Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə95/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   91   92   93   94   95   96   97   98   ...   102

 
155 
ndihmës  dhe  njerëz  praktikë‖.  Krahas  Garibaldit,  për  rolin  e  Pianës  dhe  të  vendbanimeve  të  tjera 
arbëreshe,  shkruan  dhe  Dora  d`Istria:“Qyteti  i  vogël  i  Pianës,  qendra  më  e  madhe  banuar  nga 
shqiptarë  të  Sicilisë,  zuri  një  vend  të  rëndësishëm  në  kryengritje”.  Edhe  shqiptarët  e  Lungros  e 
ndihmuan  Garibaldin  dhe  lëvizjen  e  tij  për  liri  e  pavarësi.  Lidhjet  e  forta  mes  palëve  shqiptaro-
italiane tregohen nëpërmjet shprehjes të respektit dhe adhurimit për figurën e Garibaldit. Arbëreshët 
qenë  një  mbështetje  e  fortë  e  Garibaldit  dhe  e  veprimeve  të  tij  luftarake  në  Sicili  dhe  Kalabri. 
Arbëreshët morën pjesë dhe në qeverinë revolucionare të Garibaldit. Garibaldi krijoi qeverinë e tij 
ku  morën  pjesë  edhe  tre  shqiptarë:  Paskuale  Skura,  Luixhi  Gjuria,  Françesko  Krispi.  Kontributi  i 
shqiptarëve shihet dhe në pritjen dhe mbështetjen që i dhanë Garibaldit dhe luftës së tij shqiptarët e 
Kalabrisë.  Për  arbëreshët  e  Italisë,  Garibaldi  nuk  ishte  një  njeri  i  rëndomtë,  por  çlirimtar  i  madh 
popujsh. Arbëreshët e lidhnin fort fatin e tyre me atë të Garibaldit duke shpresuar të çliroheshin sa 
më  shpejt  nga  sundimi  i  egër  i  feudalëve  italianë  dhe  pushtuesve  të  Italisë,  duke  ndihmuar  me 
frymën  e  tyre  luftarake  dhe  krahun  e  fuqishëm.  Shteti  italian  u  krijua  në  1861,  pas  peripecish  të 
shumta.  Pra,  procesi  i  bashkimit  nuk  u  realizua  lehtë.  Në  të  gjithë  këtë  lëvizje  të  fuqishme, 
shqiptarët dhanë kontribut të madh, fakt i cili i afroi më tepër dy popujt që lagen nga një det. Lidhjet 
dypalëshe  u  forcuan  më  tepër  edhe  si  rezultat  i  afrimit  që  Garibaldi  po  përpiqej  të  realizonte. 
Përpjekjet  për  bashkërendimin  e  veprimeve  midis  atdhetarëve  shqiptarë  dhe  Garibaldit  janë  të 
fuqishme gjatë viteve 1856-1866, periudhë e cila lidhet me tentativat për organizmin e një ekspedite 
garibaldine  në  Shqipëri.  Ngjarjet  e  viteve  1866-1867,  Dora  d‘Istria  i  shihte  si  paralajmërime  të 
rëndësishme  që  do  të  çonin  në  fitoren  dhe  pavarësinë  e  kombit  shqiptar.  Por  ishin  mangësitë  dhe 
kufizimet  e  Lëvizjes  Kombëtare  Shqiptare  që  ndikuan  në  ecurinë  e  përmasat  për  vendosjen  e 
lidhjeve  të  ngushta  mes  qarqeve  demokratike  italiane  dhe  veprimeve  luftarake  në  anën  tjetër  të 
Adriatikut.  Pavarësisht  se  kjo  lëvizje  nuk  arriti  të  kurorëzohet,  nderimi  dhe  respekti  i  shqiptarëve 
për Garibaldin mbetet i pacenuar.  
Nga  këto  koloni  arbëreshe  dolën  shumë  personalitete  të  shquara  të  jetës  politike,  kulturore, 
letrare  dhe  artistike.  Këto  figura  të  njohura  dhanë  kontributin  e  tyre  jo  vetëm  në  fushat  e 
lartpërmendura, por dhe në ndihmë të çështjes kombëtare. Synimi i italo-shqiptarëve ishte të zgjonte 
ndërgjegjen kombëtare në Shqipëri dhe të kujdeseshin të përhapnin atje programin e tyre politik, si 
dhe, nga ana tjetër, të dyfishonin përpjekjet për të bërë për vete opinionin publik të Italisë. Aktiviteti 
i italo-shqiptarëve qe një nxitje e fortë për lëvizjen kombëtare shqiptare. Ndihmesa e tyre shihet në 
propagandën këmbëngulëse me shtypin, me mocione në parlament, me mitingje dhe me konferenca. 
Ishte fundi i shekullit XVIII dhe mesi i shekullit XIX, kohë në të cilën arbëreshët hodhën shikimin 
te bashkatdhetarët e tyre, duke dashur të kujtojnë jo vetëm të kaluarën heroike, por duke dëshiruar 


 
156 
edhe një të ardhme më të mirë. Ata u përpoqën që, përmes veprave të tyre, të ndihmonin në njohjen 
më mirë të historisë së atdheut dhe njëkohësisht të kontribuonin në rilindjen e tij. Të shqetësuar për 
të ardhmen e vendit dhe pjesëmarrës aktivë në lëvizjet për të siguruar pavarësinë apo autonominë e 
Shqipërisë  ishin  figura  si  Jeronim  De  Rada,  Vinçens  Dorsa,  Xhuzepe  Skiroi,  krahas  tyre  dhe 
Françesko  Krispi.  Nisi  një  lëvizje  kulturore,  letrare  dhe  politike  që  i  hapi  rrugë  zgjimit  kombëtar 
shqiptar.  
Me rëndësi ishte edhe puna e arbëreshëve të Italisë, në shekullin XIX e në fillim të  shekullit 
XX, në lëmin e studimeve shqiptare, sidomos të folklorit, gjuhës e letërsisë shqiptare. Shtypi i kohës 
mbetet  një  burim  me  vlerë  për  ndriçimin  sa  më  të  plotë  të  kësaj  periudhe.  Rrethanat  në  të  cilat 
gjendej  Shqipëria  nën  sundimin  otoman  nuk  lejuan  që  të  lindte  dhe  të  përhapej  shtypi  periodik 
brenda vendit. Vetëm jashtë Shqipërisë u arrit që të krijoheshin periodikë, të cilët ngritën zërin në sy 
të Evropës, me qëllim që të bënin të njohur ekzistencën e kombit shqiptar dhe të drejtën e tij për të 
qenë  shtet  i  lirë  dhe  i  pavarur.  Gazetaria  shqiptare  luajti  një  rol  të  çmuar  duke  ndihmuar  çështjen 
kombëtare.  Arbëreshë  si  Jeronim  De  Rada,  Anselmo  Lorekio,  Terenc  Toçi,  Zef  Skiroi  etj., 
kontribuuan  duke  e  bërë  të  njohur  çështjen  kombëtare  shqiptare  në  arenën  ndërkombëtare.  Këto 
figura patriotike do ta nxisnin këtë veprimtari përmes themelimit me plot sakrifica të periodikëve të 
parë shqiptarë si: ― Flamuri i Arbrit‖, ―L’Albanese d’Italia‖, ―La Nazione Albanese‖. Disa gazeta të 
tjera u botuan në Itali, në Shqipëri, por dhe vende të tjera në diasporën shqiptare, si “Arbri i ri” që 
doli më 31 mars 1887 në Palermo. ―Illi i Arbëreshëve‖ (1896) ishte revista që u botua në zbatim të 
vendimeve të Kongresit të parë gjuhësor shqiptar, të mbajtur nën kryesinë e Jeronim De Radës në 
vitin 1895. Drejtori i saj, Artan Argondica, ishte njeri i kulturuar dhe studiues i gjuhës shqipe. Një 
tjetër revistë e përdyjavshme e hartuar nga një grup të rinjsh italo-arbëreshë, mes tyre dhe Kozmo 
Serembe, ishte ―L’Albania Letteraria‖ botuar më 1897 në Koriliano Kalabro. La nuova Albania‖ 
(1898-1904)  ishte  organ  i  komitetit  politik  shqiptar  në  Napoli,  e  përdyjavshme,  që  drejtohej  nga 
avokat Xhenaro Luzidoli që doli në 1893. Me ndërprerje vazhdoi të botohej dy vjet dhe rifilloi vitin 
e  tretë  në  1  janar  1904. Një  tjetër  revistë  ishte  ―Flamuri  i  Shqipërisë‖ më 1904,  e  përmuajshme e 
themeluar nga Zef Skiroi në Napoli. Ishte revistë me format të madh, e hartuar nga vetë drejtori Zef 
Skiroi që shkruante artikuj politikë në shqip dhe italisht. Në vitin 1912, shtypi arbëresh nuk reshti së 
botuari revista të reja me përmbajtje politike, kulturore, historike e letrare.  
Arbëreshët e Italisë, të shpërngulur në Gadishullin Apenin para dhe pas vdekjes së heroit tonë 
kombëtar, Skënderbeut, kanë arritur të ruajnë gjënë më të çmuar si trashëgiminë më të shenjtë të të 
parëve tanë, gjuhën amtare. Arbëreshët, përmes hapjes së institucioneve arsimore të rëndësishme, që 
u bënë më pas dhe vatra kulturore, i siguruan komuniteteve arbëreshe në Itali, zhvillim arsimor dhe 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   91   92   93   94   95   96   97   98   ...   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə