Republika e shqipërisë universiteti I tiranëS FAKULTETI I HISTOrisë dhe I filologjisë DEPARTAMENTI I HISTOrisë



Yüklə 5,17 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə98/102
tarix25.07.2018
ölçüsü5,17 Mb.
#58491
1   ...   94   95   96   97   98   99   100   101   102

 
161 
goditjen vendimtare Perandorisë Osmane dhe për të hapur rrugën e një rikonstruktimi të hapësirës 
ballkanike, si dhe shpresa për t‘u shkëputur nga Aleanca Trepalëshe. Në këtë kohë, dolën në skenë 
figura të rëndësishme arbëreshe që do të kontribuonin në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi në 
çështjen  kombëtare  shqiptare.  Një  ndër  to  është  Terenc  Toçi,  nga  një  familje  e  shquar  arbëreshe 
(italo-shqiptare)  nga  Sh.  Kozmo  Albanese.  Viti  1909  u  shoqërua  me  ekspedita  ndëshkimore  në 
vilajetin  e  Kosovës,  të  drejtuara  nga  Xhavit  Pasha,  si  komandant  i  tyre.  Shqipëria,  në  pranverë  të 
vitit 1910, u gjend në një situatë të vështirë në shumë vilajete të saj, sidomos në Vilajetin e Kosovës. 
Kjo  gjendje  u  shoqërua  me  organizimet  e  para  të  armatosura,  të  shfaqura  në  disa  prej  vilajeteve. 
Komiteti ―Pro Albania‖ si dhe nënkomitete të tjera të krijuara në këtë kohë, u zgjeruan në të gjithë 
Italinë. Terenc Toçi, i cili parashtroi idenë e krijimit të një komuniteti në Romë për të mbështetur 
kryengritjen  shqiptare,  iu  drejtua  gjeneralit  Riçoti  Garibaldi  dhe  figurave  të  njohura  të  politikës 
italiane si Feliçe Albani, Etore Ferari, etj. Shqipëria gjendej në vorbullën e lëvizjeve kryengritëse. 
Kryengritja e Kosovës e vitit 1910 me betejat e Kaçanikut dhe Caralevës, pati jehonë në vilajetet e 
Shkodrës, Manastirit, Janinës si dhe jashtë vendit. Ndonëse kryengritja përfundoi me disfatë, jehona 
e saj ishte e gjerë. Përvoja e kryengritjes së Kosovës në 1910 do të nxiste formimin e një programi 
kombëtar dhe do të bënte që të kuptohej nga qarqet patriotike brenda dhe jashtë vendit se sigurimi i 
çlirimit  kombëtar  mund  të  arrihej  vetëm  përmes  zgjerimit  të  lëvizjeve  kryengritëse  drejt  një 
kryengritjeje  të  përgjithshme.  Kryengritja  e  vitit  1910  i  hapi  rrugë  kryengritjes  së  Malësisë  së 
Madhe të vitit 1911, e më pas kryengritjes të përgjithshme të vitit 1912. Kjo kryengritje shpërtheu 
më  24  mars  1911  dhe  gjeti  përkrahje  nga  komitetet  politike  italiane,  nga  shtypi  i  kohës,  i  cili 
propagandonte nisjen dhe rëndësinë e saj, si dhe nga qarqet atdhetare brenda dhe jashtë Shqipërisë. 
Nga  ana  tjetër,  komiteti  ―Pro  Albania‖  dhe  komitete  të  tjera  në  Itali,  në  bashkëpunim  me  italo-
shqiptarët  (arbëreshët)  ndikuan  pozitivisht  në  lëvizjen  kryengritëse  në  vitin  1911.  Pas  takimit  në 
Milano me disa personalitete shkodrane, Toçi iu drejtua Riçoti Garibaldit duke e njoftuar se do të 
nisej drejt Shqipërisë, për të shpallur lindjen e qeverisë së vërtetë të përkohshme. Një ditë më vonë, 
më  27  prill,  pas  kuvendit  të  mbajtur  në  Fan  të  Mirditës,  është  nënshkruar  nga  krerët  shqiptarë  në 
Kimzë,  dokumenti me të cilin  shpallej  krijimi  i  një  qeverie  të  përkohshme  nën  drejtimin  e  Terenc 
Toçit. Në kuvendin e Fanit u deklarua Shqipëria e lirë dhe e pavarur, por kjo liri dhe pavarësi do të 
vinte vetëm përmes luftës, derisa të largoheshin pushtuesit.  
Shpallja  e  pavarësisë  nga  Terenc  Toçi  do  t‘i  hapte  rrugë  sigurimit  të  pavarësisë  përmes  një 
kryengritjeje  të  gjerë  ndërkombëtare.  Kjo  lëvizje  kryengritëse  pritej  të  ndihmohej  nga  forcat 
vullnetare të udhëhequra nga Riçoti Garibaldi. Ky projekt i Garibaldit dukej se nuk gjeti përkrahjen 
e duhur nga qeveria italiane dhe as nga figura të shquara të jetës politiko-shoqërore. Në qoftë se do 


 
162 
të flasim për reagimet shqiptare ndaj lëvizjes italo-shqiptare, ato janë mjaft kontradiktore. Nga njëra 
anë,  përgëzohet  dhe  pranohet  ndihmesa  e  italo-shqiptarëve  e,  nga  ana  tjetër,  pas  këtij  pranimi  në 
dukje,  fshihet  një  hije  dyshimi  se  qeveria  italiane  ishte  pengesa  kryesore  e  kësaj  ekspedite  të 
Garibaldit.  Por  pati  edhe  faktorë  të  tjerë  që,  direkt  apo  tërthorazi,  ndikuan  negativisht  në 
mosrealizimin e këtij projekti. Një tjetër arsye që pengoi bashkëpunimin ishte fakti se nuk qe e lehtë 
për  shqiptarët  myslimanë  të  pranonin  të  udhëhiqeshin  nga  të  krishterët.  Megjithatë,  Beniçi  ishte 
mbështetës  i  ekspeditës  garibaldine,  sepse  kjo  ekspeditë  do  të  ndihmonte  në  realizimin  e  projektit 
për  një  federatë  ballkanike  dhe  një  koalicion  i  tillë  do  të  siguronte  rënien  e  ndikimit  austriak  në 
Ballkan. Krahas Beniçit, përkrahës i lëvizjes italo-shqiptare ishte edhe ministri i punëve të jashtme 
Xhulio  Prineti.  Qëndrim  dashamirës  ndaj  italo-shqiptarëve  pati  dhe  konti  Luixhi  Gaetani  di 
Laurenzana. Ajo që dëshironte deputeti italian ishte që italo-shqiptarët të shërbenin si hallkë lidhëse 
mes Shqipërisë dhe Italisë. Terenc Toçi dhe qeveria e tij, të gjendur në këto rrethana, menduan të 
vepronin  vetë,  pa  ndihmën  e  garibaldinëve.  U  zgjerua  veprimtaria  e  lëvizjes  kombëtare  dhe 
besëlidhjes  iu  shtuan  edhe  krerë  të  tjerë  të  Lezhës,  Lurës,  Shkrelit,  Hotit,  Kelmendit,  Grudës,  etj. 
Pavarësisht  përpjekjeve  të  Terenc  Toçit,  në  Itali  nuk  gjeti  ndonjë  mbështetje  të  madhe.  Qarqet 
politike italiane që u afruan me komitetin ―Pro Albania‖ kishin frikë se mos cenoheshin interesat e 
tyre në Itali. Ato parapëlqyen të tërhiqen, ashtu siç bëri dhe Riçoti Garibaldi, i cili deklaroi hapur se 
hiqte  dorë  nga  ekspedita  e  propaganduar  me  shumë  bujë  ―në  qoftë  se  ajo  dëmton  interesat 
diplomatike  të  Italisë‖.  Nga  ana  tjetër,  Austro-Hungaria  u  frikësohej  ngjarjeve  në  Shqipërinë  e 
Veriut, sepse kjo do të sillte dobësimin e ndikimit të saj në Shqipëri, në dobi të Italisë. Në valën e 
këtyre  lëvizjeve  kryengritëse,  dukej  qartë  dobësia  e  Perandorisë  Osmane.  Veprimtaria  e  Terenc 
Toçit  dhe  arbëreshëve  u  vlerësua  si  një  hallkë  e  rëndësishme  në  luftën  për  çlirim  kombëtar. 
Arbëreshët  dhe  shoqëritë  atdhetare  në  kolonitë  shqiptare  në  Amerikë,  Rumani,  Bullgari, 
kontribuuan  në  të  gjitha  format  për  të  siguruar  pavarësinë  e  Shqipërisë.  Arbëreshët  dëshmuan  me 
qëndrimin  e  tyre  besnikërinë  ndaj  etnitetit  shqiptar.  Lëvizjet  kryengritëse  kishin  pushtuar  të  gjithë 
vendin, ishin përhapur në Shqipërinë e Veriut, të Mesme dhe të Jugut. Në Gërçë (afër Triepshit) u 
mblodh  kuvendi  i  përgjithshëm  i  krerëve  shqiptarë  ku,  me  pjesëmarrjen  aktive  të  Ismail  Qemalit, 
Luigj  Gurakuqit,  etj.,  u  miratuan  12  kërkesa,  të  cilat  iu  paraqitën  në  një  memorandum  qeverisë 
xhonturke.  Në  memorandumin  e  Gërçës  figuronin  kërkesat  për  autonomi  të  Shqipërisë.  Ky 
memorandum iu dërgua edhe Fuqive të Mëdha, iu përcoll ministrit anglez Eduard Grejit, me lutjen 
që të ndihmonte çështjen kombëtare. Ndonëse Shqipëria pati përkrahjen e opinionit ndërkombëtar, 
ai nuk ishte në gjendje të ndryshonte situatën, duke marrë parasysh që raporti i forcave nuk ishte i 
drejtë.  Popullit  tonë  iu  desh  të  hidhej  në  luftë  pa  aleatë.  Me  nismën  e  Ismail  Qemalit,  u  mbajt  në 


Yüklə 5,17 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   94   95   96   97   98   99   100   101   102




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə