Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə94/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   90   91   92   93   94   95   96   97   ...   102

 
153 
PËRFUNDIME 
 
 
Arbëreshët dhe historia e tyre përbëjnë një pjesë të çmueshme të historisë së popullit tonë dhe, 
për këtë arsye, nuk duhen lënë pa u trajtuar më gjerësisht. Ata, ndonëse në vend të huaj, jo vetëm që 
nuk  u  asimiluan,  por  kontribuuan  në  të  gjitha  format  në  mbrojtje  të  çështjes  kombëtare  shqiptare. 
Fundi  i  shekullit  XIX  dhe  fillimi  i  shekullit  XX,  shënuan  për  popullin  shqiptar  ndryshime  dhe 
kthesa  thelbësore  që  kishin  të  bënin  me  shkëputjen  një  herë  e  mirë  nga  Perandoria  Osmane  dhe 
shpalljen e pavarësisë. Një rol me rëndësi në realizimin e synimit të sipërpërmendur luajti padyshim 
dhe  komuniteti  italo-shqiptar  në  Itali.  Kontributi  i  tyre  do  të  shihet  në  drejtime  të  ndryshme.  Ata 
ndihmuan në ngritjen lart të ndërgjegjes kombëtare, jo vetëm nëpërmjet kontributit letrar e kulturor, 
por  edhe  politik.  Diaspora  arbëreshe  u  bë  gjithashtu  një  faktor  me  rëndësi  në  formulimin  e 
qëndrimeve  politike  të  shtetit  italian  ndaj  Shqipërisë  dhe  çështjes  shqiptare  në  tërësi.  Sipas  të 
dhënave, emigracioni i shqiptarëve drejt Italisë është regjistruar në harqe kohore të ndryshme dhe në 
faza  të  caktuara,  çdonjëra  e  lidhur  ngushtë  me  momente  të  rëndësishme  historike,  politike, 
ekonomike dhe shoqërore që do të ndjekin gadishullin e Ballkanit, gjatë dhe pas pushtimit osman të 
shekullit  XV.  Të  gjitha  burimet  konfirmojnë  se  emigracioni  drejt  Italisë  ka  ndodhur  në  faza  të 
ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme. Ka pasur shtatë valë emigracioni nga Shqipëria drejt 
Italisë: nga 1416-1446, 1459-1461, 1468-1506 (pas vdekjes së Skënderbeut) 1532-1434, 1647 dhe 
1744,  1759-1825.  Megjithatë,  ndonëse  informacionet janë  të  pakta,  sot  dihet  se  në  Italinë e Jugut, 
nga trevat e Abruxos e deri në skaj të Kalabrisë e në Sicili, gjenden një numër i madh shqiptarësh, të 
cilët emigruan atëherë kur Arbëria ra nën sundimin osman.  
Mendohet se vala e parë më e madhe e shpërnguljeve të shqiptarëve drejt Italisë të ketë qenë 
e karakterit ushtarak, në vitet 1416-1446. Gjenden të dhëna që provojnë se në ndihmë të Alfonsit të 
Aragonës,  mbret  i  Napolit,  të  kenë  shkuar  në  ndihmë  tri  skuadra  ushtarësh  shqiptarë,  me  në  krye 
Dhimitër Rërësin dhe dy bijtë e tij, Vasilin dhe Gjergjin. Për shërbimet e kryera, Dhimitër Rërësi qe 
emëruar guvernator i provincës së Rexhio Kalabrias. Pasuesit e tij ripopulluan disa ngujime në anët 
e  Katanxaros,  si:  Andali,  Amato,  Arieta,  Zangorana,  Pellagorio,  etj.  Shumë  të  tjerë,  pasues  së 
Rërësit, u vendosën përgjithmonë në Kontesa Entelina.  
Emigracioni  i  dytë:  1459-  1461.  Të  tjerë  ushtarë  shqiptarë,  duke  ndjekur  Stresin,  nipin  e 
Skënderbeut, erdhën në mbrojtje të familjes aragoneze kundër një numri shumë të madh baronësh, 
të  cilët  kishin  ngritur  krye  ndaj  Ferdinantit  I,  pasardhës  të  Alfonsit.  Shpërnguljet  e  mëdha  nga 
bregdeti janë pasojë edhe e bastisjeve të Sulltan Muratit II, në tri dekadat e para të shek. XV.  


 
154 
Emigracioni  i  tretë:  1468-1506.  Me  vdekjen  e  Gjergj  Kastriotit  më  1468,  turqit  pushtojnë 
pothuaj tërë territorin e Shqipërisë, duke shkatërruar dhe djegur qytetet dhe shfarosur në masë. Për 
të mos iu nënshtruar pushtuesit turk, shqiptarët u vendosën në Kalabri.  
Emigracioni  i  katërt:  1532-  1534.  Shqiptarët  banues  të  Koronës,  gjithnjë  e  më  shumë  të 
detyruar  nga  gjendja  e  keqe  e  krijuar  prej  pushtuesit  turk,  lanë  atdheun  dhe  shkuan  në  drejtim  të 
Napolit,  për  t‘u  drejtuar  më  pas  në  Pulje,  Lukanie  dhe  Kalabri,  duke  ripopulluar  zonën  dhe  duke 
themeluar komunitete të reja arbëreshe.  
Emigracioni  i  pestë:  1647-  1664.  Gjithashtu  edhe shqiptarët  e  Moresë  lanë tokat e  tyre  për 
t‘iu drejtuar bregdetit të Jonit italian, duke u përqendruar kryesisht në Bazilikatë.  
Emigracioni  i  gjashtë:  1744.  Popullata  e  Shqipërisë  së  Mesme,  pikërisht  zona  e  Peqinit,  u 
vendos në Abruco, duke themeluar vendin e quajtur Vila Badesa.  
Emigracioni i shtatë: 1744-1825. Shumë grupime shqiptarësh të paidentifikuara si prejardhje 
gjeografike, u vendosën në zonat veriore të Italisë, si në Lombardinë Jugore dhe në Emilian Veriore. 
Një pjesë tjetër iu drejtua jugut duke u vendosur në Bazilikatë. Sipas dokumenteve gjetur në arkivin 
e  Napolit  nga  studiues  si  Françesko  Tajani,  Lorenzo  Xhustiniani  dhe  arkivisti  Manfredi  Polumbo, 
thuhet se numri i shqiptarëve arrin 200.000 frymë të shpërndarë në 80 vende. Sipas studimeve dhe 
të dhënave të shumta, ndihmesa e arbëreshëve të Italisë në shumë fusha (dhe në të gjitha periudhat 
historike me rëndësi për popullin italian) ka qenë e dukshme dhe e njohur nga të gjithë. Në mënyrë 
të  veçantë,  mund  të  përmendet  ndihmesa  e  tyre  në  luftërat  garibaldine  për  bashkimin  e  Italisë,  ku 
arbëreshët e Kalabrisë dhe të Sicilisë qenë në ballë të luftëtarëve më të shquar, aq sa vetë Xhuzepe 
Garibaldi  i  quante  ―heronj  të  njëmijë  luftërave‖  dhe,  si  mirënjohje  e  shpërblim  për  ta,  ofroi  një 
shumë  të  madhe  të  hollash  për  mëkëmbjen  e  Kolegjit  Arbëresh  të  Shën  Adrianit  në  Shën  Mitër 
Koronë.  Marrëdhëniet  midis  dy  brigjeve  do  të  intensifikohen  së  tepërmi  në  shekullin  e  XIX  dhe 
sidomos në shekullin e XX. Kjo shpjegohet me procesin e krijimit të komb-shtetit dhe me përhapjen 
e ideologjisë nacionaliste kudo në Evropë. Më 4 prill 1860, nën udhëheqjen e republikanit sicilian, 
Rozalino Pilos, filloi kryengritja në Palermo, e cila u shtyp shumë shpejt dhe udhëheqësit e lëvizjes 
u  dënuan.  Bërthama  e  kësaj  lëvizjeje  përbëhej  nga  arbëreshë  nga  Sicilia  dhe  fshati  Piana  deli 
Arbëreshi, Spiridon Peta, Pietro Piedeskali, Xhorxhio Piedeskali, Xhovani Karnezi, Françesko Alesi 
. Ja si përshkruheshin banorët e Pianës: “Janë njerëz krenarë, të ndershëm, kryelartë për origjinën e 
tyre. Në këngët e tyre, ruajnë të gjallë ndjenjën e katër shekujve dhe ëndërrojnë ende që njëri prej 
gjakut  të  tyre  të  mundet  një  ditë  t’i  shpjerë  në  atdheun  e  vjetër,  të  largët‖.  Shumë  shqiptarë 
ndihmuan  Garibaldin,  shërbyen  si  udhërrëfyes  në  rrugët  që  ai  nuk  i  njihte.  Këtë  e  pohon  vetë 
Garibaldi  në  kujtimet  e  tij,  ku  shkruan:  ―Popullsia  e  Pianës  dhe  Parkos  na  ndihmoi  shumë  si 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   90   91   92   93   94   95   96   97   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə