarët  do  të  mund  të  realizonin 
                                                 
569
   Gazeta  “La Nazione Albaneze”   Pellagario – Katanzaro,  Nr 1,1913,  f. 5. 
570
    Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912 , 208. 
571
   Po aty, f. 202 


 
132 
shërbime të dobishme për tregtinë italiane në detin Adriatik.
572
 Në 1900, u vu re një ndërthurje e mendimeve. 
Mes  italo–shqiptarëve  ekzistonin  dy  rryma.  Një  rrymë  e  moderuar,  përqafuar  nga  Anselmo  Lorekio  që 
synonte  rritjen  e  ndjenjës  së  nacionalitetit  shqiptar  e  megjithatë  Shqipëria  vazhdonte  të  qëndronte  brenda 
perandorisë  osmane.  Rryma  tjetër  ishte  ajo  e  realizimit  të revolucionit  të  udhëhequr  nga  Riçoti  Garibaldit, 
përmes të cilit do të arrihej pavarësia e mëmëdheut.
573
 Për ekzistencën e këtyre dy rrymave të mendimit flet 
krahas Enio Maseratit dhe Stavro Skëndit. Sipas Skëndit, Zef Skiroi ishte ai që përkrahte idenë e revolucionit 
për  të  shpejtuar  pavarësinë  e  Shqipërisë.  I  nxitur  dhe  nga  përkrahja  e  diplomacisë  evropiane,  Skiroi 
mendonte se e vetmja rrugë shpëtimi ishte të rrëmbenin armët kundër turkut.
574
 Për Skiroin, kryengritja ndaj 
turqve  ishte  e  vetmja  mënyrë  për  të  arritur  çlirimin  e  Shqipërisë.  De  Rada  ishte  kundër  kryengritjeve  të 
pjesshme.  Sipas  tij,  ende  nuk  kishte  ardhur  koha  për  të  rrëmbyer  armët.  Ai  u  trembej  më  tepër  qëllimeve 
armiqësore të fqinjëve grekë e serbë.  
Krahas këtyre dy qëndrimeve të De Radës dhe F. Konicës, paraqitet dhe qëndrimi i një ndër figurave të 
shquara  të  kohës,  Ismail  Qemalit.  Të  njëjtin  konkluzion  arrin  dhe  D.  Mehmeti,  e  cila  pohon  se,  për  të 
eliminuar  intrigat,  propagandat  apo  ndërhyrjet  e  huaja,  duhet  ngritur  lart  ndërgjegjja  kombëtare  dhe  të 
realizohej  bashkimi  i  popullit  shqiptar.  Në  këtë  situatë  të  krijuar,  me  larmishmëri  idesh  e  mendimesh  të 
shumta,  bëri  që  Komiteti  Kombëtar  Shqiptar,  që  ishte  pasardhës  i  drejtpërdrejtë  i  Shoqatës  Kombëtare 
Shqiptare, i lindur në Romë më 8 prill 1900 nën drejtimin e Lorekios, të binte në krizë të përgjithshme për 
shkak të largimit të një numri të konsiderueshëm anëtarësh, të cilët pasi u shkëputën, krijuan më 25 maj 1900 
Komitetin  Shqiptar  ―Pro  Atdheut‖  ose  ―Pro  Patria‖  në  Romë,  me  kryetar  av.  Luka  Kuça.  Objektiv  i  këtij 
komiteti ishte të promovonte studimin e gjuhës shqipe dhe ngritjen e të tjera komiteteve në të gjithë kolonitë 
arbëreshe. Komitetet kishin si detyrë, krahas të tjerave, t'u dërgonin thirrje arbëreshëve të bashkoheshin nën 
udhëheqjen  e  R.  Garibaldit  në  kryengritjet  kundër  turqve.
575
  Për  sa  i  përket  qëndrimit  që  mbajtën  kolonitë 
arbëreshe  në  Itali,  duhet  theksuar  se  roli  i  tyre  në  mbrojtje  të  luftës  së  vëllezërve  të  tyre  të  një  gjaku  qe  i 
madh.  Qëndrimi  pro  lëvizjes  kombëtare  në  shqipëri  u  shpreh  nëpërmjet  manifestimeve,  tubimeve, 
kongreseve pro çështjes shqiptare. Një rol të rëndësishëm në veprimtarinë pro lëvizjes kombëtare shqiptare 
dhe,  njëkohësisht,  nxitës  të  thirrjeve  për  ndihmë  drejtuar  politikës  italiane,  luajti  Shoqata  Kombëtare 
Shqiptare  e  udhëhequr  nga  Anselmo  Lorekio.  Këtë  rol  e  përforcuan  botimet  në  gazetën  ―Kombi  Shqiptar‖ 
ose  ―La  Nazione  Albanese‖.  Në  gazetën  e  Lorekios  paraqitet  manifestimi  solemn  i  gjithë  Sicilisë,  pro 
pavarësisë  së  Shqipërisë.  Aty  deklarohet:  “Qyteza  e  Palermos  e  mbledhur  në  një  komitet  solemn  pro 
pavarësisë  së  Shqipërisë,  nën  presidencën  e  kryebashkiakut  Girolomo  di  Martino,  deklaron:  Mendojmë  se 
                                                 
572
   Po aty 
573
   Maserati, "Pro Patria" e il Consiglio Albanese d'Italia nelle carte di Ricciotti Garibaldi, 463. 
574
   Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912 , 214 – 215.  
575
   Masserati, "Pro Patria" e il Consiglio Albanese d'Italia nelle carte di Ricciotti Garibaldi,47. 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   79   80   81   82   83   84   85   86   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə