Strategjia sektoriale e shëndetësisë


Performanca – produktiviteti, efikasiteti, dhe qasja



Yüklə 0,54 Mb.
səhifə4/6
tarix26.03.2018
ölçüsü0,54 Mb.
#34024
1   2   3   4   5   6

4.4.8. Performanca – produktiviteti, efikasiteti, dhe qasja


Bazuar në analizën e performancës, numri i pacientëve të lëshuar/mjek, infermier apo shtrat, tregon rritje të produktivitetit në spitalet publike (+1,5% për infermier, +0,6% për mjek) dhe rënie në QKUK

(-1,3% për infermier dhe -1,6% për mjek43).


Tabela 11: Numri i lëshimeve për infermier dhe mjek në 2006 dhe 2012





2006

2012




Nr i lëshimeve për infermiere

Nr i lëshimeve për mjek

Nr i lëshimeve për infermiere

Nr i lëshimeve për mjek

SR Mitrovicë

Na

na

50,2

130,5

SR Gjakovë

73,7

257,2

76,1

334,8

SR Gjilan

62,3

197,3

71,9

158,6

SQFerizaj







66,3

182,4

SR Prizren

94,8

193,1

147,0

230,6

SR Pejë

92,6

205,2

135,6

252,3

SQVushtrri

63

166,6

105,8

279,7

Nr i përgjithshëm i SP

80,3

206,0

95,7

222,7

QKUK

86,9

167,9

72,9

134,1

Burimi: IKSHP 2013


Në përgjithësi, personeli shëndetësor në Kosovë realizon më pak vizita për kokë banori (2.36) dhe më pak pranime për 10.000 banorë (9.8) në krahasim me BE, të cilët mesatarisht realizojnë6,3 vizita për kokë banori dhe 17,6 pranime për 10.000 banorë, andaj mund të konkludohet se produktiviteti i profesionistëve shëndetësor është 2,6 herë më i ulët se në BE.

4.4.9. Cilësia e kujdesit shëndetësor

Cilësia e shërbimeve shëndetësore përfshin dy elemente kryesore, atë klinike dhe kënaqshmërinë e pacientëve.

Sa i përket pjesës klinike, hulumtimet tregojnë se shkalla e infeksioneve spitalore në Kosovë është e lartë44. Hulumtimi i prevalencës së përgjithshme të infeksioneve spitalore në QKUK tregoi shifrën prej 17.4%45. Prevalenca e infeksioneve në njësinë e kujdesit intenziv qëndror të QKUK-së ishte 68.7%, prej të cilave 80% ishin me pneumoni ventilatore46. Incidenca e infeksioneve të plagëve kirurgjike në kirurgjinë abdominale ishte 12%47.

Shkalla e lartë e infeksioneve në njësitë neonatale është rezultat i masave të pamjaftueshme të kontrollit dhe parandalimit të infeksioneve spitalore në këto pika: bashkëpunimit të pamjaftueshëm ndërdisciplinar dhe koordinimit ndërinstitucional si dhe dobësive në menaxhimin e brendshëm, mirëmbajtjen e pajisjeve dhe aparaturave mjekësore dhe higjienën e duarve të stafit shëndetësor.Aktivitetet e ndërmarra në fushën e kontrollit të infeksioneve nga Ministria janë: sigurimi i infrastruktures ligjore, hartimi i udhërrëfyesit dhe protokoleve për kontrollin e infeksioneve spitalore, fuqizimi i kapaciteteve laboratorike, institucionalizmi i Këshillave për Infeksione Spitalore në ShSKUK, mbikëqyrja aktive e infeksioneve në njësitë e kujdesit intenziv adult e neonatal, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe kërkimet shkencore aplikative për adresimin e çështjeve parësore nëpër njësitë me rrezikshmëri të lartë për prekjen nga infeksionet spitalore.



4.5. Kënaqshmëria e pacientëve

Kënaqshmëria e pacientëve ështëparametër shumë i rëndësishëm për vlerësimin e mënyrës së shërbimeve të ofruara, ambientit dhe mënyrës se si profesionistët shëndetësorë e trajtojnë pacientin. Në hulumtimin e realizuar për opinionet e qytetarëve, del se 84% e pacientëve i kanë konsideruar shërbimet e pranuara si të mira deri në të shkëlqyera, 81% për sektorin shëndetësor publik dhe 94% për sektorin privat.Kënaqshmëria e pacientëve konsiderohet të jetë e njëjtë në të gjitha nivelet e kujdesit. Për 19% të pacientëve shërbimet e marra konsiderohen si jo të kënaqshme, për mënyrën e sjelljes së stafit dhe për atë që duhet të paguajnë për barna dhe materiale mjekësore, të cilat duhet të jenë në dispozicion sipas listës esenciale të barnave.

Në Dokumentin e Veprimit mbi Shëndetësinë në Kosovë, ‘Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore dhe përceptimet mbi praninë e korrupsionit’, në përgjithësi, tregohet që kënaqshmëria me kujdesin shëndetësor në Kosovë është e lartë. Vetëm rreth ¼ e pacientëve ishin të pakënaqur me performancën e institucioneve shëndetësore, shërbimeve që kanë marrë dhe performancën e stafit. Derisa performanca e ofruesve të kujdesit në QKUK ishte pozitive, mangësitë ishin kryesisht në fusha të tjera, si në infrastrukturë dhe kushte higjienike. Arsye tjera të identifikuarajanë medikamentet që pacientët duhet të sigurojnë si dhe problemet tjera teknike me të cilat përballen gjatë trajtimit, siç është edhe vet udhëtimi deri tek institucioni shëndetësor. Edhe pse përqindja e rasteve të korrupsionit që kanë deklaruar pacientët në këtë studim është mjaft e vogël, korrupsioni mbetet problem për sektorin e shëndetësisë. Bazuar në përvojat reale të deklaruara nga pacientët, 3.9% kanë qenë të kushtëzuar nga profesionistë shëndetësor, por përqindja e pacientëve që janë të gatshëm për të dhënë ryshfet nëse profesionistët shëndetësor ua kërkojnë këtë është më e lartë.Përkundër kësaj, gjendja është optimiste sa i përket institucioneve shëndetësore në Kosovë dhe së paku nga këndvështrimi i pacientëve, performanca e përgjithshme e këtyre institucioneve është e lartë dhe niveli i pranisë së rasteve korruptive është i ultë.48

IKShPK përmes metodës me pjesëmarrje aktive (PAR / ParticipatoryActionResearch) ka gjetur se gjatë diskutimeve me popullatë, niveli i kënaqshmërisëme shërbimet shëndetësore ka rezultuar 65%.

Ministria me mbështetje të UNDP-së ka përgatitur dokumentin ‘Plani i integritetit institucional 2015-2017’ që ka për qëllim vlerësimin e rrezikut të integritetit, rritjen e transparencës në Ministri dhe elemininimine parandalimin e mundshëm të korrupsionit. Plani është mjet plotësues i politikave dhe kornizës ligjore që i dyfshon masat që kanë për qëllim ruajtjen e integritetit institucional të Ministrisë.

4.6. Bashkëpunimi ndërkombëtar

Ministria e Shëndetësisë në procesin e reformave të gjithëmbarshme të sektorit të shëndetësisë synon të zbatoj obligimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit që paraqet prioritetin me të rëndësishëm të Republikës së Kosovë në procesin e integrimeve evropiane.

Në këtë drejtim Strategjia Sektoriale Shëndetësore 2017-2021 në kuadër të aktiviteteve të parapara prioritet i jap masave zbatuese dhe masave legjislative që janë pjesë e Planit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me qëllim tëarritjes sëstandardeve të domosdoshme në shëndetësi siç është përcaktuar me marrëveshjen e MSA.

Ministria është e përkushtuar në avancimin e mëtutjeshëm të rolit të saj edhe në nivel ndërkombëtar. Prioritet i lartë brenda kësaj periudhe kohore do të jetë anëtarësimi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh) si dhe anëtarësimi me drejta të plota në Rrjetin Shëndetësor të Evropës Juglindore (SEEHN).

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë do të vazhdoj bashkëpunimin me komunitetin e donatorëve dhe do ta avancoj më tutje këtë bashkëpunim të rëndësishëm në mbështetje të sektorit të shëndetësisë. Brendaperiudhës kohore 2017-2021 pritet mbështetje e vazhdueshme nga komuniteti i donatorëve, qoftë përmes projekteve në fusha të ndryshme të sektorit të shëndetësisë apo edhe mbështetjeve tjera, si furnizime me barna e të ngjashme.

Ministria ka të nënshkruar edhe Marrëveshje të Bashkëpunimit me disa shtete si dhe institucione të mirënjohura shëndetësore jashtë vendit me të cilat parashihen modalitete të ndryshme të bashkëpunimit nga ofrimi i shërbimeve shëndetësore deri te trajnimi i profesionistëve shëndetësorë. Duke çmuar lartë rolin e shoqërisë civile,Ministria synon vazhdimin e bashkëpunimit me Organizata joqeveritare që në kuadër të fushëveprimit të tyre kanë të vendosur edhe sektorin e shëndetësisë.



4.7. Përfundimet mbi gjendjen aktuale

Në bazë të të dhënave të analizuara, mund të konkludohet se përkundër financimit të ulët të shëndetësisë kosovare nga burimet publike financiare, si rezultat i përpjekjeve të mëdha institucionale dhe të vet profesionistëve shëndetësorë, si dhe si rrjedhojë e popullatës së re në Kosovë, gjendja e përgjithshme shëndetësore e popullatës cilësohet e mirë. Mënyrat e shëndetshme të jetesës, si konsumimi i kënaqshëm i frutave, aktiviteti i mirë fizik si dhe faktorët eultë të rrezikut që kanë të bëjnë me përdorimin e alkoolit,faktorët e rrezikut për HIV/AIDS dhe tuberkulozë si dhe shkalla e lartë e imunizimit, rezultojnë me gjendjen e mirë shëndetësore të popullatës në përgjithësi.

Përkundër sfidave ekzistuese në sektorin e shëndetësisë, popullata mbetet e kënaqur me shërbimet të cilat i’u ofrohen nga rrjeti ekzistues i institucioneve publike dhe private shëndetësore.

Shëndetësia kosovare disponon, me kapacitete relativisht të mjaftueshme infrastrukturore për ofrim të shërbimeve për popullatën me përjashtim të kapaciteteve për shërbime emergjente në QKUK të cilat janë nën minimumin e duhur. Ministria e Shëndetësisë në vitin 2016 ka filluar ndërtimin e Klinikës Emergjente dhe funksionalizimi i saj pritet të përfundoj në vitin 2019.

Me qëllim të përimirësimit të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore dhe ngritjes së kapaciteteve institucionale, Ministria në periudhën afat mesme kaprioritizuar fuqizimin e shërbimeve emergjente, pediatrike, onkologjike/radiologjike, ortopedike dhe traumatologjike, kardiologjike, kardiologjike invazive si dhe kardiokirurgjike për të rritur dhe fëmijë, kapaciteteve në mikrobiologji klnike, shërbimeve fiziatrike dhe atyre të mjekësisë sportive si dhe inicimin e zhvillimit të kapaciteteve biomjekësore.

Ministria e Shëndetësisë me qëllim të adresimit të nevojave të grupeve të cenueshme planifikon zhvillimin e shërbimeve specifike për fëmijë me nevoja të veçanta (autizëm, sindromDown), projekte infrastrukturore për hospice (ofrimi i shërbimeve për pacientët në fazat terminale të jetës), korrigjimi i qasjesve fizike për persona me aftësi të kufizuar në institucionet publike shëndetësore, ndërtimi i kanaleve ‘të ngrohta’/ QKUK si dhe tëazilit për tetraplegjikë, adresimi i çështjeve të dhunës gjinore dhe trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe fuqizimin e integrimit tëshërbimeve shëndetësore në burgje.

Faktorët jo të favorshëm socioekonomik (varfëria dhe papunësia),faktorët ambiental (prevalenca e lartë e sëmundjeve të frymëmarrjes) si dhe shkalla e lartë efatkeqësive dhe aksidenteve në komunikacion, kushtëzojnë vështirësi specifike në aspektin e jetëgjatësisë. Shkalla ende e lartë e sëmundjeve që kanë të bëjnë me gjendjet perinatale është shqetësuese, duke pasë parasysh faktin se shumica e femrave janë të moshës riprodhuese.

Resurset financiare në dispozicion për shërbimet shëndetësore publike, janë më të ulëtat në Evropë49. Produktiviteti është i ultë, efikasiteti duhet të përmirësohet, sidomos sa i përket futjes së metodave moderne të trajtimit siç është kujdesi ditorjashtë-spitalor dhe shtëpiak. Shfrytëzimi i kapaciteteve është i ultë si edhe cilësia e shërbimeve shëndetësore ka nevojë për përmirësim të vazhdueshëm, sidomos sa u përket infeksioneve spitalore, hartimit dhe zbatimit të udhërrëfyesve dhe protokoleve klinike si dhe mënyrës së trajtimit me pacientin në qendër të vëmendjes duke siguruar marrëdhënie më të ngrohtë terapeutike dhe kohë të mjaftueshme për ekzaminimet klinike.



5. OBJEKTIVAT STRATEGJIKE
Bazuar në strukturën demografike të vendit dhe kur merret parasysh numri domethënës dhe në rritje i popullatës së re dhe familjeve të reja,aktivitetet e parandalimit janë veçanërisht të rëndësishme për të ndihmuar ruajtjen dhe përparimin e shëndetit.

Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët do të jetë synim tjetër i cili do të arrihet pëveç tjerash edhe përmes përmirësimit të qasjes univerzale që ndikon në sigurimin e barazisë dhe gjithëpëfshierjes.

Fuqizimi i sektorit të shëndetësisë në aspekt administrativ dhe funksional do të jenë prioritet në kuadër të reformimit të sektorit shëndetësor.

Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2017-2021, përcakton këto objektiva strategjike:



OBJEKTIVA I:
RUAJTJA DHE PËRPARIMI I SHËNDETIT

OBJEKTIVA II:
SIGURIMI I FINANCIMIT TË QËNDRUESHËM SHËNDETËSOR
OBJEKTIVA III:
RIORGANIZIMI I SEKTORIT TË SHËNDETËSISË5.1. OBJEKTIVA STRATEGJIKE I: RUAJTJA DHE PËRPARIMI I SHËNDETIT
Objektiva specifike 1: Promovimi i jetesës së shëndetshme

R 1.1. Plani i veprimit për edukim dhe promovim shëndetësor i zbatuar

R 1.2. Projekti “Shkollat për promovimin e shëndetit” i zbatuar
Objektiva specifike 2: Përmirësimi i shëndetit të nënës dhe fëmijës

R 2.1. Plani i veprimit për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës i zbatuar

Objektiva specifike 3: Zvogëlimi i incidencës së sëmundjeve ngjitëse

R 3.1. Plani i veprimit për HIV/AIDS i zbatuar

R 3.2. Plani i veprimit për TB i zbatuar

R 3.3. Plani i veprimit për rezistencën antimikrobike i zbatuar

R 3.4. Masat për parandalimin e infeksioneve spitalore të zbatuara

Objektiva specifike 4: Parandalimi dhe kontrolli i gjendjeve kronike

R 4.1. Hartimi i Strategjisë për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve kronike jo-ngjitëse
Objektiva specifike 5: Politikat e shëndetit për të gjithë

R 5.1. Strategjia për shëndetin mendor e zbatuar

R 5.2. Komiteti shtetëror për shëndetin mjedisor i funksionalizuar

R 5.3. Shëndeti i grupeve të cenueshme i përmirësuar



5.2. OBJEKTIVA STRATEGJIKE II: SIGURIMI I FINANCIMIT TË QËNDRUESHËM SHËNDETËSOR
Objektiva specifike 1: Riorganizimi i financimit shëndetësor

R 1.1. Agjencioni i Financimit Shëndetësor i funksionalizuar

R 1.2. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i funksionalizuar

R 1.3. Burimet financiare nga FSSh të shfrytëzuara në mënyrë efektive


Objektiva specifike 2: Përfshierja e popullatës në sigurimin e detyrueshëm shëndetësor

R 2.1. Pakoja themelore e shërbimeve shëndetësore e realizuar


Objektiva specifike 3: Ofrimi i shërbimeve shëndetësore të arritshme dhe të barabarta

R 3.1. Kontratat me tre nivelet e institucioneve shëndetësore të nënshkruara


5.3. OBJEKTIVA STRATEGJIKE III: RIORGANIZIMI I SEKTORIT SHËNDETËSOR
Objektiva specifike 1: Riorganizimi i MSh-së

R 1.1. Komiteti Këshillues për Reformën (KKR) e sektorit shëndetësor i themeluar

R 1.2. Plani i burimeve njerëzore dhe zhvillimor i MSh-së i aprovuar

R 1.3. Kapacitetet e stafit të fuqizuara

R 1.4. Partneriteti në sektorin shëndetësor i koordinuar

R 1.5. Mekanizmat monitorues funksional

Objektiva specifike 2: Funksionalizimi i Odave të Profesionistëve Shëndetësorë

R 2.1. Infrastruktura fizike për të gjitha OPSh-të e siguruar

R 2.2. Administrata e OPSh-ve funksionale

R 2.3. Funksionet publike të bartura nga MSh te OPSh-të

R 2.4. OPSh-të përmbushin kompetencat bazuar në planin e tyre vjetor
Objektiva specifike 3: Fuqizimi i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

R 3.1. Struktura Menaxheriale e ShSKUK-së e Fuqizuara

R 3.2. Kapacitetet e inspektoratit shëndetësor të avansuara

R 3.3. Kapacitetet profesionale të ngritura bazuar në nevojat e identifikuara

R 3.4. Shërbimet për kontraktim të definuara nga secila njësi organizative e ShSKUK-së
Objektiva specifike 4: Zbatimi i konceptit të mjekësisë familjare

R 4.1. Kapacitetet e ekipit të mjekësisë familjare të fuqizuara

R 4.2. Kapacitetet menaxheriale në nivel të KPSh-së të përmirësuara

R 4.3. Vetëdijësimi i popullatës i ngritur për shërbime të MF-së

R 4.4. Sigurimi i pajisjeve mjekësore për përmbushjen e kushteve për qasje të barabartë në shërbime shëndetësore

R 4.5. Standardet e reviduara të cilësisë dhe sigurisë në KPSh të zbatuara

R 4.6. Ekipet e MF ofrojnë shërbime bazuar në UPK
Objektiva specifike 5: SISh-i i integruar dhe funksional në të gjitha institucionet

R 5.1. Infrastruktura e TI-së në të gjitha institucionet shëndetësore e integruar

R 5.2. Softueri i SISh-it në të gjitha institucionet shëndetësore i integruar

R 5.3. Korniza ligjore për SISh e kompletuar

R 5.4. Kapacitetet për operimin dhe mirëmbajtjen e SISh-it të siguruara

R 5.5. Trajnimet për administruesit dhe menaxhuesit e sistemit të realizuara

R 5.6. Bashkëpunimi ndër-sektorial, rajonal dhe ndërkombëtar për mbledhjen dhe raportimin e të dhënave i përparuar
Objektiva specifike 6: Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë dhe sigurisë, standardeve dhe akreditimit

R 6.1. Standardet e kujdesit shëndetësor të zbatuara

R 6.2. Plani kombëtar për akreditim i hartuar
Objektiva specifike 7: Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore

R 7.1. Shërbimet shëndetësore të integruara në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor

R 7.2. Programet e skriningut të hartuara

R 7.3. Ndërtimi i infrastrukturës funksionale shëndetësore

R 7.4. Kapacitetet për vlerësimin e teknologjisë mjekësore të avansuara

R 7.5. Menaxhimi i produkteve mjekësore i përmirësuar në KPSH


6. ALTERNATIVAT E KONSIDERUARA
Bazuar në raportet e analizës së sektorit të shëndetësisë të vitit 2013, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet ruajtjes dhe përparimit të shëndetit të popullatës.

Mungesa e ndërmarrjes së veprimeve adekuate dhe mbajtja e gjendjes ekzistuese për mos fuqizimin e promovimit shëndetësor, mungesa e programeve parandaluese për parandalimin e sëmundjeve malinje, mos avancimi i mëtutjeshëm i shëndetit të nënës, fëmijës, adoleshentit dhe shëndetit riprodhues, mungesa e veprimeve në parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve spitalore, mos adresimi i problemeve të shëndetit mendor të popullatës, mos fuqizimi i kujdesit parësor shëndetësor, mungesa e mekanizmave për kontrollin e sëmundjeve ngjitëse (HIV/AIDS, TB), si dhe mos adresimi i problemeve për grupet e cenueshme do të ndikonte negativisht në gjendjen e përgjithshme shëndetësore të popullatës si dhe vazhdimin e thellimit të problemeve ekzistuese.

Struktura demografike e popullatës si dhe gjendja aktuale shëndetësore është përparësi dhe si rrjedhojë,alternativë e vetme ështëhartimi i politikave për promovimdhe edukim shëndetësor si dhe rialokimi i mjeteve financiare dhe burimeve njerëzore për këto qëllime, zhvillimi i programeve për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve malinje, avancimin e mëtutjeshëm të shëndetit të nënës, fëmijës, adoleshentit dhe shëndetit riprodhues, parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve spitalore, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit mendor të popullatës, zbatimin e planit për fuqizimin e kujdesit parësor shëndetësor, kontrollin e sëmundjeve ngjitëse (HIV/AIDS, TB), si dhe adresimin e problemeve për grupet e cenueshme.

Analiza e performancës së institucioneve shëndetësore ka treguar shfrytëzim joracional të resurseve në dispozicion si dhe nivel të ulët të produktivitetit të institucioneve shëndetësore. Mungesa e ndërmarrjes së veprimeve konkrete dhe mbajtja e gjendjes ekzistuese do të ndikonte në vazhdimin e shfrytëzimit jo racional të buxhetit aktual, ulje të vazhdueshme të efikasitetit të institucioneve shëndetësore që si pasojë do të kishte pakënaqësinë e vazhdueshme të pacientëve me shërbimet të cilat i’u ofrohen.

Mungesa e të dhënave si pasojë e SISh-it të paintegruar pamundëson që të adresohen nevojat e qytetarëve për shërbime shëndetësore.

Prandaj, bazuar në analizën e përformancës, si alternativë e vetme mbetet shfrytëzimi racional i buxhetit aktual, ngritja e produktivitetit dhe efikasitetit të institucioneve shëndetësore më qëllim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe sigurisë që do të ndikojnë nëkënaqshmëri të pacientëve me shërbimet të cilat i’u ofrohen.

Zhvillimi i mëtutjeshëm i SISh-it do t’i ofroj Ministrisë të dhëna tësakta, relevante, me kohëtë cilat do të ndihmojnë në hartimin e politikave shëndetësore të qëndrueshme si dhe përcaktimit të prioriteteve në sektorin e shëndetësisë.

Planifikimi dhe ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore duhet të bëhet bazuar në nevoja. Ky proces do të ndihmohet përmes fuqizimit të strukturave të reja organizative si Odat e profesionistëve shëndetësor, organizimit dhe funksionalizimit të ShSKUK, riorganzimit të shërbimeve shëndetësore profesionale si dhe themelimit të agjencioneve të tjera.

Analizat e sektorit të shëndetësisë kanë treguar se 30% e popullatës nuk ka mundësi për marrjen e shërbimeve shëndetësore pasi që jetojnë në varfëri ekstreme. Me mënyrën aktuale të financimit të shëndetësisë nuk mund të adresohet problemi i qasjes për këto kategori të popullatës. Zbatimi i pjesësrishëm i Ligjit për sigurime shëndetësore dhe mos alokimi i drejtë i resurseve aktuale do të vazhdojnë me mos përmirësimin e mbrojtjes financiare, si dhe do të thellohen barrierat në qasjen e grupeve vulnerabile.

Andaj, analiza e sektorit nxjerrë si alternativë të vetme nevojën e ndryshimit në financimin e sektorit të shëndetësisë. Ky ndryshim duhet të filloj përmes zbatimit të kornizës ligjore që ofron mundësinë e financimit të qëndrueshëm për sektorin shëndetësor dhe themelimin e Fondit të sigurimeve shëndetësore.

Në këtë drejtim, zbatimii Ligjit për sigurime shëndetësore dhe alokimi i drejtë i resurseve aktuale do të përmirësoj mbrojtjen financiare dhe mundësinë e qasjes dhe përfshirjes së grupeve të cenueshmepërmes mbulimit të shërbimeve shëndetësore nga pakoja bazike. Pakoja bazike përfshin shërbimet shëndetësore që mbulojnë nevojat kyçe të cilat do t’iu ofrohen të gjithë qytetarëve pavarësisht nga gjendja e tyre financiare.

Themelimi dhe fuqizimi i Fondit të sigurimeve shëndetësore, janë elementi kyç në procesin e riorganizimit të financimit të shëndetësisë, përkatësisht për sigurimin e burimeve të qëndrueshme dhe të mjaftueshme financiare për sektorin shëndetësor.



Është më rëndësi që politikat reformuese në shëndetësi të mbështeten në vendime qeveritare për t’i dhënë reformave kuptimin e duhur në aspektin financiar, ligjor si dhe përcaktimin e duhur kohor.

Gjithashtu, duke marrë parasysh që procesi i integrimeve evropiane është prioriteti i parë strategjik për vendin tonë, plotësimi i kritereve në shëndetësi publike është alternativë e vetme për adresimin e këtyre çështjeve në kuadër të dokumentit strategjik.

Objektivat strategjike të Strategjisë 2017-2021 parashohin mbulimin e plotë të popullatës me pakon e shërbimeve themelore për pacientë nën ombrellën e sigurimeve shëndetësore që do të sigurojnë kujdes të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët.

Ky dokument do të shërbej si udhërrëfyes politik dhe profesional në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë që ka për qëllim të ruaj dhe përparoj shëndetin e popullatës, përmes ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore të arritshme dhe të përballueshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.


Yüklə 0,54 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə