Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə90/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   86   87   88   89   90   91   92   93   ...   102

 
145 
Kryengritja  e  Kosovës  e  vitit  1910,  me  betejat  e  Kaçanikut  dhe  Caralevës,  pati  jehonë  në  vilajetet  e 
Shkodrës,  Manastirit,  Janinës  si  dhe  jashtë  vendit.  Shqiptarët,  të  bindur  se  në  rrugë  legale  nuk  mund  të 
arrinin të drejtat e tyre kombëtare, ishin bërë pjesë e lëvizjeve kryengritëse. Nga ana tjetër, Fuqitë e Mëdha 
përpiqeshin  të  ruanin  statusquonë  në  Perandorinë  Osmane.  Kësaj  politike  të  përmbajtur  iu  bashkëngjit,  siç 
kemi diskutuar edhe në çështje të mësipërme, Italia dhe Austro-Hungaria. Kryengritjet në Shqipëri u forcuan 
në pranverë 1910, periudhë e cila u shoqërua nga dhuna e regjimit xhonturk, sidomos në vilajetin e Kosovës 
më shumë se në vilajetet e tjera. Në të gjithë Kosovën pati përleshje të përgjakshme me trupat osmane. Nën 
udhëheqjen e Isa Boletinit e Idriz Seferit, arritën të zënë grykën e Kaçanikut dhe të korrnin fitore në luftimet 
e  para  afër  Caralevës.  Ndaj  këtyre  kryengritjeve  u  nisën  trupa  ushtarake  përforcuese  me  në  krye  Shefqet 
Turgut  Pashën.
610
  Qëndresa  e  kryengritësve  nuk  arriti  të  pengojë  sulmet  e  fuqishme  të  ushtrisë  osmane. 
Kryengritja  antiosmane  e  1910  u  kufizua  vetëm  në  vilajetin  e  Kosovës.  Pavarësisht  përpjekjeve  të 
kryengritësve,  rrethanat  politike  të  Shqipërisë,  qëndrimet  e  lëkundura  herë  pas  here  të  krerëve  të 
kryengritësve, pabarazia e forcave kryengritëse me forcat osmane, ishin faktorë  ndikues në mos zgjerimin e 
mëtejshëm  të  saj.  Të  gjithë  këta  faktorë  si  dhe  mospasja  e  një  udhëheqjeje  qendrore,  e  një  programi  të 
përcaktuar, çuan në dështimin e kryengritjes së vitit 1910. Ndonëse kryengritja përfundoi me disfatë, jehona 
e  saj  ishte  e  gjerë  si  brenda  dhe  jashtë  vendit.  Përvoja  e  kryengritjes  së  Kosovës  në  1910,  do  të  nxiste 
formimin  e  një  programi  kombëtar  dhe  do  të  bënte  që  të  kuptohej  nga  qarqet  patriotike  brenda  dhe  jashtë 
vendit se, sigurimi i çlirimit kombëtar mund të arrihej vetëm përmes zgjerimit të lëvizjeve kryengritëse drejt 
një kryengritjeje të përgjithshme. Kryengritja e 1910 i hapi rrugë kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 
1911  e,  më  pas,  kryengritjes  të  përgjithshme  të  vitit  1912.  Në  fillim  të  muajit  shkurt  1911  u  mbajt  një 
mbledhje në Manastir me pjesëmarrjen e delegatëve nga gjithë vilajetet shqiptare. Në këtë mbledhje iu dhanë 
udhëzime shoqërive patriotike të mërgimit dhe komiteteve të tjera në vende të ndryshme të Evropës.
611
  
Kjo kryengritje shpërtheu më 24 mars 1911. Ajo gjeti përkrahje, siç kemi parashtruar dhe më lart, nga 
komitetet politike italiane, nga shtypi i kohës i cili propagandonte nisjen e kësaj kryengritje dhe rëndësinë e 
saj dhe nga qarqet atdhetare brenda dhe jashtë Shqipërisë. Nën trysninë e rretheve përparimtare italiane dhe 
nën trysninë e personaliteteve arbëreshe të kohës si Terenc Toçi, të nxitur dhe nga ngjarjet politike të kohës, 
nisi  kjo  lëvizje  e  armatosur  antiosmane,  antixhonturke  në  Shqipërinë  e  Veriut,  në  Malësinë  e  Madhe.  Në 
pamje të parë, u duk se kjo lëvizje u mbështet nga Italia zyrtare, duke marrë parasysh që qarqet qeveritare 
italiane  shtuan  ndikimin  e  tyre  në  lëvizjen  kombëtare  shqiptare  për  të  spostuar  në  këtë  mënyrë  ndikimin 
austro-hungarez. Kjo përshtypje e krijuar ishte e gabuar sepse Roma nuk ishte e interesuar për të shkaktuar 
turbullira në Perandorinë Osmane, në një kohë kur Italia po përgatitej për ekspedita italiane në Afrikë. Nga 
ana  tjetër,  komiteti  ―Pro  Albania‖  dhe  komitete  të  tjera  në  Itali,  në  bashkëpunim  me  italo-shqiptarët 
                                                 
610
   Nika, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjen shqiptare” (1910-1912),6-7. 
611
   Po aty, f.8 


 
146 
(arbëreshët), ndikuan pozitivisht në lëvizjen kryengritëse në vitin 1911. Për Terenc Toçin, ky ishte momenti i 
duhur për të hyrë në veprim. I bindur se e ardhmja ndërtohet duke vepruar, ai la jetën e qetë në metropolet 
italiane dhe kaloi në malet e Shqipërisë për të organizuar kryengritjen e armatosur.
612
 Pas takimit në Milano 
me  disa  personalitete  shkodrane,  ai  iu  drejtua  Riçioti  Garibaldit,  duke  e  njoftuar  se  do  të  nisej  drejt 
Shqipërisë për të shpallur lindjen e qeverisë së vërtetë të përkohshme. Ai i kërkonte Garibaldit mbështetjen e 
tij  në  këtë  nismë,  jo  vetëm  nëpërmjet  thirrjeve  dhe  veprimtarive  mbështetëse  që  do  të  siguronin  armatime 
dhe  municione,  por  edhe  që  vetë  Garibaldi,  pasi  kryengritja  të  arrinte  në  nivele  të  larta  të  saj,  të  kalonte 
Adriatikun  për  të  marrë  vetë  në  duar  drejtimin  e  qeverisë  së  përkohshme.
613
  Në  një  letër  dërguar  Toçit  në 
fillim  të  shkurtit,  Garibaldi  vinte  në  dukje  se  ndërhyrjen  e  vet  në  Shqipëri,  do  ta  bënte  pas  një  kërkese  të 
thjeshtë  ndihme,  që  duhej  të  dërgonte  një  asambleje  të  përbërë  nga  krerët  më  të  shquar  të  kryengritjes. 
Ndërsa Garibaldi po bashkërendonte veprimet e ekspeditës shqiptare nga shtëpia e tij në Romë, Terenc Toçi 
nga  Milano  krijoi  lidhje  me  disa  shqiptarë  të  Shkodrës  në  janar  të  1911.  Ai  u  takua  me  to  në  Milano  dhe 
propozoi që të luftojnë nën flamurin kombëtar dhe nën një udhëheqje të vetme, me disiplinë të rregullt, që do 
ta  bëjë  botën  e  qytetëruar  të  ndërhyjë  në  favorin  tonë.
614
  Me  anë  të  dy  letrave  të  dërguar  në  Milano  e  në 
Breshia më 11 shkurt dhe 14 mars 1911, Garibaldi komunikoi me Toçin sipas linjës së programit të këshillit 
shqiptar. Gjenerali i shkruante Toçit:  
Duhet në një farë mënyre të binden shqiptarët të formojnë një qendër çfarëdo. Që kjo qendër të jetë 
komitet, një qeveri të përkohshme ose diçka tjetër, pak rëndësi ka, mjafton që të jetë diçka e kuptueshme që 
korrespondon me ato”. 
615
 
Në  datën  14  mars,  Garibaldi  i  rikthehet  kësaj  ideje  edhe  në  një  letër  tjetër  në  Breshia,  ku  ndodhej 
avokati, shkruan: ―Nëse shkoni në Shqipëri, kujtojua që të krijojnë një qeveri të përkohshme ose diçka tjetër 
që do të thërriste më në fund miqtë italianë që të ndërhyjnë”.
616
 Riçioti Garibaldi kërkonte që të ngrihej nga 
shqiptarët një organizëm përfaqësues që të kishte të drejtën të ftonte miqtë italianë të ndërhynin në mënyrë 
legjitime.  Njëkohësisht,  ky  organizëm  të  kishte  forca  të  konsiderueshme  për  të  filluar  kryengritjen.  Për  të 
përmbushur  këtë  mision,  Terenc  Toçi  arriti  në  fund  të  marsit  në  Mal  të  Zi,  me  synimin  për  të  takuar 
bajraktarët e krerët shqiptarë të Podgoricës dhe Cetinës. Ai u kërkoi atyre të bashkëpunojnë për të rifilluar 
luftën kundër Perandorisë Osmane. Toçi zhvilloi takime me atdhetarë të shumtë, intelektualë shkodranë dhe 
më 26 mars 1911 realizoi takime me krerë të Mirditës.
617
 Në një dokument të veçantë, thuhet se ai takon në 
Mal  të  Zi  të  rinj  revolucionar  si  Zef  Shantorja,  Spiridon  Kacarosi,  Zef  Joku,  Filip  Ujka,  etj.  Më  28  mars 
1911, Terenc Toçi i dërgon fjalë Riçioti Garibaldit dhe i thotë:  ”Krerët shqiptarë e thërrasin për të marrë 
                                                 
612
   Loka. Kuvendi i Fanit pamundësia e Piemontit shqiptar,120. 
613
   Caccamo, Odiseja Arbëreshe,43. 
614
   Loka, Kuvendi i Fanit dhe pamundëisia e Piemontit Shqiptar,128. 
615
   Terenc Toçi, Il Governo provizorio d‘Albania (Cozenca 1913),6 
616
  AQSH,F.77,D.247, 17-18 
617
   AQSH,F.77,D.29, 29-30     


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   86   87   88   89   90   91   92   93   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə