Tele-demokracia: Talk show-t shqiptarë përballë mediave te reja



Yüklə 98,94 Kb.
Pdf görüntüsü
tarix26.09.2017
ölçüsü98,94 Kb.
#2002


 

Thesis, nr.2, 2015  177

 

Tele-demokracia: Talk show-t shqiptarë 



përballë mediave te reja 

Elvin Luku



 

 

Abstrakt 

Kur Phil Donahue prezantoi formatin The Phil Donahue Show, në 1967, 

në SHBAqë përmbysi komunikimin vertikal duke sjellë interaktivitet 

mes publikut dhe panelit në studio, kritikët e cilësuan atë si formatin 

modern  të  talk  show-t.  Moderatori  arriti  të  krijonte  atë  që  njihet  si 

“demokracia pjesëmarrëse televizive”.

1

 

Sot, rreth gjysmë shekulli më vonë, historia përsëritet. Rrjetet sociale i 



krijojnë  mundësi  programeve  talk  show,  por jo  vetëm,  që  të  kenë  një 

komunikim  interaktiv  me  një  audiencë  shumë  më  të  gjerë,  edhe 

ndërkombëtare.

2

 



Falë mediave të reja tele-demokracia merr një përmasë më të plotë! 

Por  sa  arrijnë  programe  të  tilla  talk  show  në  Shqipëri  të  shfrytëzojnë 

këto  platforma  të  reja?  Cili  është  opinioni  i  drejtuesve  të  këtyre 

programeve mbi to? Sa është përfshirja e publikut në studio e jashtë tij 

dhe a mund të flasim për teledemokraci në emisionet shqiptare? – Këto 

janë disa nga pyetjet që do të marrin një përgjigje në këtë punim.  

Kjo analizë mbështetet në intervista dhe të dhëna nga një anketim me 

31  moderatorë  që  drejtojnë  programe  talk  show  në  Shqipëri;  Video-

materialet  arkivore  nga  emisionet  e  kësaj  gjinie  dhe  një  literaturë  e 

autorëve bashkëkohorë të komunikimit dhe mediave të reja. 

 

Fjalët kyçe: Talk show; rrejte sociale; media të reja; interaktivitet; audience; 

tele-demokraci; telekraci 

 

 

Talk show-t në Shqipëri, programe pa publik 

 

66%  e  programeve  talk  show  në  Shqipëri  nuk  kanë  fare  publik  në 



studio. Ndërsa në emisionet e tjera, ku publiku është i pranishëm, ai 

                                                           

 Doktorant në Universitetin e Tiranës dhe gazetar në TV satelitor kombëtar “Vizion 



Plus”, elvini133@yahoo.com 

1

 Bernard M. Timberg, Television Talk: A history of the TV talk show, University 



of Texas Press, 2002, f.70 

2

 Eric Scherer, A na duhen më Gazetarët?, Tiranë: Papirus, 2012, f. 41 




Elvin Luku

 

178   Thesis, nr.2, 2015      



konsiderohet si dekor. Ata marrin pjesë në programe të tilla për shkak 

të pagesave që, në shumicën e rasteve, rezultojnë të jenë 500 lekë. 

3

 

500 lekë



19%

1000 lekë

3%

Tjetër


6%

Nuk ka publik

66%

Nuk paguhet



6%

Sa paguhet publiku në studio?

 

Grafiku për praninë e pagesat e publikut



4

  

 

Nga 31 moderatorë, autorë e kryeredaktorë të pyetur për praninë 



ose jo të publikut dhe mënyrën e përzgjedhjes së tij, 20 prej tyre thonë 

se nuk kanë fare publik. Mes programeve bie në sy fakti se asnjë nga 

talk show-t e mëngjesit nuk ka publik. 

 

Tabela përmbledhëse



5

 

Nr  Emisionet në fasha orare 



Sa paguhet publiku në studio? 

50



lekë

 

10



00

 le


 

15



00

 lekë


 

Tj

etë



Nuk


 

 ka


 publik

 

Nuk 



pa

guh


et

 



Talk show-t e mëngjesit 





Talk show-t e ditës 







Talk show-t e darkës 





13 


 

Totali për zë 





20 


 

                                                           



3

  Të  dhëna  të  përpunuara  nga  anketa  me  31  moderatorët  e  talk  show-t  në 

Shqipëri 

4

 Grafiku është realizuar nga autori i punimit 



5

 Tabela është realizuar nga autori i punimit 




Tele-demokracia: Talk show-t shqiptarë përballë mediave te reja

 

 



Thesis, nr.2, 2015  179

 

Tre  moderatorët  e  RTV  Ora  News:  Ilva  Tare  e  programit 



“Tonight”,  Mustafa  Nano  i  emisionit  “Jame  Vu”  dhe  Jonida  Shehu 

drejtuese e talk show-t “Natën vonë”

, pohojnë se kanë patur publik, 



por  ai  është  hequr  për  shkaqe  financiare.

6

  Ata  thonë  se  publiku  nuk 



përzgjidhej,  por  paguhej  në  vlerën  e  500  lekëve.

7

  Ndërsa, 



kryeredaktori  i  “ByPass  show”,  Gentian  Dervishi,  pohon  se  do  të 

dëshironte që programi i tij të bëhej drejtpërdrejtë. Ai shton se prania 

e  publikut  do  të  rriste  cilësisht  emisionin,  pasi  kjo  do  t‟i  jepte  më 

shumë dorë të lirë aktorit-moderator, për të inskenuar dhe situata në 

studio.  Por  Dervishi  tregon  se  kjo  aktualisht  është  e  pamundur  për 

arsye financiare.

8

  

Ndërkohë,  në  tetë  emisionet  e  tjera  personat  e  intervistuar 



deklarojnë  se  kanë  publik  në  studio.  Nga  këta,  drejtuesi  i  emisionit 

“Opinion”, Blendi Fevziu, pohon se publiku nuk paguhet. Ai shton se 

përzgjidhen  studentët  më  të  mirë  të  universiteteve  të  caktuara. 

Moderatori thotë se kjo nuk ka të bëjë me çështjet e reklamave. Duke 

folur  për  angazhimin  dhe  përfshirjen  në  bisedën  që  zhvillohet  në 

studio,  Fevziu  deklaron  se  nuk  ka  një  minutazh  të  përcaktuar  që  i 

dedikohet  publikut,  por  kjo  varet  nga  temat  që  trajtohen.  Dy  të 

intervistuar  të  tjerë,  Arbër  Kadia,  ish-drejtues  i  emisionit  “Vizioni  i 

Pasdites”  në  Vizion  Plus,  dhe  gazetarja  e  autorja  e  emisionit  “Talk 

show”,  brenda  spektaklit  “E  Diell”  në  Top  Channel,  Sonila  Pepa, 

përgjigjen se kanë publik në studio, por nuk janë në djeni të pagesës 

që ata marrin. Të pyetur për përfshirjen ose jo të tyre në program, ata 

thonë se kjo ndodh shumë rrallë.  

Gjashtë moderatorë ose 19% e tyre deklarojnë se publiku në studio 

nuk  përzgjidhet,  por  paguhet  me  vlerën  500  lekë.  Alban  Dudushi 

tregon se përfshirja e publikut gjatë bisedës ndodh herë pas here. Ai 

shton  se  në  programin  e  tij  nuk  ka  një  minutazh  të  dedikuar  për 

                                                           

  Shënim:  Jonida  Shehu  është  larguar  nga  RTV  Ora  News  dhe  emisioni 



“Natën  Vonë”  është  mbyllur.  Nga  data  16  shkurt  2015  Shehu  drejton 

emisionin “Pasdite në Top Channel”. 

6

  Anketë  me  31  drejtues  të  programeve  talk  show  në  Shqipëri,  Ilva  Tare, 



Mustafa Nano, Jonida Shehu 

7

 Po aty 



8

 Intervistë me Gentian Dervishin, 06.12.2013 




Elvin Luku

 

180   Thesis, nr.2, 2015      



pyetjet nga publiku. Moderatori i “Zonë e lirë”, Arian Çani, pohon se 

nuk  e  përfshin  publikun  në  bisedë,  pasi  ai  nuk  e  konsideron  atë  si 

publik  të  angazhuar.  Ndërsa  Adi  Krasta,  drejtuesi  i  emisionit  “A 

show”,  sqaron  se  përzgjedhjen  e  publikut  që  është  i  pranishëm  në 

studion  e  tij  e  ka  bërë  pronari  i  televizionit  “Agon”,  Francesco 

Becchetti.  Sipas  Krastës,  që  në  fillim  të  emisionit  është  kërkuar  që 

publiku  të  jetë  nga  vendi  ku  ndodhet  godina  e  televizionit  dhe, 

meqenëse Agon Channel është në një zonë periferike, vazhdon Krasta, 

vijnë vetëm njerëz të periferisë. Ai pohon se ata paguhen me 500 lekë. 

Në programin “Top Story”, Sokol Balla, thekson se i kushton rëndësi 

pyetjeve  nga  publiku  për  të  ftuarit  në  emision.  Ai  shton  se  është  në 

dijeni të pyetjeve që do t‟i drejtohen personazheve publik. Përzgjedhja 

e tyre bëhet që në fillim të emisionit. Ndërkohë moderatori i spektaklit 

“E  diela  shqiptare”,  Ardit  Gjebrea,  deklaron  se  publiku  ka  një  rol 

kryesor  në  program.  Ai  evidenton  se  krijimi  i  personazhit  të  Tanës 

është i qëllimshëm sepse shikuesit në shtëpi identifikohen me njerëzit 

që janë përtej ekranit. Në programin “E diela shqiptare” publiku merr 

pagesën  më  të  lartë  në  raport  me  të  gjitha  emisionet  talk  show  në 

Shqipëri, që përllogaritet në 1000 lekë.

9

    



 

Komunikimi vertikal i moderatorëve në rrjetet sociale  

 

Mungesa e publikut në pjesën dërrmuese  në programet talk  show, e 



cila  vjen  kryesisht  për  shkaqe  financiare,  në  kushtet  e  një  krize  në 

tregun  e  mediave  vizive,

10

  mund  të  zëvendësohet  me  mediat  e  reja. 



Këto  të  fundit  kanë  një  kosto  pothuajse  zero.  Mes  tyre  mund  të 

përmendim  rrjetet  sociale:  Facebook,  Twitter,  YouTube,  etj.,  që  të 

krijojnë mundësinë e një komunikimi interaktiv në kohë reale. 

Nga një anketim i realizuar për periudhën Dhjetor-Gusht 2014, me 

31  nga  moderatorët  dhe  autorët  e  programeve  talk  show rezultoi  se, 

27 prej tyre përdornin rrjetin social Facebook, Sokol  Balla i emisionit 

                                                           

9

 Intervistë me Ardit Gjebrean 26.02.2014 



10

 Elvin Luku, “Modelet e huaja të talk show-t në TV-të shqiptare”,  Studime 



Albanologjike  VII:  Diversiteti  kulturor  në  media,  Universiteti  i  Tiranës, 

Fakulteti  Histori-Filologji,  Departamenti  i  Gazetarisë  dhe  Komunikimit, 

Tiranë 2014, f. 73-74 



Tele-demokracia: Talk show-t shqiptarë përballë mediave te reja

 

 



Thesis, nr.2, 2015  181

 

Top Story përdor Twitter-in, ndërsa tre të intervistuar të tjerë, Denisa 

Haxhiaj  e  talk  show-t  Fiks  Fare,  Mustafa  Nano  i  Jame  Vu  dhe  Adi 

Krasta  i  Akrasta  Show,  janë  përgjigjur  se  nuk  kanë  profile  për 

programin  që  drejtojnë.

11

  Nga  këta,  moderatori  Krasta  ka  hapur  më 



vonë një faqe në Facebook, ndonëse në konceptin e tij, ato janë “rrjete 

terroriste”.

12

  

Megjithëse  87%  e  emisioneve  talk  show  përdorin  rrjetet  sociale, 



nga një vëzhgim i profileve të tyre rezulton se komunikimi interaktiv 

është  shumë  i  varfër.  Edhe  në  median  sociale  funksionon  një 

komunikim  vertikal.

13

  Duhet  evidentuar  se  disa  emisione,  mes  të 



cilave Opinion, Top Story, Oktapod, Tonight, etj., i referohen pyetjeve të 

publikut në këto rrjete duke ndezur edhe diskutime në studio.  

Sipas të njëjtit anketim rezulton se të paktën 1/3 e drejtuesve dhe 

autorëve  të  këtyre  emisioneve  i  përdorin  rrjetet  sociale  për  të  matur 

audiencën.  Nga  këta,  gjashtë  prej  tyre  e  kanë  Facebook-un  si  mjetin 

parësor të ndjekësve dhe shikueshmërisë, ndërsa katër të tjerë, krahas 

kompanive audiencë-matëse, përdorin dhe rrjetet sociale.

14

  



Ndërkohë,  ndonëse  celulari  i  mençur  është  kthyer  në  ekranin  e 

parë në botë duke  kaluar  dhe televizorin,

15

 asnjë  nga  programet talk 



show  në  vend  nuk  ka  një  aplikacion  të  dedikuar  për  emisionin 

pavarësisht  se  trendi  është  i  tillë  edhe  në  Shqipëri.  Në  pjesën 

dërrmuese  të  rasteve  ato  janë  nënkategori  në  aplikacionet  e 

                                                           

11

  Të  dhëna  nga  anketimi  me  31  moderatorët  e  emisioneve  talk  show  në 



Shqipëri, Dhjetor 2013-Gusht 2014 

12

 Intervistë me Adi Krastën, 06.03.2014 



13

 Monitorim i profileve në rrjetet sociale të 28 emisioneve talk show, Prill  – 

Qershor 2014 

14

  Të  dhëna  nga  anketimet  me  31  moderatorët  e  emisioneve  talk  show  në 



Shqipëri, Dhjetor 2013-Gusht 2014 

15

  Stuart  Dredge,  “Tv  industrie  faces  it‟s  “ketchup”  moment:  Mobile  is  now 



the  firot  screen”,  The  Guardian,  April  13,  2015,  accesed  April  25,  2015, 

http://www.theguardian.com/technology/2015/apr/13/tv-industry-

ketchup-moment-mobile-first-screen  



Elvin Luku

 

182   Thesis, nr.2, 2015      



televizioneve  ku  transmetohen.  Aty  mund  të  gjenden  videot  e 

arkivuara por jo të ndjekësh kanalin në livestream.

16

  

 



 

Teledemokraci apo telekraci? 

 

Duke  parë  mungesën  e  publikut  në  shumicën  e  programeve  talk 



show, qasjen e autorëve e drejtuesve ndaj tyre vetëm si dekor dhe një 

komunikim  vertikal  në  rrjetet  sociale,  shtrohet  pyetja:  a  mund  të 

flasim për teledemokraci? 

Situata  aktuale  është  shumë  larg  konceptit  të  demokracisë 

pjesëmarrëse që futi në gjininë e talk show-t Phil Donahue në The Phil 

Donahue  Show,  ku  ai  krijoi  modelin  e  moderatorit  ecejak  me  qëllim 

forcimin e zërit të qytetarit.  

Por  problemi  është  shumë  më  i  madh,  sa  thjesht  dhe  vetëm 

komunikim  vertikal.  Në  talk  show-t  shqiptar  mund  të  faktohet  se 

“hapësira publike është kthyer në një hapësirë publicitare”.

17

  



Në emisionin Top Show, me moderator Alban Dudushin, sikurse në 

shumë  programe  të  tjera  të  kësaj  gjinie,  zhvillohen  tema  të 

sponsorizuara.  Kjo  do  të  thotë  se  një  organizatë  që  dëshiron  të 

promovojë  një  çështje  të  caktuar  e  realizon  këtë  duke  blerë  kohën 

televizive. Sipas drejtuesit të emisionit, organizata në fjalë nuk sjell më 

tepër  se  një  ose  dy  të  ftuar,  çka  do  të  thotë,  sipas  tij,  se  propozohet 

kauza  por  ajo  nuk  imponon  politikën  editoriale  të  programit.  Të 

ftuarit  e  tjerë,  vijon  Dudushi,  i  zgjedhin  gazetarët  ose  autorët  e 

emisionit. Ndërkohë, në fund, organizata që bleu këtë kohë televizive 

e  shënon  emisionin  si  aktivitet  të  saj,  për  të  justifikuar  fondet  që  ka 

marrë.

18

 



Në  talk  show-n  7pa5,  me  moderatorë  Nolian  Lole  dhe  Pranvera 

Borakaj,  blerja  e  një  hapësire  televizive  15  minutëshe  kushton  1200 

                                                           

16

  Monitorim  i  aplikacioneve  të  televizioneve  private  kombëtare  dhe  lokale, 



05.04.2015 

17

  Elvin  Luku,  “A  Look  at  the  Public  Sphere  in  Talk  Show  Programs  in 



Albania”,  Mediterranean  Journal  of  Social  Sciences,  Vol  4  No  10,  MCSER 

Publishing, Rome-Italy, October 2013, f.577 

18

 Intervistë me Alban Dudushin, 27.03.2014 




Tele-demokracia: Talk show-t shqiptarë përballë mediave te reja

 

 



Thesis, nr.2, 2015  183

 

euro, pa TVSH. Sipas kushteve paraprake të marrëveshjes, është vetë 



media  që  përcakton  orarin  kur  do  të  futet  i  ftuari,  nga  fasha  orare 

06:55-08:30.  Ndërsa,  sa  i  takon  ditës,  pyetjeve  ose  pamjeve  që  do  të 

transmetohen këtë e përcakton klienti.

19

 



Në  të  njëjtin  ekran,  në  talk  show-n  e  pasdites  me  pjesëmarrje  të 

audiencës  Vizioni  i  Pasdites,  me  moderatore  Anila  Çelën,  klienti  që 

kërkon  të  promovojë  një  çështje  apo  një  produkt  mund  të  blejë  një 

hapësirë  kohore  të  dedikuar  një  ose  gjysëm  ore.  Kosto  zyrtare  e 

programit  për  60  minuta  është  3  mijë  euro,  pa  TVSH.  Ndërsa  për 

hapësirën  televizive  30  minutëshe  është  2  mijë  euro,  pa  TVSH.

20

 

Klienti që blen kohën televizive përcakton temën, pyetjet, numrin e të 



ftuarve dhe ditën kur do të transmetohet emisioni. Për këtë të fundit, 

ai duhet të njoftojë një javë para.

21

  

Edhe nga pikëpamja semantike, personi ose organizata e interesuar 



për  hapërsirë  mediatike,  jo  rastësisht  cilësohet  me  emrin  “klient”. 

Këtu  kemi  të  bëjmë  me  një  logjikë  të  pastër  biznesi,  në  të  cilën 

diskutimi në talk show është promovimi për të shitur produktin ndaj 

një  publiku  që  konsiderohet  thjesht  si  konsumator.  Atij  i  serviret  si 

interes publik një produkt që është tërësisht me qëllim komercial. Siç 

pohon  dhe  studiuesi  francez  Bernard  Stiegler,  në  këtë  moment 

teledemokracia e pretenduar, rezulton të jetë, as më shumë dhe as më 

pak, telekraci. Kjo e fundit shkatërron opinionin publik duke e kthyer 

atë në audiencë pasive.

22

  



Kjo  është  njëra  formë  e  telekracisë  në  talk  show-n  shqiptar. 

Elementi i dytë rezulton të jetë mosfunksionimi i tregut dhe lidhjet e 

politikës me median. Nga të dhënat e anketimit me 31 moderatorë të 

emisioneve  të  kësaj  gjinie  rezulton  se  vetëm  16%  e  tyre  marrin 

rregullisht shërbimet e kompanive audiencë matëse. Drejtuesit e talk 

show-ve të tjerë përdorin mjete alternative si rrjetet sociale, telefonatat 

e sms-të. Ndërsa 42% e programeve talk show që operojnë në treg nuk 

                                                           

19

 Prezencë në programe 2014, Departamenti i marketingut, Vizion Plus  



20

 Po aty 


21

 Prezencë në programe 2014... 

22

 Bernard Stiegler, La Telecratie Contre La Democratie, Flammarion, Paris, 2006, 



f.27 


Elvin Luku

 

184   Thesis, nr.2, 2015      



kanë një sponsor gjeneral, që do të thotë se ato mbahen nga buxheti i 

televizionit, pasi tregu i reklamave nuk funksionon.

23

 

Përballë kësaj situate, për të gjeneruar të ardhurat mediat braktisin 



qytetarin  për  t‟u  lidhur  me  pushtetin.

24

  Nga  njëra  anë,  media  vë  në 



dispozicion kohë televizive, përfshi këtu dhe emisione talk show për 

propagandë, në këmbim të favorizimeve në reklama  apo në bizneset 

që pronarët e këtyre mediave disponojnë.  

Për  ta  ilustruar  mund  të  përmendim  se  vetëm  në  periudhën 

Qershor  2012  -  Dhjetor  2013,  qeveria  shqiptare  shpenzoi  një  buxhet 

prej 780 mijë eurosh. Nga këto, 730 mijë euro shkuan për kompanitë e 

lidhura  me  pronarin  e  TV  Klan,  Aleksandër  Frangaj,  i  njohur  për 

lidhjet  e  tij  me  pushtetin  e  kohës.  Ndërsa  televizioni  tjetër  kombëtar 

Top Channel ka marrë vetëm 9.94 mijë euro.

25

  



Kjo ndarje e zhdrejtë e  buxhetit të reklamave është  shoqëruar me 

një  bojkot,  thuajse  10-vjeçar  të  liderit  të  opozitës  dhe  më  pas 

kryeministrit  të  Shqipërisë  për  dy  mandate,  Sali  Berisha,  në  TV  Top 

Channel,  përfshi  këtu  dhe  në  emisionin  Top  Story,  një  nga  dy 

programet politike më me influencë në vend.

26

 Daljet më të shpeshta 



publike të z.Berisha, por dhe ministrave të tjerë në kabinetin e tij, ishin 

në emisionin Opinion, në TV Klan. 

Ka dhe një element të tretë që lidhet  me komunikimin vertikal të 

medias tradicionale televizion, veçanërisht në formatet talk show, por 

edhe  me  sistemin  autik  të  funksionimit  të  saj.  Siç  evidentuam  më 

sipër, 66% e programeve nuk kanë fare publik. Ndërsa nga emisionet 

                                                           

23

 Elvin Luku, “Modelet e huaja të talk show-t në TV-të shqiptare”... f. 74 



24

  Elvin  Luku,  “Talk  Show  është  fytyra  e  moderatorit”,  European  Journalism 



Observatory,  http://al.ejo-online.eu/1479/gazetaria-e-medias/talk-show-

eshte-fytyra-e-moderatorit 13.05.2015 

25

  Besar  Likmeta,  “Reklamuesit  e  mëdhej  shkatërrojnë  lirinë  e  medias  në 



Shqipëri”, 

BalkanInsight

20 


dhjetor 

2013, 


http://www.balkaninsight.com/en/article/big-advertisers-subvert-

albanian-media-freedom-1 13.05.2015  

26

  Jakin  Marena,  “Berisha  kthehet  pas  10-vitesh  në  Top  Channel,  sot  në  Top 



Story”, 

Shqiptarja.com

20 


qershor 

2013, 


http://shqiptarja.com/m/home/berisha-kthehet-pas-10-vitesh-ne-top-

channel-sot-ne-top-story-163190.html 13.05.2015 




Tele-demokracia: Talk show-t shqiptarë përballë mediave te reja

 

 



Thesis, nr.2, 2015  185

 

e  tjera  vetëm  19%  e  talk  show-ve  shqiptare  përfshijnë  herë  pas  here 



publikun  në  studio  dhe  atë  virtual  në  diskutimin  që  zhvillohet  në 

program.  

Nga  ana  tjetër,  po  të  zbërthejmë  komunikimit  autik,  rezulton  se 

media  bombardon  me  politikë  opinionin  publik,  ndërsa  ky  i  fundit 

konsumon atë që më së shumti ofron media. Më pas, përmes matjeve 

të  tyre,  mediat  konstatojnë  se  publiku  shfaq  interes  për  çështjet 

politike që diskutohen në studiot televizive, që, në thelb, janë produkt 

i vetë medias.

27

  

Në  këtë  moment  mediat,  veçanërisht  talk  show-t  si  forume 



diskutimi,  futen  në  një  rreth  vicioz,  duke  analizuar  gjendjen  e 

opinionit,  pra,  praktikisht,  analizojnë  vetveten.  Ndërsa  publiku, 

brenda e përtej ekranit, qëndron si spektator i këtij spektakli mediatik, 

që është shumë larg konceptit të teledemokracisë. 

 

Konkluzione 

 

Talk show-t në Shqipëri janë programe pa publik. 66% e tyre nuk kanë 



prani të tij në studio. Ndërsa në emisionet e tjera, ku publiku është i 

pranishëm, ai konsiderohet si dekor

87% e drejtuesve të emisioneve talk show përdorin rrjetet sociale. 

Por edhe në këto media komunikimi rezulton të jetë vertikal; 

1/3 e drejtuesve dhe autorëve të emisioneve talk show në Shqipëri 

i përdorin rrjetet sociale për të matur audiencën. 

Asnjë nga programet talk show në Shqipëri nuk ka një aplikacion 

të  dedikuar  për  emisionin,  pavarësisht  se  celulari  i  mençur  është 

kthyer në ekranin e parë në botë.  

Programet  talk  show  në  Shqipëri  nuk  zhvillojnë  konceptin  e 

teledemokracisë,  por  në  atë  të  telekracisë.  Hapësira  publike  në  këto 

formate është kthyer në një hapësirë publicitare, ku: 

Individi  ose  organizata  blen  kohën  televizive  për  të  promovuar 

produktin e tij/saj duke e trajtuar publikun si një konsumator pasiv; 

                                                           

27

 Artan Fuga, Komunikimi në shoqërinë masive, Tiranë: Papirus, 2014, f.148 




Elvin Luku

 

186   Thesis, nr.2, 2015      



Për  shkak  të  mosfunksionimit  të  tregut  të  reklamave,  drejtuesit  e 

TV-ve  dhe  emisioneve  forcojnë  lidhjet  me  pushtetin  në  këmbim  të 

përfitimeve financiare; 

Emisionet talk show komunikojnë vertikalisht dhe sipas një skeme 

komunikimi autik.  

Bibliografia 

 

Libra 

Artan Fuga, Komunikimi në shoqërinw masive, Tiranë: Papirus, 2014 

Bernard  M.  Timberg,  Television  Talk:  A  history  of  the  TV  talk  show

University of Texas Press, 2002 

Bernard  Stiegler,  La  Telecratie  Contre  La  Democratie,  Flammarion, 

Paris, 2006 

Eric Scherer, A na duhen më Gazetarët?, Tiranë: Papirus, 2012 

 

Artikuj shkencorë 

Elvin Luku, “A Look at the Public Sphere in Talk Show Programs 

in  Albania”,  Mediterranean  Journal  of  Social  Sciences,  Vol  4  No  10, 

MCSER Publishing, Rome-Italy, October 2013, 

Elvin  Luku,  “Modelet  e  huaja  të  talk  show-t  në  TV-të  shqiptare”,  

Studime  Albanologjike  VII:  Diversiteti  kulturor  në  media,  Universiteti  i 

Tiranës,  Fakulteti  Histori-Filologji,  Departamenti  i  Gazetarisë  dhe 

Komunikimit, Tiranë 2014 

 

Artikuj online 

Elvin  Luku,  “Talk  Show  është  fytyra  e  moderatorit”,  European 

Journalism Observatory 

Besar Likmeta, “Reklamuesit e mëdhej shkatërrojnë lirinë e medias 

në Shqipëri”, BalkanInsight,  20 dhjetor 2013, 

Stuart Dredge, “Tv industrie faces it‟s “ketchup” moment: “Mobile 

is now the firot screen”, The Guardian, April 13, 2015, accesed April 25, 

2015 


Jakin Marena, “Berisha kthehet pas 10-vitesh në Top Channel, sot 

në Top Story”, Shqiptarja.com, 20 qershor 2013 

 

Intervista 



Tele-demokracia: Talk show-t shqiptarë përballë mediave te reja

 

 



Thesis, nr.2, 2015  187

 

Intervistë  me  Adi  Krastën;  Alban  Dudushin;  Ardit  Gjebrean; 



Gentian Dervishin; Mustafa Nanon; Ilva Taren; Jonida Shehun. 

 

 



 

Anketa 

Anketë  me  31  drejtues  të  programeve  talk  show  në  Shqipëri, 

Dhjetor 2013-Gusht 2014 

 

Dokumente 



Prezencë  në  programe  2014,  Departamenti  i  marketingut,  Vizion 

Plus 

Yüklə 98,94 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə