Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə1/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   137


 
 
                          
 
UNIVERSITETI I TIRANËS 
FAKULTETI I DREJTËSISË 
DEPARTAMENTI I SË DREJTËS CIVILE 
 
ELEMENTË TË SË DREJTËS SË AUTORIT NË 
MJEDISIN DIGJITAL 
 
DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE 
“DOKTOR” 
 
 
Punoi 
 
 
 
 
 
 
Udhëheqës 
OLTION SPIRO    
 
 
 
Prof. KUDRET ÇELA 
 
Shtator 2016 


ii 
 
 


iii 
 
 
 
MIRËNJOHJE 
 
Ky punim është fryt i një pune shumëvjeçare të filluar në Francë, pranë Fakultetit të Drejtëisë 
të  Universitetit  të  Limoges  dhe  i  vijuar  dhe  përfunduar  pranë  Fakultetit  të  Drejtësisë  të 
Universitetit të Tiranës.  Rrjedhimisht nëpërmjet  këtyre rreshtave, dua të  shpreh mirënjohjen 
për  kolegët  dhe  pedagogët  e  mi  pranë  Fakultetit  të  Drejtësisë  në  Limoges,  të  cilët  më 
orientuan drejt kësaj teme si dhe më ndihmuan në përgatitjen fillestare të saj, pavarësisht se 
tema e përzgjedhur ishte relativisht e re. 
Ky punim nuk do të kishte marrë formën e tij përfundimtare dhe do të vuante disa mangësi të 
dëmshme pa vërejtjet dhe sugjerimet e Prof. Kudret Çelës, drejtues shkencor të këtij punimi. 
Pa  përvojën  e  tij  shkencore  disa  vjeçare  dhe  pa  ndihmën  e  tij  të  pakursyer,  ky  punim  do  të 
kishte mbetur në kalendat greke. Gjej këtu rastin ta falenderoj përzemërsisht. 
Gjithashtu falenderoj Prof. Dr. Zhaklina Peto, për ndihmën që më ka dhënë dhe vlerësimin që 
ka patur tërë këto vite, duke më përkrahur pakursim si në fushën e mësimdhënies ashtu dhe në 
fushën  e  kërkimit  shkencor  në  lëmin  e  të  drejtës  së  autorit.  Ka  qenë  privilegj  të  jem  një 
bashkëpunëtor i saj, sado modest. Shpresoj që këtë privilegj ta kem dhe në të ardhmen. 
Falenderoj ish Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Prof. Altin Sheganin, i cili më ka ndihmuar 
dhe vlerësuar gjatë viteve të Shkollës Doktorale. I jam shumë mirënjohës. 
Dëshiroj  të  falenderoj  stafin  e  Fakultetit  të  Drejtësisë  dhe  të  Shkollës  Doktorale.  Ndihma  e 
tyre, edhe pse ndonjëherë e padukshme, kërkon nga ne më shumë mirënjohje dhe respekt për 
punën e tyre të palodhur. 
Të  fundit,  por  më  të  rëndësishmit,  dëshiroj  të  falenderoj  bashkëudhëtaren  e  jetës,  e  cila  ka 
treguar  shumë  durim  dhe  dashuri  tërë  këto  vite  përgatitjeje  të  këtij  punimi,  pavarësisht 
vështirësive. Si dhe falenderoj motrën dhe prindërit e mi, në mënyrë të veçantë babain tim, të 
cilit ky punim i dedikohet, pa përkrahjen dhe dashurinë të cilëve, ky punim nuk do të ishte. 
 


iv 
 
 
 
LISTA E SHKURTIMEVE 
 
 
CJEU – Gjykata Evropiane e Drejtësisë 
C.Cass. – Gjykata franceze e Kasacionit 
Gj.L. – Gjykata e Lartë 
US S.C. – Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara 
D. – Direktivë  
Gj.Rr.Gj. – Gjykata e Rrethit Gjyqësor 
P2P – Peer 2 Peer (shih përkufizimin) 
KP – Kodi Penal 
KC – Kodi Civil 
KPC – Kodi i Procedurës Civile 
DMCA – Digital Millenium Copyright Act 
DDA – Drejtoria për të Drejtën Autorit 
ZSHDA – Zyra Shqiptare të Drejtës së Autorit 
KKDA – Këshilli Kombëtar i të Drejtës së Autorit 
AAK (ose AKD) – Agjencitë e Administrimit Kolektiv (Agjencitë Kolektive të të Drejtave) 
ISP – Internet Service Provider 
VKM – Vendim i Këshillit të Ministrave 



 
 
 
METODAT SHKENCORE 
 
 
 
Metodat  shkencore  të  përdorura  në  këtë  punim  mund  të  përmblidhen  në  tre  shtylla 
kryesore: 
 
Shtylla e parë është metoda e konsultimit me literaturën. Së pari, ajo lidhet me gjetjen 
e  materialeve  studimore  hulumtuese  të  burimit  normativ.  Një  punim  shkencor  nuk  mund  të 
konsiderohet  i  tillë  nëse  nuk  hulumton  aspektet  bazë  të  pyetjeve  që  ngrihen  në  të.  Leximi  i 
Konventave bazë të të drejtës së autorit, tashme gati 150 vjeçare, si dhe i teksteve themelorë 
të të drejtës së autorit, mundëson një vizion më të plotë të lëndës dhe në mënyrë të veçantë të 
temës që do të trajtohet. Pavarësisht risisë të pakontestueshme të lëndës, e drejta e autorit ka 
qenë një risi për kohën, jo vetëm si e drejtë por edhe për shkak të fushës që mbulonte. Një e 
drejtë e mësuar të merret me risi, nuk ka sesi t’i mbyllë derën risive të tjera në kohë. Së dyti, 
pasi është gjetur ky material, është e pashmangshme shtrimi i pyetjes së çfarë është bërë më 
tej  në  kohë,  çfarë  ndryshimesh  dhe  çfarë  risish  ka  njohur  e  drejta  për  shkak  të  zhvillimeve 
teknologjike.  Në  këtë  kuptim,  përveç  konsultimit  të  burimit  normativ,  ka  qenë  e  nevojshme 
konsultimi  me  burimet  normative  të  mëtejme.  Direktivat  evropiane,  ligjet  evropiane  dhe 
amerikane mbi të drejtën e autorit, ashtu si dhe ligjet shqiptarë ndër vite, na bëjnë të kemi një 
pamje  shumë  të  qartë  të  situatës  normative  të  të  drejtave  të  autorit.  Së  treti,  konsultimi  me 
literaturën doktrinare është  një  proces i  pashmangshëm dhe që  mpreh vështrimin  kritik mbi 
aktet normative. Burimet doktrinare të të drejtës së autorit janë të shumta, ato që lidhen me të 
drejtën e autorit në shoqërinë e informacionit  po lulëzojnë këto  vite. Pavarësisht  se burimet 
kanë  qenë  pak  më  të  rralla,  doktrina  botërore  interesohet  gjithmonë  e  më  shumë  për  të 
drejtën e autorit në mjedisin digjital. 
 
Shtylla  e  dytë  është  metoda  krahasuese.  Metoda  krahasuese  mundëson  gjetjen  e 
ngjashmërive dhe ndryshimeve mes teksteve të ndryshme dhe praktikave të ndryshme. Metoda 
krahasimore  mbart  një  rëndësi  shumë  të  madhe  për  shkak  se  e  drejta  e  autorit  në  Shqipëri 
është  një  lëndë  mjaft  e  re,  më  doktrinë  të  pakët  dhe  me  një  jurisprudencë  në  hapat  e  saj  të 
parë. Rrjedhimisht edhe e drejta e autorit në mjedisin digjital vuan nga këto mangësi. Në këtë 
kuptim, krahasimi me të drejtën dhe praktikën e jashtme kryesisht evropiane dhe amerikane, 
për të kuptuar sesi mund të zhvillohet më tej kjo e drejtë në Shqipëri. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə