Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə97/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   94   95   96   97   98   99   100   101   102

 
159 
gjeografike e Shqipërisë, me një afërsi relativisht të madhe me Italinë dhe Austro-Hungarinë, si dhe 
pozita  e  rëndësishme  në  Ballkan  e  në  Adriatik,  e  bënte  atë  një  vend  mjaft  të  lakmuar  nga  dy 
superfuqitë.  Synimi  i  politikës  italiane  ishte  të  kthente  Adriatikun  në  një  liqen  italian.  Për  Italinë, 
çështja  shqiptare  reduktohej  te  porti  i  Vlorës  dhe  ishulli  i  Sazanit,  që  kontrollonte  ngushticën  e 
Otrantos, nga e cila varej siguria dhe liria e saj në Adriatik. Projekti i Italisë tregonte hapur interesat 
e saj për t`u zgjeruar drejt Adriatikut e Jonit. Për realizimin e qëllimeve të saj, në dhjetëvjeçarin e 
parë të shekullit XX, Italia intensifikoi aktivitetin e vet në tokat shqiptare, në kuadrin e politikës së 
depërtimit  paqësor‖.  Synimet  e  politikës  italiane  binin  ndesh  me  interesat  e  monarkisë  dualiste 
austro-hungareze. Austro-Hungaria dëshironte që Durrësi dhe Vlora t`i mbeteshin Shqipërisë, që ajo 
të mund të gëzonte liri veprimi në Adriatik e që Shqipëria, si një vend josllav, të mund të përdorej si 
barrierë kundër shovinizmit. Ajo donte që pjesa veriore të ishte brenda shtetit shqiptar sepse, në këtë 
mënyrë, bllokohej dalja e sllavëve në detin Adriatik. Synimet austriake cenonin luftën çlirimtare të 
popullit shqiptar kurse, pas dashamirësisë ndaj popullit shqiptar, fshihej synimi i saj për vendosjen e 
një  protektorati  në  Shqipëri.  Austria  mbështeste  autonominë  e  Shqipërisë  në  rast  të  rënies  së 
Perandorisë  Osmane,  por  nën  protektoratin  e  saj.  Nga  ana  tjetër,  Italia  përkrahte  parimin  e 
kombësisë në rastin e shkatërrimit të Turqisë, megjithatë interesi i saj kryesor ishte që Shqipëria të 
mos binte në duart e Austro-Hungarisë. Dëshira për rritjen e ndikimit në Shqipëri nxiste më shumë 
rivalitetin austro-italian,  një  ―depërtim  paqësor‖  në  Shqipëri  dhe  një  shtim të  ndikimit.  Nëpërmjet 
shtimit të shkollave, Italia donte të rriste ndikimin e gjuhës e të kulturës së saj në Shqipëri. Kjo do të 
përgatiste truallin për të vendosur kontrollin mbi Shqipërinë. Të njëjtën politikë ndoqi dhe Austria 
duke favorizuar shtrirjen e ndikimit të saj në Shqipëri.  
Pavarësisht  mendimeve  pro  e  kundra  ndaj  qëndrimeve  austriake  dhe  italiane,  në  Shqipëri 
atdhetaret  shqiptarë  forcuan  lëvizjen  kombëtare  dhe  asnjëherë  nuk  u  pajtuan  me  këto  synime. 
Arbëreshët,  krahas  aktiviteteve  letrare  dhe  politike,  kontribuuan  në  favor  të  çështjes  kombëtare 
shqiptare  edhe  përmes  manifestimeve,  memorandumeve,  njëkohësisht  edhe  përmes  krijimit  të 
komiteteve  dhe  shoqërive  politike  atdhetare.  Aktiviteti  i  tyre  ka  qenë  sa  individual  dhe  kolektiv. 
Nga  vitet  1895-1897  u  themeluan  disa  komitete  dhe  shoqëri  politike  nga  komuniteti  arbëresh  në 
Itali. Në korrik të vitit 1895, u organizua një mbledhje në kolegjin kishtar të Shën Adrianos në San 
Demetrio  Korone,  ku  lindi  një  komitet  i  përkohshëm  i  kryesuar  nga  De  Rada,  i  përbërë  nga 
Konforti,  nga  priftërinjtë  Anton  Argondica  e  Anxhel  Ferrari,  me  pranimin  e  kryemurgut  Luixh 
Lauda  e  të  dr.  Agostin  Ribeko.  Në  9  prill  1987  u  themelua  në  Napoli  një  komitet  politik  shqiptar 
nën kryesinë e Markezit d‘Auletta. Organ i komitetit ishte ―La Nuova Albania‖. Një tjetër komitet i 
rëndësishëm që punoi në favor të çështjes kombëtare, ishte Komiteti i Aksionit i krijuar nga një grup 


 
160 
të  rinjsh  revolucionarë  të  kryesuar  nga  prof.  Xhuzepe  Beniçi.  Një  rol  të  rëndësishëm  në 
veprimtarinë  pro  lëvizjes  kombëtare  shqiptare  dhe  njëkohësisht  si  nxitëse  e  thirrjeve  për  ndihmë 
drejtuar politikës italiane, luajti Shoqata Kombëtare Shqiptare, e udhëhequr nga Anselmo Lorekio. 
Këtë rol e përforcoi botimi i gazetës ―Kombi Shqiptar‖ ose ―La Nazione Albanese‖. Në 13 korrik të 
1902,  në  Palermo  u  krijua  Shoqata  e  Shqiptarëve  të  Sicilisë  së  bashku  me  mjaft  komitete  e 
nënkomitete  në  koloni  të ndryshme  të  Kalabrisë  dhe  Sicilisë.  Këto  komitete ishin  formuar  me  një 
qëllim të përbashkët, për të ndihmuar në luftën për çlirimin kombëtar të Shqipërisë. Në vitin 1900, 
revoltat  në  Shqipëri  u  thelluan,  atëherë  u  pa  si  i  nevojshëm  dërgimi  i  vullnetarëve  italianë  në 
mbështetje  të  tyre.  Projekti  mori  hov  në  vitin  1904,  vit  në  të  cilin  Garibaldi  ftoi  figurat  më  të 
rëndësishme  të  kolonive  në  një  mbledhje  në  Romë,  më  24  mars  1904,  ku  formoi  Këshillin  e 
Shqiptarëve  të  Italisë  (Consiglio  Albanese  d‘Italia).  Ismail  Qemali,  në  1900,  nxori  një  program 
politik  për  Lëvizjen  Kombëtare.  Në  këtë  program,  ai  paraqiste  idenë  e  konsolidimit  të  Kombësisë 
Shqiptare, afirmimin e shqiptarëve si komb më vete, si dhe njohjen e identitetit kombëtar në arenën 
ndërkombëtare.  Veprimtarisë  së  komiteteve  arbëreshe  i  shtoheshin  dhe  komitetet  Pro  Patria  nën 
drejtimin  e  R.  Garibaldit,  që  luajtën  një  rol  të  rëndësishëm  në  mbledhjen  e  fondeve  që  do  të 
shërbenin në favor të lëvizjes kryengritëse shqiptare. Krahas komiteteve, një rol me rëndësi në këtë 
periudhë në propagandimin pro çështjes shqiptare, luajti dhe shtypi shqiptar në Itali. Një përpjekje e 
rëndësishme  ishte  edhe  organizimi  i  italo-shqiptarëve  në  shoqatën  Pro  Albania  nën  drejtimin  e 
Riçoti  Garibaldit.  Kjo  shoqatë  synonte  të  realizonte  ndërhyrje  në  Shqipëri  përmes  forcave 
vullnetare, në mbështetje të lëvizjes kryengritëse shqiptare. Nga ky bashkëpunim pritej të realizohej 
një kryengritje e përgjithshme e, më pas, shpallja e pavarësisë. Kontributi erdhi dhe nga shqiptarët e 
diasporës në Greqi, Rumani, Egjipt, Shtetet e Bashkuara, etj.  Lëvizja kombëtare shqiptare në vitet 
1910-1912,  u  zgjerua  dhe  thellua  shumë.  Në  këto  vite,  Shqipëria  u  gjend  përballë  lëvizjeve  të 
shumta në mbarë vendin. Lufta e armatosur e shqiptarëve hyri në një fazë të re të zhvillimit të saj, 
që  paraqet  një  periudhë  të  rëndësishme  për  historinë  e  Lëvizjes  Kombëtare Shqiptare,  pasi  përbën 
kulmin e saj.  
Kjo  periudhë  u  shoqërua  me  Revolucionin  Xhonturk,  ngjarje  e  rëndësishme  e  vitit  1908  jo 
vetëm  për  Perandorinë  Osmane,  por  dhe  gjithë  çështjen  lindore  në  përgjithësi.  Por  qeveria 
xhonturke  mori  masa  që  ishin  shumë  larg  premtimeve  të  saj  para  Revolucionit.  Kjo  solli  që 
vështirësitë ekonomike të shtoheshin dhe të bëheshin shkak i rritjes së pakënaqësisë të përgjithshme 
dhe  acarimit  të  luftës  politike.  Përballë  shtimit  të  presionit  centralizues,  shqiptarët  shfaqen 
pakënaqësitë  e  tyre  duke  shpërthyer  në  një  varg  kryengritjesh  e  rebelimesh  në  vitet  1909-1912. 
Kryengritjet shqiptare ishin një mundësi e artë për politikën italiane të kësaj periudhe për t‘i dhënë 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   94   95   96   97   98   99   100   101   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə