Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə85/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   81   82   83   84   85   86   87   88   ...   102

 
135 
të  bashkonte  shqiptarët  e  Italisë  me  ata  të  Shqipërisë  dhe  të  mbështeste  politikën  italiane  në  Shqipëri  e  në 
Ballkan.
585
  Ky  kongres  pati  bashkëpunim  edhe  me  komitetin  “Pro-Patria‖  të  krijuar  në  San  Paolo, 
Argjentinë, në programin e të cilit theksohej bashkimi i shqipëtarëve në një komb. Në një ndër dokumentet 
arkivore pasqyrohet veprimtaria e këtij komiteti, roli i R.Garibaldit dhe pjesëmarrësit që morën pjesë në të. 
Dokumenti vijon si më poshtë: 
Komunikata Nr.1 
Delegacioni i Federatës Nazionale Popullore “Pro Italia Irredenta” komunikon: 
Gjenerali Garibaldi në cilësinë e delegatit të Federatës, me një mandat të veçantë ka marrë nismën 
të organizojë lëvizjen e italo-shqiptarëve për të koordinuar lëvizjet e popullit italian dhe shqiptar që 
përpiqen  të  ruajnë  kombësinë  e  tyre.  Për  këtë  arsye  Garibaldi  ka  dërguar  thirrje  për  pjesëmarrje 
personaliteteve të komunitetit arbëresh në Itali në Këshillin Kombëtar Shqiptar (Consiglio Nazionale 
Albanese). Nismën e Gjeneralit e kanë pranuar: 
1     Gjeneral Domenico Damis 
2
 
Markezi Giovani Castriota Skëndërbeg 
3
 
Markezi Francesco Kastriota Skëndërbeg 
4
 
Baroni Filippo Kastriota Skëndërbeg 
5
 
I nderuari Terenc Toccci,ish deputeti parlamentit 
6
 
Kkoloneli Guseppe Skiroi 
7
 
Avokati Luca Cuccia 
8
 
Francesco Musacchia, president i Shoqërisë Shqiptare të Sicilisë  
9
 
Doktor Agostino Ribecco,president i Komitetit Shqiptar në Spezzano 
10
 
Avokati Genaro Placco 
11
 
Avokat Francesco Mauro 
12
 
Avokati Genaro Lusi,drejtor irevistës “Nuova Albania” 
13
 
Profesor Micchele Marchiano 
14
 
Avokat Bernard Bilota 
15
 
Zoti Manilo Benici, etj...  
Sipas  komunikatës,  thuhet  se  në  datë  24,  në  shtëpinë  e  R.  Garibaldit,  Via  Foro  Traino  N.25,  është 
mbajtur mbledhja e organizuar nga vetë gjenerali.  Këshilli Kombëtar Shqiptar, bazuar në programin e tij të 
emërtuar ―Albania degli albanesi‖, kishte qëllim të organizonte shqiptarët e Italisë që të bashkëpunonin dhe 
me shqiptarët jashtë, për të bërë të mundur  të afroheshin me shqiptarët e vendit amë dhe të përpiqeshin që 
Italia të mbështesë aspiratat e popullit shqiptar. Këshilli pasi zgjodhi president të saj R. Garibaldin, i dha një 
                                                 
585
    Maserati,‖ Pro Patria" e il Consiglio Albanese d'Italia nelle carte di Ricciotti Garibaldi, 265. 


 
136 
mandat  të  posaçëm  për  të  vepruar  sipas  asaj  që  u  vendos  më  lart.  Selitë  e  këshillit  gjenden  në  Romë,  Via 
Foro Traiano,N.25. 
586
  Nga  ana  tjetër,  në  Shqipëri,  lëvizja  kombëtare  shqiptare  kishte  marrë  hov,  por edhe 
këtu kishte përplasje mendimesh rreth formës së aksionit që duhej ndërmarrë për çlirimin kombëtar të vendit. 
Nga  njëra  anë  është  krahu  radikal  ku  bënin  pjesë  intelektualë,  gazetarë,  botues  të  organeve  të  shtypit, 
borgjezë e bejlerë patriotë, të cilët deklaroheshin pro një lëvizje të armatosur për të siguruar dhënien fund të 
sundimit turk. Në anën tjetër, ishte krahu i moderuar që shihnte si zgjidhje më të favorshme për momentin 
autonominë  e  Shqipërisë.  Ismail  Qemali,  në  1900,  nxori  një  program  politik  për  Lëvizjen  Kombëtare.  Në 
brendësi  të  programit,  paraqiste  idenë  e  konsolidimit  të  kombësisë  shqiptare,  afirmimin  e  shqiptarëve  si 
komb më vete si dhe njohjen e identitetit kombëtar në arenën ndërkombëtare. 
Krahas këtyre mendimeve, në platformën e programit të tij shprehej pro autonomisë së Shqipërisë. Ai 
u  shpreh  hapur  dhe  në  deklaratat  për  shtyp  se  nuk  e  përkrahte  shkëputjen  e  Shqipërisë  nga  Perandoria 
Osmane.  Këtë  qëndrim  e  lidhte  me  faktin  se  një  Shqipëri  e  shkëputur  nuk  do  t'i  bënte  ballë  rrezikut  të 
fqinjëve. Në interes të shqiptarëve, në këtë periudhë, është ruajtja e statusquosë në Ballkan, një gjë e tillë i 
interesonte  si Turqisë  dhe Fuqive  të  Mëdha.  ―Për  sa i  përket  shqiptarëve”,  deklaronte  ai  në  intervistën  që 
dha  në  Romë  në  1900,  ―çdo  lëvizje  e  hapur  revolucionare  nuk  do  të  sillte  gjë  tjetër  veçse  do  të  bënte  të 
ligjshme  ndërhyrjen  e  huaj”.
587
  Duket  se  qëndrimi  i  Ismail  Qemalit  për  autonomi,  stabilitet,  ekuilibër 
ballkanik nuk gjeti përkrahje të madhe. Kjo lidhet me faktin se shumë palë kishin interesa në këtë çështje. 
Fuqitë  e  Mëdha  ishin  për  ruajtjen  e  statusquosë  ballkanike  dhe  nuk  ishte  në  interes  të  tyre  një  lëvizje  për 
pavarësi  nga  pala  shqiptare.  Megjithatë,  lëvizjet  shqiptarëve  vazhduan  si  brenda  dhe  jashtë  vendit.  Ndër 
komitetet  më  vepruese  qenë  dhe  mbetën  deri  në  fund  ato  që  u  krijuan  dhe  zhvilluan  brenda  komunitetit 
arbëresh  si  në  Shën  Dhimitër  Korona,  Specano,  Napoli.  Komiteti  i  Napolit,  nën  udhëheqjen  e  Françesko 
Mauros,  bëri  thirrje  të  ngriheshin  gjithë  kolonitë  arbëreshe  për  mbledhjen  e  ndihmave  për  të  ngritur  në 
këmbë të rinisë arbëreshe ―me qëllim që t`i ndihmojmë vëllezërit tanë të luftojë në malet e Shqipërisë për 
lirinë e tyre dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të shenjta.‖
588
 Françesko Mauro porositi që, sa më shpejt, të 
krijoheshin nënkomitete të tjera në kolonitë arbëreshe në mënyrë që të punohej me të shpejtë ―për të ngritur 
në  këmbë  rininë tonë  heroike  e  cila dëshmon  të japë ndihmën  e vet  bujare...‖ Midis  komiteteve  të  përbëra 
kryesisht  nga  italianë,  përmendim  nënkomitetin  e  Torinos.  Ai  drejtoi  një  thirrje  në  përkrahje  të  popullit 
kryengritës  të  Malësisë:  ―Nuk  është  koha  për  të  bërë  diskutime  por  për të  vepruar  sa  më  shpejt.  Përpara 
agonisë  së  një  populli  duhet  të  heshtin  preokupimet  politike,  zënkat  e  përtacisë  dhe  ligësisë...‖ 
589
 
Veprimtarisë së komiteteve arbëreshe i shtoheshin dhe komitetet ―Pro Patria‖ nën drejtimin e R. Garibaldit, 
që luajtën një rol të rëndësishëm në mbledhjen e fondeve që do të shërbenin në favor të lëvizjes kryengritëse 
                                                 
586
   AQSH,F.98,D.5,F.1 
587
  Histori e Popullit Shqiptarvep e cit, f. 301 
588
   Shpuza, Arbëreshët dhe kryengritja e vitit 1911, 46. 
589
   Po aty 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   81   82   83   84   85   86   87   88   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə