Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə9/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   102

 
xv 
HYRJE 
 
Shqipëria  dhe  Italia,  dy  vende  fqinjë,  ndonëse  me  tradita  dhe  kultura  të  ndryshme,  kanë  ditur  të 
ruajnë dhe forcojnë lidhjet mes tyre. Italia dhe Shqipëria ndahen nga njëra-tjetra vetëm nga një det me gjatësi 
75 km. Kjo afërsi gjeografike ka diktuar një marrëdhënie të ngushtë mes dy brigjeve të Adriatikut. Adriatiku 
qe  deti  që  bashkoi  dhe  nuk  i  ndau  dy  vendet.  Të  dy  popujt  kishin  një  kulturë  të  pasur,  pavarësisht  nga 
veçoritë kombëtare të secilit. Nëse do të flisnim se kur i ka fillesat afërsia mes dy popujve, patjetër që do të 
rikthehemi pas, në lashtësi. Për raportet mes dy palëve dhe, kryesisht, emigrimet e shqiptarëve drejt Italisë në 
periudha  të  ndryshme  kohore,  janë  munduar  të  hedhin  dritë  shumë  studime,  ndonëse  ende  sot  ka  mjaft 
pikëpyetje për këtë çështje. Shtegtimi i arbëreshëve dhe qëndresa shekullore për të ruajtur identitetin e tyre 
është  një  dukuri  që  ka  tërhequr  interesin  e  studiuesve,  por  dhe  lexuesit  e  thjeshtë.  Kur  mendojmë  për 
arbëreshët  e  Italisë,  na  dalin  përpara  një  sërë  pyetjesh.  Kur  dhe  pse  u  nisën  arbëreshët  drejt  rrugës  së 
mërgimit? Çfarë përjetuan ditëve dhe viteve të para të vendosjes në rajonet italiane dhe si qenë marrëdhëniet 
mes popullit italian dhe arbëresh? Si mundën arbëreshët të ruanin identitetin e tyre ende dhe sot, ndonëse me 
shekuj i patën të mohuara të drejtat kombëtare? Dhe pikërisht këto çështje dhe shumë të tjera do të trajtohen 
në këtë studim. As historianët e mbretërisë së Napolit dhe as shkrimtarët e vjetër dhe të rinj që janë marrë me 
kërkime  dokumentesh  nëpër  arkivat  shtetërore  apo  në  botime  kronikash  dhe  monografish  të  krahinave  të 
vendeve  të  ndryshme  të  Puljes,  Kalabrisë  e  të  Sicilisë,  nuk  dhanë  informacione  të  hollësishme  rreth 
themelimit  dhe  zhvillimit  historik  të  kolonive  shqiptare.  Ata  ndeshën  në  vështirësi  sepse  shqiptarët  që 
emigruan nuk ndenjën në një vend të caktuar, por shpesh kaluan nga një katund në tjetrin, nga një krahinë në 
tjetrën, për të gjetur kushte të mira jetese dhe njëkohësisht për t`iu ruajtur asimilimit.
3
 Megjithatë, ndonëse 
informacionet janë të pakta, sot dihet se në Italinë e Jugut, nga trevat e Abruzos e deri në skaj të Kalabrisë e 
në  Sicili,  gjenden  një  numër  i  madh  shqiptarësh,  të  cilët  emigruan  atëherë  kur  Arbëria  ra  nën  zgjedhën  e 
turkut. Për t`i shpëtuar zgjedhës së egër osmane, ata u detyruan të lënë trojet e tyre e të emigrojnë në drejtim 
të brigjeve italiane. Drejtimet kryesore të mërgimit janë vendet bregdetare, si Republika e Venecias, krahina 
e Marketit, e Puljes dhe e Napolit.
4
 Shqiptarët u vendosën në Itali për shkak të varfërisë, pasigurisë të jetës, 
për  të  siguruar  mjetet  për të  jetuar  në  paqe  e  në  qetësi.  Në  asnjë  rast  ata  nuk  shkuan  atje  si  pushtues  e,  si 
rrjedhojë, të bënin ligjin. Përkundrazi, u inkuadruan në ngujimet e reja në punë mjaft modeste…
5
 Të pajisur 
me një karakter të fortë, ditën të ruajnë traditat, kulturën, doket dhe zakonet e tyre.  
Studimi  i  këtyre  kolonive,  ndonëse  pak  të  trajtuara,  ka  rëndësi  sepse  do  të  na  sjellë  një  pjesë  të 
historisë  të  të  parëve  tanë.  Prej  kësaj  kohe  të  hershme  të  shtatë  valëve  të  ikjeve,  ka  ardhur  si  legjendë  një 
zakon që ka të bëjë me kambanat. Të mërguarit, veç të tjerash, kishin sjellë me vete dhe kambanat e kishave, 
                                                 
3
   Kol Kamsi, Shqiptarët e Italisë,  (Tiranë: Phohemix, 2006),29                                   
4
   Mark Tirta, Vazhdimësi mërgimi dhe mbijetesë etnik., Kultura Popullore, nr.1 2004, 6. 
5
   Kol Kamsi, Arbëreshët e Italisë, Leka, viti VII, nr.1 1935, 28-29. 


 
xvi 
që  i  përdornin  jo  vetëm  si  mjete  për  ritet  fetare,  por  dhe  si  mjete  lufte.  Edhe  në  dhé  të  huaj,  ata  i  ngritën 
kambanat dhe u binin fort, shumë fort, në mënyrë që kumbimin e tyre gjëmimtar ta dëgjonin jo aq vendasit e 
gadishullit, por jehona e tyre të ndihej deri larg, përtej detit! Ta dëgjonin osmanët e ta dinin se arbëreshët ishin 
gjallë  dhe,  një  ditë,  do  të  shiheshin  rishtas  në  luftë.
6
  Arbëreshët  dhe  historia  e  tyre  përbën  një  pjesë  të 
çmueshme të historisë së popullit tonë dhe, për këtë arsye, nuk duhet lënë pa u trajtuar më gjerësisht. Ndonëse 
në  vend  të  huaj,  ata jo  vetëm  që  nuk  u  asimiluan,  por  ndihmuan  në të  gjitha  format  në  mbrojtje  të çështjes 
kombëtare shqiptare. Maks Lamberci, një nga njohësit më të shquar të dialekteve arbëreshe që fliten në Itali, 
në vitin 1915 gjeti 49 lokalitete arbëreshe, të cilat janë të përderdhura në treva të ndryshme të Italisë Jugore e 
të  Sicilisë.
7
  Ato  përbëjnë  një  diasporë të  hershme  historike,  të  shtrirë  në rreth  50  vendbanime  në  krahinat  e 
Kalabrisë, Puljes, Bazilikatës, Molizes dhe në Sicili, po edhe një ―diasporë të diasporës‖, që është ―shprishur‖ 
e mërguar me kohë gati në të gjitha qendrat urbane të Italisë Jugore (Kozencë, Napoli, Palermo, Bari etj.) dhe 
në shumë nga metropolet e Italisë së Veriut (Romë, Milano, Torino, Firence, etj). Arbëreshët u vendosën dhe 
në  vise  të  tjera  të  Evropës  Perëndimore,  sidomos  në  qytetet  e  mëdha  industriale  të  Gjermanisë,  Francës, 
Zvicrës, etj. si dhe në Amerikë e deri në Australi.
8
 Sidoqoftë, dyndja e arbëreshëve nga Shqipëria në Itali dhe 
përfshirja e tyre në jetën e bëmat e Jugut, gati gjithmonë të varfër e problematik, ku ata edhe u bënë qytetarë 
të përhershëm, ka qenë faktor pozitiv dhe urë miqësie midis Shqipërisë dhe Italisë. Emigracioni i shqiptarëve 
drejt Italisë është regjistruar në një hark kohor të ndryshëm dhe në faza të caktuara, çdonjëra e lidhur ngushtë 
me  momente  rëndësishme  historike,  politike,  ekonomike  dhe  shoqërore  që  ndoqën  Gadishullin  Ballkanik 
gjatë  dhe  pas  pushtimit  osman  të  shekullit  XV. 
Shqiptarët,  pas emigrimit  në  masë që i  degdisi në  Itali 
gjatë  shekujve  XV-XVI,  veçanërisht  pas  vdekjes  së  heroit  kombëtar  Gjegj  Kastrioti  (1468),  i  cili 
organizoi  dhe  udhëhoqi  qëndresën  shqiptare  kundër  osmanëve,  duke  iu  kundërvënë  me  sukses  për 
më shumë se një çerek shekulli synimeve ekspansioniste të fuqive ushtarake turke, krijuan në Itali, 
mes gjysmës së shekullit XV e  atij  XVIII, një sërë komunitetesh që, përveç  gjuhës, mbajtën  gjallë 
dhe trashëguan gjatë shekujve në vijim, kujtesën për prejardhjen e tyre, duke rritur e zhvilluar, edhe 
nëpërmjet  institucioneve  fetare  dhe  kulturore,  një  ndjenjë  të  fortë  identiteti.
9
 
Ndonëse  nuk  kanë 
munguar  kërkimet  dhe  të  dhënat  arkivore,  ende  nuk  është  e  qartë  dhe  pak  e  vështirë  të  njihemi  me  çdo 
zhvendosje  të  arbëreshëve.  Në  bazë  të  materialeve  arkivore,  jepen  të  dhëna  mbi  praninë  e  disa  grupeve 
sporadike  shqiptare  që  u  vendosën  në  Italinë  Qendrore  dhe  Jugore  në  fund  të  shekullit  XVIII  dhe  fillim  të 
shekullit XV. Shqiptarët u vendosën në zonat rurale, ku punuan në favor të feudalëve vendas.  Në bazë të të 
dhënave arkivore, prania e tyre u vu re në rreth mijëra shtëpi të Italisë Qendrore. Kolonia më e qëndrueshme u 
                                                 
6
    Nasho Jorgaqi , Larg dhe afër, ( 1987).,104. 
7
    Dialektet shqiptare në Itali, ―Indogerm. Jahrbuch‖ II (1915), 23. 
8
   Gjovalin Shkurtaj, Ligjërimet arbëreshe:  ―Gjuha e bukës” dhe “Gjuha e zemrës”: (Shqyrtime dialektologjike dhe                  
sociologjike në ngulmimet arbëreshe të Italisë), (Tiranë: Redona, 2006), 14-15. 
9
   Francesco Altimari, Gli Arbëresh d‘Italia per la rinascita dell Albania tra XVIII-XIX secolo: paralelizmo con altre 
diaspore di area italo-balcanica‖ në Studia Albanica, Tiranë, 2012, 129-143 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə