Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə91/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   87   88   89   90   91   92   93   94   ...   102

 
147 
drejtimin e kryengritjes dhe për të dërguar armë e municione‖.
618
 Ndërsa Terenc Toçi ishte në Mirditë, ku 
organizoi më 26 prill 1911 një kuvend me krerë të lokaliteteve të Bisakës, në Malësinë e Madhe kishte nisur 
kryengritja  e  përgjithshme  që  pritej  prej  kohësh.  Ka  edhe  të  dhëna  ku  thuhet  se  shtabi  i  Terenc  Toçit  në 
Mirditë dhe ai i Malësisë së Madhe bashkëpunonin ngushtë me forcat garibaldine. Një ditë më vonë, më 27 
prill, pas kuvendit të mbajtur në Fan të Mirditës, u nënshkrua nga krerët shqiptarë në Kimzë dokumenti me të 
cilin shpallnin ndërtimin e një qeverie të përkohshme nën drejtimin e Terenc Toçit. Në kuvendin e Fanit u 
deklarua  Shqipëria  e  lirë  dhe  e  pavarur,  por  kjo  liri  dhe  pavarësi  do  të  vinte  përmes  luftës  derisa  të 
largoheshin  pushtuesit.  Deklarata  u  përpilua  nga  Terenc  Toçi.  Kjo  deklaratë  është  një  dokument  i 
rëndësishëm ku theksohet themelimi i një shteti të lirë e të pavarur. Ky kuvend pati rëndësi historike sepse qe 
i pari kuvend arbëresh, pas atij të Lezhës, ku bëhet betimi për të luftuar për Shqipërinë deri sa ushtari i fundit 
i  pushtuesit  të  largohet  nga  Shqipëria.  Terenc  Toçi  mori  detyrën  e  kryetarit  të  qeverisë,  kurse  në  postin  e 
sekretarit u vendos Zef Shantoja.
619
 Pasi të çlirohej Shkodra, qeveria do të vendosej aty, pasi Kizma ishte një 
vend i përkohshëm. Shkodra do të caktohej si seli qendrore e Qeverisë së Përgjithshme. U miratua një dekret 
në të cilin pohohej në mënyrë solemne vlerësimi i parimeve të lirisë, barazisë, vëllazërisë dhe ku deklarohej 
se  Shqipëria  ka  në  vetvete të  gjitha  elementet e  nevojshme  për të  formuar  një  shtet  të lirë  e të  pavarur,  që 
turqit  përveçse  janë  të  huaj  në  tokat  e  tyre  për  arsye  etnike,  gjuhësore  dhe  historike,  janë  edhe  zaptues 
shekullorë, që në çdo rast parimi i nacionalitetit është i shenjtë dhe i padhurueshëm dhe që do ishte gabim i 
pafalshëm që të mos kujdeseshin për triumfin e tij me çdo lloj sakrifice.
620
 Shpallja e pavarësisë nga Terenc 
Toçi do t`i hapte rrugë sigurimit të pavarësisë përmes një kryengritjeje të madhe ndërkombëtare. Kjo lëvizje 
kryengritëse pritej të ndihmohej nga forcat vullnetare të udhëhequra nga Riçioti Garibaldi.  
Në këtë moment historik pas krijimit të qeverisë së përkohshme, u morën disa vendime për të forcuar 
më  tej  këtë  qeveri  dhe  kuptohet,  për  t`i  hapur  shteg  kryengritjes  së  përgjithshme.  Toçi  punoi  që  qeveria  e 
përkohshme dhe lufta për çlirim kombëtar të njihej nga opinioni ndërkombëtar. Ai i drejtoi thirrjen e popullit 
shqiptar edhe opinionit ndërkombëtar, duke deklaruar: 
“Në  emër  të  popullit  shqiptar,  muhamedanë  dhe  të  krishterë,  të  lidhur  vëllazërisht  në  emër  të 
Atdheut, kemi nderin të njoftojmë të gjithë botën e qytetëruar se Shqipëria është deklaruar e lirë, e 
pavarur duke u shpallur shtet në Mirditë”.
621
  
Nga ana tjetër, i bëri thirrje Riçioti Garibaldit të vinte në Shqipëri së bashku me vullnetarët e tij për të 
nisur  kryengritjen  e  përgjithshme.  Në  letrat  dërguar  Riçioti  Garibaldit,  e  informonte  për  gjendjen  e 
përgjithshme  në  Shqipëri  dhe  madje  i  caktoi  dhe  datën  e  zbarkimit  të  garibaldinëve.  Në  një  ndër  letrat, 
Terenc Toçi shprehet si më poshtë: 
                                                 
618
   AQSH,F.77,D.29, 96 
619
   AQSH,F.77,D.29, 131 
620
   Caccamo, Odiseja Arbëreshe, 48. 
621
   AQSH, F.77, D.29, f.22-23 


 
148 
Letër nga Kimza, 27.04.1911 
Shkëlqesisë së tij, gjeneralit Riçioti Garibaldi 
Qeveria ka nën urdhra 30 mijë luftëtarë që janë betuar sipas riteve kombëtare të besës, që të fitojnë 
ose të vdesin  për lirinë  dhe  pavarësinë  e  Shqipërisë.  Kemi  marrë vendimin  e  përgjithshëm që t’ia 
kalojmë  komandën  e  përgjithshme  të  trupave  shkëlqesisë  suaj.  Ju  lutem,  pranoni  dhe  ejani  sa  më 
shpejt se popullsia pret ndihmë nga këmishat e kuqe të lavdishme dhe të pamposhtura si shpresa e 
vetme.
622
  
Ky  projekt  i  Riçioti  Garibaldit,  duket  se  nuk  gjeti  përkrahjen  e  duhur  nga  qeveria  italiane  dhe  as  në 
figura  të  shquara  të  jetës  politiko-shoqërore.  Në  qoftë  se  do  të  flasim  për  reagimin  shqiptar  ndaj  lëvizjes 
italo-shqiptare,  ato  janë  mjaft  kontradiktore.  Nga  njëra  anë,  përgëzohet  dhe  pranohet  ndihmesa  e  italo-
shqiptarëve,  nga  ana  tjetër,  pas  këtij  pranimi  në  dukje,  fshihet  një  hije  dyshimi.  A  është  me  të  vërtetë 
qëndrimi i R. Garibaldit aq dashamirës sa duket apo pas tij fshihen objektiva të tjera? Kjo pyetje dhe të tjera 
kanë  lindur  në  mendjet  e  mjaft  personaliteteve  të  shquara  të  kohës  siç  ishte  Faik  Konica.  Faik  Konica 
tregohet skeptik në lidhje me interesin e Garibaldit për Shqipërinë. Dyshimi i Faik Konicës lidhej me faktin 
se  si  mundet  një  patriot italian  të jetë aq  dashamirës në  lidhje  me  çështjen  shqiptare,  duke  marrë  parasysh 
faktet  se  vetë  R.  Garibaldi  kishte  marrë  pjesë  në  luftën  greko-turke,  me  qëllim  që  të  ndihmonte  grekët  në 
pushtimin e Shqipërisë së Jugut. Replikat e Faik Konicës në lidhje me aktualitetin italo-shqiptar shfaqen në 
artikujt e gazetës së tij, si dhe me polemikat me organin ―La Nazione Albanese” te Lorekios. Sipas tij, duhej 
të ekzistonin marrëdhënie me italo-shqiptarët në planin kulturor, por jo në sferën politike. Faik Konica dukej 
se  i  trembej  kësaj  lëvizjeje  në  sferën  politike,  sepse  ndjente  që  mbas  italo-shqiptarëve  fshihej  qeveria 
italiane. Ai nuk qe aq i qetë, këtë e lidhte me faktin se italo-shqiptarët ishin shtetas italianë, e ndoshta, pas 
qëllimeve  të  tyre  dashamirëse,  fshiheshin  qëllimet  imperialiste  të  shtetit  italian.  Qeveria  italiane  pengoi 
ardhjen e vullnetarëve italianë në ndihmë të lëvizjes shqiptare. Ky qëndrim pasqyrohet në shtypin e kohës. 
Qeveria  italiane‖  shkruante  gazeta  ―Drita‖  e  Manastirit,  ―ka  ndaluar  popullin  italian  të  marrë  pjesë  në 
kryengritjen e shqiptarëve‖ dhe ka vënë në lëvizje flotën ―për të ndaluar të shkuarit vetëdashës në Shqipëri‖ 
duke vëzhguar e kontrolluar çdo anije nga Tivari deri në Prevezë. Një fakt të tillë e pohon edhe shtypi italian
si gazeta ―Secolo‖ apo ―Corriere della Puglia‖. Gazeta ―Secolo‖ e Milanos pohonte se ―nuk mund të hyjnë 
garibaldinë  në  Shqipëri,  se  flota  italiane  e  ruan  mirë  detin‖,  gazeta  ―Corriere  della  Puglia‖  deklaronte  se 
qeveria italiane harxhonte shuma të mëdha për të vëzhguar Adriatikun, me qëllim që të ndalonte dërgimin e 
vullnetarëve  në  Shqipëri.
623
  Ishte  vetë  shtypi  i  kohës,  si  ai  shqiptar  dhe  ai  italian,  që  demaskoi  politikën 
italiane, duke pasqyruar qëndrimin e saj jo aq dashamirës ndaj ekspeditës vullnetare të R. Garibaldit. Qeveria 
                                                 
622
   AQSH, F.77 ,D.29, f.51 
623
    Skëndi, Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 - 1912 , 213. 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   87   88   89   90   91   92   93   94   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə