Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 1.01 Mb.

səhifə96/102
tarix25.07.2018
ölçüsü1.01 Mb.
1   ...   92   93   94   95   96   97   98   99   ...   102

 
157 
kulturor.  Njëkohësisht,  hapja  e  institucioneve  arsimore  si  Kolegji  i  Shën  Adrianit  në  Kalabri, 
Seminari arbëresh i Palermos, apo kolegji në Sicili, krijoi mundësinë e përgatitjes arsimore të shumë 
intelektualëve fetarë e laikë të kohës, por edhe dha kontribut me rëndësi në luftërat për bashkimin e 
Italisë,  Rilindjes  e,  përgjithësisht,  kërkesave  liridashëse  dhe  përparimtare  të  shoqërisë  italiane 
brenda së cilës jetonin arbëreshët. Një kthesë vendimtare në historinë fetare-politike-kulturore dhe 
civile të arbëreshëve të Italisë shënoi themelimi i dy qendrave arsimore të tyre: Kolegji Korsini në 
Shën  Benedhit  (San  Benedeto  Ullano)  ose  Shën  Adriani  në  Kalabri,  si  dhe  Seminari  arbëresh  i 
Palermos  në  Sicili.  Qëllimi  i  krijimit  të  kolegjit  ishte  të  përgatiste  të  rinj  të  arsimuar  dhe  të 
kulturuar. Kolegji arbëresh zë një vend të merituar në historinë e arsimit tonë kombëtar. Ai mbajti të 
gjallë gjuhën, kultivoi dashurinë për atdheun e të parëve, Shqipërinë, dhe përgatiti breza të tërë të 
inteligjencës  kombëtare  arbëreshe:  dijetarë,  gjuhëtarë,  arsimtarë,  etnografë,  historianë,  shkrimtarë, 
folkloristë  dhe  studiues  të  shquar,  të  cilët  i  kanë  sjellë  kontribute  të  vyera  kulturës  kombëtare 
shqiptare e çështjes shqiptare në periudha të caktuara historike.  
Një  qendër  tjetër  e  rëndësishme  e  kulturës  shqiptare  ishte  Seminari  Shqiptar  i  Palermos,  i 
themeluar në 26 nëntor 1734, me nismën e at Xhorxho Guzeta (1682-1756) nga Piana dei Greçi. Një 
rol me rëndësi në pasqyrimin e çështjes kombëtare kanë luajtur Kongreset gjuhësore të viteve 1895 
dhe 1897 të cilët, krahas karakterit gjuhësor dhe letrar, shprehën dhe vullnetin politik të shqiptarëve 
të  Italisë.  Rezultat  i  këtyre  kongreseve,  krahas  diskutimit  për  një  alfabet  të  njehsuar,  ishte  dhe 
krijimi i një Shoqërie Kombëtare Shqiptare.  ―Societa Nacionale Albaneze‖ u krijua me qendër në 
San Demetrio Korone. Mes objektivave të saj, krahas afrimit mes kolonive të ndryshme të Italisë, 
synonte edhe nisjen e marrëdhënieve në shkallë të gjerë me mëmëdheun. Kongresi i parë gjuhësor 
shqiptar,  krahas  problematikave  të  ndryshme  të  trajtuara,  miratoi  një  program  për  zhvillimin  e 
kulturës  dhe  letërsisë  në  diasporën  arbëreshe.  Kongresi  i  dytë  u  mbajt  më  20  shkurt  1987  në 
Ungër/Lungro.  Ky  kongres  ishte  vijim  i  të  parit  dhe  vendimet  që  u  morën  ishin  një  përshtatje  e 
vendimeve të Kongresit të parë. Ky kongres rikonfirmoi objektivat e vendosur nga kongresi i parë 
dhe rishikoi statusin e “Societa Nacionale Albaneze”. Në kongres u diskutua çështja e një alfabeti të 
unifikuar dhe domosdoshmëria e njehsimit të gjuhës. Pas dy kongreseve të rëndësishëm, që luajtën 
rol  në  konsolidimin  e  marrëdhënieve  mes  shqiptarëve  në  dy  anët  e  Adriatikut,  u  mbajt  në  16-18 
qershor  1903  një  kongres  në  Napoli.  Pika  e  parë  e  rendit të  ditës,  që  u  diskutua  gjatë  në  kongres, 
kishte të bënte me nevojën e forcimit të marrëdhënieve kulturore me atdheun dhe, së dyti, iu kërkua 
qeverisë italiane të hapej katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe pranë Institutit Oriental të Napolit, ku 
të studionin arbëreshë dhe shqiptarë. 


 
158 
Lëvizja kombëtare letraro-kulturore dhe arsimore e arbëreshëve do të ndihmonte njëkohësisht 
në forcimin e kauzës kombëtare. Fillimi i shekullit XX shënon një rritje të veprimtarisë kombëtare 
të italo-shqiptarëve. Shqipëria, me pozitën e rëndësishme që zinte në Ballkanin Perëndimor, në detin 
Adriatik  dhe  mbi  kanalin  e  Otrantos,  kishte  tërhequr  prej  kohësh  vëmendjen  e  lakminë  e  fuqive 
evropiane. Një ndër fuqitë më të interesuara ndaj Shqipërisë ishte Italia, interes që ishte shfaqur prej 
kohësh,  që  me  bashkimin  e  saj.  Shqipëria  gjithnjë  e  më  shumë  po  kthehej  në  boshtin  e  politikës 
italiane. Ngjarjet në Ballkan dhe nevoja e Italisë për të rifituar disa nga viset që kishte humbur në 
gjirin e Venecias dhe të gjitha ato që kishte pasur në ―mare nostrum‖, e detyruan të formulonte një 
politikë  kundrejt  Shqipërisë.  Françesko  Krispi  qe  nismëtar  i  kësaj  politike.  Ai  ka  dhënë  një 
kontribut  të  madh  në  rritjen  e  prestigjit  të  Italisë  dhe  në  realizimin  e  projekteve  italiane.  E  kanë 
vlerësuar  si  njërin  prej  politikanëve  më  të  shquar  dhe  të  panjohur  në  Evropën  e  shekullit  XIX,  që 
donte  ta  bënte  Italinë  njërën  ndër  fuqitë  më  të  mëdha  evropiane  të  kohës.  Si  pjesë  përbërëse  e 
politikës lindore të Italisë, kryeministri Krispi pati inauguruar një politikë kundrejt Shqipërisë, e cila 
synonte jo pushtimin e saj, por pengimin e ndonjë fuqie të madhe që të ngulitej në tokën shqiptare. 
Ishte  arbëresh  nga  Ribera  e  Sicilisë  dhe  i  pari  kryeministër  që  ka  kryesuar  qeverinë  italiane  pas 
bashkimit  të  Italisë.  Ai  mbajti  një  qëndrim  antisllav  dhe  antirus  në  Ballkan.  Politika  e  jashtme  e 
kryeministrit Krispi favorizonte rritjen e prestigjit të Italisë. Por ai kontribuoi shumë për të siguruar 
pavarësinë e Shqipërisë. Mjaft dokumente e dëshmojnë këtë fakt. Konkretisht, më 2 tetor 1887, pak 
muaj pas ardhjes së tij në fuqi si kryeministër, në bisedën që bëri me kancelarin gjerman Bismark në 
2 tetor 1887, krahas të tjerave, i tha se, në qoftë se do të ketë ndryshime në perandorinë turke, duhet 
të  mbahen  parasysh  kombet  e  robëruara  prej  saj  në  Ballkan,  si  Maqedonia,  Serbia,  Shqipëria,  etj. 
Prandaj  një  forcim  i  lidhjeve  miqësore  me  Shqipërinë  do  të  ofronte  mundësinë  e  realizimit  të 
projektit të tij ballkanik. Krispi, në 1900, në parlamentin italian, bëri publike ndjenjat e vlerësimet e 
tij  për  Shqipërinë  duke  thenë:  ―Shqipëria,  ky  vend  i  ashpër  dhe  me  burra  trima,  që  ka  ndihmuar 
Italinë  sa herë  ajo  ka  pasur  nevojë,  sot  ndodhet  në  udhëkryq. Edhe  ajo,  si  gjithë vendet e tjera të 
Ballkanit,  i  ka  të  gjitha  elementët  për  të  pasur  një  Qeveri  Autonome.  Unë  mendoj  se  duhet  të 
luftojmë për të drejtat e këtij kombi në Evropë. Ne ua kemi borxh”. Ballkani, në fund shekullit XIX 
dhe  fillim  të  shekullit  XX,  paraqiste  një  sfidë  për  shumë  nga  Fuqitë  e  Mëdha  botërore  të  kësaj 
periudhe.  Tendenca  për  të  ruajtur  statuskuonë  në  Ballkan  dhe  në  Perandorinë  Osmane,  mjaft  e 
kërkuar nga Fuqitë e Mëdha, si Gjermania, Rusia, Franca dhe Anglia, dukej se po lëkundej. Ruajtja 
e  ―baraspeshës‖  ishte  në  interes  të  vetë  Fuqive  të  Mëdha  si  Rusia,  Austro-Hungaria,  Italia,  sepse 
cenimi  i  saj  do  të  sillte  përplasje  në  Lindjen  e  Afërme  dhe  të  Largët.  Një  politikë  e  prishjes  së 
statukuosë  do  të  sillte  një  prishje  të  interesave  ekonomike  të  Fuqive  të  Mëdha  në  Ballkan.  Pozita 




Dostları ilə paylaş:
1   ...   92   93   94   95   96   97   98   99   ...   102


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2017
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə