Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə109/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   105   106   107   108   109   110   111   112   ...   137

209 
 
kontroll  efektiv  mbi  faqen,  ai  nuk  mund  të  përfitojë  dot  nga  përjashtimet  e  përgjegjësisë  që 
përcaktojnë dispozitat ligjore më sipër. Kështu, një botues i faqes së internetit, që ofron vepra 
nëpërmjet programeve P2P, ka detyrimin të kontrollojë ato flukse të cilat mund të shkelin të 
drejtën e autorit, duke qarkulluar vepra pa autorizimin e titullarëve
668
. Mund të flitet këtu për 
një  lloj  përgjegjësie  editoriale,  term  që  legjislacioni  ynë  e  parashikon  për  fushën  e  mediave 
audiovizive
669
.  Nëse  krijuesi  nuk  është  edhe  botues  i  faqes  së  internetit,  diskutimi  është  i 
hapur,  megjithatë  mund  të  themi  se  nëse  krijuesi  i  faqes  ka  ofruar  vetmë  ndihmë  teknike, 
mundësia që ai të hyjë në përkufizimin e ofruesit të shërbimeve të shoqërisë së informacionit 
është e madhe dhe kësisoj të përfitojë nga përjashtimi i përgjegjësisë sipas parashikimeve të 
Ligjit për tregtinë elektronike. 
1.4 - Ofrimi i veprës te konsumatori (përdoruesi) 
 
Pamë te pjesa që trajton përbërësit e të drejtës pasurore kualifikimet e mundshme juridike 
në lidhje me dy teknikat e përftimit të veprave nga përdoruesit. Këto dy teknika kryesore ishin 
shkarkimi dhe streamingu. Lidhja e kontratës mes përdoruesit dhe ofruesit të veprës do të ketë 
një  karakter  simultan:  pagesa  dhe  ofrimi  i  shërbimit  do  të  bëhet  në  të  njëtën  kohë,  si  çdo 
shërbim që ofrohet në internet. Si rrjedhim, në lidhje me formën e shërbimit, përveç neneve të 
KC, do të zbatohen dispozitat  e Ligjit  nr. 10128 datë 11.5.2009 “Për tregtinë elektronike”, i 
ndryshuar.  Por,  meqënëse  kemi  të  bëjmë  kryesisht  me  oferta  online  që  kanë  një  karakter 
tregtar, pasi janë ofruar nga profesionistë të fushës së artit, këto kontrata do të shqyrtohen dhe 
nën dritën e legjislacionit të mbrojtjes së konsumatorit, nëpërmjet zbatimit të Ligjit nr. 9902, 
datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i ndryshuar. Direktiva e datës 20 maj 1997 
në lidhje me mbrojtjen e konsumatorëve në kontratat në distancë është marrë parasysh gjatë 
hartimit të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve. 
Duhet  nënvizuar  se  ofruesi  i  veprës  në  internet  ka  një  përgjegjësi  ndaj  veprës  që 
komunikon,  për  shkak  se  ai  prezumohet  të  njohë  përmbajtjen  e  saj.  Ai  nuk  ka  rolin  e 
ndërmjetësit teknik. Këtu, përgjegjësia e tij është direkte. Përveç nocionit të përgjegjësisë që 
mund të gjejmë në KC,  mund gjithashtu të bëjmë një analogji me disa parashikime të Ligjit 
për  97/2013  “Për  mediat  audiovizive  në  Shqipëri.”  Personi  që  ka  dijeninë  e  materialeve  që 
përmban faqja e tij konsiderohet se njeh linjën editoriale të faqes dhe rrjedhimisht ai ka dhe 
përgjegjësinë editoriale
670
 për zgjedhjen e përmbajtjes së faqes. Kjo përgjegjësi është shprehur 
në  Ligjin  për  mediat  audiovizive  në  lidhje  me  ofruesit  e  shërbimit  mediatik  audioviziv. 
Ndryshimet ligjore që mund të ndërhyjnë më vonë në fushën e internetit, mund të sjellin dhe 
parashikimin e kësaj përgjegjësie për ofruesit e veprave. 
                                                           
668 A. Strowel, P-Y. Thoumsin, Le P2P – en attente d’une réponse législative, Revue Propriétés Intellectuelles, 
tetor 2005, nr. 17. 
669 Pika 17 e nenit 3 të Ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në RSH.” 
670 Po aty.
 


210 
 
Konsumatori që përdor një shërbim online duhet të gëzojë mbrojtjen efektive të Ligjit për 
mbrojtjen e konsumatorit. Marrëdhënia që lidh konsumatorin me ofruesin e veprës është një 
marrëdhënie kontraktore. Në këtë kuptim, do të zbatohen parimet e Kodit Civil në lidhje me 
kushtet  thelbësore  kontraktore.  Por  në  rastin  e  kontratave  online  ku  njëra  palë  është 
konsumatore, marrëdhënia kontraktore do të kushtëzohet së tepërmi nga dispozitat urdhëruese 
të ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, për shkak se kemi një palë vulnerabël dhe se shërbimi 
ofrohet në mënyrë të menjëhershme. Në këtë kontekst, ofruesi i veprës duhet të ketë parasysh 
se konsumatori ka disa të drejta të sanksionuara me ligj dhe të cilat kanë të bëjnë me të drejtën 
për informin, të drejtën për t’u ankuar dhe të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim
671
. Detyrimi 
për  informimin  e  përgjithshëm  të  konsumatorit  parashikohet  si  në  Ligjin  për  tregtinë 
elektronike
672
,  ashtu  dhe  në  Ligjin  për  mbrojtjen  e  konsumatorëve
673
.  Ofruesi  i  veprës 
(tregtari) duhet të japë të dhëna të vërteta, të sakta dhe të qarta për karakteristikat e shërbimit 
dhe për idenfikimin e tij. Detyrimi me karakter të përgjithshëm i paraprin lidhjes së kontratës. 
Në  këtë  kuptim,  natyra  e  tyre  juridike  është  ajo  e  detyrime  jashtëkontraktore.  Mirëpo, 
pikëpyetja  është  e  plotë  pasi  detyrimi  i  njoftimit  në  kontratat  në  distancë  duhet  të 
konsiderohet  si  pjesë  përbërëse  e  fushës  kontraktore.  Kjo  çështje  nuk  është  zgjidhur  ende 
përfundimisht as nga jurisprudenca e huaj
674
, për shkak se format e komunikimit tregtar janë 
të  ndryshme.  Gjithashtu,  sanksionimi  i  shkeljes  së  detyrimit  të  përgjithshëm  të  informimit 
mund të rezultojë në veprën penale të mashtrimit. Një informacion i dhënë qëllimisht gabim, 
që rezulton në marrjen e një shërbimi që nuk përkon me pritshmëritë e konsumatorit, bazuar 
në  informacionin  që  i  është  dhënë,  mund  të  krijojë  kushtet  e  kallëzimit  penal  nga  ana  e 
konsumatorit.  
Informimi i tregtarit ka dhe një rëndësi tjetër që lidhet me mënyrën dhe sasinë e përdorimit 
të veprës që autorizohet të bëjë konsumatori. Sepse shërbimi i ofruar lidhet me përdorimin e 
një vepre që gëzon mbrojtje nga Ligji për të drejtat e autorit. Rrjedhimisht, është e vërtetë që 
konsumatori  ka  të  drejtën  të  marrë  informimet  e  nevojshme  përpara  se  të  pranojë  të  lidhë 
kontratën, por ai  duhet  ta ketë të gjithashtu të qartë se kufizimet  e përdorimit të veprës  janë 
detyrime, të cilat nëse shkelen, angazhojnë përgjegjësinë e tij civile dhe penale.   
Në  lidhje  me  formalizimin  e  këtyre  kontratave,  sipas  nenit  14  të  Ligjit  Për  tregtinë 
elektronike, ofruesi i shërbimit detyrohet të përmbushë detyrimin e informimit duke dhënë një 
fletë-përmbledhje  të  kushteve  të  përgjithshme  e  të  veçanta  që  i  aplikohen  kontratës,  si  dhe 
njofton  pa  vonesë  për  marrjen  e  porosisë  nga  marrësi  i  shërbimit  nëpërmjet  mjeteve 
elektronike.  Njoftimi  me  mjete  elektronike  është  parimi,  megjithatë,  palët  mund  të  bien 
dakord për një mënyrë tjetër njoftimi.  
                                                           
671 Neni 4 i Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve. 
672 Neni 7 i Ligjit për tregtinë elektronike. 
673 Neni 7 i Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve. 
674 N. Dorandeu, M. Gomy, S. Robinne, V. Valette-Ercole, Y. Auguet, Droit de la consommation, Ellipses, 
2008, f. 51. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   105   106   107   108   109   110   111   112   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə