Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə102/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   98   99   100   101   102   103   104   105   ...   137

194 
 
Ligji  i  përkufizon  ato  si  çdo  teknologji,  pajisje  ose  pjesë  përbërëse  që  është  projektuar  për 
parandalimin ose kufizimin e veprimeve në rrjedhën normale të funksionimit të tyre lidhur me 
krijimet  ose  objektet  e  të  drejtave  të  lidhura,  që  nuk  janë  të  autorizuara  nga  mbajtësit  e  të 
drejtave
617
. Sot, ato njihen më shumë në masat teknologjike të vendosura në CD apo DVD, që 
si pasojë e këtyre masave, nuk mund të kopjohen.  
Problemet  në  lidhje  me  këto  masa  teknologjike  janë  të  shumta:  së  pari,  konsumatori 
përdorues ka të drejtë me ligj të bëjë një kopje të veprës, për përdorimin e tij personal. Masat 
teknologjike bien ndesh me këtë të drejtë. Së dyti, jo të gjitha veprat janë me pronarë. Veprat 
që  kanë  rënë  në  domenin  publik  mund  të  kopjohen  nga  përdoruesit  sa  herë  të  duan.  Nëse 
vepra  mbrohet  me  anë  të  këtyre  masave,  kemi  një  shkelje  të  parimit  të  qarkullimit  të  lirë  të 
veprave pjesë e domenit publik. Së  fundi, në kuadër të  përjashtimeve në  fushën  e edukimit, 
institucionet  edukative  kanë  të  drejtën  të  bëjnë  një  kopje  të  veprës,  sipas  kuadrit  të 
parashikuar në ligj për përjashtimet. Kuptohet pra se masat teknologjike, edhe pse të njohura 
ligjërisht, janë potencialisht konfliktuale. 
Pikërisht  për  këtë  arsye,  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit  ka  parashikuar  procedura 
arbitrazhi  në  rastet  e  përjashtimit  dhe  kufizimeve  të  zbatimit  të  masave  teknologjike  të 
mbrojtjes  në  përdorimin  e  krijimeve  dhe  objekteve  të  të  drejtave  të  lidhura
618
.  Megjithatë, 
përpara se të shkohet në arbitrazh, autoritetet publike duhet të kërkojnë me ngulm regullimin 
e  marrëdhënieve  midis  përdoruesve  të  cilëve  këto  masa  u  pengojnë  realizimin  e  të  drejtave 
dhe  titullarëve  të  të  drejtave  të  autorit.  Direktiva  2001/29/EC,  në  konsideratën  e  saj  nr.  51 
shpreh  këtë  ide,  e  cila  synon  zgjidhjen  jokonfliktuale  të  këtij  problemi.  Sipas  kësaj 
konsiderate,  shtetet  anëtare  duhet  të  inkurajojnë  hapat  e  vullnetshëm  të  titullarëve  të  të 
drejtave të autorit, duke përfshirë dhe marrëveshjet me palët e tjera të interesuara, me qëllim 
arritjen e disa qëllimeve të përcaktuara në lidhje me përjashtimet dhe kufizimet e zbatimit të 
të  drejtës  së  autorit.  Në  mungesë  të  këtyre  hapave  të  vullnetshëm,  shtete  anëtare  duhet  të 
marrin  masat  e  duhura  që  të  sigurojnë  realizimin  e  këtyre  përjashimeve
619
.  Bazuar  në  këtë 
frymë, Direktiva i ka dhënë fuqinë juridike këtyre parimeve, duke parashikuar në pikën 4 të 
nenit  6  të  saj  marrjen  e  masave  nga  ana  e  shteteve  anëtare  për  të  siguruar  realizimin  e 
përjashtimeve.  Në  Shqipëri  është  ende  herët  për  të  folur  në  lidhje  me  ndonjë  praktikë  të 
mundshme në këtë fushë.  
 
 
 
                                                           
617 Pika 2 e nenit 152 të Ligjit për të drejtat e autorit.  
618 Neni 161 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
619 Konsiderata 51 e Direktives 2001/29/EC. 


195 
 
 


196 
 
 
 
KREU IV
 – JETËSIMI I TË DREJTAVE QË GËZON AUTORI NËN 
DRITËN E DIGJITALIZIMIT 
Kontratat përbëjnë atë mekanizëm juridik që lejon autorit të vendos në qarkullim civil 
veprën e tij. Kontratat duke qenë në vetvete veprimet kryesore juridike që lejojnë qarkullimin 
e një sendi të trupëzuar apo të patrupëzuar, do të zënë edhe në të drejtën e autorit një rëndësi 
të  veçantë. Rëndësia e kontratave të  autorit merr një  rëndësi  akoma dhe të  më  madhe, duke 
patur  parasysh  fitimet  e  mëdha  të  krijuara  prej  qarkullimit  të  veprave.  Ato  duhen  mbrojtur, 
kësisoj  duhet  mbrojtur  dhe  e  drejta  e  autorit  që  lidhet  me  to,  dhe  kjo  mund  të  bëhet  vetëm 
nëse në bazë të qarkullimit ekonomik të veprës qendron një mjet juridik i vlefshëm, siç është 
kontrata.  
Rëndësia  e  kontratave  është  e  dyfishtë:  së  pari,  me  anë  të  tyre  autori  përcakton  të 
drejtat që do të cedojë dhe mjedisin ku do të përhapet dhe së dyti, po me anë të kontratave, do 
të  realizohet  përhapja  e  veprës  në  mjedisin  digjital.  Nëse  në  të  parat  autori  duhet  të  jetë  i 
pranishëm në kontratë, në të dytat prania e tij nuk është e domosdoshme, pasi ato përmbajnë 
elementet teknike të  integrimit  të  veprës në mjedisin  digjital.  Të  parat  do të  përbëjnë  atë që 
quhet kontratat e autorit, të dytat kontratat teknike të internetit. 
 
1 – Jetësimi teknik i të drejtës së autorit në mjedisin digjital 
 
Para  se  të  konceptohet  si  një  mjedis  i  shkëmbimeve  të  lira,  interneti  duhet  të 
konsiderohet  si  një  hapësirë  e  rregulluar,  ku  veprojnë  tërësisht  normat  e  së  drejtës.  Në  këtë 
mënyrë,  krijimi  i  faqeve  të  internetit,  në  mënyrë  të  veçantë  aspekti  teknik  i  tyre,  duhet 
gjithashtu  të  mbulohet  nga  e  drejta.  Tashmë  një  gjë  të  tillë  e  bën  ligji  nr.  10  128,  datë 
11.05.2009,  “Për  tregtinë  elektronike”,  i  ndryshuar  (“Ligji  10,128”  ose  “Ligji  për  tregtinë 
elektronike”)
620
. Megjithatë, edhe para se të hynte në fuqi ky ligj, subjektet që ofronin ose që 
kërkonin shërbim të komunikimit online lidhnin kontrata mes tyre në bazë të parimeve të KC, 
çka  tregon  qartë  nevojën  e  individëve  për  t’i  dhënë  një  aspekt  juridik  krijimit  të 
marrëdhënieve të tyre në botën virtuale. Nga praktika e internetit dhe nga përmbajtja e ligjit 
tonë për tregtinë elektronike, dalin në pah tre lloje kontratash teknike: kontrata e furnizimit të 
aksesit  drejt  internetit  (ose  në  gjuhën  teknike  ISP,  “Internet  Service  Provider”),  kontrata  e 
host-imit dhe kontrata e krijimit dhe përpunimit të faqes së internetit. 
                                                           
620 Ligji është miratuar sipas dispozitave të Direktivës 200/31/CE në lidhje me tregtinë elektronike (http://eur-
lex.europa.eu/legal-content/FR/TXT/?uri=CELEX%3A32000L0031). 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   98   99   100   101   102   103   104   105   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə