Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə100/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   96   97   98   99   100   101   102   103   ...   137

190 
 
detyrimin  e  mirëmbajtjes  dhe  përpunimit  të  tyre  sipas  kërkesave  ligjore,  kjo  e  realizuar 
nëpërmjet të drejtës së verifikimit që ka subjekti mbi të dhënat e tij.  
E drejta e aksesit ka rëndësi të veçantë edhe në optikën e nenit 12 pika “c”, kombinuar 
me  nenin  14
604
 të  ligjit  9887  në  lidhje  me  vendimmarrjen  automatike.  Kështu,  nëse  një 
vendim  do  të  merret  ndaj  një  subjekti  në  bazë  të  disa  të  dhënave  që  janë  trajtuar 
automatikisht,  pra  pa  ndërmjetësinë  e  një  vlerësimi  njerëzor,  subjekti  ka  të  drejtë  të  marrë 
informacion në lidhje me përzgjedhjen e të dhënave të tij në mënyrë automatike. Edhe këtu do 
të  jetë  e  nevojshme  një  kërkesë  me  shkrim  nga  subjekti  drejtuar  përpunuesit  të  të  dhënave. 
Gjithashtu,  në  bazë  të  nenit  14  të  ligjit  9887,  subjekti  mund  të  refuzojë  të  jetë  objekt  i 
vendimeve të marra në mënyrë automatike. Vlerësimi në këtë rast do të bëhet pasi subjekti të 
ketë marrë dijeni se vendimmarrja ndaj tij është bërë në mënyrë automatike dhe se logjika e 
përcaktimit të saj nuk është bërë në përputhje me ligjin 9887 ose përfundon në një vlerësim 
abuziv  të  subjektit,  çka  përbën  dhe  shkelje  të  dinjitetit  të  tij  dhe  keqpërdorim  të  të  dhënave 
personale.  
E drejta e subjektit për të kërkuar fshirjen ose korrigjimin e të dhënave parashikohet 
në nenin 13 të ligjit 9887. Sipas tij, çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë korrigjimin 
ose  fshirjen  e  të  dhënave,  kur  vihet  në  dijeni  se  të  dhënat  rreth  tij  nuk  janë  të  rregullta,  të 
vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. 
Edhe pse ligji nuk e shpjegon formalitetin e kundërshtimit të përpunimit të të dhënave, mund 
të  supozojmë  se  një  kërkesë  e  tillë  duhet  bërë  me  shkrim,  njësoj  si  në  rastin  e  së  drejtës  së 
aksesit, çka u shpjegua më lart.  
Ligji parashikon gjithashtu dhe të drejtën e subjektit për të kundërshtuar përpunimin e 
të  dhënave.  Kështu,  neni  15  i  ligjit  9887  thotë  se  “subjekti  i  të  dhënave  ka  të  drejtë  të 
kundërshtojë në çdo kohë, mbështetur në ligj, përpunimin e të dhënave rreth tij në rastet kur 
subjekti  duhet  të  kryejë  një  detyrë  ligjore  me  interes  publik  ose  kur  interesat  legjitime  të 
kontrolluesit për të përhapur të dhënat nuk mbizotërojnë mbi interesat personale për mbrojtjen 
e të drejtave themelore të subjektit”. Nëse kundërshtimi i përpunimit të të dhënave në rastin e 
dytë kuptohet, kundërshtimi i përpunimit në rastin e parë duket alogjik. Pikërisht për arsye se 
subjekti ndodhet në një detyrë me interes publik, nevojitet përpunimi i të dhënave të tij, që ai 
nuk mund  t’i shmangë dot.  Megjithatë, dispozitën në fjalë duhet  ta kuptojmë duke ndarë të 
dhënat  që  janë  të  përpunueshme  për  shkak  të  detyrës  dhe  të  tjera  që  nuk  kanë  lidhje  me 
funksionin e subjektit. Për këto të dytat besojmë se kundërshtimi është i mundshëm.  
                                                           
604 Çdo person ka të drejtë të mos jetë subjekt i vendimeve që shkaktojnë efekte ligjore për të ose ndikojnë në 
mënyrë të rëndësishme tek ai dhe kur vendimi është bazuar vetëm në përpunimin automatik të të dhënave që 
synojnë të vlerësojnë disa aspekte personale që lidhen me të, veçanërisht efektivitetin në punë, besueshmërinë 
ose sjelljen […] (neni 14 pika 1 e Ligjit 9887). 


191 
 
Subjekti  i  të  dhënave  ka  të  drejtë  t'i  kërkojë  kontrolluesit  të  mos  fillojë  ose,  nëse 
përpunimi  ka  filluar,  të  ndalojë  përpunimin  e  të  dhënave  personale,  që  lidhen  me  të,  për 
qëllime të tregtimit të drejtpërdrejtë. 
Në  fushën  e  tregtisë  elektronike,  e  drejta  e  kundërshtimit  ndodh  më  shpesh  kur 
subjekti  ka  marrë  një  njoftim  tregtar  dhe  i  është  përgjigjur  duke  transmetuar  të  dhënat  e  tij 
personale. Në këtë aspekt, parashikohet se subjekti ka të drejtë të kundërshtojë çdo përdorim 
të mëtejshëm të të dhënave të tij. 
E  drejta  e  harresës.  E  drejta  e  harresës  është  një  e  drejtë  shumë  e  rëndësishme  që 
gëzojnë  subjektet  e  të  dhënave  personale.  Përgjithësisht,  është  e  pamohueshme  se  të  dhënat 
personale  qarkullojnë  për  shkak  të  hyrjes  së  subjektit  në  marrëdhënie  pune,  tregtare  ose  për 
arsye  të  interesit  publik.  Në  këtë  kuptim,  trajtimi  i  tyre  duhet  të  bërë  në  funksion  të  arsyes 
përse organi ose personi juridik ka kërkuar mbledhjen e të dhënave tona dhe për aq kohë sa 
atij i nevojitet t’i mbajë dhe t’i trajtojë ato. Kështu, përtej afatit të nevojshëm të realizimit të 
qëllimeve  për  të  cilat  të  dhënat  janë  mbledhur  ose  trajtuar,  ato  nuk  mund  të  mbahen  në  një 
formë nominale (domethënë forma që bën të mundur identifikimin e subjektit të të dhënave), 
me përjashtim të rasteve të trajtimeve me qëllime historike, shkencore ose statistike.
605
  
Shtylla e dytë ku bazohet ligji 9887 ka të bëjë me rregullimin e mbledhjes, mbrojtjes, 
njoftimit të subjektit, mbikëqyrjes së të drejtave të tij dhe ruajtjes së të dhënave personale. Në 
lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, kontrolluesi ose përpunuesi i tyre duhet të marrë 
masa  organizative  dhe  teknike  të  përshtatshme  për  të  mbrojtur  të  dhënat  personale  nga 
shkatërrime  të  paligjshme,  aksidentale,  humbje  aksidentale,  për  të  mbrojtur  aksesin  ose 
përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjet, 
si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi.
606
  
Në lidhje me njoftimin e subjektit të të dhënave personale, se të dhënat e tyre janë duke 
u mbledhur ose trajtuar, kontrolluesi duhet të informojë subjektin e këtyre të dhënave. E drejta 
e njoftimit përbën një nga shtyllat kryesore të respektimit të nenit 8 të Konventës  Evropiane 
për të Drejtat e Njeriut
607
. Në këtë informacion duhet të përcaktohen kategoritë e të dhënave 
personale që do të përpunohen, qëllimi i përpunimit, emri dhe adresa e kontrolluesit dhe çdo 
informacion tjetër, i nevojshëm për të garantuar përpunimin e drejtë të të dhënave personale. 
Ky informacion nuk jepet nëse subjekti i të dhënave ka dijeni për të. Fjalia e fundit është një 
dispozitë  e  rëndë  ligjore,  që  rëndon  mbi  subjektin,  por  që  shpjegohet  duke  patur  parasysh 
rastet ligjore kur subjekti është i detyruar të japë të dhënat e tij personale, si për shembull në 
rastin e lidhjes së një kontrate pune.
608
  
                                                           
605 Parashikuar në nenin 27 pika 3 dhe 4 të ligjit 9887. 
606 Neni 27 i ligjit 9887.  
607 Shih GjEDNj, çështjen nr. 62617/00 e vitit 2007, Copland v. Mbretëria e Bashkuar. 
608 Neni 18 i ligjit 9887. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   96   97   98   99   100   101   102   103   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə