Teksti: Qendra e Mospërmbajtjes në Västra Götaland



Yüklə 32,43 Kb.
Pdf görüntüsü
tarix14.04.2018
ölçüsü32,43 Kb.
#38092


Për Ata Që Duan Të 

Dinë Më Shumë Për 

Mospërmbajtjen



Teksti: Qendra e Mospërmbajtjes në Västra Götaland

Fotografitë: Kajsa Lundberg

Faqosja: Svensk Information



3

A është e vështirë të kontrollohet fshikëza 

e urinës? A të ndodhin ndonjëherë 

aksidente të vogla me urinën?

A ke rrjedhje urine? A ke mospërmbajtje?

Ekzistojnë shumë mënyra përshkrimi. Mospërmbajtja e urinës dhe 

jashtëqitjes janë probleme për të cilat është pak vështirë të flasësh, por janë 

aq të zakonshme sa duhet të konsiderohen si probleme të shëndetit publik.

Me anë të kësaj flete informuese ne dëshirojmë të arrijmë te çdokush që 

mund t'i ketë këto probleme, që njeh dikë që i ka këto probleme, ose që 

thjesht dëshiron të dijë më shumë për mospërmbajtjen.



4

Çfarë është mospërmbajtja?

Ajo që nënkuptohet me mospërmbajtje të urinës apo jashtëqitjes 

është rrjedhja e tyre në një shkallë të tillë sa që paraqet problem.

Më shumë se gjysmë milion persona në Suedi janë të prekur nga 

një prej formave të mospërmbajtjes – të vegjël e të moshuar, gra 

e burra, fëmijë e të rinj.

Problemi rritet me moshën si te meshkujt ashtu edhe te femrat. 

Sasia apo shpeshtësia e rrjedhjes nuk është detyrimisht faktori 

përcaktues për shqetësimet apo uljen e cilësisë së jetesës që mund 

të përjetojë një person.

Mënyra e përjetimit të rrjedhjeve të 

urinës ndryshon nga personi në person.

Për disa, pak pika në pantallona 

konsiderohen si asgjë me rëndësi; ndërsa 

për të tjerë është një tragjedi e vërtetë.

Shpesh, mënyra si përjetohet shqetësimi 

përcakton nëse rrjedhja mund të 

konsiderohet problem apo jo.



Nuk do të thotë që je anormal nëse 

të duhet të shkosh shpesh në tualet

Fshikëza e urinës e një të rrituri mban afërsisht 5-7 dl urinë dhe 

impulsi për të zbrazur fshikëzën mund të ndihet kur arrihet në 

2,5-3 dl.

Të urinosh 4-8 herë në ditë është gjë normale. Volumi normal 

i urinës gjatë një periudhe 24 orëshe është zakonisht 1-2 litra 

dhe njeriu zakonisht duhet të jetë në gjendje ta mbajë urinën për 

3-4 orë pa pasur shqetësime të mëdha.

Numri i vajtjeve në tualet gjatë ditës mund të varet nga sasia e 

lëngjeve që është konsumuar. Disa kanë nevojë të shkojnë në tualet 

gjatë natës, veçanërisht nëse kanë pirë lëngje vonë në mbrëmje.

5



6

Ekzistojnë disa lloje mospërmbajtjeje



Rrjedhjet nga presioni

 vijnë si pasojë e presionit të shtuar 

abdominal, për shembull, gjatë aktiviteteve fizike, kollitjes, 

teshtitjes, të qeshurës apo ngritjes së peshave të rënda. Kjo është 

shumë e zakonshme te femrat dhe mund të fillojë pas shtatzënisë 

dhe lindjes apo gjatë menopauzës.

Rrjedhja shpesh është e vogël dhe shkaktohet si pasojë e dobësimit 

të muskulit të legenit, i cili nuk ofron mbështetjen e duhur rreth 

fshikëzës së urinës dhe uretrës.

Mbipesha, presioni abdominal gjatë kapsllëkut dhe kollës kronike 

e lodhin legenin dhe mund të përkeqësojnë rrjedhjen e urinës. 

Edhe problemet e trashëguara me indin lidhës si dhe disa lloje 

medikamentesh mund të shkaktojnë rrjedhje të urinës.

Femrat e rrethprera mund të kenë vështirësi në zbrazjen 

e fshikëzës dhe edhe këto kanë probleme me rrjedhjen e urinës.

Disa femra mund të kenë rrjedhje gjatë marrëdhënieve seksuale/

orgazmës. Kjo përvojë mund të jetë e pakëndshme, por nuk 

është anormale.




7

Aktiviteti i lartë i fshikëzës së urinës

 krijon presione me 

ose pa rrjedhje të urinës. Ndjesia e kësaj shfaqet shpesh si një 

nevojë e madhe për të urinuar gjatë të cilës rrjedhja nuk mund të 

parandalohet gjithmonë. Rrjedhja mund të jetë e madhe nëse nuk 

arrin në kohë në tualet.

Shkaku i presionit mund të jenë ndryshimet brenda ose jashtë 

fshikëzës, për shembull, infeksionet e rrugëve urinare, ndryshimet 

hormonale apo pezmatimi i membranës prej mukoze të uretrës. 

Shkaku i rrjedhjes shpesh është tkurrja e muskujve të fshikëzës 

së urinës, gjë e cila mund të shkaktohet nga një çrregullim 

në refleksin nervor që dërgon nga truri dhe palca kurrizore 

sinjalet për zbrazjen e fshikëzës së urinës. Zgjerimi i prostatës 

dhe kapsllëku janë shkaqet e zakonshme për përkeqësimin 

e kontrollit të fshikëzës. Arsyeja mund të jetë psikologjike ose 

të ketë lidhje me sjelljen. Presioni/rrjedhja e urinës mund të 

shkaktohet gjithashtu edhe nga sëmundje të fshehta.

Mospërmbajtja e kombinuar

 është kombinimi i rrjedhjes për 

shkak të presionit dhe aktivitetit të lartë të fshikëzës së urinës.

Mospërmbajtja nga mbushja e tepërt

 ndodh kur fshikëza 

e urinës zgjerohet konsiderueshëm nga urina dhe ka vështirësi 

në zbrazjen e saj. Rrjedhja ndodh kur muskuli shtrëngues rreth 

anusit nuk e ka më aftësinë të tkurret.

Te meshkujt, me zgjerimin e prostatës apo bllokimin e uretrës, 

mund të ketë edhe vështirësi në fillimin e urinimit, dalje të paktë 

të urinës, vazhdimin e pikimit edhe pas zbrazjes së fshikëzës, 

si dhe rrjedhje gjatë natës.

Njerëzit me diabet mund të vuajnë nga mospërmbajtja nga 

mbushja e tepërt.

Rrjedhja e jashtëqitjes

 mund të ndodhë pas dëmtimeve gjatë 

lindjes, nga kapsllëku, shtrëngimi, diarreja dhe për shkak të 

dëmtimeve dhe sëmundjeve neurologjike.




8

Ti vetë mund të bësh shumë për 

të lehtësuar shqetësimet personale

Është e natyrshme që të kesh mundësinë të shkosh në tualet sa 

herë të nevojitet. Ki parasysh që të jesh i qetë kur të shkosh në 

tualet. Ulu qetësisht duke pasur mbështetje të mirë për kofshët. 

Zbrazja ndodh automatikisht kur qëndron i qetë. Qëndro ulur 

derisa ta ndiesh që fshikëza është bosh. Gjithashtu, zbrazja 

rregullisht e zorrëve është e rëndësishme për shmangien e 

kapsllëkut.

Mendoni për atë që pini dhe sasinë që pini. Çaji, kafja dhe birra 

janë diuretikë. Frutat dhe zarzavatet përmbajnë shumë lëngje. 

Shmang pirjen në sasi të madhe gjatë natës.

Nëse vuan nga çrregullime të aktivitetit të lartë të fshikëzës së urinës, 

zbraz fshikëzën më shumë se tetë herë në ditë, ose nuk arrin në kohë 

në tualet, mund të të ndihmojë stërvitja e fshikëzës. Për këtë duhet të 

provohen të zgjaten intervalet mes vajtjeve në tualet.

Një listë për matjen e pijeve dhe urinës mund të të ndihmojë 

për të parë se sa shpesh pi dhe sa shpesh shkon në tualet. Mos 

u përpiq të zbrazësh fshikëzën e urinës thjesht “për çdo rast”.




9

Çfarë trajtimesh ekzistojnë?

Për rrjedhjet për shkak të presionit, stërvitja e legenit është trajtimi 

më i rëndësishëm. Shumica e femrave me këtë lloj rrjedhjeje urine 

shërohen ose shohin përmirësime të konsiderueshme nga kjo. Qëllimi 

i stërvitjes është forcimi i muskujve të legenit rreth fshikëzës së urinës 

dhe uretrës. Femrat që kanë hyrë në menopauzë mund të kenë 

nevojë për estrogjene të dhëna në mënyrë lokale për të përmirësuar 

membranën prej mukoze në uretër. Nëse stërvitja e legenit nuk është 

e suksesshme, mund të arrihen rezultate të mira me anë të operacionit.

Me një aktivitet të lartë të fshikëzës së urinës, me ose pa rrjedhje, 

mund të japë rezultat stërvitja e fshikëzës së urinës, terapia e sjelljes, 

reduktimi i marrjes së lëngjeve dhe trajtimi mjekësor. Mund të 

provohen edhe trajtime të tjera si elektro-stimulimi dhe akupunktura. 

Te femrat, për rrjedhjet për shkak të presionit, mund të japë rezultate 

të mira estrogjeni i dhënë në mënyrë lokale. Edhe stërvitja e legenit 

duhet të jetë pjesë e trajtimit. Është e rëndësishme të përjashtohet 

mundësia e infeksioneve apo sëmundjeve të tjera të fshehta.

Për mospërmbajtjen e kombinuar, duhet të trajtohet simptoma 

më mbizotëruese apo që shkakton më shumë shqetësime.

Për prostatë të zgjeruar, mund të rekomandohet operacioni, 

mjekimi apo trajtimi me mikrovalë. Stërvitja e legenit mund të jetë 

e dobishme edhe për meshkujt duke qenë se rrjedhjet për shkak 

të presionit ndonjëherë ndodhin pas operacionit të prostatës.

Për rrjedhjen e jashtëqitjes, stërvitja e legenit është trajtimi 

më i rëndësishëm për të përmirësuar aftësitë tkurrëse. Substancat 

stabilizuese intestinale (të zorrëve) dhe klizmat, si dhe ndryshimet në 

dietë dhe ushtrimet, mund të ndihmojnë në reduktimin e shqetësimeve.

Disa medikamente mund ta përkeqësojnë gjendjen e rrjedhjeve të 

urinës dhe jashtëqitjes si dhe problemet me zbrazjen e fshikëzës 

dhe zorrëve – konsultohuni me mjekun tuaj.



10

Ku mund të kërkoj ndihmë?

Si kontakte të dobishme 

mund të shërbejë mjeku 

urolog, infermierja e zonës 

dhe mamia në qendrën 

e shëndetit, ose infermieret 

e spitalit të rrethit.

Këta mund të bëjnë një 

vlerësim nëse duhet kryer 

kontroll mjekësor dhe 

se ç’lloj trajtimi mund 

të nevojitet.

Po këta persona mund të 

të udhëzojnë te një doktor 

apo fizioterapist.

Është e rëndësishme që të 

zbulohet shkaku i rrjedhjes 

së urinës, i presionit të urinës 

si dhe shkaku i problemeve 

me zbrazjen zorrëve dhe me 

rrjedhjen e jashtëqitjeve. 




11

Ekzistojnë shumë burime 

të dobishme.

Ekzistojnë shumë burime të dobishme të cilat e bëjnë shumë më 

të lehtë jetën e përditshme të personave që kanë probleme me 

përmbajtjen e urinës dhe jashtëqitjes. Këto mund të përdoren 

si burime shtesë përveç kontrollit mjekësor dhe trajtimit.

Burimet e mospërmbajtjes synohen të përdoren kryesisht për një 

periudhë më të shkurtër kohore, por mund të jetë e nevojshme të 

përdoren për një periudhë më të gjatë kohore nëse trajtimi nuk 

jep rezultatin e pritur.

Gjendja e përgjithshme e pacientit mund të bëhet ndonjëherë 

pengesë për fillimin e trajtimit. Nëse të janë porositur me recetë ose 

të janë dhënë mjete kundër mospërmbajtjes, është e rëndësishme 

që mjeku që ka dhënë recetën të ndjekë gjendjen për t’u siguruar 

se a kanë efekt të kënaqshëm mjetet e përmendura.




Yüklə 32,43 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə