Titulli I Librit: Mësime të zgjedhura për ramazanin Autori: Ibrahim Ibn Muhamed el Hukajl



Yüklə 0,8 Mb.
səhifə1/12
tarix06.02.2018
ölçüsü0,8 Mb.
#26135
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12




Titulli i Librit: Mësime të zgjedhura për ramazanin

Autori: Ibrahim Ibn Muhamed el Hukajl

Përkthyes: Arjan Haskasa, Ruzhdiu...???, Sali Bardhoshi

Redaktor fetar dhe krahasues me origjinalin: Ismail Bardhoshi

Redaktor letrar: Ilir Haxhiaj

Vërejtje: Këtë libër ka të drejtë ta përvetësojë veçse një person që e lexon vetë ose një pjesëtar i familjes së tij, në të kundërt, libri duhet t’i dhurohet një tjetri që e lexon.

PARATHËNIE

Falёnderimi i takon vetёm Allahut, Zotit tё botërave, lavdërimi dhe paqja qofshin për Muhamedin, mё tё nderuarin e profetёve!

Ramazani ёshtё muaji i muslimanëve, muaji i umetit tё fundit, tё cilin Allahu i Lartësuar e zgjodhi ndër gjithë umetet e tjera dhe e veçoi me vulёn e pejgamberisë, Muhamedin (a.s.). Muslimanёt garojnё nё këtë muaj për bamirësi dhe bindje ndaj Zotit të Lartësuar. Ata dёgjojnë me dëshirë ligjёratat fetare, prandaj hoxhallarët dhe predikuesit zgjedhin këtë muaj si kohën më të mirë për të dhënë mësim e për të mbajtur ligjërata me tema të ndryshme islame.

Për këtë arsye, kam punuar pёr mbledhjen e tё gjitha haditheve qё flasin pёr agjёrimin, itikafin, namazin e natёs nё ramazan dhe Natёn e Kadrit, po ashtu disa dobi dhe dispozita, shkurtimisht, si ndihmës pёr thirrёsit dhe imamёt.

Kjo ёshtё rruga qё kam ndjekur nё përpilimin e librit:


  1. Kam vёnё si bazё tё çdo mёsimi tekstet e Kuranit dhe Sunetit. Nёse për një çështje nuk ka ajete mbështetëse nga Kurani, atëherë kam sjellë hadithet qё kanё lidhje me tё.

  2. Nuk i kam pёrfshirё tё gjitha hadithet që pёrmenden mbi një temё të caktuar, por kam pёrzgjedhur hadithet qё mё janë dukur mё të pёrshtatshёm dhe më pёrmbledhёs.

  3. Përcjellësit e haditheve i kam përmendur shkurtimisht, bashkë me gradën e saktёsisë së hadithit në futnota.

  4. Janë cituar vetёm hadithet e sakta (sahih) dhe tё mira (hasen), duke lёnё mënjanë hadithet e dobёta. Për hadithet që janë të diskutueshme, jam pёrpjekur të zgjedh atë që e kam parë si më të saktë, por kёto janё raste të rralla.

  5. Për sa i përket renditjes së haditheve sipas rëndësisë, në radhë të parë vijnë ata që i gjen njëherësh te Buhariu dhe Muslimi, pastaj ata që i gjen veç te njёri prej tyre, pastaj hadithet e katër librave tё Sunetit. Kjo renditje është prishur vetёm nёse ka qenё e nevojshme. Po ashtu, së pari u është kushtuar rëndësi haditheve qё shkojnë deri te Pejgamberi (a.s.) me transmetim, pastaj ata që shkojnë deri te sahabёt, pastaj thëniet e tё parёve tanё tё mirё.

  6. Pas haditheve kam përmendur një sërë dobishë dhe dispozitash, një pjesë të të cilave i kam nxjerë vetë nga hadithet, por për pjesëm më të madhe kam shfrytëzuar si burim librat qё shpjegojnё hadithet, librat e fetvave etj. Nё çёshtjet e diskutueshme jam munduar tё sjell atё qё mё ёshtё dukur mё e saktё. Këtu kam patur parasysh edhe qëndrimin që mbahet nga dijetarët në Arabinë Saudite mbi këto çështje.1

  7. Te dobitё dhe dispozitat që kanë nxjerrё dijetarёt nga hadithet gjen shumë mёsime edukative, që nuk kanё lidhje vetëm me agjёrimin, por edhe me sjelljen individuale, sjelljen në familje, në shoqëri etj.

Së fundmi, kёrkoj nga vёllezёrit e mi muslimanë, nga imamёt apo çdokush tjetёr qё e lexon kёtё libёr dhe ka sugjerime, qё tё m’i dёrgojё ato, nё mёnyrё qё tё pёrfitojmë sa më tepër, duke e falënderuar pёr bashkëpunimin nё mirёsi dhe devotshmёri.

Falënderimet i takojnё vetёm Allahut, me mirёsinё e të Cilit realizohen veprat e mira!

1-NDALIMI I AGJЁRIMIT PARA RAMAZANIT

Përcillet nga Ebu Hurejra (r.a.) se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Asnjёri nga ju tё mos i paraprijё ramazanit me njё ditё ose dy ditё agjërim, pёrveç atij që ka agjërim të rregullt nafile dhe dita e tij pёrkon me ditёt para ramazanit, atëherë një person i tillë mund ta agjërojë këtë ditë”2

Ndёrsa nё variantin qё sjell imam Tirmidhiu, Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Mos i paraprini muajit tё ramazanit duke agjёruar njё ditё ose dy pёrpara, pёrveç nёse ajo ditё pёrkon me agjёrimin tuaj që e bëni rregullisht…”.

Mësime dhe dispozita:


  1. Ndalimi i agjёrimit para ramazanit për të treguar më shumë siguri për fillimin e ramazanit. Dijetarët thonë se kuptimi i hadithit ёshtё ky; mos e filloni agjërimin para ramazanit me qёllim që të tregoni më shumë siguri për ramazanin”.3 Imam Tirmidhiu thotë se, në bazë të këtij hadithi dijetarёt e shohin si të papëlqyeshëm nxitimin për të agjёruar para hyrjes sё muajit tё ramazanit me qёllimin e rrokjes me siguri të ditës së parë të ramazanit, por nёse dikush ka ditë agjërimi nafile të rregullta dhe agjёrimi i tij përkon me kёto dy ditë, atёherё s’ka problem nёse agjёron kёto ditё.4

  2. Ndalohet agjёrimi i papërcaktuar nafile para ramazanit.5 Pёrjashtohet nga kjo ndalesё agjёrimi për shlyerje a për një zotim, ose agjёrimi vullnetar i vazhdueshёm, si agjёrimi i ditës së hёnё dhe tё enjte.

  3. Mё e sakta qё ёshtё thёnё pёr urtёsinё e kёsaj ndalese ёshtё se ramazani ёshtё i lidhur me shikimin e hёnёs sё re. Kush agjёron para se tё shihet hёna, njё ditё ose dy, ai nuk e pranon kёtё dispozitë dhe nuk pranon tekstet fetare tё cilat e kanё lidhur agjёrimin me shikimin e hёnёs sё re.6

  4. Ky hadith kundёrshton rafiditё (shiitët), tё cilёt e nisin agjёrimin para shikimit tё hёnёs.7

  5. Ështё e ligjshme ndarja mes veprave tё detyrueshme dhe atyre vullnetare nё adhurime. Kështu, nё agjёrim bëhet ndarja mes agjёrimit vullnetar nё muajin Shaban dhe agjёrimit farz nё muajin e Ramazanit, me ndalimin e agjёrimit të ditёs që është e dyshimtё. Po kështu kur mbyllet ramazani dhe fillon muaji sheval, ndalohet agjёrimi i ditёs sё Bajramit. Mes namazit farz dhe nafile, Ibn Abbasi (r.a.) dhe njё grup nga tё parёt tanё tё mirё kanë pëlqyer të bëhet një ndarje, qoftë ajo duke thënë diçka, duke u ngritur, duke ecur apo duke lёvizur nga vendi.8

  6. Ёshtё i detyrueshёm zbatimi i rregullave tё fesё, pa shtuar dhe pa hequr asgjë prej saj sepse diçka e tillë të shpie në teprim ose në largim prej fesë. Kjo vihet re te ndalimi i agjёrimit para ramazanit me qёllimin sigurie se ndoshta ёshtё ramazan.

2- SI NJIHET HYRJA DHE DALJA E RAMAZANIT

Përcillet nga Abdullah Ibn Omeri (Allahu qoftё i kёnaqur me ta!) se Pejgamberi (a.s.) pёrmendi ramazanin dhe tha: “Mos agjёroni pa parë hёnёn e re (tё ramazanit) dhe mos e ndërprisni agjёrimin pa parë hёnёn tjetër të re (tё shevalit). Nёse nuk mund ta shikoni hënën, atёherё plotësojeni (muajin tridhjetë ditë)”.9

Nё njё variant tjetër të Buhariut thuhet: “Kur të shikoni atё (hёnёn e re tё ramazanit), agjёroni, dhe kur të shikoni tjetrën (hёnёn e re tё shevalit), ndërprisni agjёrimin. Nёse nuk mund ta shikoni hënën, atёherё plotësojeni (muajin tridhjetë ditë)”.10

Kuptimi i fjalёs “plotësojeni” është: çojeni muajin deri nё cakun e tij dhe caku i tij ёshtё 30 ditё. Ky është shpjegimi i shumicёs sё dijetarëve tё parё dhe brezave pas tyre,11 duke u mbështetur në transmetime të tjera, si: “Nёse nuk mund ta shihni hënën (pёr shkak tё reve), atёherё pёrcaktojeni muajin me 30 ditë.” Nё njё variant tjetёr thuhet: “llogarisni 30 ditë”, ndërsa nё një tjetёr: “plotёsoni numrin”. Të gjitha kёto transmetime gjenden nё ‘Sahih’-un e Muslimit.12

Nga Ebu Hurejra (r.a.) përcillet se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Kur ta shikoni hёnёn e re, filloni e agjёroni, dhe kur ta shikoni atё përsëri (pas një muaji), ndërpriteni agjёrimin. Nёse hëna nuk mund të shihet (pёr shkak tё reve), atёherë agjёroni plot 30 ditё”.

Nё njё variant tjetёr thuhet: “Filloni të agjёroni kur të shihni hënën e re dhe ndërpriteni agjёrimin kur ta shihni përsëri atё. Nёsё nuk arrini ta shihni atё, atёherё llogariteni muajin shaban me 30 ditë”. Sipas njё tjetri: “Nёse nuk arrini ta kapni me sy, plotёsoni muajin shaban me 30 ditë”.13

Përcillet nga Abdullahi i biri i Omerit (Allahu qoftё i kёnaqur prej tё dyve): “Njerëzit ishin mbledhur për të parë hënën e ramazanit, por unë njoftova të Dërguarin e Allahut se tashmë e kisha parë atë. Kështu, ai filloi agjërimin e ramazanit dhe dha urdhër që edhe njerëzit të fillonin agjërimin.”14

Mësime dhe dispozita

1- Agjёrimi i ramazanit ёshtё i lidhur mё shikimin e hёnёs sё re tё këtij muaji. Nёse shikimin e hёnёs e pengojnё retё, pluhuri, tymi apo diçka tjetёr, bёhet i detyrueshёm mbyllja e muajit shaban me 30 ditё.

2- Nuk agjёrohet dita e fundit e muajit Shaban për të treguar siguri për ramazanin, edhe nёse hёna nuk shikohet pёr shkak tё reve, pluhurit apo diçkaje tjetёr, sepse këtë e ka ndaluar Pejgamberi (a.s.) kur ka thënë: “Mos agjёroni pa parë hёnёn e re!”. Siç dihet, në parim, kur bëhet një ndalim në tekstet e Kuranit apo të Sunetit, ai duhet të merret si ndalim kategorik (haram).

3- Nёse shihet hёna e re e ramazanit, bёhet i detyrueshёm agjёrimi, pa marrë parasysh parashikimet e pёrllogaritёsve.15

4- Nga normat që tregojnë lehtësinë e Sheriatit Islamik për zbatim është dhe lidhja e agjёrimit me shikimin e hёnёs, e kjo nuk ka nevojё pёr nxënie dhe studim, sepse hënën e re arrin ta shohë ai që ka shikim të fortë. Sikur kjo çështje tё varej nga pёrllogaritjet, atëherë do tё kishte qenë e vёshtirё pёr shumicёn e muslimanёve, nё ato vende ku mungojnë specialistёt që bëjnë mirë llogaritjen astronomike.16

5- Fillimi i agjёrimit ёshtё i detyrueshёm pёr popullin e atij vendi ku është parë hёna e re e ramazanit. Kështu, vendi në të cilin nuk ёshtё parё hёna nuk e nis agjёrimin, sepse mundësia e shikimit të hёnёs ndryshon në varësi të vendeve tё ndryshme.17

6- Për hyrjen e muajit të ramazanit mjafton dëshmia e njё njeriu tё drejtё, siç tregon hadithi i Ibn Omerit, ndёrsa pёr daljen e ramazanit duhen dy dёshmitarё të drejtë, siç tregojnë hadithet e tjera.18

7- Prijësi i muslimanёve ёshtё ai i cili shpall hyrjen e ramazanit ose ditën e Bajramit.19

8- Personi që shikon hёnёn e re tё ramazanit duhet qё tё lajmёrojё kryetarin e muslimanёve ose zёvendёsin e tij.

9- Duhet tё merret parasysh lajmёrimi i mediave tё kohёs pёr hyrjen dhe daljen e muajit, nёse ato e bëjnë lajmërimin me urdhër të prijësit ose zёvendёsit tё tij.20

10- Ёshtё e pёlqyeshme qё muslimanёt të vëzhgojnë në grup hёnёn e re natёn e tridhjetë tё muajit shaban dhe natёn e tridhjetë tё muajit ramazan, qё tё mësojnë hyrjen e muajit dhe daljen e tij.

11- Çёshtja e pranimit të dëshmisë së një gruaje për shikimin e hёnёs mbetet e diskutueshme nё mesin e dijetarёve. Dijetari Ibn Baz (Allahu e mёshiroftё!) ka pёrzgjedhur mospranimin e dёshmisё sё saj, sepse shikimi i hёnёs ёshtё një punë me të cilën merren vetëm burrat; ata arrijnë ta shohin hënën e re dhe kanë njohuri më shumë sesa gratё pёr kёtё çёshtje.21

3- AGJЁRIMI ЁSHTЁ NJË NGA SHTYLLAT E ISLAMIT

Nga Ibn Omeri (Allahu qoftё i kёnaqur me ta!) përcillet se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Islami ёshtё ndёrtuar mbi pesë shtylla: Dёshmia se nuk ka tё adhuruar tjetёr me tё drejtё pёrveç Allahut dhe se Muhamedi (a.s.) ёshtё rob dhe i dёrguari i tij, falja e namazit, dhёnia e zekatit, haxhi dhe agjёrimi i ramazanit”.22

Ebu Xhumrah Nasr Ibn Imrani (r.a.) rrëfen: “Si pёrkthyes i Ibn Abasit, e kam dëgjuar atë të thotë njëherë: “Kur erdhi delegacioni i Abdul Kajsit, Pejgamberi (a.s.) pyeti? “Nga vjen ky delegacion?” – “Nga fisi Rebia” – i thanë. Atëherë, Pejgamberi (a.s.) tha: “Mirё se të vijë delegacioni ose fisi që nuk do tu shkelet krenaria e nuk do të dëshpërohen për zgjedhjen e tyre23!” Delegatët i thanё: “Ne vijmё nga një udhëtim i largët. Në rrugën mes nesh dhe jush gjendet fisi jobesimtar i Mudarit, prandaj mund tё vijmё këtu vetёm nё një muaj të shenjtё. Na trego se cilat janë detyrat tona, qё t’ua përcjellim edhe njerëzve që kemi lënë atje, dhe kështu të futemi nё Xhenet.” Profeti (a.s.) u përcolli katër urdhëresa. Së pari, ai (a.s.) i urdhëroi që ta besonin Zotin si një të vetёm. Profeti (a.s.) i pyeti: “A e dini se ç’do të thotë ta besoni Allahun si një të vetёm?” Ata thanё: “Allahu dhe i Dёrguari i tij e dinё mё sё miri!” Profeti (a.s.) tha: “Të dëshmosh se nuk ka tё adhuruar tjetёr me tё drejtё pёrveç Allahut dhe se Muhamedi (a.s.) ёshtё rob dhe i dёrguari i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjёrosh ramazanin dhe tё jepni njё tё pestёn e plaçkës së luftёs.” Pastaj u tha: “Mbajini mend këto dhe përcilluani atyre që përfaqësoni!”.24

Mësime dhe dispozita25

1- Nё hadithet më lart tregohet kuptimi i imanit dhe i islamit. Imani ёshtё pohimi i brendshёm, pranimi me zemër, ndёrsa islami ёshtё nёnshtrimi i jashtёm, me vepra. Kështu shpjegohen këta terma nёse përmenden së bashku nё njё tekst. Nёse pёrmenden veçmas nё tekste tё ndryshme, atëherë koncepti ‘iman’ bart në vetvete edhe kuptimin e ‘islamit’ ose anasjelltas.

2- Me pohimin e shehadetit njeriu bëhet musliman. Islami ka shtyllë kryesore shehadetin, të cilin e shoqërojnë namazi, zekati, agjёrimi dhe haxhi, si adhurimet mё tё mёdha dhe më tё dukshme tё kësaj feje.

3- Braktisja e pesё shtyllave tё Islamit ose e ndonjërës prej tyre tregon mosdorёzim dhe mosnënshtrim ndaj Allahut tё Lartёsuar.

4- Renditja e agjërimit të ramazanit ndër shtyllat kryesore të fesë Islame dëshmon për vlerёn dhe gradёn e tij tё lartё tek Allahu.

5- Mёsimi i rregullave të rëndësishme tё fesё, siç janё urdhëresat ose ndalesat, është detyrë e domosdoshme e muslimanit që më pas ai të punojë sipas tyre e t’ua përcjellë të tjerëve. Kjo përftohet nga thënia e Pejgamberit (a.s.): “Mbajini mend këto dhe përcilluani atyre që përfaqësoni!”.

4- DISA NGA MIRЁSITЁ E RAMAZANIT

Nga Ebu Hurejra (r.a.) përcillet se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Kur hyn muaji i ramazanit, hapen dyert e qiellit dhe mbyllen dyert e Zjarrit, kurse shejtanёt lidhen me pranga”.26

Sipas njё transmetimi tjetёr, Profeti (a.s.) ka thënë: “Kur hyn nata e parё e ramazanit, lidhen me zinxhirё shejtanёt dhe xhindёt agresivë, mbyllen dyert e Zjarrit dhe nuk hapet asnjё prej tyre, hapen dyert e Xhenetit dhe nuk mbyllet asnjё prej tyre, ndërsa njё zë thёrret: “O ju që doni tё mirёn, ejani! O ju që kërkoni të bëni të këqija, hiqni dorë!” Allahu liron robër nga Zjarri, dhe kjo ndodh çdo natё (të ramazanit).”27

Kuptimi i thënies: “O ju që doni tё mirёn, ejani!” ёshtё: “O ju që doni tё mirёn, ejani pёr tё kryer vepra tё mira, sepse kjo ёshtё koha juaj, kur shpёrbleheni shumë me pak punё. Ndërsa ju të tjerët, që kërkoni të bëni të këqija, ndaluni dhe pendohuni, sepse kjo ёshtё koha e pendimit.28

Sipas një hadithi tjetёr, Pejgamberi (a.s.) ka pёrgёzuar shokёt e tij: “Ju erdhi ramazani, një muaj i begatë. Allahu e ka bёrё detyrë agjёrimin e tij. Në këtë muaj hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e Zjarrit dhe lidhen shejtanёt më agresivë. Allahu ka bёrё njё natё nё tё, e cila ёshtё mё e mirё se njё mijё muaj. Kush privohet nga mirёsia e kёsaj nate, me tё vёrtetё ёshtё privuar nga njё mirёsi e madhe”.29

Nga Ebu Hurejra ose Ebu Seidi (Allahu qoftё i kёnaqur me tё dy!) përcillet se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Me tё vёrtetё, Allahu liron robёr nga Zjarri çdo ditё dhe çdo natё dhe secilit nga kёta robër i pranohet një lutje (nga Allahu)”.30

Nga Xhabiri (r.a.) përcillet se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Me tё vёrtetё, Allahu liron robër nga Zjarri nё çdo kohë iftari, dhe kjo ndodh çdo natё”.31

Mësime dhe dispozita

1- Hadithet e mёsipёrme tregojnё mirёsinё e muajit tё ramazanit, nё tё cilin ndodhin ngjarje tё mёdha si; hapja e dyerve tё Xhenetit, mbyllja e dyerve tё Zjarrit dhe prangosja e shejtanёve. Këto ndodhin natёn e parё tё ramazanit dhe vazhdojnë deri nё fund të tij.

2- Hadithi i parë tregon se Xheneti dhe Xhehenemi janё tashmë tё krijuar dhe se hapja dhe mbyllja e dyerve tё tyre ndodh realisht.32

3- Kohët e volitshme për ibadet dhe veprat e mira qё bёhen nё to janё shkak pёr tё fituar kёnaqёsinë e Allahut, si rezultat i së cilës hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e Zjarrit.

4- Pёrgёzimi dhe urimi pёr ardhjen e ramazanit është i ligjshëm në fe. Pejgamberi (a.s.) pёrmendte avantazhet e ramazanit, si përgëzim për shokët e tij, por dhe pёr t’i shtyrё të bënin sa më tepër punё tё mira. Të njëjtin gjykim ka dhe përgëzim për çdo të mirë.

5- Shejtanёt agresivë qëndrojnë të lidhur nё ramazan, prandaj ndikimi i tyre mbi njerëzit është i dobët gjatë këtij muaji. Shkaku i kësaj janë punët e mirë që kryejnë njerëzit gjatë këtij muaji.

6- Është mirёsia e Allahut ndaj robёrve tё Tij që ua mbron agjёrimin njerëzve, duke dobësuar ndikimin e xhindёve agresivë, nё mёnyrё qё tё mos ua prishin adhurimin nё kёtё muaj tё begatё.33

7- Hadithet dëshmojnë për ekzistencёn e shejtanёve, të cilët kanё trupa, qё mund tё lidhen me pranga. Disa prej tyre janë agresivë qё prangosen gjatë muajit të ramazanit.34

8- Mirësitë e posaçme të ramazanit i pёrfitojnё vetëm besimtarёt, tё cilёt e nderojnë ramazanin duke kryer gjatë tij detyrimet qё u ka caktuar Allahu. Ndёrsa për jobesimtarёt, tё cilёt nuk e respektojnë shenjtёrinё e tij, për ta nuk hapen dyert e Xhenetit dhe nuk mbyllen dyert e Zjarrit. Për jobesimtarët nuk lidhen shejtanёt dhe nuk ka çlirim nga Zjarri.35 Kёshtu qё, nëse ata vdesin nё ramazan ose edhe jashtё tij, do të marrin dёnimin e merituar të Zotit.

9- Për sa u përket atyre që u pёrngjajnë jobesimtarëve nё shkeljen e shenjtёrisё sё ramazanit, duke mos agjёruar ose duke ia ulur vlerën atij me vepra të tilla si: pёrgojimi, thashethemet, gënjeshtrat, dёshmitë e rreme etj., ekziston droja se mund t’iu humbasin mirёsitë e posaçme të këtij muaji. Ndoshta të tillë njerëzve iu mbyllen dyert e Xhenetit, iu hapen dyert e Zjarrit dhe shejtanёt e tyre qëndrojnë të lirë.

10- Çështja e hapjes së dyerve tё Xhenetit dhe e mbylljes së dyerve tё Xhehenemit nё ramazan nuk bie në kundёrshtim me thënien e Allahut të Lartësuar: “Vërtet, për njerëzit që ruhen nga gjynahet ka kthim të mirë, në kopshtet e Adnit, dyert e të cilit janë të hapura për ta” [Sad, 49-50], pasi kjo nuk tregon që këto dyer qëndrojnë gjithnjë tё hapura. Madje, ky ajet flet konkretisht pёr Ditёn e Gjykimit. Gjithashtu, nuk ka asnjë mospërputhje as me fjalёn e Allahut nё lidhje me Xhehenemin: “...kur të arrijnë atje, dyert e tij do të hapen...” [Zumer, 71], sepse dyert e Xhehenemit mund tё jenë mbyllur edhe herë tjetër më parë.36

11- Mirësia e Natёs sё Kadrit, e cila ёshtё mё e mirё se njё mijё muaj pa Natё Kadri, prandaj kush e humb atё, ёshtё i privuar nga njё mirёsi e madhe.

12- Allahu i Lartësuar liron robër nga zjarri i Xhehenemit çdo natё të ramazanit. Njerёzit qё e meritojnё së pari shpëtimin nga Zjarri janё ata tё cilёt e kryejnë agjërimin pa cen, falen natёn nё formёn mё tё mirё, i shtojnё veprat e mira me dashuri pёr Zotin, duke shpresuar nё shpёrblimin e Tij dhe duke u frikёsuar nga dёnimi i Tij.

13- Njerёzit qё lirohen nga zjarri i Xhehenemit kanё lutje tё pranuara tek Allahu i Lartmadhërishёm. Në këtë mënyrë, Allahu u jep njëherësh dy shpёrblime madhështore, qё janё shpëtimi nga Zjarri dhe pranimi i lutjes sё tyre.

14- Çdo musliman duhet të ketë kujdes qё ta ruajё agjёrimin e tij nga veprimet qё e prishin ose ia ulin vlerёn atij, duke ruajtur sidomos dёgjimin, shikimin dhe gjuhёn e tij nga haramet, në mënyrë qё tё fitojë çlirimin nga zjarri i Xhehenemit.

15- Agjёruesit duhet t’i shtojnё sa më tepër lutjet, sepse shpresohet më shumë qё lutjet e tyre tё pranohen nga Allahu i Madhëruar.

5- NIJETI NЁ AGJЁRIMIN E DETYRUESHЁM

Përcillet nga Hafsa e bija e Omerit (r.a.) se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: ”Kush nuk e vendos pёr agjёrim që përpara sabahut, ai nuk ka agjёrim tё vlefshёm”. Hadithin e sjell Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, por sipas qëndrimit më të saktë, kjo ёshtё thënie e Hafsёs.

Ndёrsa te Nesaiu përcillet se: “Kush nuk e bёn nijet para sabahut që tё agjёrojё, ai nuk ka agjёrim tё vlefshёm.”37

Nga Abdullah Ibn Omeri (r.a.) përcillet se ai ka thёnё: “Nuk i quhet agjërimi veçse atij që e vendos që para sabahut pёr agjёrim”.38

Tirmidhiu (Allahu e mёshiroftё!) thotë: “Dijetarёt shpjegojnë se nuk i vlen agjёrimi atij që nuk e vendos pёr tё agjёruar para hyrjes sё sabahut nё ramazan, ose për zëvendësimin e ditëve të ramazanit (kazanë), ose për agjërimin që njeriu ia bën detyrë vetes me zotim. Me fjalë të tjera, nёse njeriu nuk e bёn nijetin për agjërimin detyrë natёn, para agimit, nuk i vlen agjërimi. Sa i pёrket agjёrimit vullnetar, lejohet ta bёsh nijetin pasi tё hyjё sabahu. Ky është qëndrimi i Shafiiut, Ahmedit dhe Is’hakut.”39

Mësime dhe dispozita

1- Ёshtё i domosdoshёm që agjёrim të kryhet me nijetin si ibadet për Allahun e Lartmadhëruar. Nёse dikush nuk i konsumon gjërat që prishin agjërimin pёr tё mbajtur dietё, ose nga kёshillat e mjekut, ose thjesht sepse nuk i hahet e pihet, ose për ndonjë arsye tjetёr, ky nuk vlen si agjёrim fetar, për të cilin shpёrblehet nga Zoti.

2- Vendi i nijetit ёshtё zemra. Kushdo qё e çon në mendje se të nesёrmen do tё agjёrojё, e ka bёrё nijetin.

3- Agjёrimi i detyrueshёm, si agjёrimi në ramazan, agjërimi që njeriu ia ka bërë detyrë vetes me zotim apo agjërimi për shlyerje40, duhet qё tё pёrfshijё gjithё ditёn, nga hyrja e agimit e deri nё perёndimin e diellit, prandaj kёtё e arrin vetёm ai i cili e vendos tё agjёrojё që para çeljes së agimit. Ndёrsa kush e bёn nijetin gjatё ditёs, agjёrimi i tij nuk e pёrfshin gjithё ditёn, prandaj nuk ka agjёrim tё vlefshёm. Pёr kёtё, ёshtё detyrё qё nijeti i agjёrimit tё detyrueshёm tё bёhet para agimit.

4- Lejohet bёrja e nijetit tё agjёrimit, i detyruar qoftё apo vullnetar, nё çdo pjesё tё natёs. Edhe nёse pas nijetit bën diçka qё e prish agjёrimin, nuk është e detyrueshme ribërja e nijetit, nёse ende nuk ka hyrё agimi.

6- ETIKA E AGJЁRIMIT

Nga Ebu Hurejra (r.a.) përcillet se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Agjёrimi ёshtё mburojё. Nёse jeni me agjёrim, atëherë mos flisni fjalё tё pista dhe mos u sillni pa edukatë. Nёse ju shan dikush, thuajini: “Jam me agjёrim, jam me agjёrim”.”41

Nё njё variant tjetёr qëndron: “Nёse jeni duke agjёruar, atëherё mos flisni fjalё tё pista dhe mos u grindni me zё të lartë. Nёse ju shan dikush ose kërkon të grindet, thuajini: “Jam me agjёrim!”42

Një hadith tjetёr thotë: “Mos shaj kur je me agjёrim! Nёse tё shan dikush, thuaji: ‘Unё po agjёroj’, dhe nёse je nё kёmbё, ulu ndenjur.”43

Nga Ebu Hurejra (r.a.) përcillet se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Kush nuk i lё gёnjeshtrat44, mashtrimin e punët e këqija45 dhe sjelljen e injorancёs, ta dijë se Allahu nuk ia vlerëson lënien e ushqimit dhe të pijes.”46 Me fjalët ‘dhe sjelljen e injorancës’ ka për qëllim sjelljen me mendjelehtësi.

Nga Aishja (r.a.) përcillet se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Agjёrimi ёshtё mburojё nga Zjarri. Kushdo që gdhihet me agjёrim, tё mos sillet si mendjelehtë, e nёse dikush sillet ulët ndaj tij, tё mos e fyejё dhe tё mos e shajё atё, por le t’i thotё: “Unё po agjёroj!”.47

Nga Ebu Hurejra (r.a.) përcillet se ai me shokёt e tij kanë qёndruar nё xhami gjatё agjёrimit, duke thёnё: “Po ruajmë të pastër agjёrimin tonё!”48



Mësime dhe dispozita

1- Agjёrimi ёshtё shkak pёr mbrojtje nga Xhehenemi, sepse agjërimi frenon epshet dhe Xhehenemi ёshtё ‘i rrethuar’ me gjëra që janë kenaqësi të ndaluara.

2- Agjёruesit i ndalohen fjalёt e kota dhe fjalёt e pista. Po ashtu, atij i ndalohen marrëdhёniet intime dhe veprimet joshëse që i paraprijnë këtij akti, pёrveç puthjes dhe pёrqafimit e përkëdheljes, nёse e pёrmban epshin.

3- Agjёruesit i ndalohen veprat tipike të injorantёve, si ngritja e zёrit, veprimet e ulta prej mendjelehti, polemikat e kota etj.

4- Nёse agjёruesi provokohet me britma, sharje e sulme personale, atij nuk i takon të kundërpërgjigjet me të njëjtën formë, por të ketë parasysh këto norma:

a- Tё jetё i butё dhe durimtar.

b- Tё mos reagojë me fjalë ndaj provokatorit, nё mёnyrё qё tё mos gabojё, pasi nё disa transmetime të tjera të hadithit thuhet: “Nёse e fyen ndokush, ai tё mos flasё.”49

c- T’i pёrgjigjet provokatorit me fjalёt: “Unё po agjёroj!”. Këtë t’ia thotё me zё haptazi, pёr ta ndalur nga devijimi në sjellje dhe për t’i treguar tjetrit arsyen e mosreagimit, qoftё agjёrim i detyrueshёm apo vullnetar.50

d- Nёse sulmuesi nuk ndalet, agjëruesi thotë sёrish: “Jam me agjёrim”, sepse edhe nё hadith ashtu përsëritet.

e- Nёse agjёruesi ёshtё nё kёmbё dhe ka mundёsi tё ulet, atёherё le tё ulet, duke zbatuar kështu hadithin e Profetit (a.s.). Në këtë mёnyrё ulet zemёrimi dhe i pritet rruga kundërshtarit të tij dhe shejtanit.

5- Nga hadithet e mësipërme nuk nёnkuptohet aspak se sharja, sjellja e keqe, polemikat e kota etj. janё tё lejuara jashtё kohёs sё agjёrimit, por theksohet ndalimi i tyre gjatë këtij adhurimi, pёr arsye se ato janё nё kundёrshtim të hapur me qёllimin e agjёrimit.51

6- Në hadithet e mёsipёrme tregohet madhështia dhe gjithёpёrfshirja e fesë Islame. Ato dëshmojnë për rolin e kësaj feje në edukimin e pasuesve të saj me moral tё lartё, qoftë edhe ndaj injorantёve e mendjelehtëve. Falënderimi i takon Allahut, i Cili e solli kёtё fe dhe na udhëzoi nё tё!

7- Nёse agjёruesi sulmohet fizikisht nga dikush, qoftё për rrahje apo vrasje, atëherë mund të reagojë për vetëmbrojtje, sepse këtë rast e përfshin e drejta e vetëmbrojtjes ndaj agresorit, por ky rrezik duhet të largohet me formën mё tё lehtё të mundshme. Domethënë, nuk ёshtё e ndaluar që agjёruesi t’i pёrgjigjet kёtij lloj sulmi.52

8- Agjёrimi i vërtetë ёshtё ‘agjёrim.i’ nga gjynahet, nga gёnjeshtrat dhe fjalët e pista, pastaj nga ushqimi, pirja, marrëdhëniet intime dhe (pёr ata tё cilёt nuk e pёrmbajnё veten) pёrqafimi i grave.53

9- Shumica e dijetarve kanё rёnё dakord se agjëruesi që bën pёrgojim, gёnjen apo sillet keq me të tjerët, ai nuk e prish atё ditё agjёrimi me kёtё veprim, por merr gjynah dhe i ulet shpёrblimi.54

10- Qёllimi i agjёrimit nuk ёshtё thjesht uria dhe etja, por ёshtё kontrolli i epshit, shuarja e zemёrimit dhe frenimi i egos nga e keqja, përmirësimi i vetvetes dhe arritja e paqes shpirtërore. Nёse këto nuk arrihen me agjёrim, atёherё nuk ka ndryshim mes agjërimit dhe mosagjërimit, pasi ai nuk ka ndikuar aspak te njeriu.55

11- Gёnjeshtra është baza e paturpësive dhe burimi i gjynaheve. Pёr kёtё arsye, ajo ёshtё përmendur krahas me shirkun nё ajetin: “Largohuni nga ndyrёsitё e idhujve dhe largohuni prej fjalёve të pavërteta.” [Haxh 30]. Dihet se shirku ёshtё e kundёrta e sinqeritet, ndërsa tipar kryesor i agjёrimit është vërtetësia e sinqeriteti, prandaj nёse agjërimi bashkohet me gënjeshtrën, tё kundёrtёn e tij, atëherë ai asgjësohet.56

7- AGJЁRIMI DHE MBYLLJA E TIJ BЁHEN BASHKARISHT ME XHEMATIN

Nga Ebu Hurejra (r.a.) përcillet se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Agjёrimi fillon atё ditё kur agjёroni të gjithë, dita e fitër bajramit është atё ditё kur të gjithë bëni fitër bajram dhe dita e Kurbanit ёshtё atё ditё kur të gjithë bёni kurban”.Tirmidhiu për këtë hadith ka thёnё që është i hasen (mirё përsa i përket gradës së saktësisë), por edhe garib (jo shumë i njohur përsa i përket përhapjes së tij ndër transmetuesit e haditheve).57

Ndёrsa nё njё version tё Ebu Davudit thuhet: “Dita e fitër bajramit është atё ditё kur të gjithë bëni fitër bajram dhe dita e Kurbanit ёshtё atё ditё kur të gjithë bёni kurban.” 58

Nga Aishja (r.a.) përcillet se Profeti (a.s.) ka thёnё: ““Dita e fitër bajramit është atё ditё kur të gjithë njerëzit bëjnë fitër bajram dhe dita e Kurbanit ёshtё atё ditё kur të gjithë njerёzit bёjnë kurban.”59


Yüklə 0,8 Mb.

Dostları ilə paylaş:
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   12




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə