Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə110/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   106   107   108   109   110   111   112   113   ...   137

211 
 
Kontrata  elektronike  quhet  e  lidhur  kur  ofruesi  merr  një  mesazh  elektronik  që  përmban 
deklarimin e marrjes së konfirmimit dhe pranimin e ofertës. Propozimi dhe pranimi i ofertës, 
që  është  bërë  nga  palët  në  marrëdhënien  juridike  që  lind  për  shkak  të  tregtisë  elektronike 
ndërmjet tyre, vlerësohen se janë marrë kur paraprakisht palët t'i kenë provuar njëra-tjetrës se 
janë në gjendje t'i marrin ato në rrugë elektronike. Në këtë rast, parashikimet e Kodit Civil për 
pranimin  apo  refuzimin  e  ofertës,  të  parashikuara  në  kushtet  e  përgjithshme  të  kontratave, 
janë të zbatueshme edhe për këtë qëllim. 
 
Nga ky nen rezulton se edhe posta elektronike ose, në kuptimin më të  gjerë, komunikimi 
elektronik,  përbën  element  provueshmërie  të  kontratës  elektronike.  Gjykatat  shqiptare  duhet 
që, herët a vonë, të mësohen me këtë parim dhe të mos nxjerrin më pengesa për pranimin e 
këtij lloj komunikimi si element provueshmërie. Flasim për element provueshmërie pasi, sipas 
Kodit Civil, e vetmja kontratë që kërkon formalizëm jo për provueshmëri, por për vlefshmëri, 
është  kontrata  e  parashikuar  në  nenin  83  të  tij  dhe  që  ka  të  bëjë  me  kalimin  e  pronësisë  së 
paluajtshme
675
.  
 
Por nga leximi i nenit 14 të ligjit për tregtinë elektronike, del në pah fakti se formalizimi i 
kontratës  elektronike  nëpërmjet  procedurës  së  parashikuar  në  ligj  shkon  përtej 
provueshmërisë, duke e vendosur atë në terrenin e vlefshmërisë. Në këtë kuptim, një kontratë 
e lidhur në mënyrë elektronike jo vetëm që mund të vlejë si provë por, në radhë të parë, do të 
verifikohet  nga  gjyqtari  kriteri  i  realizimit  të  këtij  formalizmi  si  pjesë  përbërëse  e 
vlefshmërisë së kontratës. Pra, formalizimi do të shihet si pjesë thelbësore e vlefshmërisë së 
kontratës.  Arsyeja  është  e  kuptueshme:  lidhja  e  kontratës  midis  palëve  që  nuk  janë  të 
pranishme në një vend dhe në të njëjtin çast kërkon verifikim të qartë dhe të kuptueshëm të 
vullneteve  të  tyre.  Elementët  e  vlefshmërisë  duhet  të  provohen  nëpërmjet  dokumenteve  të 
gjeneruar elektronikisht, si për shembull e-maile që përmbajnë kode sigurie.  
 
Për të evituar problemet e provueshmërisë dhe për t’i dhënë vërtetësi më të madhe lidhjes 
së  kontratës,  është  menduar  që  autentifikimi  i  nënshkrimit  nga  palët  të  bëhet  nëpërmjet  një 
teknike të re që ka si qëllim përafrimin me vërtetësinë e nënshkrimit të bërë nga vetë dora e 
njeriut:  nënshkrimi  elektronik.    Nënshkrimi  elektronik  parashikohet  nga  një  direktivë  e 
veçantë  e  vitit  1999  në  lidhje  me  përcaktimin  e  një  kuadri  të  përbashkët  të  nënshkrimeve 
elektronike
676
,  direktivë  mbi  të  cilën  është  bazuar  dhe  Ligji  nr.    9880,  datë  25.2.2008  “Për 
nënshkrimin elektronik”, i ndryshuar. Por natyrisht, do të ishte një procedurë e rënduar nëse 
                                                           
675 Neni 83 i Kodit Civil: “(i) Veprimi juridik për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme dhe të të 
drejtave reale mbi to duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet, përndryshe nuk është i vlefshëm. (ii) është 
i pavlefshëm veprimi juridik që nuk është bërë në formën e kërkuar shprehimisht nga ligji. Në rastet e tjera, 
veprimi juridik është i vlefshëm, por nuk mund të provohet me dëshmitarë.” 
676 Direktiva e Parlamentit Evropian  e datës 13 dhjetor 1999 në lidhje me vendosjen e një kornize komunitare 
për nënshkrimet elektronike (
http://eur-
lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=CELEX:31999L0093:EN:NOT
).  


212 
 
do t’i kërkohej konsumatorit që të nënshkruajë elektronikisht një kontratë
677
, ndërkohë që ai 
bën  një  shkarkim  të  një  vepre  ose  një  vizionin  të  saj  nëpërmjer  streaming-ut.  Në  këtë 
kontekst,  për  sa  i  takon  kontratës  së  lidhura  me  konsumatorët  për  komunikimin  online  të 
veprës  (streaming)  ose  shkarkimin  e  saj,  provat  duhet  kërkuar  gjetkë,  si  për  shembull  te 
pagesa.  
 
Pagesa duhet të trajtohet në të njëjtin çast me ekzekutimin e kontratës, nëse kemi të bëjmë 
me  shkarkim  të  veprave  ose  të  informacioneve  të  digjitalizuara,  siç  e  pamë  në  rreshtat  më 
sipër.  Ekzistojnë  disa  mënyra  pagese  që  përkojnë  dhe  mishërojnë  parimin  e  kryerjes  së 
menjëhershme të transaksionit. Kështu, mund të përmendim kartat e kreditit, që po përdoren 
gjithmonë  e  më  shumë  këto  kohët  e  fundit  në  Shqipëri,  pagesat  e  quajtura  cybercash,  në  të 
cilat përfshihet në mënyrë të veçantë pagesa PayPal. Të dyja këto mjete pagese janë rregulluar 
nga  legjislacioni  shqiptar  në  fuqi,  në  mënyrë  të  posaçme  nga  Rregullorja  e  Bankës  së 
Shqipërisë,  miratuar  me  vendimin  nr.  11,  datë  06.02.2008  të  Bordit  Drejtues  të  Bankës  së 
Shqipërisë
678
. Ndër të tjera, rregullorja jep shpjegimin  e  cybercash, ndryshe  e quajtur paraja 
elektronike. 
 
Pagesa  nëpërmjet  internetit  shtron  disa  probleme  juridike  të  pamohueshme.  Pagesa  është 
faza  para  shkarkimit  të  dokumentit  në  format  numerik,  pasi  përbën  hapin  e  parë  të  një 
procedure  virtuale  tregtare.  Shkëmbimi  në  linjë  përputhet  me  akordin  e  vullneteve,  pasi 
ekziston një qëllim kontraktual. Por nuk ekziston asnjë provë e shkruar e kësaj kontrate. Një 
gjë e tillë i jep aktit të kryerjes së pagesës një rëndësi të veçantë.  
 
Sot  në  Evropë  ekzistojnë  të  paktën  150  mënyra  të  pagesës  online
679
.  Ato  grupohen  sipas 
kategorive të mëposhtme: 
 
Pagesa  me  kartë  bankare  (ose  kartë  krediti).  Blerësi  përdor  kartën  e  tij  bankare  për  të 
kryer  pagesën.  Ai  duhet  të  verifikojë  paraprakisht  se  faqja  e  internetit  ku  ai  do  të  kryejë 
blerjen është e pajisur me mjetet e nevojshme të sigurisë në pagesa. Përgjegjësia e sigurisë në 
pagesa  rëndon  mbi  ofruesin  e  shërbimit.  Megjithatë,  në  shoqërinë  e  informacionit  nuk  janë 
aspak të rralla rastet kur konsumatori gjendet në një pozitë të tillë që kryen një blerje në një 
faqe  ku  nuk  jepet  asnjë  garanci  dhe  që  gjithashtu  mbetet  shumë  e  vështirë  për  t’u  zbuluar 
shume  kohë  pasi  të  jetë  kryer  pagesa.  Rrjedhimisht,  këshillohet  edhe  kujdesi  i  konsumatorit 
në  kryerjen  e  pagesës  online.  Zakonisht,  sistemi  që  parashikohet  ka  në  bazë  të  tij  një 
mekanizëm kriptimi të të dhënave, që i bën ato të padukshme dhe të pakapshme nga hackers-
                                                           
677 Për më shumë në lidhje me nënshkrimin elektronik, shih Oltion Spiro, E drejta e internetit, Botimet Dudaj, 
2013. 
678 FZ 15/2008. 
679 Në bazë të një analize të Bankës së Francës (www.men.minefi.gouv.fr). 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   106   107   108   109   110   111   112   113   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə