Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə118/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   114   115   116   117   118   119   120   121   ...   137

227 
 
prodhimin dhe/ose shpërndarjen, për arsye se në këtë lloj kontrate nuk ka cedim të të drejtave 
pasurore. Kjo kontratë që mund ta quajmë shërbimi, është e njohur dhe në tregun shqiptar, por 
nuk  përkon  me  kontratën  e  botimit.  Kur  themi  që  autori  duhet  të  cedojë  të  drejtat  e  tij 
pasurore,  në  mënyrë  që  të  vihet  ne  jetë  kontrata  e  botimit,  nuk  nënkuptojmë  detyrimin  për 
autorin që të pranojë çdo lloj shfrytëzimi të veprës. Nëse autori ka rënë dakord për botimin e 
librit në formë libri dhe jo në formën e një skenari për teatër dhe nëse kjo mënyrë shfrytëzimi 
nuk është parashikuar në kontratë, atëherë kjo lloj mënyre shfrytëzimi do të jetë e pavlefshme 
dhe të krijojë bazat për autorin që të kërkojë dëmshpërblim. Në këtë frymë gjendet dhe Ligji 
për të drejtat  e autorit parashikon se botuesi ka të  drejtën e ekskluzive për të  botuar veprën, 
përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratë
724

Autori  duhet  të  dorëzojë  veprën  ose  çdo  suport  mbi  të  cilin  gjendet  vepra  brenda 
afateve të përshkruara
725
 në kontratë dhe në një formë të tillë që të mundësojë riprodhimin e 
saj
726
. Rëndësia e dorëzimit  në  kohë  dhe në formë të përshtatshme  është e rëndësishme pasi 
dihet mjaft mirë që prapa kontratës së botimit, qendron një varg kontratash të tjera të jetësimit 
të  veprës  (me  shtyprshkronjën,  me  agjentët  e  marketingut  e  kështu  me  radhë...)  dhe  që  çdo 
vonesë mund të jetë e dëmshme për botuesin. 
Së  dyti,  kontrata  e  botimit  përmban  detyrimin  për  botuesin  që  të  prodhojë  kopjet  e 
veprës. Kjo nënkupton se autori ka një detyrim që t’i dorëzojë veprën ose një kopje të saj në 
formën  përfundimtare  botuesit,  në  mënyrë  që  ky,  nëpërmjet  mjeteve  të  tij  teknike  dhe 
financiare  të  përmbushë  detyrimin  e  prodhimit  të  kopjeve  të  veprës.  Pasi  botuesi  të  ketë 
përfunduar  me  përpunimin  apo  me  kopjimin  e  veprës  për  nevojat  e  tij,  ai  duhet  t’i  kthejë 
kopjen  origjinale  të  veprës,  ilustrimet  dhe  të  gjitha  materialet  e  nevojshme  për  botim.  Këto 
materiale  do  të  mbeten  pronë  e  autorit
727
.    Kjo  është  rrjedhojë  logjike  e  parimit  se  vepra  në 
vetvete është e ndarë nga suporti i saj material
728
. Riprodhimi i veprës nënkupton realizmin e 
kopjeve në funksion të standardeve për të cilat palët kanë rënë dakord në kontratën e botimit. 
Prodhimi  nuk  duhet  të  vonojë  shumë.  Natyrisht,  afati  mund  të  përcaktohet  në  kontratë.  Por 
nëse  nuk  është  kështu,  vonesat  nuk  duhet  të  tejkalojnë  afatet  të  cilat  janë  të  zakonshme  në 
fushën  e  përgatitjes  së  botimeve.  Së  treti,  botuesi  ka  detyrimin  që  të  shpërndajë  kopjet  e 
veprës.  Kjo  shkon  bashkë  me  prodhimin  e  kopjeve,  pasi  të  prodhosh  kopjet  dhe  të  mos  i 
shpërndash, pra t’i tregtosh, është antilogjike. Në këtë pikë, vlen të vihet theksi tek fushata e 
promovimit që do të bëjë botuesi. 
Kontrata e botimit klasike është ajo që ka për objekt botimin e një vepre të shkruar në 
formën e një libri. Në njëfarë mënyre, kontrata e botimit, deri më sot, ka njohur zbatim më të 
                                                           
724 Pika 2 e neneit 55 të Ligjit për të drejtat e autorit 
725 Neni 69 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
726 Po aty. 
727 Nenet 60 dhe 62 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
728 Shih Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë Kadare vs. Hoxha (2012). 


228 
 
gjerë në fushën e botimit të librave, revistave e kështu më radhë. Pra, duket sikur kontrata e 
botimit  është  e  lidhur  pazgjidhshmërisht  me  ato  vepra  të  cilat  kanë  një  suport  material  të 
trupëzuar.  Por  kontrata  e  botimit  mund  të  përshtatet  dhe  për  veprat  e  digjitalizuara.  Me 
prodhim të kopjeve nga ana e botuesit nënkuptohet edhe digjitalizimi i tyre. Botuesi gëzon të 
drejtën  e  përparësisë  në  kalimin  e  të  drejtës  së  përparësisë  së  botimit  të  veprës  në  format 
elektronik, kundrejt një shpërblimi  të njëjtë me atë të konkurrentit që ka ofruar shpërblimin 
më të lartë për autorin
729
. Botimi elektronik i veprave artistike nuk duhet lënë mënjanë edhe 
në Shqipëri. Sot, tregu është ende i vakët, mirëpo disa subjekte juridike private kanë nisur, në 
bashkëpunim me shtëpitë botuese që të zhvillojnë këtë formë të komunikimit të veprës drejt 
publikut.  Shtëpitë  e  botimit  janë  ende  skeptike  për  këtë  formë  të  komunikimit  të  veprës, 
megjithëse  janë  të  ndërgjegjshme  se  ëshë  një  treg  i  ri  që  duhet  pushtuar.  Digjitalizimi  i 
botimeve në  formë të shkruar ngre dy çështje: përkufizimin juridik të tyre si dhe mënyrën e 
shpërblimit  për  autorin.  Kthimi  i  veprës  në  format  elektronik  është  një  akt  riprodhimi,  pasi 
kopja  e  shkruar  kthehet  në  një  format  tjetër,  të  patrupëzuar,  por  që  gjendet  në  një  suprot 
digjital.  Suporti  digjital,  në  rastin  konkret  është  serveri  i  personit  që  ka  pronësinë  ose  ka 
autorizimin e kthimit të veprave në format digjital. Më tej, ofrimi i librave elektronikë do të 
bëhet  nëpërmjet  një  portali  ose  një  aplikacioni  të  shkarkueshëm  në  celularë  ose  në 
kompjuterë.  Vënia  në  dispozicion  e  tyre  do  të  përbëjë  një  komunikim  të  veprës  në  publik, 
sipas parashikimit të  nenit 29 të  Ligjit  për të  drejtën e autorit. Për sa i  përket  shpërblimit të 
autorit, parimi që duhet të zbatohet dhe për librat në formatin elektronik është ai i pagesës së 
autorit  sipas  një  përqindjeje  të  çimit  të  shitjes  për  çdo  vepër
730
.  Natyrisht,  kjo  është  një 
mënyrë, por Ligji lë të hapur mundësinë e pagesës në forma të tjera.  
Ligjvënësi  shqiptar  duhet  të  rrisë  vëmendjen  ndaj  botimeve  digjitale.  Sot,  vihet  re  një 
rritje e tendencës së përhapjes së librave digjitale, ndryshe të quajtur e-book. Revolucioni që 
sjellin këto lloj botimesh është i madh, si në aspektin e zakoneve të lexuesve, edhe pse është 
herët të mendohet braktisja e librit të shtypur, por edhe në fushën e të drejtës së autorit. Do e 
shikojmë  në  kapitullin  përkatës  se  çfarë  pasojash  ka  digjitalizimi  i  veprës  mbi  të  drejtën  e 
autorit në veçanti dhe të drejtës në përgjithësi. Për momentin, mjaftohemi duke vënë në dukje 
se  botuesi  nuk  duhet  të  humbasë  kontrollin  e  veprës,  edhe  pse  ajo  shpërndahet  në  formë 
elektronike.  Në  këtë  aspekt,  ai  duhet  të  jetë  në  linjë  të  parë  në  bisedimet  me  shoqëritë  që 
sigurojnë  digjitalizimin  e  veprave  dhe  shpërndarjen  e  tyre,  në  mënyrë  të  veçantë  kur  këto 
shoqëri janë të mëdha dhe me përhapje ndërkombëtare si Amazon. Botuesi duhet të përcaktojë 
mënyrën sesi  do të  përcaktohet çmimi i  shitjes së  veprave  digjitale, për shkak se kostot  nuk 
janë  të  njëjta  me  librin  e  shtypur  por  edhe  për  shkak  të  llojeve  të  ndryshme  të  ofertave  që 
bëjnë  shoqëritë  e  shpërndarjes  së  librit  digjital.  Librat  mund  të  ofrohen  në  njësi  apo  me  në 
formën e një pakete, me një abonim mujor apo më të gjatë, ose me një formule krejt të re që 
nuk i përshtatet formulës së abonimit. Bëhet fjalë për një formë qiraje të librit digjital për një 
                                                           
729 Pika 1 e nenit 63 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
730 Pika 1 e nenit 59 të Ligjit për të drejtat e autorit. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   114   115   116   117   118   119   120   121   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə