Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə87/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   83   84   85   86   87   88   89   90   ...   102

 
139 
politikën e tyre shoviniste, më parë sulmuan nacionalizmin shqiptar që ishte në rrezik të plotë, sepse 
sipas tyre, përbënte një rrezik të afërt për politikën e tyre të asimilimit”.
594
 
Në vjeshtë të 1909-ës, me pretekstin e vendosjes së rendit dhe qetësisë, parlamenti miratoi dy ligje që 
synonin të eliminonin çdo veprimtari që nuk iu përshtatej interesave të tyre. Ligji i dytë ishte për shoqatat, i 
cili  ndalonte  punët  e  gjithë  shoqatave  me  karakter  kombëtar.  Përballë  këtyre  rrethanave,  atëherë  kur 
shqiptarët  e  kuptuan  se  asgjë  e  mirë  nuk  do  të  vinte  nga  xhonturqit,  filluan  të  reagonin  dhe  të  shprehnin 
hapur pakënaqësitë e tyre. Krijimi i komitetit të Stambollit kishte si qëllim të ndërgjegjësonte shqiptarët për 
rëndësinë  që  kishte  bashkimi  kombëtar.  Ky  komitet  reagoi  duke  dërguar  delegatët  e  tij  në  vilajete  të 
rëndësishme  si  Prishtinë,  Mitrovicë,  Pejë,  Gjakovë,  etj.,  me  synimin  e  përhapjes  së  idesë  së  lirisë  dhe 
barazisë. Përballë shtimit të trysnisë centralizuese, shqiptarët shfaqën pakënaqësitë e tyre duke shpërthyer në 
një varg  kryengritjesh e rebelimesh në vitet 1909-1912. Lajmet që vinin nga Shqipëria ndezën entuziazmin e 
qarqeve  të  së  majtës  radikale  të  Feliçe  Albanit  dhe  Riçioti  Garibaldit.
595
  Feliçe  Albani  ishte  personalitet  i 
njohur  republikan,  i  cili,  në  1900,  themeloi  partinë  maxiniane  italiane  me  synim  përfaqësimin  e  pjesës 
radikale të opinionit publik kombëtar italian. Përmendet dhe për pjesëmarrjen përkrah vullnetarëve  të Riçioti 
Garibaldit  në  luftën  greko-turke  të  vitit  1897.
596
  Po  çfarë  rëndësie  kishte  për  Italinë  një  situatë  e  tillë  e 
krijuar në Shqipëri në vitet 1909-1912? Kryengritjet shqiptare ishin një mundësi e artë për politikën italiane 
të  kësaj  periudhe  për  t‘i  dhënë  goditjen  vendimtare  Perandorisë  Osmane  dhe  për  të  hapur  rrugën  e  një 
rikonstruktimi  të  hapësirës  ballkanike  si  dhe  shpresa  për  t`u  shkëputur  nga  Aleanca  Trepalëshe.  Por 
problematikat  dhe  kaosi  në  Shqipëri,  i  kombinuar  dhe  me  situatën  ballkanike,  ku  nuk  mund  të  lëmë  në 
harresë synimet e fqinjëve tanë grekë, malazezë, bullgarë etj., ishte pak e vështirë për të siguruar stabilitetin 
e dëshiruar nga të gjithë. Politika italiane duket se do të gjendej përballë vështirësive të forta për të arritur 
synimet e saj, ndonëse Riçioti Garibaldi ishte i bindur se palët e interesuara do arrinin një marrëveshje për 
një  federatë  apo  konfederatë  ballkanike.  Po  cili  ishte  roli  i  Riçioti  Garibaldit?  Çfarë  politikash  do  të 
ndërmerreshin  në  këtë  periudhë  nga  Italia?  Sa  të  përfshirë  do  të  ishin  arbëreshët  në  këtë  fazë  të  lëvizjes 
kombëtare  shqiptare?  Në  këtë  kohë,  do  të  dalin  në  skenë  figura  të  rëndësishme  arbëreshe  që  do  të 
kontribuojnë  në  mënyrë  të  drejtpërdrejtë  apo tërthorazi  në  çështjen  kombëtare  shqiptare.  Një  ndër  to  është 
Terenc Toçi, nga një familje e shquar arbëreshe (italo-shqiptare) nga Sh. Kozmo Albaneze. Ishte pasardhës i 
luftëtarëve që ishin bashkuar dikur me Gjon Kastriotin, djalin të heroit tonë legjendar Skënderbeut, të cilët u 
vendosën në Itali  mbas dëbimit nga ushtria osmane dhe formuan komunitete shqiptare,
597
 të cilët u shquan 
për kontributin e dhënë për bashkimin e Italisë gjatë periudhës së Rilindjes, përkrahës të Riçioti Garibaldit 
                                                 
594
   Sejfi Vllamasi, ―Ballafaqimet politikke në Shqipëri 1897-1942 (Tiranë: Neraida,2000), 47-48. 
595
   Renzo Felice, në Dizionario Biblografico degli italiani, Instituto delle Enciclopedia, (Trecani,Romë,V.I), 600-601. 
596
   Francesco Caccamo, Odiseja Arbëreshe, Terenc Toçi midis Italisë dhe Shqipërisë, (Shtëpia Botuese Dituria:  
       Tiranë,2003), 38 
597
   Jeronim De Rada, Rapsodie d”un poema albanese racccolte nelle colonie napoletane, (Firence,1886), .96. 


 
140 
dhe i Feliçe Albanit. Toçi ishte bashkëpunëtor i Albanit në revistën dyjavore organ i partisë maxiniste ―La 
Terza  Italia‖.  Synimi  i  tij  ishte  ndërgjegjësimi  i  Italisë  ndaj  çështjes  shqiptare,  synim  i  cili  binte  në 
kundërshtim me politikën konservatore të Italisë zyrtare. Toçi deklaronte hapur synimet e tij dhe përpiqej të 
bindte  opinionin  publik  italian  se  kishte  ardhur  koha  të  zbatohej  parimi  i  kombësisë  në  Gadishullin 
Ballkanik,  duke  evokuar  në  këtë  mënyrë  periudhën  kur  në  krye  të  politikës  së  jashtme  italiane  qëndronte 
Françesko  Krispi,  periudhë  në  të  cilën  kërkohej  me  ngulm  pranimi  i  parimit  të  kombësisë  të  popujve 
ballkanikë.  Nga  ana  tjetër,  kritikonte  Anselmo  Lorekion  dhe  ―La  Nazione  Albanese‖  si  dhe  përkrahësit  e 
vijës  së  tij  politike.  Sipas  Lorekios,  procesi  i  çlirimit  kombëtar  duhej  bërë  në  mënyrë  graduale  dhe  të 
moderuar për shqiptarët, për të siguruar një autonomi të konsiderueshme. Terenc Toçi hiqte dorë nga kjo vijë 
politike. Anselmo Lorekio kërkonte që të ngrihej një program që kishte për qëllim pavarësinë e Shqipërisë. 
Sipas tij: ―Liria nuk lypet! Nuk u rekomandohet diplomatëve, por kurajës së vet, e nëse bie, rilind.”
598
 Kur 
një popull do të jetë i lirë, nuk bën politikë por veçse luftë, nëse ka besim në fatet e tij dhe, nga ky besim, do 
të burojë forca dhe kurajoja që krijojnë heronjtë.
599
 Me shumë rëndësi ishte dhe njohja me gjeneralin Riçioti 
Garibaldi që, siç e kemi përmendur më lart, ishte djali i vogël i heroit të dy botëve Xhuzepe Garibaldi. Ai 
ishte dhe themelues i komitetit ―Pro Albania‖ dhe mbështetës i politikës dashamirëse ndaj popujve të vegjël 
të Ballkanit. Përmes aktivitetit të tij të gjerë, Terenc Toçi fitoi famë dhe njohje jo vetëm në qarqet radikale 
italiane, por dhe në ato italo-shqiptare dhe mes patriotëve shqiptarë. Përmendim një ndër figurat patriotike të 
kësaj periudhe Nikolla Ivanoj, që spikatet si një ndër  bashkëpunëtorët e Terenc Toçit dhe frymës politike që 
solli  në  realitetin  shqiptar.  Nikolla  Ivanoj  kishte  drejtuar  në  Trieste  revistën  ―Shpresa  e  Shcypeniis‖  dhe 
kishte vendosur marrëdhënie të ngushta me partinë maxiniane. Letërkëmbimet mes tyre tregojnë që, si Filip 
Kraja dhe Nikolla Ivanoj, kishin përshtypje të mirë për Terenc Toçin dhe idetë politike të tij. Përmes letrave 
që këmbenin, Terenc Toçi merrte informacion për çështje të ndryshme në Shqipërinë e viteve 1908. Një letër 
e  tillë,  tregon  atmosferën  dhe  shpresat  e  mëdha  të  shkaktuara  nga  revoltat  e  Turqve  të  Rinj  më  1908  ku, 
njëkohësisht,  Filip  Kraja  e  mbështeste  Terenc  Toçin  që  ai  të  transferohej  në  Kostandinopojë  edhe  për  të 
kërkuar të zgjidhej si përfaqësues shqiptar në parlamentin e sapo zgjedhur osman. Nikolla Ivanoj kishte të 
tjerë  miq  shqiptarë,  i  tillë  ishte  dhe  shkodrani  Filip  Kraja,  nëpunës  i  shoqërisë  ―Pulia‖.  Ja  letra  dërguar 
Terenc Toçit nga Filip Kraja:  
Shkodër 8 tetor 1910 
I nderuar avokat Terenc Toçi                                                           
Shqiptarët,  të  lodhur  nga  jeta  e  bërë  nën  regjimin  e  kaluar  turk,  e  pritën  si  një  mesazh  nga  qielli 
veprën  e  Turqve  të  Rinj të  cilët,  me  një  entuziazëm të  madh,  dhanë  kontributin  e  tyre  për  rënien  e 
regjimit  të  Abdyl  Hamitit.  Duke  besuar  në  sinqeritetin  dhe  qëllimet  e  mira  të  Turqve  të  Rinj, 
                                                 
598
   Caccamo, Odiseja Arbëreshe,.25. 
599
   Rita Toçi, Terenc Toçi babai im, mendime dhe kujtime (Toena:Tiranë,1996),.18 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   83   84   85   86   87   88   89   90   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə