Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə103/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   99   100   101   102   103   104   105   106   ...   137

197 
 
 
Intensiteti  i  këtyre  detyrimeve  ka  karakter  reostatik
621
,  në  kuptimin  që  konteksti  i 
detyrimit është një variabël në funksion të kompetencave teknike të secilës palë, të cilësisë së 
palëve dhe të natyrës së shërbimit që do të ofrohet. Për shembull, detyrimi i këshillimit që ka 
profesionisti është i nivelit të ndryshëm në varësi të cilësisë së bashkëkontraktuesit, nëse ky i 
fundit  është  profan  ose  profesionist.  Brenda  këtij  kuadri  mund  të  hasim  edhe  rastin  kur  një 
blerës  profesionist  të  jetë  tejet  profan  në  lidhje  me  shërbimin  informatik  që  i  ofron  shitësi. 
Ndërkaq,  detyrimet  e  palëve,  sidomos  të  ofruesit  të  shërbimit,  janë  të  ndryshme  dhe  varen 
tërësisht  nga  objekti  i  kontratës,  për  të  cilin  palët  do  të  bien  dakord.  Së  fundi,  duke  patur 
parasysh  rolin  e  tyre  teknik,  Ligji  për  tregtinë  elektronike  rregullon  edhe  çështjen  e 
përgjegjësisë së tyre në raste shkeljesh.  
 
Lidhja  e  kontratave  me  aktorët  e  ndryshëm  të  internetit  hap  gjithashtu  dhe  debatin 
ende aktual të përgjegjësisë së tyre. Problemi kryesor me aktorët e internetit lidhet me rolin që 
luan  secili  në  atë  mjedis.  Do  të  shikojmë  më  poshtë  se  aktorët  do  të  ndahen  në  dy  kategori 
kryesore,  të  cilat  mund  të  kenë  dhe  ndërlidhje  me  njëra-tjetrën:  kategoria  e  ndërmjetësve 
teknikë dhe ajo e furnizuesve të përmbajtjeve të faqeve të internetit. Aspekti kontraktor dhe ai 
jashtëkontraktor  i  marrëdhënieve  që  vendosin  ndërmjetësit  teknikë  përbën  dhe  një  aspekt 
shumë  të  rëndësishëm  të  çështjeve  juridike  të  përgjegjësisë  në  internet
622
.  Ndërmjetësit 
teknikë  mundësojnë  lidhjen  e  përdoruesve  me  përdoruesin,  krijimin  e  faqeve  të  internetit, 
sigurojnë hapësirën e nevojshme teknike të jetës në internet. Funksionet e tyre teknike bëjnë 
që  ata  të  mos  dinë  brendinë  e  informacionit  që  transmetojnë.  Objektivisht,  ndërmjetësit 
teknikë nuk mund të mbahen përgjegjës për brendinë e informacionit, me përjashtim të rastit 
kur  ata  e  iniciojnë  ose  vihen  në  dijeni  për  brendinë,  që  shkel  të  drejtat  e  të  tjerëve.  Nga 
pikëpamja juridike shtrohet qartësisht çështja e përgjegjësisë së tyre, duke patur parasysh se, 
kategoritë  e  përgjegjësisë  sipas  Kodin  tonë  Civil  nuk  e  përfshijnë  këtë  lloj  përgjegjësië  që 
buron  nga  natyra  e  veprimtarisë  së  ndërmjetësve  teknikë.  Siç  dihet,  KC  përmban  parimin  e 
përgjithshëm të shkatimit të dëmit, si dhe raste përgjegjësisë të një natyre inderektë si, dëmi 
nga  të  miturit  dhe  personat  e  pazotë  për  të  vepruar
623
,  dëmi  nga  personat  në  mbikqyrje
624

përgjegjësia e punëdhënësit
625
, përfaqësuesve
626
 ose nga përdorimi i kafshëve
627
. Përgjegjësia 
e  ndërmjetësve  teknikë  nuk  hyn  në  asnjë  nga  këto  kategori.  Gjithashtu,  karakteri  i 
përgjithshëm i përgjegjësisë për shkaktimin e dëmit, sipas nenit 608 të KC, nuk përshtatet me 
                                                           
621 François Collart Dutilleul, Philippe Delebecque, “Contrats civils et commerciaux”, Dalloz, botimi 9, 2011, f. 
210.  
622 Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (“OECD”), The role of Internet Intermediaries in 
Advancing Public Policy Objectives, 22.6.2011, 
http://www.oecd.org/internet/ieconomy/48685066.pdf

623 Neni 613 i KC. 
624 Neni 615 i KC. 
625 Neni 618 i KC. 
626 Neni 620 i KC. 
627 Neni 621 i KC. 


198 
 
veprimtarinë e ndërmjetësve teknikë. Kriteret e dëmit të shkaktuar, që të kemi një përgjegjësi 
të tillë personale janë parashikuar në nenin 609 të KC. Sipas dispozitave të këtij neni, ndër të 
tjera,  dëmi  duhet  të  jetë  rrjedhim  i  drejtpërdrejë  dhe  i  menjëhershëm  i  veprimit  ose 
mosveprimit  të  personit
628
.  Është  e  qartë  se  kriteri  i  lidhjes  direkte  mungon  në  rastin  e 
ndërmjetësve  teknikë.  Për  këtë  arsye,  pas  shumë  debatesh  gjyqësore  dhe  doktrinare
629
,  u 
krijua  një  përgjegjësi  tjetër,  e  quajtur  “përgjegjësi  e  graduar”,  e  përshtatur  për  ndërmjetësit 
teknikë. Kjo përgjegjësi është sanksionuar me Direktivën 2000/31/EC e PE dhe Këshillit datë 
8  qershor  2000  mbi  disa  aspekte  juridike  të  shërbimeve  të  shoqërisë  së  informacionit,  në 
mënyrë  të  veçantë  tregtinë  elektronike,  në  Tregun  e  Brendshëm  (“Direktiva  Tregti 
Elektronike”), rimarrë gjithashtu dhe nga Ligji ynë për Tregtinë Elektronike. 
1.1 – Furnizimi i aksesit drejt internetit – Internet Service Provider 
(“Kontratat ISP”) 
 
Kjo kontratë lidhet ndërmjet një individi ose tregtari, personi fizik ose juridik dhe një 
furnizuesi të aksesit drejt internetit, me anë të të cilit i dyti u lejon të parëve të kenë akses në 
internet dhe drejt shërbimeve që ai ofron. Objekti i kontratës ka të bëjë me lidhjen në rrjet të 
kompjuterit  të  klientit,  me  qëllim  që  ta  lejojë  atë  të  përdorë  shërbimet  e  internetit.  Duhet 
nënvizuar se objekti duhet të interpretohet ngushtësisht, duke përjashtuar prej tij përcaktimin 
e  përmbajtjes  së  komunikimeve  dhe  informacioneve  që  do  të  shkëmbehen  ose  do  të 
konsultohen
630
.  Furnizuesi  i  aksesit  drejt  internetit  (“ISP”,  nga  anglishtja  Internet  Service 
Provider) do të jetë personi që ofron shërbimin e shoqërisë së informacionit sipas ligjit tonë 
për tregtinë elektronike. Siç po e vëmë re sot në tregun shqiptar, ISP-të propozojnë gjithmonë 
e më shumë ofertën e quajtur triple play: domethënë oferta që përfshijnë lidhjen me internetit, 
telefoninë dhe stacionet televizive digjitale. 
 
1.1.1 Kontrata ISP 
 
Kontrata ISP mund të cilësohet si kontratë shërbimi dhe, si rrjedhim, t’u nënshtrohet 
parimeve  dhe  dispozitave  të  KC,  përveç  detyrimeve  specifike  të  parashikuara  në  ligjin  për 
                                                           
628 Neni 609 i KC: “Dëmi duhet të jetë rrjedhim i drejtpërdrejë dhe i menjëhershëm i veprimit ose mosveprimit 
të personit. Mospengimi i një ngjarjeje nga personi që ka detyrimin ligjor për ta mënjanuarm e ngarkon atë me 
përgjegjësi për dëmin e shkaktuar.” 
629 Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (“OECD”), The role of Internet Intermediaries in 
Advancing Public Policy Objectives, 22.6.2011, 
http://www.oecd.org/internet/ieconomy/48685066.pdf

630 Në përputhje me parashikimet e pikës 1 të nenit 15 të Ligjit për tregtinë elektronike : “Kur ofrimi i shërbimit 
të shoqërisë së informacionit konsiston në transmetimin një rrjet komunikimi të informacionit të siguruar nga 
marrësi i shërbimit, ose në ofrimin e aksesit në një rrjet komunikimi, ofruesi i shërbimit nuk është përgjegjës për 
informacionin e transmetuar nëse ofruesi i shërbimit (i) nuk inicion transmetimit, (ii) nuk zgjedh ose modifikon 
përmbajtjen e informacionit të transmetuar, (iii) nuk zgjedh marrësin e transmetimit.” 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   99   100   101   102   103   104   105   106   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə