Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə113/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   109   110   111   112   113   114   115   116   ...   137

217 
 
boshe të rezervuara për reklamim në faqe të tjera interneti na shtyn të mendojmë se nga ana e 
ofruesit të shërbimit  po përdoret  një sjellje pasive dhe rrjedhimisht  nuk do  të ketë zbatim të 
nenit 5.2 të Konventës
689

Rregullorja  e  Romës  I,  jep  disa  të  dhëna  të  mëtejshme  në  lidhje  me  ligjin  e 
zbatueshëm  për  kontratat  konsumatore.  Ajo  i  përmbahet  zbatimit  të  ligjit  të  rezidencës  së 
zakonshme  të  konsumatorit,  megjithatë  duhet  që  profesionisti  të  ushtrojë  aktivitetin  e  tij 
profesional në vendin ku konsumatori ka rezidencën e tij të zakonshme ose me anë të çdo lloj 
mënyre  drejton  aktivitetin  e  tij  drejt  këtij  vendi  dhe  se  kontrata  hyn  në  kuadrin  e  këtij 
aktiviteti.  Këto  dy  kushte  janë  plotësuese  në  lidhje  me  Konventën  e  Romës,  megjithëse  kjo 
rregullore  zëvendëson  marrëdhëniet  e  së  drejtës  ndërkombëtare  private  në  lidhje  me 
marrëdhëniet  kontraktore  brenda  Komunitetit  Evropian.  Në  këtë  aspekt  vërejmë  se 
Rregullorja Romë I ka zëvendësuar kriterin e “propozimit të bërë në mënyrë të veçantë” me 
kriterin e “aktivitetit  të drejtuar”. Sipas këtij  formulimi të ri, duhet  që shoqëria jo  vetëm t’i 
drejtojë aktivitetet drejt shtetit anëtar ku konsumatori ka vendbanimin, por gjithashtu duhet që 
kontrata  të  jetë  lidhur  në  kuadrin  e  aktiviteteve  të  saj.  Gjithashtu,  Deklarata  e  përbashkët  e 
Këshillit Evropian  dhe Komisionit sqaron, në lidhje me aksesin drejt një siti interneti, se një 
gjë  e tillë nuk konsiderohet  e mjaftueshme për të krijuar premisat  e lidhjes së kontratës dhe 
gjithashtu duhet që kjo faqe interneti të ftojë në lidhjen e një kontrate në distancë dhe se ajo 
duhet të jetë lidhur efektivisht në distancë
690
.  
Ligji  për  të  drejtën  ndërkombëtare  private  ka  rimarrë  në  esencë  parashikimet  e 
Rregullores  mbi  ligjin  e  zbatueshëm  për  shitjet  me  karakter  ndërkombëtar,  miratuar  më  15 
dhjetor  2005  nga  Parlamenti  Evropian,  ndryshe  e  quajtur  Rregullorja  Romë  I.  Kështu,  në 
lidhje  me  zbatimin  e  marrëdhënieve  kontraktuale  ku  njëra  nga  palët  është  konsumator,  ligji 
parashikon rastet përjashtimore me qëllim që të favorizohet konsumatori  për shkak të situatës 
së tij kontraktuale jo të favorshme, si palë e dobët në të. Kështu, kontrata e lidhur ndërmjet një 
konsumatori  dhe  një  personi  që  vepron  për  të  ushtruar  veprimtarinë  e  tij  tregtare  apo 
profesionale,  rregullohet  nga  ligji  i  shtetit  në  të  cilin  konsumatori  ka  vendqëndrimin  e 
zakonshëm,  me  kusht  që:  (i)  tregtari  ose  profesionisti  ta  zhvillojë  veprimtarinë  e  tij  tregtare 
                                                           
689 Céline Castets-Renard, Droit de l’Internet, Cours, Montchrestien, 2010. 
690 Deklarata e përbashkët e Komisionit dhe Këshillit Evropian  në lidhje me nenin 15 të Rregullores 44/2001 
për kompetencën gjyqësore, njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve civile dhe tregtare, që thotë: “1. Në fushën e 
kontratave të lidhura nga një konsumator, ky i fundit, për një përdorim që mund të cilësohet si i huaj me 
profesionin e tij, kompetenca përcaktohet nga ky seksion pa paragjykuar nenin 4 dhe nenin 5, pika 5: a) në rast 
se kemi të bëjmë me një shitje pasurish të luajtshme të prekshme; b) kur kemi të bëjmë me një hua ose një 
operacion tjetër kredie që lidhen me financimin e një shitjeje të një objekti sipas pikës a ; c) kur, në të gjitha 
rastet, kontrata lidhet me një person që ushtron veprimtari tregtare dhe profesionale në shtetin anëtar në territorin 
e të cilit konsumatori ka banimin ose, me çdo mënyrë, drejton veprimtarinë drejt shtetit anëtar ose drejt disa 
shtetesh ku përfshihet ky shtet anëtar dhe që kontrata të hyjë në kuadrin e veprimtarive. 2. Kur 
bashkëkontraktuesi i konsumatorit nuk ka banim në territorin e vendit anëtar, por ka një degë ose agjenci, ai 
konsiderohet, për sa u përket kontesteve, se ka zgjedhur banim në territorin e atij shteti. 3. Ky seksion nuk 
zbatohet për kontratat e transportit, që kombinojnë njëkohësisht udhëtimin dhe bujtjen. » 


218 
 
apo profesionale në  shtetin e vendqëndrimit  të konsumatorit  dhe ta drejtojë këto  veprimtari, 
me çfarëdo mjeti, drejt këtij shteti apo në shtete të ndryshme, ku përfshihet edhe ky i fundit 
dhe (ii) kontrata të hyjë në sferën e këtyre veprimtarive
691
. Kushtet janë kumulative, nisur nga 
leximi  i  ligjit  dhe  formulimi  i  tij,  pra  duhet  të  plotësohen  të  dyja  konditat  ligjore  që  të 
realizohet  kriteri  i  lidhjes  që  përcakton  rregullimin  e  kontratës  nga  ligji  i  shtetit  në  të  cilin 
konsumatori ka vendqëndrimin e tij të zakonshëm. Nëse nuk plotësohen këto kushte, atëherë 
përcaktimi  i  lirë  i  ligjit  të  zbatueshën  nga  vetë  palët  ose,  në  rast  të  mospërcaktimit  të  këtij, 
kriteret  e  gjetjes  së  shërbimit  karakteristik  që  gjenden  në  nenin  46  të  tij  (të  analizuara  në 
paragrafin e mëparshëm) do të gjejnë zbatim të plotë. Në këtë mënyrë është e rëndësishme që 
konsumatori  të  informohet  paraprakisht  në  lidhje  me  situatën  e  bashkëkontraktuesit  të  tij 
profesionist,  nëse  ai  i  plotëson  këto  kritere  ose  jo.  Informimi  duhet  të  vijë  nga  vetë 
profesionisti, meqenëse, si palë e dobët në kontratë, konsumatori mund të mos ketë mjetet e 
nevojshme për informim
692
.  
 
2 – Jetësimi përmbajtësor i të drejtës së autorit në mjedisin digjital 
Kontrata e autorit janë të shumta dhe çka është më e rëndësishme, të shumëllojshme, 
në varësi të objektit, palëve apo të drejtave që janë në lojë. Por si mund të kategorizohet një 
kontratë  si  “kontratë  autorit”  ose  “kontratë  mbi  të  drejtën  e  autorit”.  Përgjigja  është  mjaft  e 
vështirë,  por  mund  të  kufizohemi  duke  thënë  se,  pa  patur  frikën  se  mund  të  ngatërrohemi, 
kontrata  e  autorit  ka  për  objekt  disa  ose  pjesë  të  të  drejtave  që  lidhen  me  një  krijimtari 
artistike. Objekti i këtyre kontratave mund të jetë i ndryshëm, madje dhe semantika e përdorur 
mund të jetë e ndryshme. Shpesh thuhet se “autori pranon të cedojë veprën e tij”. Por a është 
realisht  kështu?  A  mund  të  flasim  për  cedim  të  veprës  kur  ndërkohë,  në  kuptimin  fizik,  ajo 
mund  të  mbetet  në  pronësi  të  autorit
693
?  A  nuk  është  më  e  drejtë  të  flitet  për  cedim  të  të 
drejtave të autorit mbi vepër? Por edhe duke thënë se autori pranon të cedojë të drejtat e tij, 
mos vallë dhe ky formulim bie ndesh me vetë frymën dhe mekanizmin e të drejtës së autorit? 
Siç  patëm  mundësi  ta  shikonim  dhe  më  sipër  në  kapitullin  në  lidhje  me  të  drejtën  pasurore, 
autori cedon të drejtat, por këtë mund ta bëjë me një afat të caktuar. Në këtë kuptim, nuk kemi 
cedim,  por  dhënie  në  përdorim  të  veprës  në  favor  bashkëkontraktuesit  të  autorit.  Kuptimi  i 
fjalës cedim, nga latinishtja, është të shesësh, të heqësh dorë, pra, në një farë mënyre, të mos 
jesh më në pronësi të sendit. Kjo bie ndesh me përkohshmërinë e të drejtave pasurore si dhe 
me të drejtën morale të autorit, sipas të cilës, autori do të ketë gjithmonë një lidhje të fortë me 
veprën që do të mishërohet për shembull me të drejtën që ka ai për të respektuar integritetin e 
                                                           
691 Neni 52 i ligjit 10428 (Për të drejtën ndërkombëtare private). 
692 Edhe një herë këtu prekim pikën mjaft delikate të informimit të konsumatorit, çka e kemi trajtuar më lart, si 
element i domosdoshëm për lidhjen e një kontrate. Mungesa e këtij formalizimi dënohet me dëmshpërblim dhe 
kërkesë për anulimin e saj. 
693 Shih çështjen Kadare vs. Hoxha (Gjykata e Rrethit gjyqësor, Tiranë, 2012). 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   109   110   111   112   113   114   115   116   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə