Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə115/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   111   112   113   114   115   116   117   118   ...   137

221 
 
nenit  92  të  Kodit  Civil
697
,  në  mënyrë  të  veçantë  rastet  e  veprimeve  juridike  të  bëra  në 
kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit, si për shembull neni 94 (ç) i Kodit Civil
698

Këtu  mund  të  marrim  si shembull  rastin e një  punonjëseje të  ndodhur në kushtet  e kanosjes 
ose të nevojës së madhe. Bëhej fjalë për një punonjëseje të një shtëpie botuese, e cila në bazë 
të  kontratës  kishte  pranuar  që  të  drejtat  e  saj  pasurore  t’i  kalonin  shtëpisë  botuese.  Por  në 
kontratë  nuk  thuhej  asgjë  specifike  në  lidhje  me  punët  shtesë  që  ajo  mund  të  bënte  dhe  që 
s’kishin  lidhje  me  objektin  e  kontratës,  që  ishte  botimi  i  një  enciklopedie  për  fëmijë. 
Punonjësja  argumentonte  se  moscedimi  i  të  drejtave  në  lidhje  me  punët  jashtë  objektit  të 
kontratës e vinte atë përpara rrezikut të zgjidhjes së kontratës së punës nga ana e punëdhënësit 
për mosrespektim të detyrimeve kontraktore. Gjykata franceze e Kasacionit vendosi se duhet 
të  kishte  një  lidhje  direkte  dhe  të  padiskutueshme  ndërmjet  refuzimit  të  moscedimit  të  të 
drejtave nga ana e punonjëses dhe zgjidhjes së kontratës së punës, në mënyrë që të vërtohet 
situata e kanosjes. Për të, elementet që ishin në dosjen gjyqësore nuk e vërtetonin këtë situatë. 
Me anë të këtij vendimi, kuptojmë se që gjykata të arrijë në përfundimin se personi ka qenë 
nën  trysninë  e  dhunës  apo  kanosjes,  duhet  të  ketë  një  lidhje  direkte  ndërmjet  faktit  dhe 
pasojës
699
.  Pasoja  e  pavlefshmërisë  parashikohet  sërish  në  Kodin  Civil:  këto  kontrata  do  të 
anulohen. 
Për  sa  i  përket  objektit  të  kontratës  së  autorit,  neni  678  i  Kodit  Civil  shprehet,  se  ai 
duhet të jetë “i mundshëm, i ligjshëm, i caktueshëm ose që mund të përcaktohet”. Në lidhje 
me ‘të duhet thënë, se ka dy norma ligjore që duhen respektuar: si ato të Kodit Civil, që janë 
pjesë e parimeve të përgjithshme, ashtu edhe të legjislacionit për të drejtën e autorit. Në këtë 
mënyrë, për shkak të specifikave të të drejtës së autorit, parimet e përgjithshme të Kodit Civil 
gjejnë një zbatim praktik në përcaktimet e ligjit për të drejtën e autorit, për sa i përket objektit. 
Në legjislacionin e të drejtës së autorit, një rëndësi të madhe i jepet parashikimit të objektit, 
duke përfshirë këtu sasinë e të drejtave që do të transferohen, në ç’mënyrë do të shfrytëzohen 
këto të drejta dhe nëse kontrata do të ketë një karakter ekskluziv ose jo ekskluziv
700
. Çfarëdo 
të  drejte  që  autori  do  të  pranojë  të  cedojë  në  favor  të  bashkëkontraktuesit  të  tij  duhet  të 
përmendet në kontratë: natyra, sasia, lloji i të drejtave, si edhe kohëzgjatja dhe territori, për të 
cilat këto të drejta nuk do të shfrytëzohen prej autorit, por prej bashkëkontraktuesit të tij.  Në 
çdo rast, autori nuk mund të cedojë të drejtat e tij morale, të cilat janë të drejta të karakterit 
personal  që  ligji  ia  njeh  vetëm  autorit.  Ato  janë  të  drejta  që  lidhen  me  përmendjen  e 
autorësisë,  respektimin  e  integritetit  të  veprës  dhe  përcaktimin  e  momentit  se  kur  do  të 
                                                           
697 Neni 92 i Kodit Civil: “Veprimet juridike të pavlefshme nuk krijojnë asnjë pasojë juridike. Të tilla janë ato 
që (a) vijnë në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit, (b) kryhen për të mashtruar ligjin, (c) kryhen 
nga të mitur nën moshën katërmbëdhjetë vjeç, (ç) bëhen në marrëveshje të palëve pa patur për qëllim që të sjellin 
pasoja juridike (fiktive ose të simuluara). 
698 Në lidhje me shpalljen të pavlefshme të veprimeve juridike të bëra në kushtet e kanosjes ose të nevojës së 
madhe. 
699 C. Cass., Vendimi datë 3.4.2002: 
http://www.legifrance.gouv.fr/affichJuriJudi.do?idTexte=JURITEXT000007046814&dateTexte=  
700 Pika 1 e nenit 46 të Ligjit për të drejtat e autorit. 


222 
 
publikohet vepra ose kur do të tërhiqët nga publikimi: këto të drejta i përkasin vetëm autorit 
dhe  askujt  tjetër,  përfshi  bashkëkontraktuesin  e  tij.  Kështu  ka  përcaktuar  Gjykata  e  Lartë,  e 
cila  i  ka  gjetur  zbatim  këtij  parimi  dhe  në  aspektin  procedural.  Kështu,  sipas  vendimit  të 
Gjykatës së Lartë, në një proces civil për shpërblim dëmi për shkak të shkeljes së tyë drejtës 
së autorit, autori duhet të ketë pozitën procedurale të ndërhyrësit kryesor dhe jo të atij dytësor, 
pasi ai dhe vetëm ai është i legjitimuar të mbrojë gjyqësisht këto të drejta
701
. E rëndësishme 
është  gjithashtu  që  autori  të  dijë  se  çfarë  do  të  lëshojë  prej  prerogativave  të  tij  pasurore,  si 
edhe  shpërblimin  që  ai  do  të  marrë  në  shkëmbim  të  kalimit  të  së  drejtës  pasurore.    E 
rëndësishme  është  që  autori  të  dijë  se  çfarë  do  të  lëshojë  prej  prerogativave  të  tij  si  dhe 
shpërblimin  që  ai  do  të  marrë  në  shkëmbim  të  kalimit  të  së  drejtës  pasurore.  Kështu, 
shpërblimi  për  kalimin  e  të  drejtave  pasurore  përcaktohet  me  marrëveshje  ndërmjet  palëve. 
Shpërblimi do të llogaritet në përpjestim të drejtë me të ardhurat që rrjedhin nga shfrytëzimi 
ose nga mënyra të tjera, shprehej ligji 9380, tashmë i shfuqizuar
702
. Ligji i ri për të drejtën e 
autorit i referohet tanimë kriterit të analogjisë me rastet e mëparshme
703
. Autori duhet të ketë 
pasrasysh  se praktika botërore e shpërblimi  i  bindet  logjikës  së  shpërblimit proporcional me 
shitjet  e  bëra.  Kështu  do  të  funksionojë  me  shitjet  e  librave,  të  CD-ve  apo  të  këngëve  dhe 
filmave në funksion të shkarkimeve ose të vizionimeve në streaming në internet. Por kjo nuk 
mund të jetë e vetmja mënyrë, prandaj dhe Ligji ka lënë një dritare të hapur për të mundësuar 
përcaktimin  e  formave  të  reja
704
.  Në  rast  se  shpërblimi  nuk  është  i  përcaktuar  në  kontratë, 
autori  ose  titullari  i  drejtave  të  autorit  gëzon  të  drejtën  t’u  kërkojë  organeve  përkatëse  të 
përcaktojnë  shpërblimin,  sipas  Ligjit  për  të  drejtën  e  autorit
705
.  Në  këtë  rast,  shpërblimi 
përcaktohet  në analogji  me rastet  e mëparshme,  duke pasur parasysh  vlerën më të madhe të 
shpërblimit për të njëjtën kategori veprash, destinacionin dhe kohëzgjatjen e shfrytëzimit, si 
dhe çdo rrethanë tjetër, që provohet nga pala e interesuar
706
. Nëse metodika është zgjidhur nga 
Ligji  për  të  drejtat  e  autorit,  mbtetet  ende  për  t’u  përcaktuar  cilat  do  të  jenë  “organet 
përkatëse“ që do të ndihmojnë autorin në përcaktimin e shpërblimit të tij.  
Një problem që lidhet me objektin është parashikimi i veprave të ardhshme, por të pakrijuara 
ende.  Nëse  në  kontratën  e  punës,  autori  i  punësuar  prezumohet  se  i  ka  kaluar  të  drejtat 
pasurore punëdhënësit, edhe për ato vepra që nuk ka krijuar. Por nëse nuk jemi në prani të një 
kontrate  pune,  disa  legjislacione,  duke  patur  parasysh  faktin  se  autori  është  palë  e  dobët  në 
kontratë,  vendosin  një  kufizim  për  sa  i  përket  veprave  të  ardhshme  të  cilat  nuk  janë  krijuar 
ende.  Autori  mund  të  cedojë  në  mënyrë  ekskluzive  të  gjitha  të  drejtat  e  tij  pasurore  për  një 
                                                           
701 Vendimi unifikues i GjL nr. 74, datë 7.10.2002. Megjithatë, në disa legjislacione të huaja, nëse autori e ka 
deleguar shprehimisht mbrojtjen të drejtave morale një personi tjetër, këto klauzola do të konsiderohen të 
vlefshme. 
702 Neni 34 (1) i Ligjit 9380. 
703 Pika 2 e nenit 49 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
704 Po aty in fine. 
705 Pika 2 nenit 49 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
706 Po aty. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   111   112   113   114   115   116   117   118   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə