Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə92/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   88   89   90   91   92   93   94   95   ...   102

 
149 
italiane ishte  pengesa  kryesore  e  kësaj  ekspedite  të  Garibaldit,  por  pati  edhe  faktorë të tjerë  që,  direkt  apo 
tërthorazi, ndikuan negativisht në mosrealizimin e këtij projekti. 
Faik Konica shprehet se ngurrimi në bashkëpunim mes shqiptarëve dhe arbëreshëve shihej në faktin se 
ata  ishin  qytetarë  italianë  dhe  do  të  vepronin  në  përputhje  me  interesat  e  qeverisë  italiane.  Së  dyti,  italo-
shqiptarët  bashkëvepruan  me  irredentistët  italianë  dhe  u  akuzuan  për  krijimin  e  turbullirave  ndaj  qeverisë. 
Një tjetër arsye që pengoi bashkëpunimin ishte fakti se nuk qe e lehtë për shqiptarët myslimanë të pranonin 
të udhëhiqeshin nga të krishterët.
624
 Këto ishin disa arsye që luajtën rolin e tyre në mosrealizimin e projektit 
të bashkëpunimit, por pas tyre fshiheshin arsye më të forta. Do të doja ta lidhja këtë me rivalitetin e hershëm 
italo-austriak  në  Shqipëri.  Një  rivalitet  i  tillë  ndikonte  edhe  te  mjaft  figura  shqiptare,  të  cilët  mbajtën 
qëndrime të ndryshme pro apo kundra secilës palë. Qëndrimi dyshues ndaj politikës italiane dhe veprimtarisë 
italo-shqiptare bënte që të ankoheshin nga politika austro-hungareze. Qëndrimi pro austriak largonte edhe më 
tepër  premisat  për  bashkëpunimin  me  palën  italiane.  Udhëheqës  shqiptarë  si  Faik  Konica  apo  Shahin 
Kolonja anuan nga Austro-Hungaria, prandaj nuk mund të reagonin pozitivisht ndaj një lëvizjeje që cënonte 
Austro-Hungarinë dhe favorizonte Italinë. Faik Konica ishte deklaruar hapur ndaj këtij projekti, kurse Shahin 
Kolonja e shihte me dyshim veprimtarinë e italo-shqiptarëve, që i cilësonte të  italianizuar.
625
  
Krahas  reagimeve  të  personaliteteve  shqiptare,  pati  dhe  reagime  nga  figura të  shquara  italiane.  I  tillë 
ishte Manlio Beniçi, drejtues i organit ―Gazzeta Albanese‖ dhe ―Corriere dei Balcani‖. Rreth ekspeditës së 
R. Garibaldit pati polemika të shumta, madje dhe kritika lidhur me ndërhyrjen në Shqipëri. Dyshime lidhur 
me  qëllimet  e  gjeneralit  lindën  edhe  te  M.  Beniçi.  Ai  iu  lut  Garibaldit  të  përforconte  përpjekjet  për  të 
mbështetur irredentizmin italian, krahas kësaj, çështjes shqiptare i bashkëngjiste programin për të krijuar një 
federatë  ballkanike  mes  kroatëve,  serbëve  dhe bullgarëve.  Megjithatë,  Beniçi  ishte  mbështetës i  ekspeditës 
garibaldine, sepse kjo ekspeditë do të ndihmonte në realizimin e projektit për një federatë ballkanike dhe një 
koalicion i tillë do të siguronte rënien e influencës austriake në Ballkan. ―Për Beniçin, Austria qe një armik 
më  i  keq  se  turku,  me  të  cilin  do  ishte  e  mundur  të  kuptoheshin  ditën  kur  do  njiheshin  të  drejtat  tona 
kombëtare,  integriteti  ynë  territorial,  me  një  autonomi  të  gjerë  që  do  na  lejonte  të  zhvillonim  kulturën 
shqiptare. Krahas Beniçit, përkrahës i lëvizjes italo-shqiptare ishte edhe ministri i punëve të jashtme Xhulio 
Prineti.  Qëndrim  dashamirës  ndaj  italo-shqiptarëve  pati  dhe  konti  Luixhi  Gaetani  di  Laurenzana,  i  cili 
propozoi që ata të kishin përfaqësinë e tyre në parlamentin italian. Ajo që dëshironte deputeti italian ishte që 
italo-shqiptarët të shërbenin si hallkë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë. Duket qartë, nga të dhënat e shtypit 
të kohës dhe burimeve të ndryshme, se lëvizja italo-shqiptare në favor të çështjes shqiptare, u përkrah nga 
                                                 
624
   Po aty. f. 214        
625
   Skëndi , Zgjimi Kombëtar Shqiptar 1878 – 1912, 214. 
 
 
        
 
  


 
150 
figura të shquara të jetës politike italiane dhe shqiptare. Krahas miratimit pati edhe kundërshtime dhe, në të 
njëjtën kohë, dyshime rreth kësaj lëvizjeje. Për sa i përket reagimit të qeverisë italiane, ai qe kontradiktor, në 
fillim  qe  mbështetës  e  më  pas  pengues.  Qe  kjo  një  ndër  arsyet  që  ekspedita  e  R.  Garibaldit  nuk  u  vu  në 
zbatim.  L.  Von  Chlumecky,  ekspert  i  politikës  së  jashtme  të  Austro-Hungarisë,  shkruan  se  italo-shqiptarët 
gjetën  pak  mbështetje  nga  ana  italiane.  Megjithatë,  italo-shqiptarët  vazhduan  përpjekjet  për  të  siguruar 
opinionin  publik  të italianëve,  këtë  e  realizuan  nëpërmjet  protestave,  mocioneve,  mitingjeve,  konferencave 
dhe  shtypit.  Në  të  njëjtën  kohë,  vepruan  për  të  ngritur  lart  ndërgjegjen  kombëtare.  Thirrjet  e  Terenc  Toçit 
përmes disa letrave të tjera, siç ishte ajo e datës 28 prill 1911 apo 4 maj dhe 7 maj 1911, mbetën pa asnjë 
përgjigje. Sërish më 15 maj 1911, ai i bën thirrjen e fundit Riçioti Garibaldit, por shpresat duken se po bien e 
po veniten. Mesa kuptohet, Riçioti Garibaldi ishte tërhequr nga ekspedita garibaldine në Shqipëri. Në bazë të 
të dhënave, mendohet se shkak i tërheqjes së tij të ketë qenë vetë qeveria italiane me në krye Xhiliotin. 
Riçioti Garibaldi duket se i kishte mohuar traditat e lavdishme të këmishëkuqve, duke hequr dorë nga 
dërgimi  i  trupave  në  Shqipëri.  Kjo  tingëllonte  dhe  si  fyerje,  jo  vetëm  ndaj  shqiptarëve,  por  dhe  ndaj  vetë 
italianëve, që me guxim heroik e fisnikëri të denjë kishin ofruar gjakun e tyre për çështjen e shqiptarëve të 
shtypur.
626
 Terenc Toçi dhe qeveria e tij, të gjendur në një situatë të tillë, menduan që të vepronin vetë, pa 
ndihmën e garibaldinëve. U zgjerua veprimtaria e lëvizjes kombëtare ku besëlidhjes iu shtuan dhe krerë të 
tjerë të Lezhës, Lurës, Shkrelit, Hotit, Kelmendit, Grudës, etj. Në këtë situatë, Terenc Toçi nisi vetë lëvizjet 
kryengritëse, nuk priti më dhe vendosi të nisë sulmin në Lezhë dhe Shëngjin. Ky sulm pati rezultate modeste. 
Sulmi  në  Lezhë,  si  rezultat  i  strategjive  të  gabuara  dhe  numrit  të  pakët  të  luftëtarëve  dhe  armatimeve, 
dështoi. Edhe në jug të Shqipërisë, gjendja nuk qe më e mirë. Lajmet që vinin nuk ishin pozitive. Para se të 
nisej,  më  11  gusht  1911,  shkoi  në  Mal  të  Zi  ku,  në  Podgoricë,  u  takua  me  krerë  të  Mirditës,  me  të  cilët 
projektoi një bashkëpunim me toskët e jugut. I shpallur i padëshiruar nga Mali i Zi, ai u largua në Rijekë e 
më  pas  në  Tivar  dhe,  nga  Tivari,  në  Bari.
627
  Në  Bari  u  mblodhën  disa  krerë  të  Mirditës,  Dukagjinit, 
Toskërisë.
628
  Në  këto  rrethana,  Terenc  Toçit  i  mbetej  vetëm  që  të  nisej  vetë  drejt  Italisë  për  të  kërkuar 
mbështetje.  Pavarësisht  tentativave  të  Terenc  Toçit  në  Itali,  nuk  gjeti  ndonjë  mbështetje  të  madhe.  Qarqet 
politike italiane që u afruan me komitetin ―Pro Albania‖ kishin frikë se mos cenoheshin interesat e tyre në 
Itali. 
 Ato preferuan të tërhiqen, ashtu siç bëri dhe Riçioti Garibaldi, i cili deklaroi hapur se hiqte dorë nga 
ekspedita e propaganduar me shumë bujë ―në qoftë se ajo dëmton interesat diplomatike të Italisë‖.
629
  Nga 
ana tjetër, Austro-Hungaria u frikësohej ngjarjeve në Shqipërinë e Veriut, sepse kjo do të sillte dobësimin e 
ndikimit të saj në Shqipëri në dobi të Italisë. Në valën e këtyre lëvizjeve kryengritëse dukej qartë dobësia e 
                                                 
626
   
Toccci, Terenc Tocci babai im mendime dhe kujtime,36 
627
   Loka, Kuvendi i Fanit dhe pamundëisia e Piemontit Shqiptar,113. 
628
   Po aty 
629
   Shpuza, Arbëreshët dhe kryengritja e vitit 1911,  49. 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   88   89   90   91   92   93   94   95   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə