Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə117/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   113   114   115   116   117   118   119   120   ...   137

225 
 
“mbi  ligjin  e  zbatueshëm  për  detyrimet  jashtëkontraktore”.  Sipas  këtij  Ligji,  në  lidhje  me 
kontratat, ligji që do e rregullojë atë është ligji i zgjedhur nga palët. Pra, me vullnetin e tyre 
palët mund të zgjedhin ligjin e zbatueshëm jo vetëm për të gjithë kontratën, por edhe për pjesë 
të  saj
712
.    Me  ligj  të  zbatueshëm  do  të  nënkuptojmë  ligjin  që  do  të  rregullojë  si  aspektet  e 
vlefshmërisë  së  kontratës,  ashtu  dhe  ato  që  lidhen  me  zbatueshmërinë  e  saj
713
.  Ligji  për  të 
drejtën ndërkombëtare private vendos si kusht për efekshtmërinë e këtij parimi që  zgjedhja 
e  ligjit  duhet  të  jetë  e  shprehur”
714
.  Në  rast  se  palët  nuk  kanë  përcaktuar  një  ligj  që  do  të 
rregullojë  zbatimin  e  kontratës,  por  kanë  parashikuar  juridiksionin  për  zgjidhjen  e 
mosmarrëveshjes  që  burojnë  nga  kontrata,  do  të  prezumohet  se  palët  kanë  zgjedhur  ligjin  e 
atij  shteti  edhe  për  rregullimin  e  zbatimit  të  kontratës
715
.  Vullneti  i  palëve  për  të  përcaktuar 
ligjin e zbatueshëm për kontratën shkon deri aty sa atom und të bien në çdo kohë dakord që 
kontrata të rregullohet nga një ligj tjetër, i ndryshëm nga i përcaktuar në kontratë
716
.  
Nëse palët mund të zgjedhin ligjin e zbatueshëm për kontratën, ato mund të zgjedhin 
edhe juridiksionin e zbatueshëm në rastet e mosmarrëveshjeve. Kjo quhet, gjuhën e të drejtës 
ndërkombëtare private, klauzola kompromisore.  
Megjithatë, liria që kanë palët për të zgjedhur ligjin e zbatueshëm mund të kufizohet. 
Disa dispozita ligjore të një shteti të cilat nuk janë zgjedhur nga palët mund të ndërhyjnë në 
vullnetin e palëve, të cilat kanë paracaktuar një ligj të një shteti tjetër. Kështu, kur elemte të 
rëndësishme të situatës  në kohën e zgjedhjes së ligjit  ndodhen në  një  vend tjetër, zgjedhja e 
ligjit nga palët nuk cenon zbatimin e dispozitave të ligjit të shtetit tjetër, të cilat nuk mund të 
shmangen nga marrëveshja
717
.  
Në  rast  se  palët  nuk  kanë  shprehur  vullnetin  e  tyre  në  lidhje  me  ligjin  që  do  të 
zbatohet, Ligji për të drejtën ndërkombëtare private parashikon kriteret e lidhjes, në bazë të të 
cilave  do  të  mundësohet  gjetja  e  ligjit  të  zbatueshëm.  Problem  qendron  në  përcaktimin  e 
kontratës së kalimit të të drejtës pasurore, pasi në vetvete, kjo lloj kontrate nuk parashikohet 
në Ligjin për të drejtën ndërkombëtare private, saktësisht nenin 46 të tij. Nëse e konsiderojmë 
si kontratë shitjeje, kontrata do të rregullohet nga ligji i vendit ku shitësi ka vendqendrimin e 
tij të zakonshëm. Nëse e konsiderojmë si kontratë të furnizimit të shërbimeve, kontrata do të 
rregullohet nga ligji i vendit ku ofruesi i shërbimit ka vendqendrimin e tij të zakonshëm. Në të 
dyja rastet, do të jetë kompetent ligji i vendit të atij që ofron shërbimin ose sendin
718
. Për ta 
përgjithësuar,  kontrata  do  të  rregullohet  nga  ligji  i  shtetit,  ku  pala  që  duhet  të  përmbushë 
                                                           
712 Neni 45 (1) i Ligjit për të drejtën ndërkombëtare private. 
713 Neni 45 (3) Po aty 
714 Neni 45 (2) Po aty 
715 Neni 45 (1) i Ligjit për të drejtën ndërkombëtare private. 
716 Neni 45(3) Po aty 
717 Neni 45 (4) Po aty 
718 Neni 46 (1) Po aty 


226 
 
shërbimin që karakterizon kontratën ka vendbanimin e saj të zakonshëm në çastin e lidhjes së 
kontratës
719
.  
Së  fundi,  për  sa  i  përket  juridiksionit  kompetent,  Ligji  për  të  drejtën  ndërkombëtare 
private  disponon  se  gjykatat  shqiptare  kanë  juridiksion  në  mosmarrëveshjet  me  elemente  të 
huaj  nëse  pala  e  paditur  ka  vendqendrimin  e  zakonshëm  në  Republikën  e  Shqipëri
720

Megjithatë, në rastin e “të drejtave intelekuale”, saktësisht regjistrimin e tyre, nëse janë bërë 
në  Shqipëri,  gjykata  shqiptare  do  të  ketë  juridiksion  ekskluziv.  Pra  në  këtë  rast,  gjykatat 
shqiptare e fitojnë kompetencën edhe pse pala e paditur mund të mos jetë shqiptare
721
.  
Përveç kontratave të kalimit të të drejtave pasurore me një karakter të përgjithshëm, do 
të shikojmë se Ligji ynë, ashtu si dhe legjislacionet e huaja, parashikojnë disa raste specifike 
kontratat  të  kalimit  të  të  drejtave  të  autorit,  që  i  përgjigjen  specifikës  së  mënyrave  që  do  të 
ndihmojnë në përhapjen e veprës. 
Influenca praktike e logjikës ekonomike mbi shfrytëzimin e veprës artistike ka sjellë si 
pasojë një modelim të disa kontrata autori, specifikat e të cilave përmbahen në legjislacionin 
për të drejtën e autorit. Këto  lloj  kontratash të një karakteri  specifik  janë kontratat e botimit 
dhe  ato  të  veprave  audiovizuale.  Më  poshtë  do  të  analizojmë  kontratat  për  veprat 
audiovizuale, si shembull i veçantisë së këtyre kontratave. 
 
2.2. - Kontrata të veçanta autori 
2.2.1 Kontrata e botimit 
Me anë të kontratës së botimit, autori ose titullarët e të drejtave mbi vepër, cedojnë në disa 
kushte  të  përcaktuara  në  kontratë,  një  personi  të  quajtur  botuesi  të  drejtën  për  të  prodhuar 
kopje  të  veprës  në  një  numër  të  caktuar,  kundrejt  shpërblimit  dhe  me  detyrën  për  të  kryer 
publikimin  dhe  shpërndarjen  e  veprës.  Kontrata  e  botimit  do  të  përmbajë  tre  moment  kyçe: 
cedimin e të drejtave, detyrimin për të prodhuar kopje të veprës dhe detyrimi për t’i publikuar 
dhe  për  t’i  shpërndarë
722
.  Kontrata  e  botimit  duhet  të  jetë  e  shkruar,  sipas  parimeve  të 
përgjithshme të kontratës së të drejtës së autorit
723

Kontrata e botimit përmban një detyrim të transferimit (kalimit) së të drejtës pasurore 
të autorit, kryesisht atë që ka të bëjnë me të drejtën e riprodhimit të veprës. Në këtë kuptim, 
nuk mund të quhet kontratë botimi, ajo marrëveshje me anë të të cilës autori merr përsipër të 
financojë vetë prodhimin e kopjeve të veprës së tij, ndërkohë që botuesi merr përsipër vetëm 
                                                           
719 Neni 46 (2) Po aty 
720 Neni 71 Po aty. 
721 Neni 72 (1)(ç) Po aty. 
722 Pika 1 e neneit 55 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
723 Pika 2 e nenit 48 të Ligjit për të drejtat e autorit. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   113   114   115   116   117   118   119   120   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə