111
― Nëse Bosnja dhe Hercegovina iu dhanë Austro-Hungarisë në emër të qytetërimit, atëherë pse Shqipëria të
mos i jepet Italisë në emër të këtij qytetërimi?‖
4
4
9
9
1
1
Në rast se Shqipëria do t‘i kalonte Italisë, ajo do mund të
siguronte Adriatikun, do kishte një ndikim më të madh në Ballkan. Shqipëria paraqiste rëndësi strategjike për
Italinë; ajo do shërbente si urë për pushtimet e tjera në Ballkan. Krispi mendonte të siguronte ngritjen e
prestigjit të Italisë dhe, nga ana tjetër, të garantonte në Shqipëri një regjim autonom dhe integritetin
territorial. Kjo politikë e Krispit, për të lejuar autonominë e Shqipërisë brenda Perandorisë Osmane, nuk
sillte kushte të përshtatshme për Shqipërinë për t‘u zhvilluar.
492
Krispi ishte në dijeni për gjendjen në
Shqipëri. Kjo dëshmohet edhe në dokumentet arkivore ku gjenden letra dhe shkrime të ndryshme që
pasqyrojnë situatën e përgjithshme si dhe dëshirat e politikës italiane për të siguruar ndikimin e saj në
Adriatik. Ky fakt vërtetohet në dokumentin e mëposhtëm : “Jemi, plotësisht në dijeni për gjendjen e alarmit
që, herë pas here, shfaqet në Itali rreth çështjes së Adriatikut dhe nuk duhet humbur qëllimi italian, për të
cilin qeveria duhet të marrë masa”. Çështja e Adriatikut është thellësisht e lidhur moralisht dhe politikisht
me popullin shqiptar. Shpesh dëgjohet shprehja “L’Albania per gli Albanesi” (Shqipëria për shqiptarët),
bashkangjitur me tjetrën “L’Adriatico mare italiano e albanese” (Adriatiku det italian dhe shqiptar). Nga
ana tjetër, qytetari italian e di se populli shqiptar mund të shpresojë për tokën, gjuhën dhe, në të gjitha
rastet, mund të ndryshojë gjërat, ashtu si vetë Italia dha shembullin e saj se çfarë mund të bëjë një popull për
të siguruar lirinë dhe pavarësinë.
493
Austriakët besonin se qe Krispi ai që, nga fundi i vitit 1870, mendoi të ngjallte marrëdhëniet midis
italo-shqiptarëve dhe mëmëdheut të tyre dhe, në këtë mënyrë, t‘i lejonte Italisë të ndikonte në mendimet
politike të shqiptarëve.
494
Në vitin 1879, Krispi, në një diskutim në parlament, shprehet për vetëvendosjen e
popujve të Ballkanit duke thënë: ― Kam bindjen se gadishulli i Ballkanit mund të riorganizohet në bazë të
parimit të kombësisë. Kam besim se ata njerëz kanë vetëm idenë e lirisë dhe duhen rreshtuar njësoj si
kombet e tjera evropiane.‖
495
Prandaj, një forcim i lidhjeve miqësore me Shqipërinë, do të afronte mundësinë
e realizimit të projektit të tij ballkanik. Krispi shkruante në një artikull të gazetës ― L`Ora di Palermo‖, nën
titullin ― Festat e Berlinit‖ më 5 maj 1900: ― Shqipëria nuk është sllave, siç pretendojnë armiqtë e saj, është
një komb që ka personalitet më vete, ka gjuhë dhe zakone, rrjedh prej fisit dhe farës së pellazgëve. Shqipëria
meriton t`i jepen koncesione për të fituar pavarësinë e saj. Shqiptarët të udhëhequr nga prijësi i tyre Gjergj
Kastrioti, nuk lejuan pushtuesin turk në shekullin e 15-të të hynte në Evropë dhe as pranuan të jetonin më
vonë nën turkun, por emigruan në Italinë Veriore dhe në Sicili. Shqipëria nuk e humbi forcën e saj. Edhe në
këtë shekull, shqiptarët dalin kryelartë. Prandaj kemi për detyrë të mbrojmë Shqipërinë. Ajo e meriton të
491
Po aty
492
Crispi, Questioni nternazionali…,166.
493
AQSH,Fondi Nr..6,D.14,f.30
494
Lorecchio , Francesco Crispi, 15
495
Po aty
112
fitojë pavarësinë e saj.
496
Shqipëria ka të gjitha elementët për të qenë shtet autonom, më mirë seç mund t`i
kenë shtetet e tjera ballkanike; Evropa do të realizonte një vepër qytetërimi nëse lejonte autonominë. Lidhjet
e një miqësie intime të kultivuar për më shumë se pesë shekuj, e bëjnë më të afërt me ne (Italinë ) se me
Perandorinë Austriake.‖
497
Ndjekja e një politike ―miqësie‖ me Shqipërinë do të sillte një afrim të ngushtë
me Shqipërinë e gradualisht do mund të realizohej ëndrra e Krispit për një bashkim të plotë me të. Kjo
politikë e ndjekur nga Krispi do ta afronte me Shqipërinë dhe do të godiste synimet austriake. Italia e pa të
arsyeshme ta përmirësonte gjendjen, të rregullonte dhe forconte raportet me disa fuqitë mëdha të kohës.
Vendosi të afrohej me Gjermaninë në fillim dhe, më pas, me Austro-Hungarinë, duke pasur si ndërmjetës
Gjermaninë. Kështu nisën bisedimet për përmirësuar marrëdhëniet austro-italiane, të cilat do të përfundonin
me nënshkrimin e Aleancës Tripalëshe. Më 7 tetor 1879, Austro-Hungaria dhe Gjermania krijuan aleancën
midis tyre që, në 1882, do të zgjerohej edhe me Italinë, duke krijuar Aleancën Trepalëshe. Në këto bisedime,
Austro-Hungaria i premtonte Italisë se nuk kishte asnjë ambicie për t`u shtrirë territorialisht në Shqipëri. Një
periudhë qetësie do të shoqëronte raportet italo-austriake. Krispi ishte për forcimin e ndikimit të Italisë në
Ballkan, por njëkohësisht ishte mbrojtës i popujve të vegjël. Ky fakt vihet re në diskutimin e tij në
parlamentin Italian në 1879. ―Kam besim se ata njerëz kanë vetëm idenë e lirisë dhe duhen rreshtuar njësoj
si kombet e tjera evropiane.‖
498
Në artikullin e gazetës “L`Ora di Palermo”, Krispi shkruan: ―T`ia japësh sot
Shqipërinë Austrisë, nuk do ishte përparësi për këtë mbretëri dhe do të ishte në dëm të Italisë, kështu do te
eliminohej çdo gjurmë ndikimi në Adriatik.
499
Ky do të ishte një ofendim i madh për synimet tona dhe një
vepër historike nuk do të realizohej”. Edhe Koli Xoxe e mbështet artikullin e “L`Ora di Palermo” duke
deklaruar se Krispi do të bënte çdo gjë për të kundërshtuar Austrinë, madje ishte gati të pranonte një Greqi të
madhe ku përfshihej edhe Shqipëria. Çështjen shqiptare, Krispi e lidhte ngushtë me forcimin e Italisë në
Adriatik, për të penguar Austrinë. Këtu qëndron dhe gabimi i tij, në kohën kur në politikën e tij synon të
afrohet me Greqinë, duke dashur madje ta bashkojë atë me Shqipërinë. Ky vendim i Krispit nuk u prit mirë
nga shqiptarët e kudondodhur. Ata reaguan ashpër ndaj tij dhe duket sikur vënë në dyshim politiken
proshqiptare të tij. Dora d`Istria, më 7 shkurt 1867 nga Venediku i shkruante De Radës: ―Unë jam në favor të
pretendimeve të ligjshme (të Grekëve), por nuk jam e disponuar të pranoj ekstravagancat e panhelenizmit.
Prandaj u çudita shumë kur pashë një njeri si Krispi, që duhet të njohë mirë historinë e vendit të tij
(Shqipërisë), t`i mbështesë ato‖.
500
Duket se Krispi ka harruar origjinën e tij. Madje vetë Krispi ka deklaruar
në parlamentin italian: ―Në qoftë se Greqia ka përfaqësuar shkëlqyeshëm popujt fqinjë me të, është e drejta e
saj t`i asimilojë dhe t`i absorbojë.” Nga të dhënat e mësipërme, vihet re një qëndrim i ndryshueshëm. Për të
496
Petrotta, Francesco Krispi e l’Albania,10-11
497
―Francesco Crispi e l‘Albania”, La Nazione Albanese, Nr.9, 15 maj 1900, 6.
498
Crispi, Politica estera., -Memorie e documenti, 166.
499
―Francesco Crispi e l’Albania”…,7
500
Lorecchio ― Francesco Crispi”…,.8
Dostları ilə paylaş: |