Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə104/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   100   101   102   103   104   105   106   107   ...   137

199 
 
tregtinë  elektronike.  ISP  i  ofron  shërbimin  një  përdoruesi  dhe  kësisoj  kontrata  do  të 
klasifikohet si kontratë shërbimi, saktësisht kontratë e ofrimit të një shërbimi të shoqërisë së 
informacionit. Ligji ynë parashikon se duhet të përmbushen disa detyrime paraprake përpara 
se kontrata të quhet e lidhur. Në fakt, jo të gjitha detyrimet parashikohen në ligj. Disa prej tyre 
rrjedhin nga vetë praktika dhe mund të jenë detyrime që burojnë nga harmonizimi me parimet 
e  KC  me  ato  të  ligjit  për  tregtinë  elektronike.  Detyra  e  harmonizimit  të  parimeve  i  përket 
jurisprudencës, ende në hapat e para në këtë fushë. 
 
Detyrimet e ISP-ve. Detyrimi i parë dhe më i rëndësishëm është garantimi i ofrimit të 
shërbimit,  domethënë dhënia ose ofrimi  i  aksesit drejt rrjetit. Objekti mund të përmbajë dhe 
rastet  e  detyrueshme  të  mirëmbajtjes  së  rrjetit.  Mirëpo  një  detyrim  i  tillë  nënkuptohet  dhe 
është rrjedhim logjik i detyrimit të parë. Furnizimi i aksesit drejt internetit përbën detyrimin 
thelbësor të kontratës ISP, cilësuar si një detyrim rezultati
631
, meqenëse ky aktivitet nuk shfaq 
më probleme teknike
632
 të papërballueshme dhe se instalimi i  internetit  përbën dhe thelbin e 
detyrimit  që  ka  ISP
633
.  Në  parim,  i  vetmi  shkak  i  mënjanimit  të  përgjegjësisë  së  ofruesit  të 
shërbimit të informacionit është forca madhore dhe fakti që buron nga bashkëkontraktuesi. 
 
Detyrimi i dytë është ai i sigurimit të aksesit drejt informacioneve që gjenden në rrjet. 
Këtu nuk kemi të bëjmë me detyrim rezultati, pasi këto elemente nuk varen nga ISP, por nga 
ofruesit  e  tjerë  të  shërbimeve  të  informacionit,  si  për  shembull  host-et  ose  furnizuesit  e 
përmbajtjes së faqes së internetit. Ky detyrim është pjesë e detyrimit të përgjithshëm të aksesit 
drejt internetit. Do të shikojmë pak më poshtë se ky detyrim mund të njohë kufizime që nuk 
varen prej vullnetit të ISP-ve. 
 
Detyrim tjetër është ai i paraqitjes se çmimit të ofrimit të shërbimit. Çmimi do të varet 
nga shërbimi i ofruar dhe nga cilësia e tij. Në këtë kuadër, elementet që duhet të përfshihen në 
këtë  detyrim  janë  paraqitja  e  çmimit,  rishikimi  i  abonimit  në  kushte  të  qarta  dhe  brenda 
afateve  kohore  që  mund  t’i  lënë  mundësi  abonentit  që  të  rishikojë  ofertat,  shpenzimet 
suplementare dhe mënyrat e kryerjes së pagesës.  
 
Nga  ky  detyrim  buron  dhe  detyrimi  mjaft  i  rëndësishëm  i  informimit.  Përveç 
detyrimeve  që  lidhen  me  nenin  7  të  ligjit  për  tregtinë  elektronike
634
,  detyrime  që  lidhen  me 
                                                           
631 Patrice Jourdain, Les Principes de la responsabilité civile, Dalloz, botimi 7.  
632 Céline Castets-Renard, Droit de l’Internet, Cours, Montchrestien, 2010, f. 122. 
633 Në lidhje me konceptin e detyrimit rezultat shih për më shumë : Oltion Spiro, E drejta e internetit, botimet 
Dudaj, 2013, f.34. 
634 1. Ofruesi i shërbimit në ushtrimin e veprimtarisë siguron për marrësit e shërbimit dhe për autoritetet 
përkatëse informacion, të paktën, për: a) emrin tregtar të ofruesit të shërbimit dhe, nëse nuk ka të tillë, emrin me 
anë të të cilit ai është regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë; b) adresën e vendit, në të cilën është vendosur 
selia apo qendra kryesore e veprimtarisë së ofruesit të shërbimit; c) adresën e postës elektronike apo çdo detaj 
tjetër që lejon komunikimin e shpejtë dhe efikas me ofruesin e shërbimit; ç) të dhënat e regjistrimit në regjistrin 


200 
 
identitetin e ofruesit të shërbimit dhe që janë primare në komunikimet e dematerializuara, ISP 
duhet të kujdeset që t’i njoftojë konsumatorët përdorues të internetit për ekzistencën e mjeteve 
teknike që lejojnë kufizimin e aksesit drejt disa shërbimeve ose përzgjedhjen e tyre dhe t’u 
mundësojë  atyre  zgjedhjen  e  njërit  prej  këtyre  kufizimeve.  Një  shembull  është  kontrolli 
prindëror në lidhje me përzgjedhjen e disa faqeve, në mënyrë që të kufizohet aksesi drejt tyre. 
Gjithashtu, ISP duhet t’i njoftojë përdoruesit për ekzistencën e masave të sigurisë, çka bëjnë 
të  mundur  parandalimin  e  shkeljeve  ndaj  detyrimeve  që  rrjedhin  nga  zbatimi  i  ligjit  për  të 
drejtën  e  autorit,  që  nënkupton  bllokimin  e  atyre  faqeve  që  përcjellin  vepra  pa  marrë 
autorizimet  përkatëse  nga  autorët  ose  titullarët  e  veprave.  Gjithashtu,  ISP  duhet  të  njoftojë 
klientin, në bazë të detyrimit të këshillimit që ka ndaj tij, në raport me rreziqet e mbylljes së 
konektimit  ose  lidhjes  me  internetin  për  shkak  të  mungesës  së  pajisjeve  kompjuterike  të 
përshtatshme  të  klientit  dhe  për  rreziqet  e  viruseve  potencialë.  Detyrimet,  edhe  pse  jo 
shteruese,  që  paraqitëm  më  lart,  nuk  mund  të  anashkalohen  nga  profesionisti  (ISP),  pasi  jo 
vetëm kemi një detyrim të përforcuar që buron nga fakti që kjo palë është profesioniste dhe se 
pala  tjetër  mund  të  jetë  konsumatore
635
,  por  edhe  sepse  kemi  të  bëjmë  me  një  kontratë  të 
shërbimit në largësi dhe kësisoj, për këtë kategori, ka detyrime të përgjithshme të veçanta që 
rregullohen  nga  neni  37  i  ligjit  për  mbrojtjen  e  konsumatorëve
636
.  Ndër  të  tjera,  ky  nen 
parashikon  se  “brenda  një  kohe  të  arsyeshme,  konsumatorit  i  sigurohet  informacioni  i 
përshtatshëm  i  dhënë  në  mënyrë  të  qartë  dhe  të  kuptueshme  i  karakteristikave  kryesore  të 
mallrave  dhe  shërbimeve”,  si  dhe  “garancitë  dhe  shërbimet  passhitjeje,  të  cilat  mund  të 
ekzistojnë”.  Konsumatori,  në  rast  se  rezulton  se  përdorimi  i  shërbimit  nuk  përputhet  me 
informacionin e dhënë,  ku përfshihen dhe kufizimet  e përdorimit, të cilat  duhet  të njoftohen 
nga ISP, mund të heqë dorë nga kontrata brenda një afati 14 ditor nga dita e nesërme e lidhjes 
së kontratës
637
. Megjithatë, edhe pas përfundimit të afatit 14 ditor, klienti, pasi vëren se  ISP 
nuk  e  ka  informuar  në  lidhje  me  pengesat  që  mund  të  hasë  ai  gjatë  përdorimit  të  internetit, 
                                                                                                                                                                                     
tregtar të ofruesit të shërbimit, sidomos numrin unik të identifikimit të personit; d) të dhëna të veçanta të 
autoritetit përgjegjës mbikëqyrës, kur veprimtaria e ofruesit të shërbimit është objekt i ushtrimit të saj nëpërmjet 
pajisjes së tij me autorizim të veçantë; dh) profesionet e rregulluara, duke treguar edhe: i) entin publik 
profesional ose institucionin e ngjashëm me të, ku ofruesi i shërbimit është i regjistruar; ii) titullin profesional 
dhe 
 
shtetin e lëshimit apo të fitimit të tij; iii) referimin për rregullat që rregullojnë profesionin dhe juridiksionin 
e zbatuar në
 
shtetin e krijimit të tij, si dhe mjetet për informim për to; e) numrin unik të identifikimit të subjektit 
apo NIPT-in. 2. Ofruesi i shërbimit të shoqërisë së informacionit jep informacionin e parashikuar në pikën 1 të 
këtij neni në mënyrë të qartë, të saktë dhe lehtësisht të kuptueshëm për mallrat apo shërbimet që ai ofron ose 
parashikon të ofrojë në të ardhmen, veçanërisht për çmimet. Informacioni duhet të jetë i qartë dhe lehtësisht i 
kuptueshëm, se çmimi i ofruar prej tij është përfundimtar dhe se në të janë përfshirë tatimi e kostot e transportit 
apo të dërgimit të tij deri në destinacionin përfundimtar, të përfituesit apo të marrësit. 3. Në çdo rast, ofruesi i 
shërbimit të shoqërisë së informacionit është i detyruar që, në informacionet që jep, veç parashikimeve të këtij 
ligji, të respektojë edhe parashikimet e ligjit nr. 9902, datë 17.4.2008 "Për mbrojtjen e konsumatorit". 
635 Në njëfarë mënyre, edhe personat juridikë që nënshkruajnë një kontratë furnizimi me internet hyjnë në 
kategorizimin e konsumatorit pasi ata, në thelb, edhe pse të pajisur me më shumë mjete mbrojtjeje teknike dhe 
juridike se një konsumator person fizik, nuk janë profesionistë në fushën e furnizimit me internet. 
636 Cf. infra në lidhje me natyrën e kontratës së furnizimit të internetit. 
637 Detaje më të shumta në lidhje me çështjet e afateve do të trajtohen në kapitullin përkatës mbi tregtinë 
elektronike. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   100   101   102   103   104   105   106   107   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə