Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə111/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   107   108   109   110   111   112   113   114   ...   137

213 
 
at.  Mekanizmi  pajiset  me  anë  të  një  figure  që  simbolizon  një  dryn,  në  pjesën  e  poshtme 
djathtas të ekranit të kompjuterit.  
 
Pagesa  me  numër  elektronik  bankar.  Disa  banka  kanë  bërë  të  mundur  pagesën  e  një 
shërbimi ose produkti nga ana e konsumatorit pa dhënë numrin e kartës së tyre bankare. Është 
vetë banka që lëshon numra elektronikë bankarë që kanë një afat të përcaktuar vlefshmërie. 
 
Pagesa pa kartë bankare. Pagesat kryhen pa dhënë numrin e kartës bankare. Këtu hyn dhe 
shërbimi i famshëm PayPal. Në fakt, numri i kartës bankare përdoret, por vetëm një herë: në 
çastin  e  regjistrimit  në  shërbimin  PayPal.  Nevojitet  krijimi  i  një  llogarie  ku  regjistrohet  e-
mail-i, adresa postare dhe informacioni që lidhet me llogarinë bankare. Të gjitha transaksionet 
që do të kryhen verifikohen nga konsumatori në llogarinë e tij PayPal.  
 
Pagesa  nëpërmjet  shërbimeve  internet  të  bankave  (e-banking).  Bankat  propozojnë  (është 
koha  të  masivizohet  dhe  në  Shqipëri  një  praktikë  e  tillë)  transferimin  e  shumave  nëpërmjet 
internetit. Ky mekanizëm kërkon një kohë më të gjatë realizimi dhe rrjedhimisht zbatohet në 
rastet kur kemi të bëjmë pagesa periodike, si për shembull derdhja e pagave. 
 
Rreziqet teknike të pagesave online. Rreziku më i rëndësishëm kundrejt tyre është teknika 
e  quajtur  phishing.  Në  bazë  të  kësaj  teknike  qëndron  uzurpimi  i  identitetit  të  një  klienti. 
Piratët informatikë, duke marrë trajtat e bankës, i dërgojnë një e-mail klientit, ku i kërkojnë të 
dhëna në lidhje me llogarinë e tyre bankare. Argumentet që ata shpesh përdorin kanë natyrë 
alarmante:  tentative  vjedhjeje  të  llogarisë,  problem  serioze  në  lidhje  me  llogarinë.  Në 
përgjithësi, edhe pse e-mail-et e dërguar janë të përafërta në grafikë me e-mail-et zyrtarë, një 
konsumator i kujdesshëm mund ta kuptojë mjaft lehtë se bëhet fjalë për mashtrim.  
 
Së  fundi, një  problem  mjaft aktual me kontratat  e blerjes në  internet  në  përgjithësi,  është 
dhe gjetja e ligjit të zbatueshëm dhe juridiksionit kompetent. Në fushën kontraktuale, interneti 
përbën  një  lehtësi  por  edhe  një  kokëçarje  më  shumë,  pasi  shtron  gjithmonë  e  më  hapur 
problematikat  që  përmendëm  më  sipër.  Parimet  e  të  drejtës  ndërkombëtare  private  nuk  janë 
më  në  dorë  të  shteteve.  Kjo  fushë  mbulohet  tashmë  nga  rregulloret  dhe  konventat 
ndërkombëtare.  Së  pari  të  do  të  shikojmë  çështjen  e  juridiksionit  kompetent.  Rregullorja  e 
Këshillit  të  Bashkimit  Evropian  në  lidhje  me  kompetencën  gjyqësore,  njohjen  dhe 
ekzekutimin  e  vendimeve  në  fushën  civile  dhe  tregtare  që  ka  hyrë  në  fuqi  më  datë  1  mars 
2002 përmban parime të cilat janë tashmë pjesë e Ligjit për të drejtën ndërkombëtare private. 
Në to parashikohet kriteri i kompetencës së përgjithshme të gjykatës së ndodhur në territorin 
ku i padituri ka banimin. Rregullorja parashikon gjithashtu disa raste të tjera të përcaktimit të 
juridiksionit kompetent. Kështu Rregullorja i jep kompetencë gjykatës së vendit ku detyrimi, 


214 
 
që  shërben  si  bazë  e  veprimit,  ka  qenë  ose  duhet  të  ekzekutohet
680
.  Ligji  për  të  drejtën 
ndërkombëtare  është  frymëzuar  nga  kjo  dispozitë  duke  u  dhënë  kompetencë  gjykatave 
shqiptare  në  rast  se  padia  ka  për  objekt  një  kontratë  ose  pretendime  që  rrjedhin  nga  një 
kontratë  dhe  vendi  në  të  cilin  është  përmbushur  ose  duhet  përmbushur  detyrimi  ndodhet  në 
Shqipëri
681
. Zgjidhja është logjike pasi nëse do të lidhej kompetenca gjykatës së të paditurit, 
Shqipëria do të dorëzonte kompetencën e saj juridiksionale, ndërkohë kur pala paditëse mund 
të  jetë  palë  vulnerabël  dhe  është  pikërisht  vendi  ku  ndodhet  kjo  palë  ku  duhej  të  kryhej 
ekzekutimi sipas Rregullores.  Së  dyti,  Ligji për të drejtën ndërkombëtare  private  parashikon 
rastet kur një juridiksion, në rastin konkret, a i shqiptar, mund të parashikohet me marrëveshje 
mes  palëve,  një  një  marrëdhënie  me  karakter  ndërkombëtar
682
.  Klauzola  të  tilla 
kompromisore,  nëse  bëhet  fjalë  për  arbitrazh
683
,  dhe  klauzola  të  atribuimit  të  gjykatam  nse 
bëhet fjalë për gjykata, mund të jenë shkak për abuzime të konsiderueshme në dëm të palëve 
më vulnerabël, pra konsumatorëve. Në raste të tilla, gjykata e vendit ku është kryer dëmi ose 
pritet  të  përmbushet  detyrimi,  do  të  jenë  kompetente,  duke  u  rikthyer  kështu  në  parimin  e 
rendit publik të kompetencës së gjykatës së palës më të dobët
684
. Për shembull, Facebook, në 
çastin e lidhjes së kontratës me përdoruesit për hapjen e një llogarie në emër të tyre në faqen 
Facebook, parashikon se në rast konfliktesh, gjykatat kompetente do të jenë ato të Kalifornisë. 
Është  e vërtetë  që në  dritën e parimit  të  autonomisë së vullneteve, përdoruesit kanë  pranuar 
me  vullnetin  e  tyre  këtë  kompetencë  juridiksionale.  Mirëpo,  e  vërteta  është  se  kjo  klauzolë 
shumë e rëndësishme që kërkon vëmendjen maksimale të konsumatorit fshihej në klauzola të 
tjera  kontraktuale  shumë  të  gjata,  shpesh  jo  në  gjuhën  e  përdoruesit  dhe  kësisoj,  ato 
konsiderohen si abuzive. Në disa vende të Evropës, disa përdorues kanë paditur Facebook për 
shkelje  të  të  drejtave  të  tyre.  Ndërkohë,  përfaqësuesit  e  Facebook  kanë  paraqitur  klauzolën 
kompromisore  për  të  mënjanuar  juridiksionin  e  gjykatave  evropiane.  Disa  gjykata  e  kanë 
rrëzuar këtë pretendim
685
, por qendrimet e tyre nuk janë ende përfundimtare. 
 
Për  sa  i  përket  ligjit  të  zbatueshëm  Konventa  e  Romës  mbi  ligjin  e  zbatueshëm  për 
detyrimet  kontraktore,  nënshkruar  më  19  qershor  1980  nga  shumica  e  vendeve  anëtare  të 
Bashkimit  Evropian  ka  një  objekt  mjaft  të  gjerë,  pasi  mbulon  detyrimet  kontraktore  të  të 
gjitha natyrave për të cilat do të shtrohet problem i konfliktit të ligjeve, me përjashtim të disa 
marrëdhënieve që janë të listuara në konventë (regjimet pasurore, marrëdhëniet testamentare 
etj). Kjo konventë do të jetë e zbatueshme sa herë që një përdorues i internetit do të çojë një 
mosmarrëveshje pranë një gjykate që ndodhet në territorin e Bashkimit Evropian. Komisioni 
Evropian  adaptoi më datë 15 dhjetor 2005 rregulloren e propozuar nga Parlamenti Evropian  
                                                           
680 Neni 5 paragrafi 1 i Rregullores. 
681 Neni 80 i Ligjit për të drejtën ndërkombëtare private. 
682 Neni 73 i Ligjit për të drejtën ndërkombëtare private. 
683 Ligji nr. 8687, datë 9.11.2000 “Për aderimin e RSH në ‘Konventën Evropiane të Arbitrazhit’”. 
684 Neni 80 i Ligjit për të drejtën ndërkombëtare private. 
685 Gjykata e Apelit të Parisit, 12 shkurt 2016, http://www.lemonde.fr/pixels/article/2016/02/12/la-justice-
francaise-est-competente-pour-juger-facebook_4864381_4408996.html 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   107   108   109   110   111   112   113   114   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə